Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, kreu i FRD-së, Bamir Topi, shprehet se nuk përfaqëson opozitën formale, por një parti politike me përcaktim të qartë në opozitë me pushtetin aktual dhe modelin e saj simetrik në opozitë.
“…Përmes përfaqësimit parlamentar dhe politik do të imponojmë rregulla të reja, të bazuara në moral, vlera, program dhe praktika të politikës moderne europiane. FRD është krijuar si parti e moderuar e qendrës së djathtë dhe theksi që ajo i jep tregut të lirë, demokracisë së bazuar në zgjedhje sa më direkte dhe institucione të forta kushtetuese, drejtësisë funksionale dhe investimit shtetëror për sigurinë e jetës dhe pronës private, mbrojtjes së identitetit kombëtar, respektit për traditat pozitive, iniciativën e lirë, rolin e familjes dhe komuniteteve fetare në shoqëri etj, etj, dominojnë politikat e moderuara të qendrës së djathtë”, deklaron Topi.
Sipas tij sot qytetarët mund të zgjedhin një alternativë pozitive përballë dy të këqijave tradicionale.
“Alternativa e pengjeve konsensuale do të marrë fund në qershor 2013, kur ata të gjejnë veten jo vetëm në opozitë, por në krizë të thellë përfaqësim politik. FRD-ja do të jetë surpriza e zgjedhjeve dhe mbështetja e saj e dukshme qytetare përbën sot kërcënimin real dhe më të madh ndaj oligarkisë që sundon me metoda, stil e mentalitet si regjimi që përmbysëm 20 vjet më parë”, pohon Topi.
Sipas tij ka pasur tre breza politikanësh në PD, dhjetoristët me themeluesit, brezi i akademikëve dhe i profesionistëve dhe ky i sotmi. Sipas tij, dy PD-të e para janë në FRD dhe për demokratët e thjeshtë nuk ka më dilemë se familja e tyre politike nuk është PD-ja, por FRD-ja.
O Bamir, ke ke aty ne FRD nga dhjetoristet themelues? Sepse vete nuk je i tille, Oketa jo e jo, atehere per ke e ke fjalen?
Kam pershtypjen se Biberaj dhe ata nga Amerika jane
Suksese ne zgjedhjet e ardheshme, te fitoje alternativa me e mire, vetem te iki komiku kryeminister nga pushteti.
O Bame,na nxorre mallin e Ilir Metes qe e ben LSI force deçizive ne zgjdhjet e ardhshme. Nga pikpamja morale une kam respekt e nuk te krahasoj me kryehajdutin me te madh qe kemi ne (mund tia kaloje vetem Komandanti).
Gjithesesi persa i perket rezultatit te FRD ne zgjedhjet e ardhshme… nja dy tulla me poshte te lutem se e ke lart. Hyr njehere ne parlamentin e ri e pastaj flasim
O Bamir me kujtohet kur ishe kryetar i grupit parlamentar te PD-se ishe politikani me popullor….po tani ku je? Shtegtari ka te drejte… Hyr njehere ne parlamentin e ri e pastaj flasim.
Hej popull kush po na flet. a mos eshte gje Bamka qe ishte nenkryekapterri i berishes?
A mos eshte topka qe ishte deputet i pdse?
A mos eshte ky qe ishte edhe kryetar i grupit te pdse?
A mos ishte gje ky nje here president apo jame gabim une?
Hej popull sa kemi per te pare duke vuajtur surratin e ketyre te pa fytereve.
Respekte Tema.
Po pa tjeter qe PD pa qershorit do jete ne opozite,por jo nga FRYMA E QELBUR ,mbasi edhe ti Z.Bamir deri tashti ke kullotur ne ato livadhe dhe te mban fryma era p-dist.PD do jete ne opozite se atje do e dergoi vullkani popull,dhe jo ju ndyrsirat e politikes,Ju ekzistoni per te korrur fitoren qe ju jep populli,ju hani me luge platini dhe populli qe JU con ne krye,nuk ka luge,por lepin gishtrinjte me ato cfare ju i lini. E rrace e ndyre…
Te ka kapur ne gjak preardhja juaj Esad Pash Toptaniste. Veprimi dhe pervisiteti me cnjerezore qe i dedikohet dhe konsiderohet i nje qenje humane eshte pabesia dhe tradhetia.Vyrtyti me human dhe njerezor eshte besa zonjushi Topi.
T’i japim votat FRD-se dhe Partise KeZ te Kreshnik Spahiut nese deshirojme te kemi nje Shqipewri demopkratik, te afte per te integruar denjesisht Shqiperine ne BE, pa Berisha e pa Rama.