Tingujt e muzikës rock të Elton Dedës, Kamela Islamit, dhe një mjedis shumë rinor janë zgjedhur nga Partia Socialiste dhe FRESSH për të përkujtuar, 8 dhjetorin, ditën e Lëvizjes Studentore që solli rrëzimin e diktaturës dhe ndryshimin e sistemit politik në vend.
“Unë nuk besoj se vlera e 8 dhjetorit të paharrueshëm të Institutit të Arteve dhe të Qytetit Studenti, ku ndodhën dy ngjarje pa lidhje me njëra-tjetrën, por që u lidhën në fund të mbrëmjes dhe pastaj u hap kapitulli i Lëvizjes Studentore, është që ta kujtojmë si një ditë të shkuar. 8 dhjetori është një ditë që ka qenë dhe do të mbetet një ditë e së tashmes për të folur për të ardhmen”, u ka thënë kryetari i PS-së, Edi Rama të rinjve pjesëmarrës në këtë aktivitet.
Sipas Ramës ajo që ndodhi në 8 dhjetor ishte reagimi i një gjenerate që refuzoi të jetonte me tutje në atë botë dhe çeli dyert për këtë botë që sot ne jetojmë.
“Ne në atë kohë ishim shumë të dhënë pas artit të ndaluar, muzikës së ndaluar, librave të ndaluar. Një nga librat e ndaluar që solli 8 dhjetori në Institutin e Arteve ishte një broshurë e Vaslav Havelit, ‘Jeta me të vërtetën’, të cilën e kishte përkthyer Ardian Klosi. Ne e riprodhonim në mënyrë ilegale dhe e shpërndanim në mënyrë ilegale,” nisi të rikujtonte Edi Rama copëza nga ajo kohë e trazuar që parapriu 8 dhjetorin ’90.
Sipas tij, Haveli u bë një protagonist i jashtëzakonshëm i atyre momenteve historike për Europën dhe për botën mbarë dhe pastaj e pa veten në anën tjetër të barrikadës. “Nga një njeri i burgosur për mendimet e veta të lira, në një njeri që u zgjodh president i Çekosllovakisë së atëhershme dhe pastaj i Republikës Çeke dhe që e pa botën nga pozitat e njeriut të shtetit. Në gjithë fjalimet dhe artikujt e tij të mëpasmë ka shumë për të parë dhe për të kuptuar lidhur me shumë çka nuk shkoi ashtu siç njerëzit e ëndërronin kur dolën në rrugë dhe kur përmbysën regjimin komunist. Ka shumëçka që mori trajtën e ëndrrave dhe të shpresave të njerëzve në tërësi. E megjithatë, ajo që është e pakrahasueshme është se ndodhi një ndryshim i madh, që njerëzit morën në dorë mundësinë për të vendosur vetë. Dhe varet nga njerëzit se sa shumë duan që ta përdorin këtë mundësi”, është shprehur kreu i PS, duke ju përcjellë të rinjve një tjetër mesazh mjaft të rëndësishëm: “Varet nga secili prej jush se sa dëshiron dhe se sa vullnet ka që mundësinë për të vendosur vetë, ta përdori deri në fund, deri në atë mundësi që të bëjë të mundur gjëra që sot duken të pamundura. Sepse asgjë nuk është e pamundur kur njerëzit e zakonshëm vendosin të përdorin mundësitë që kanë në dispozicion. Dhe mundësitë e njeriut të zakonshëm janë të jashtëzakonshme kur njerëzit e zakonshëm bëhen bashkë. Kur bëhen bashkë për qëllime më të mëdha sesa qëllimet që mund t’i realizojmë secili më vete. Kur bëhen bashkë për ambicie më të mëdha sesa ambiciet që mund t’i realizojë secili më vete. Por nga ana tjetër, pa realizuar këto ambicie dhe këto qëllime të mëdha nuk ka hapësirë për qëllimet dhe për ambiciet vetjake.
Në këtë pikë jemi ne sot. Jemi në pikën ku gjithsecili duhet të kuptojë dhe duhet të besojë se shumëçka nuk shkon mirë në jetën e vet, sepse ka diçka shumë të rëndësishme që nuk shkon mirë në jetën e përbashkët.
8 dhjetori i 22 viteve më parë ishte momenti kur të rejat dhe të rinjtë si ju sot vendosën që të hedhin një hap të rrezikshëm, vendosën që të marrin përsipër diçka që ishte një shtysë drejtë një të panjohure, askush nuk e dinte me siguri se çfarë do ndodhte pas hedhjes së atij hapi. Mund të ndodhte ajo që ndodhi, që lëvizja e të rinjve të çonte drejt dorëzimit të regjimit komunist. Por, mund të ndodhte dhe e kundërta që regjimi komunist të shtypte lëvizjen dhe për ata që morën përsipër ta hedhin atë hap kishte konsekuenca të tmerrshme.
Sot ne nuk jemi më në ato kushte. Sot hedhja e një hapi nga ana e secilit për të shkuar më përpara në një rrugë të përbashkët është një domosdoshmëri për këdo nga ne dhe këdo nga ju që dëshiron të jetojë këtu dhe dëshiron që t’i bëjë këtu të mundura ëndrrat dhe ambiciet e veta. Sot më shumë sesa atëherë është e qartë se nga hedhja e një hapi të mëtejshëm duke përfshirë në politikë, duke u marrë me politikë, duke mos e lënë politikën që të merret me ty pa dëshirën tënde, është një investim i sigurt për të nesërmen. Është një investim që nuk ka në vete rrezikun e madh që kishte, rreziku të paktën e të panjohurës 22 viteve më parë. Është një investim që, pa më të voglin dyshim, do ta çojë më tutje për mirë rrugën e përbashkët, ku gjithsecili duhet të kuptojë se nuk ka mundësi për një cilësi të vërtetë jete, më vete, në rast se rruga e përbashkët është e shtrembër, është plot gropa dhe është plot të papritura të pamerituara, siç ndodh sot me të gjithë ju”.
Një tjetër nga mesazhet e kryetarit të PS Edi Rama kundrejt të rinjve: “Edhe të marrit me politikë për të gjithë ju që jeni përfshirë në këtë rrugë duhet të jetë një argëtim. Përmes këtij argëtimi ne kemi mundësinë që të ndryshojmë shumë gjëra duke bërë të mundur që t’i japim politikës tinguj, t’i japim politikës buzëqeshje, t’i japim politikës ëndrra, shpresa, ambicie, dëshira. T’i japim mundësinë që të jetë një hapësirë argëtimi për të rejat dhe të rinjtë që përveçse vajza dhe djem të talentuar dhe me ambicie për jetën dhe punën e tyre janë edhe qytetare e qytetarë të mirë të këtij vendi”.
ec rama. ushqe endrat e shqiptareve. ne pranvere do celin dhe ne qershor jane korrjet e rreja.
Nje paradite ndryshe ne kujtim te 8 dhjetorit te vitit 90′.
Sot pas 22 vitesh akoma aspiratat per te cilat u luftua e u rrezikua asokohe, sot akoma jane te shtremberuara, por rinia sot eshte e lire ti arrije ato.
Tek rockstock u pa nje gje r tille. Pjesa e perkujtimit te Ardjan Klosit, ish vertete emocion me vehte. Nderimi per te s’resht kurre.
Or ti “cok” do me bo doganjer mer lal?! Halla tombli i ijes tone!
jam doganier o tironc bathoreje. pse ke inat apo te zura vendin e pare e do te heqe veshin baca
meso shqipen njehere.
Dita e rinise me te rinj te lire te: luajne bixhoz, vjedhin, vrasin, punojne si skllever, keqarsimohen e te tjera si kto. Kto jane aspiratat per te cilat u luftua para mese 20vitesh?
Jo jo, duhet rilindje si cke me te pavarsisht se e veshtire do jete pafund..kush thote te kunderten eshte nje kelysh pushteti jo ze i popullit mbare.
Eshte detyra e rinise per te vazhduar revolucionin e tradhetuar,qe lame ne mes te rruges me 8 dhjetor 1990,per shkak te mashtrimit te madh nga skilja i “moderuar”,i cili organizoi dinakerisht nxjerjen ne skene te ithtarit te diktatorit:doktorin e kurbaneve te shtetit te koruptuar,pa liri,pa te drejta,pa siguri kombetare,…pa te ardhme.
8 Dhjetori,nje dite e shemtuar,e njerezve te shemtuar,qe na shemtuan Shqiperine!Dita e llumit antishqiptar,dita e bagetise.dita e jashteqitjes!
“Cok o cok” car ke mer lal me Bathoren! Rob si tone tjeret jone ene ato. Mos te kone bo nonje gje qe te djeg shume kto robt qe jetojne ne Bathore?! Lenev dhimjen mrapa ene shiko perpara!!!!!!!!
tironci tu tret torta. ska gje kete here shpetove, rradhen tjeter te helmon baca. ka akoma festa, ja pasneser ne dt 8. do beje baca nje torte qe ta mbani mend.
Pikerisht! Mire e thote Edi Rama.
Asokohe ai u eprpoq bie fjale qe te krijonte nje parti kristoislamike, mirepo nuk ja arriti, sepse e pa te pamundur qe te menjanonte Ceten Plake dhe fletushken Zeri i Popullit.
Tani eshte vene ne krye te Cetes Plake dhe te ZP. Ishte nje zgjedhje e detyruar, sepse Ceta Plake dhe ZP kishin rrenje te thella.
Me nje gur Koço Kokedhima vrau shume zogj, vetem e vetem qe ti hapte vendin Rames ne krye te Cetes dhe te ZP.
Kreu i PS-së, Edi Rama, duke folur për 8 dhjetorin gjatë një evenimenti të organizuar nga kjo parti me të rinjtë për Lëvizjen Studentore të Dhjetorit, ka thënë se kjo ditë duhej të ishte thjesht e shkuar. Por, sipas tij, kërkesat e atëhershme janë ende aktuale.
“Ishte një ditë që do ta kujtonim si një ditë të shkuar, por 8 dhjetori është një ditë e tashme, për të folur për të ardhmen.
Ajo që unë dua të përsëris sot, 8 dhjetori i 22 viteve më parë ishte momenti kur të reja dhe të rinj si ju vendosën të hedhin një hap të rrezikshëm, të marrin përsipër diçka që ishte një shtysë drejt një të panjohure. Asnjë nuk e dinte se çfarë do ndodhte më pas, ndodhi ajo që ndodhi. Por, mund të ndodhte që lëvizja e të rinjve mund të mos arrinte qëllim, por edhe të dështonte, të shtypej.
Sot nuk jemi ndryshe. Sot të ecim para në një rrugë të përbashkët është domosdoshmëri. Të bëjë të mundur ëndrrat. E pra sot, më shumë sesa atëherë është e qartë se nga hedhja e një hapi të mëtejshëm, duke u marrë me politikën për të mos e lënë politikën të marrë para dëshirën tënde, është një investim i sigurt për veten tënde. Sot më shumë se atëherë është e qartë se nga hedhja e një hapi duke u përfshirë në politikë, është një investim i sigurt për të nesërmen, që s’ka rrezikun që kishte 22 vite më parë, investim që pa asnjë dyshim do e çojë më tutje për mirë rrugën e përbashkët”, tha Rama.
Ec perpara shoku Rama se 8 dhjetorin e beme qe te sjedhim ne pushtet shokun Gramoz Rucin,Skender Gjinushin,Paskal Milo e te tjeret qe komanduan per 50 vjet.
KJO QUHET RILINDJA KOMBETARE(RILINDJA E KOMUNIZMIT)