Kryeministri Sali Berisha sulmoi mediat në Shqipëri pse e kanë kritikuar për nismën e dhënies së shtetësisë
Kryeministri Sali Berisha priti në një takim kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i liruar nga akuzat e Tribunalit të Hagës përpara pak ditësh.
Kryeministri Sali Berisha e vlerësoi Haradinajn, ndërsa shtoi se e dinte se akuzat ndaj tij ishin politike. Berisha vlerësoi Gjykatën e Hagës për punën e bërë.
“Kjo vizitë është një ngjarje shumë e rëndësishme në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Vizita e Ramush Haradinajt është një ngjarje e veçantë për të gjithë shqiptarët sepse ai si komandant i luftës Çlirimtare të Kosovës ka luajtur një rol themelor me lirinë e shqiptarëve dhe lirinë kombëtare. Dhe duhet të theksojmë se liria kombëtare është vendosur vetëm me lirinë e Kosovës”, tha Berisha.
I pyetur nga mediat, Berisha mbrojti idenë e tij për dhënien e shtetësisë, duke theksuar se ishte habitur që edhe mediat shqiptare e sulmuan për këtë çështje.
“Lexoni dekretin e ish- presidentit Berisha në korrik 1992. Në atë kohë nuk ishte ky reagim,” tha Berisha, duke shtuar se firmosësit e aktit të pavarësisë ishin nga Kosova e Maqedonia
Berisha tha se do të firmosë një vendim për dhënien e shtetësisë për ata që investojnë në Shqipëri. Kryeministri tha se ndryshe nga sa druhet Brukseli, nisma e tij sjell paqe e stabilitet.
“Lidhur me deklaratat, në Shqipëri ka një spektër të gjerë politik. Në këtë spektër Partia Demokratike pati shansin historik për të qenë partia e rivendosjes së të drejtave njerëzore dhe të minoritarëve dhe ajo ka mbetur dhe do të mbetet gjithnjë e tillë. Përsa i përket qëndrimeve të mia ndaj shtetësisë së shqiptarëve kudo që janë këto jam i bindur se kontribuojnë më shumë në paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe nga ana tjetër këto qëndrime janë adaptuar prore jo nga një, por nga disa vende të BE. Maqedonasit nuk kanë probleme përzierjesh identiteti apo rivalitet identiteti me shqiptarët. Ata kanë identitetin e tyre, shqiptarët kanë identitetin e tyre, por Bullgaria mike iu jep shtetësi atyre qytetarëve që duan të marrin shtetësinë bullgare. Nuk e ka bërë këtë në mënyrë absolute as për pretendim territorial ndaj Maqedonisë, përkundrazi dua të njoh këtu një meritë historike të qeverisë bullgare. Në kohën kur Sllobodan Millosheviçi dhe Kostandin Micotaqis thirrën të mblidhnin aleatë të tre shteteve Serbi, Greqi, Bullgari të krijonin një lloj aleance trilaterale, qartësisht kjo mbi baza fetare, Bullgaria mike iu tha Jo, nuk vij. Dhe Bullgaria një nga kontributorët në njohjen ndërkombëtare të Maqedonisë. Po kështu Hungaria dhe vende të tjera, kjo është një praktikë që jo vetëm nuk destabilizon por përkundrazi prodhon më shumë stabilitet dhe zhvillim. Unë këto javë do të miratoj vendimin në qeveri, në përputhje me ligjin ekzistues, i cili autorizon dhënien për interesa ekonomike të shtetësisë shqiptare. Si thoni ju, tani, unë tu vë një taksë shqiptarëve për të marrë në shtetësinë shqiptare? Ata e kanë paguar këtë taksë. Për ata që i thonë Shqipërisë, Shqipëri dhe pavarësisë, pavarësi, ata e kanë paguar taksën kudo që janë. Nuk mund ti bëj unë të huaj ata. Për të huajt vendimi do të jetë shumë shpejt në qeveri dhe do të përcaktoj siç ka përcaktuar Bullgaria, siç ka përcaktuar Mali i Zi, siç ka përcaktuar Hungaria. Këto janë standarde, jo të shpikura nga Shqipëria. Do të ketë një shumë të caktuar. Ai që bën këtë investim do marrë shtetësinë shqiptare. Kjo është,” tha Berisha.
Edhe Ramush Haradinaj e vlerësoi këtë nismë, duke thënë se e sheh si një zbatim i një të drejte për shqiptarët që janë jashtë kufijve.
Haradinaj tha se janë të nderuar që si parti kanë partnere PD-në në Shqipëri.
“Ne jemi përcaktuar si parti e qendrës së djathtë dhe kemi nderin me pasë një partneritet me PD në Shqipëri”.
ehhh, ca behet keshtu.. po nuk ishte kurva Saleh qe i quante luftetaret e UCK-se terrorista??
dhe qe kundershtoi Rambujene..!!
po ky ka..i Ramush, i di keto gjera? apo edhe ky ka tallash ne vend te trurit??
qe kur u be Saleh plehu patriot???
ehh, varja, pune kurvash..
Mos duhet me blloku kufijte veri-lindor diten e zgjedhjeve. Nuk dihet sa jane mercenaret e votave kesaj here.
Cfare PLEHRE eshte ky LAMASH!!!
Kurre nuk kemi degjuar Enver Hoxhen te FLASE SI KY DALLKAUK TURKOSHAK:UNE,UNE,UNE,UNE……S…..ume!!!
Po shtetesine e jep PRESIDENTI,o SHKATERRUES I SHIPERISE!!!
Kush je ti,o serb,qe te japesh shtetesine???
Mos e ke PRONE PRIVATE SHQIPERINE,QE UA NDAN KUJT TE DUASH???
PO OPOZITA PERSE HESHT E NUK MBUSH SHESHET DUKE E SHPORRUR KETE BASTARD NGA KARRIGIA???
DETIN PO E FAL,VOTAT I VJEDH,PASURITE PUBLIKE I VODHI,ISH TE PERSEKUTUARIT I VETE DOGJI etj!!!
Cfare populli paskemi qene???
Pale,kur mburren se kane KUNDERSHUAR DIKTATIUREN KOMUNISTE,CA LANGONJ!!!
Keta nuk ngrene zerin shoferit te URBANIT e jo me Berishes!!
POPULL KOT!!!
OPOZITE KOT!!!
Do vota, pa tymi ti dali.
Serbet ne veprim per shpopullimin e zonave te banuara me shqiptare.
vendimi i qeverise nuk vlen po nuk kaloi ne parlament…sepse vetem presidenti i republikes mund te firmose nenshtetesine…dhe presidenti nuk firmos me vendim qeverie…(nejse Nishani firmos edhe me sms e Berishes)
qer te dy jan rrenacak, hora ,hajdut e shantazhgji , shporri o iddiota nga politika
Ik o ramush se si duket edhe ti qenka i rangut te ketij tonit, edhe per ty nje kryq te madh, hajt me det çe ka gjet kete popullin ton ne te dyja krahet.
Valter.Gabohesh! Aramushi nuk eshte si Thaci qe I vjen nga pas Donkishotit tone .Sala e ka thirur ti beje levdata qe te mos ndryshoje qendrimi ndaj tije me pazaret elektorale.Politika e allishverisheve Shqiperi Kosov tani merr fund.Aramushi nuk ka per tu pajtuar me duetin Sali Thaci.Ai e di qe mbas tyre eshte Serbia.Kosova do ndryshoje shume per te miren e dy popujve.Erdhi fundi I tradhetise e percarjes
qenka shoku i arben imamit dhe ku haradinaj se nuk e heqkerka nje dore nga xhepi edhe kur takon nje tjeter, meqenese me te dyja duart te njejten gje prek…
shum mire
Berisha lider i kombit shqiptar dhe do ngele ne history si nje nga me te miret qe ka lind ky komb.Dhe ato qe urrejn Berishen filloni dhe beni vetvrasje se per ju po afrohet 21-12-2012.
@ London – Pse nuk e merrni ju ne Kosove aman, meqe e doni kaq shume. Merreni dhe mbajeni atje t’ju jape mend se ne Shqiperi eshte bere si semundje kronike, kur i permendet emri, njerezve u vjen si sekelldi.
Mos ke thene te njejten gje edhe per enver hoxhen ti me pseudonimin london,Ma thuaj nje gje se pse do te mbetet ne histori ky njeri,ok o budalla se nuk e pruni sali berisha demokracine ne shqiperi por ajo erdhi si e gatshme nga europa,sic vijne edhe shume gjera te tjera.
Shqiperia do behet lesh arapi me kete nisme idiote dhe groteske. Komikut nuk i rruhet shume per Shqiperine. Ai do ta lere kete vend te shkaterruar dhe ne borxhe. Pas meje qameti eshte filozofia e tij. Per kete paguhet.
Opo te lumte o Sali Berisha,po kerkon ti vesh zjarrin mbas shkaterrimit qe i ke bere shqiperise,kur nuk ka popull kurajoz dhe me dinitet,kur nuk ka nje opozit te vertete,kur nuk ka sanje linj te te ndalon se ti nuk njeh ligje,me kte vend mund te besh cte doi kokrra e palles.
ti qe kur u bere president ne 1992 fillove ta shkaterrosh kte vend,fillove me privatizimet e asaj kohe dhe i shite objektet per nje cope buke militanteve te partise,krijove struktura dhe fillove nje lufte klasash me keq se ajo e Enver Hoxhes,nuk kishe te ndalur ne uzurpimin e pushteteve,u bere polic,gjyqtare,prokurore,minister,k/minister dhe nuk ndihej njeri para teje njelloi si vete udheheqesi jote shpirteore Enver Hoxha.
dole kunder organizmave nderkombetare qe vendosen embargon sebise se milloshevicit dhe furnizove me qindra mijera ton nafte te gjith makinerin ushtarake te milloshevicit,i cili shtypte dhe vriste popujt si ne kosove dhe vise te tjera,(po kto i harron z.Ramush)
ngrite dhe mbajte ne kembe firmat piramidale ku shqiptaret humben gjith pasurit,krijove vitin e zi 1997 ku dogje shqiperin dhe vrave mbi 3500-4000 njerez,dole ne opozit dhe krijove disa here tensione ne kte vende,pushtove me kryengritje te armatosur te gjitha institucionet ne 14 shtator 1998 si kuvendin,k/ministrine,radiotelevizionin e vetem te asaj kohe,eh cnuk i ke bere ketij vendi ti o sali.
erdhe perseri ne pushtet ne v.2005 me vota jo legjitime fillove cfarrosjen ne mase te ekonomise,me shitje,tendera,koncensione,dete dhe toke, krijove nje gedec nepermjet djalit ku more 26 jete dhe vazhon rritet edhe sote numuri i tyre per padrejtesit ne gjykata, vrave 4 protestues te opozites dhe deklarove hapur ne parlament se po ta provoni perseri do vras jo me 4,po 400 apo 4000 njerez.
tani po perdor metoda me te sofistikuara per zgjedhjet,po na popullon vendet e shpopulluara andej nga vendlindja e ministrit te brendshem dhe po na del me teorin e dhenies se shtetesise.
mire bene ku ktu nuk ka njerez me gjake,nuk ka intelektuale,nuk ka shoqeri civile dhe nuk ka opozite te forte qe ty te thote ndal se ” jo se ti shkaterrove shqiperine por ti i vure zjarrin shqiperise dhe kerkon qe kte zjarr ta perhapesh ne gjith ballkanin”
Ky Ramushi me ato nofulla si te gomarit duket qarte se do e haje sapunin per djathe nga baca Sali.
Eh kosovaret jane edhe njerez te trashe edhe te ligj ne shpirt.Mjere pjesa e emancipuar shqiptare e Shqiperise qe do rroje me malokeri te tipit taleban.
Luis turpi qofte me Ty!
Luis,jo:”turpi qofte me ty!”,por turpi eshte me ty!
Nese ti nuk e njeh turpin si nocion,keto qe thua ti mund te hyjne ne nje nga pikat per te perkufiuar turpin.
Dmth te shash gjysmen e popullit tend(nese I perket popullit shqiptar) je ose kalama I papjekur ,ose I terbuar per vemendje,ose je rritur ne nje familje pa moral atdhetar ose te punon mendja pak si shume avash.
Nga te gjitha keto opcione te mundshme, kjo e fundit eshte me e falshmja!
Megjithese e urrej Berishen per te gjitha ato te keqija qe ka prure ne politken shqiptare(vjedhje,korrupsion,urrejtje) ,bie dakort per dhenie nenshtetesie vetem per shqiptaret e Kosoves,pas zgjedhjeve.Vetem per shqiptaret e Kosoves ,sepse shqiptaret e tjere do te linin tokat tona djerre dhe do te “mbillej”me maqedonas.malazes.serbe etj.Keshtu qe ne do te humbisnim edhe me toka.Ndersa Kosova eshte e jona dhe eshte hapi I pare I bashkimit kombetar(nuk dua te vdes pa e pare ate dite).Aty nuk humbim gje,vetem fitojme!
Taulant qofsh i nderuar perjete!
Shqiptar nga Kosova,une jam 100% jugor por Shqiperia nuk eshte vetem jugu apo vetem veriu apo vetem Kosova.Por jane te gjitha bashke.Nuk mund te diskutosh nese te pelqejne zakonete e njeres krahine apo jo.Por pa kete krahine ,nuk kemi identitet te plote shqiptar,dhe nuk mund te hedhim poshte per kete arsye.PSH:Le te marrim Laberine,meqe une jam qe andej. me origjine:ne te shkuaren perkufizoheshin si hajdute(besoj se e di shprehjen:lab me gjysem opinge,se gjysmen tjeter e le duke vjedhur).Kjo ka qene karakteristike e krahines qe duhet ndryshuar,nese nuk ka ndryshuar tamam.Pra te luftojme qe ta ndryshojme per mire,ne menyre qe te permiresohemi si komb,por nuk mund ti perjashtojme sepse eshte pjese e identitetit tone kombetar.Nje identitet kombetar nuk perfshin vetem zakonet tona te mira ,por dhe te keqijat.Dhe ne,duhet ta pranojme sic eshte,por duke luftuar qe ta permiresojme.Ne nuk mund t themi vellait qe ti nuk je vellai im se ti calon?!!!!Kam vene re se me myslimanizmin ne Kosove,abuzojne shume njerez ketu tek Tema.Dmth permendin gjithmone Arlind Uken(ja mesuam dhe emrin tani),por nuk permendin qe me 28Nentor u mbush Prishtina me flamuj kuq e zi,apo si u prit Klintoni,BLAIR ETJ ne Kosove,nderkohe qe ne shume shtete perendimore priten me demonstrate.Por gjykimi ityre ka te beje dhe me nivelin e ulet arsimor….
Une,ketu ne Tirane,jam ne kontakte me intelektuale dhe mendimi im eshte ne koherence me te shokeve te mij.Dmth ndajme mendimin qe Kosova duhet te bashkohet me Shqiperine,por per menyren se si duhet te behet,a eshte e mundur apo jo ne kete moment,a duhet te presim tjeter moment,natyrisht qe ka diferenca .Dhe kjo eshte normale.Por thelbi eshte I njejte:bashkimi eshte rruga me me mire.
U drodh mali dhe polli nje mi. Bla bla ultranacjonaliste te Sales ishin si nje rrufe ne nje gote me uje.
Me siper Berisha thote :
“Berisha tha se do të firmosë një vendim për dhënien e shtetësisë për shqiptarët që kanë investuar e paguar taksa në Shqipëri që këtë javë.
dhe me poshte thote perseri :
“Këtë javë miratoj vendimin për tu dhënë shtetësinë në përputhje me ligjin ekzistues për shqiptarët për interesa ekonomike. Ata i kanë paguar taksat, i kanë paguar detyrimet,” tha Berisha.”
Pra ne fakt ai nuk do te ndryshoje asgje sepse, ai nenshtetesine :
1.- Do ta jape NE PERPUTHJE ME LIGJIN EGZISTUES. Pra prape genjeu si zakonisht.
2.- Nenshtetesine, SI EDHE ME PARE do ta marrin ata qe kane paguar taksat dhe detyrimet, pra per ata qe kane bere INVESTIME.
Publicisti Zaloshnja, para dy ditesh tek emisjoni TOP STORI tha se, PD dhe PS, ne menyre private, kane bere studime ne lidhje me mundesine e votave qe, do marri AK-ja. Keto studime keto dy parti nuk i kane bere publike.
Sic duket, nga keto studime del se, Ak-ja do marri shume vota dhe kjo e ka acaruar Salen i cili, tenton te marri temat e AK-se per te marre sa me shume vota.
Nga ana tjeter Sala, me kete rol te ri si ultranacjonalist, tenton te heqi vemendjen e popullit shqiptar para zgjedhjeve ne lidhje me, temat madhore si papunesi, varferia, rritja kolosale e borxhit publik mbi 63 %, etj.
Shifni ju lutem me poshte se, ne cfare verferie dridhese jeton nje familje e nje minatori shqiptar ne Bulqize. Eshte per te vene duart ne koke dhe ky horr vazhdon e genjen popullin pa pike turpi :
http://www.gazetatema.net/web/2012/12/09/prane-bukes-i-pangrene-kjo-eshte-fytyra-e-shqiperise-se-sali-berishes-video/
Popull, ji vigjilente dhe mos bjere prehe e horrave politike si puna e Sales dhe militantet e tije partiake. Asnje vote per kete horr.
Me duket se keta drejtuesit kosovar qenkan medioker,me nje fjale,mer nga dhite e bej zabit.
Politika nuk eshte aq e thjesht sa mendon ti i nderuar. Po votoni kesi derrash dhe po na shani neve qe detyrohemi ti quajme vellezer e ti nderojme sepse jane udheheqesit e Shqiperise!
Edhe une o Sali i dhashe me zorr pasaporte shqiptare cameve, se kujtova se po i bej nder, por kur e kuptova se greku kete donte, se sa i dhashe une pasaporte shqiptare, greku i hoqi pasaportat greke cameve dhe fundi dihet, piesni camet qe kerkojne pronat ne Greqi si jane.
Edhe ti kete kerkon te besh, por me nje ndryshim nga une, une jesha i paditur per gjemen qe ju bera cameve, ndersa ti e ben me dashje pikerisht qe Serbija, dhe komshinjte e tjere ti heqin pasaportat ne vendet ku jane shqiptaret dhe keshtu ata do ti quaje Serbi, malazezi dhe maqedonasi, si te ardhur nga shqiperia refugjate dhe do te kete te drejten tja u marri edhe ato prona qe kane shqiptaret ne Presheve, Medvegje e Bujanovc e ne vende te tjera ku ka shqiptare me mijra vejet.
Po i ben sherbimin e fundit Serbise, si duket UDB-ja, ta ka vene me kusht, qe para se te dorezosh pushtetin, duhet te besh tradhetine me te madhe, se e di qe kur mos te kesh me pushtet, sdo te kesh me force te besh ate qe do Serbija dhe Greqija.
Po Ramushi c’deshi
Qe bloi tershere?!
Me sa duket burgu
Punen e ka bere…
C’mu kujtua Isa…
Kur erdhi ne Vlore,
Tok me Ismailin
Zgjedhur si me dore.
Po keta te dy
ne i pame si vrenger,
S’u ngjanin atyre
S’u vine as ne thember.
C’beni o vellezer,
S’shkohet kuturu,
Qysh vini na flisni
pa nje luge tru?
Me naften tone
O filozofare,
Serbi nisi tanket,
shtypi kosovare(?!)
Ky milet i mencur,
u ka ardh ca rrugesh,
neser u jep uje,
me bishtin e luges.
Vizat per 2013 do bllokehen nga Europa.
Blini pashaporta biometrike shqiptare per ti patur si bono privatizimi !
corbe maloku hajeni se e keni mrena ene bace enverin
Arsyetimi i ketij njeriu eshte me te vertete skandaloz. Cdo shtet ballkanik kur jep nenshtetesi nje grupi te caktuar qytetaresh, ne radhe te pare shikon interasat e veta kombetare. Le te marrim si fillim Bullgarine “mike” te Berishes. Bullgaria gjithmon ka pretenduar se sllavo-maqedonet jane bullgare dhe si te tille u krijon mundesin atyre per marrjen e nenshtetesise bullgare. Ne te njejten menyre vepron Turqia ndaj popullsive myslimane ne Bullgari duke u dhene atyre nenshtetesine turke. Ne Greqi dhenia e nenshtetesise ka qene teper e veshtire per minoritetin per friken e braktisjes se zonave te banuara nga keto popullsi. Vetem 15 vjet mbas largimeve te para ne token greke u krijua mundesia ligjore e dhenies se nenshtetesise. Pra politika e cdo vendi vepron ne baze te interesave te tyre kombetare. Ne kete rast Berisha vepron ne krahe te kundert me interesat e aferta dhe te largeta te shqiptareve. Ai kerkon te japi nenshtetesi shqiptare banoreve shqiptare te nje vendi te pavarur te qeverisur nga vet shqiptaret!! Nuk besoj se ne pashaportat e shtetit te Kosoves shkruhet ndonje kombesi tjeter pervecse shqiptare per qytetaret shqiptare te saj? Pra, ky dubel shqiptarizim, pervecse interesave personale te Berishes per zgjedhjet e 2013-s, nuk ka asgje pozitive. Ai me kete veprim demton ekulibrat politike, shoqerore e demografike jo vetem ne Kosove e Shqiperi, por edhe interesat europiane te dy vendeve. Te vetmin interes per kete gje ka Serbia qe i intereson nje Kosove me sa me pak banore shqiptare, duke financuar nga ana e saj shume e me shume per qytetaret e saj serb ne Kosove. Do te quhej me e llogjikshme dhenia e nenshtetesise per shqiptaret e Malit te Zi apo te Maqedonise per te forcuar ndjenjen kombetare te tyre, i ngjashem me metodat e vendeve te tjera te Ballkanit, por ne keto dy raste Berisha eshte komplet i pafuqishem dhe plotesisht i varur nga interesat gjeo-politike te ketyre dy vendeve sllave. Ky eshte “patriotizmi” i Saliut.
Ky luftëtar i lirisë , nuk duhet tja lejoi vetes një vizion kaq të ngushtë politik . Ç’do mësoi nga Saliu , kyj njeri që ndoshta mund të ketë perspektivë në politikë . Saliu nuk është politikan , por djallëzor . Është kyj që shau Rambujenë dhe UÇK e quajti terroriste . Këto mendime i ka ende , por hë për hë i duhet Haredinaj . Nuk ka asgjë seriozisht ; jetën e tjetrit jo se jo . Më vjen keq , që një politikan i ri të bëhet objekt i megallomanisë të pa shëmbëllt . Gjithçka do të jetë në dëm të tij . Jam kurioz të di ç’do mësoi nga PD ja e Patozit kyj djathtist ? Illo
Te gjithe ju qe ulurini per nismen e nenshtetesise per shqipetaret pse nuk ngrini zerin per nenshtetesine qe u ka dhene greku shqipetareve te jugut apo jeni pro grek
Wow kisha pershtypje te Mira per kete kosovarin Po paska qene pyk me diell ……
Nisem e shkelqyer.
Nuk i kuptoje reagimet negative cinike dhe pa llogjike te disa komentuesve.
Dua te sjelle disa fakte qe;
1. bullgaret kane pajisur me pasaporta disa shtetas shqiptare qe jetojne ne zonen e Gollobordes ne Shqiperi.
2. Greket vazhdojne akoma dhe sot te japin pasaporta per shqiptaret ne zonen e jugut.
3. Kroatet po ashtu per kroatet e bosnjes.
4. Hungaria ka dhene pashaporta per qytetaret e vojvodines qe jetojne ne Serbi
5. GJERMANET JAPIN PASAPORTA PER SHTETASIT QE JETOJNE NE KRAHINEN E SUDETEVE NE POLONI.
Nisma eshte e shkelqyer duhet te ishte marre me pare.
Respekte te gjithe atyre qe jane per bashkimin kombetare.
Sudetet jane ne Ceki o i mencem.
Territori i një shteti eshte territor i gjith ati kombi, brenda dhe jashtë kufive.
Humbja e një pjese territoriale nuk ashtë humbje vetëm e atyre pjestarve që jetojnë ne atë territor, por i gjith komunitetit.
Shteti amë ka per obligim qe te siguroj strehim per te ghith pjestarët e kombit të vet, keshtu vepruan dhe veprojnë edhe shtetet e tjera si Gjermania, Turqia, Greqia, Shkinia, Kroacia, Bullgaria, dhe shumë të tjera.
Vetëm te shqiptarët kerkohet qe pjestarët e kombit te mbetur jashtë, ne shenj patriotizmi te qendrojne ne trojet e tyre dhe te heqin të zit e ullirit, dhe nuk behet fare per ta, të pakten gjeri tani.
A nuk eshte kjo qyqare?
Shteti jonë amë per 100 jo që nuk beri asgjë per neve qe mbetem jashtë, por nuk banët as për veti sa duhet dhe thua se tash na jemi fajtorë.
A nuk ashtë mjerim që unë si shqiptarë, me duhet të kaloj një shtet tjeter ( Maqedoni ose Kosovë ) per te arritur ne shtetin amë, a nuk ashtë kjo edhe dobesi e shqiptareve dhe e shtetit shqiptarë qe kemi ngel kështu.
Sa luftra i keni ba per pakicat e juaja qe ju kanë mbet jasht
Për një pjesë, jo të gjith per fat të mirë;tek ne shqiptaret e mbetur jasht shtetit amë, shihni kundershtaret e tuaj, dhe ne paftesi per te udhequr vetveten, sa her qe ju mundon vetvetja faj ju kemi ne, sa herë qe ju erresohen syt mendoni se ne po u a zemë Diellin.
Nuk besoj se ndonjë Luginas ka apliku per shtetësin e Shtetit tuaj ( sepse vetëm tuajin pe konsideroni ) , dhe nuk besoj se ndokush edhe ne te ardhmen do te aplikoj.
Ne do të qendrojmë edhe 100 vjetet e ardhshme këtu sikur edhe qe qendruam keto 100 vjetë, dhe do te heqim të zit e ullirit ; VETËM E VETËM QË JU TË JENI TË REHATSHËM DHE TË LUMTUR.
O sali hajduti.Te gjithe e dine se ty nuk te hapet barku per kosovaret apo per gjith shqiptaret qe jetojn jasht kufirit shqiptar.TY TE DUHEN VETEM VOTA dhe per kete mendja dhe truri yt i ZI po mendojn per NJE VJEDHJE MASIVE TE VOTES se 2013 duke futur per te votuar njerez TE PAGUAR NGA TI DHE KLANET E TUA TE ERRETA.Por nuk do te te eci.Ruga jote mori fund.Ne zgjedhjet e ardheshme je i destinuar te ikesh me hir apo me pahir.Shumica dermonjese e popullit nuk te do, bile mund ta them se TE URREN,pra ora e liris po vjen.Populli do çlirohet nga njeriu me i pa bes i te gjith historis se kombit shqiptar.Ike Plaku MERE Ike me gjith pd e CO.
Z. Haradinaj ndoshta nuk ka njohuri se PS dhe PD vijne nga PPSH. Ndoshta nuk e din se Sali Berisha eshte agjent i UDB dhe i fundi komunist ne gjithe Europen Lindore. Zoteria nuk e din se kur u nda PPSH komunistet e ndershem mbeten ne PS nuk e dredhen, kurse komunistet maskarenj e dredhen. Partite demokratrike jane te majta ky thote se eshte e djathte pasi e djathta ne shqiperi jane pashallaret, bejleret e agallaret te cilet nuk ekzistojne me.
Z. Haradinaj e din se Prokuroria Nderkombetare nuk e kane akuzuar kot. Ai e din mire se çfare krimesh ka bere, por nuk kane qene ne gjendje ta provojne. E din shume mire perse nuk kane qene ne gjendje ta provojne krimet kunder njerzimit. Ky ka marre yrysh per te pushtue shqiperine por ai nuk e din se ne jemi te pushtuar. Z. Haradinaj nuk e din se Politikat e Sali QENIT kane shpopulluar e perzene l.500.000 shqiptare me shume se ka perzene Serbi e Greku bashke. Zoteria mund te thote se ne kemi ikur vete. Une i pergjigjem se edhe Ju jeni larguar nga Kosova vete. Ju do te thoni se kishin frike nga Serbet dhe jeni larguar, une te them se nuk kemi as kemi frike nga Sali QENI por nuk kemi dasht te luftojme me shqiptaret. Se ndoshta Z. Haradinaj nuk e din se Sali QENI ka derguar paramilitar, kriminele etj, etj kunder popullit shqiptar te Jugut sikurse Sllobodani me Arkanin ne ish-Jugosllavi.
Z. Haradinaj e din se çeshtja e nenshtetesise ka te beje me ekujlibra politike te nje shteti e shoqerie qe si kane bere asnje te keqe askujt. E din zoteria se kjo çeshtje ka lidhje me zgjedhjet e Qershorit. Une i lutem Z. Haradinaj te nderhyje prane mikut te tij Sali QENI qe shtetesine tu a jape Kosovareve pas zgjedhjeve elektorale e jo para. U lutem Z. Haradinaj qe se eshte burre te ndikoje per bashkimin e shqiptareve dhe jo per ndarjen. Se nuk doni ne nuk e kemi problem se jemi me te forte e me te zgjuar se JU. Se do te ndodhe qe Kosova e Kosovaret duan te ndikojne ne stuatat politike ne shqiperi une i them falu nje here e pergjithmone me Epirotet. Falu nje here e pergjithmone me Vloren e trimave e burrave qe te marrin gjak ne vetull do ta shohesh jugun e shkumbimit me dylbi. Me pas do ti shohesh katoliket te cilet do te ndertojne shtetin e vet ku do te garantohen te drejtat e muslimaneve sipas standarteve Europiane. Do ta shohesh me dylbi Durrahun qytetin e Ciceronit e SHen Palit. Cfare kujton Haradinaj se jemi ba me shi lame me ne. Ne duam ta largojme Sali QENIN me vota por jemi gati edhe me arme ne dore por kjo varet nga shume faktore kombetare e nderkombetare te cilave po u vjen dita. Punet tona i shohim vete punet e Juaja i shikoni vete edhe se populli i Kosoves po vuan si ne kohen e Serbit eshte çeshtja e Juaj.
Sala duhet i jepte te drejta te gjithe shqiptareve per shtetesi me kohe, sepse vetem nje Shqiperi me nje popullsi te madhe do te konsiderohej me shume per integrim ne Europe! Aplikimin per nenshtetesi varet nga individet, si e mendojne ata, por e drejta per aplikim duhet sanksionuar me ligj. Kush i permbush kriteret, pse jo?
Si E gjithe bota, CDO INDIVID ka te drejte te aplikoje per nenshtetesi tjeter:):):)
Rruga u hap me carjen a maleve, pse jo dhe e drejta per nenshtetesi?
Kjo do ulte edhe kostot e prezantimit ne Europe, pse tre perfaqesime per shqiptaret ne Europe, nje nga Kosova, nje nga Shqiperia, nje nga shqiptaret e Maqedonise?
Good job, Sal, well deserved!