PDIU: Kemi gati rezolutën çame. Ja teksti

9 Dhjetor 2012, 15:07Politika TEMA

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet thotë se ka gati rezolutën për çështjen çame, që pritet të paraqitet në komisionet e Kuvendit shumë shpejt.

Ata kanë bërë të ditura 13 pikat e kësaj rezolute, ku kërkohet restaurimi i të gjitha të drejtave të shqiptarëve çamë në frymën e Traktatit të Miqësisë, nënshkruar nga Berisha kur ishte president.

 

Teksti i rezolutës

1. Rezoluta njeh, mbështet, dhe angazhohet për nevojën e restaurimit të të gjithë të drejtave të shqiptarëve çamë, dikur nënshtetas grekë, në përputhje me rrethanat e reja, sipas parimeve të legjislacionit ndërkombëtar mbi genocidin, spastrimin etnik, procesin e rregullt ligjor, mosdiskriminimin mbi bazë të kombësisë, e parimet e tjera të ndërlidhura me to si dhe frymën e Traktatit të Miqësisë midis dy vendeve.

2. Kërkon rivendosjen e të drejtave themelore të shtetasve shqiptarë, ish shtetas grekë, që përfshin rikthimin e pronave, njohjen e të drejtës së riatdhesimit, njohjen e të drejtës së rimarrjes së shtetësisë, dhe të të drejtave të tjera të pakicave kombëtare.

3. Kërkon shfuqizimin shprehimisht të Ligjit grek të Luftës nr. 2636 dhe 2637/1940i shpallur me dekret mbretëror në vitin 1940 akoma në fuqi, në veçanti pjesën e ligjit që mban sekuestron konservative të pasurive shqiptare,

4.Kërkon shtrirjen e efekteve të ligjit grek 1540/1985 “për rregullimin e refugjatëve”, tek të gjithë shtetasit grekë të larguar si pasojë e konfliktit civil, pa diskriminim kombësinë e tyre, ligj që bie në kundërshtim me shumë akte ndërkombëtare, për mosdiskrimimin mbi bazë kombësie, race, feje, etj;

5.Kërkon nga qeveria e Republikës së Shqipërisë, që së bashku me Qeverinë e Republikës së Greqisë, të riaktivizojë Komisionet e Posaçme Dypalëshe, të sanksionuara në Traktatin e Miqësisë, të shqyrtojnë çështjen, të njohin përmasat e saj, të përpunojnë zgjidhjet e duhura në këtë drejtim;

6. Ngarkon Ministrinë e Punëve të Jashtme që të mbrojë të drejtat e shqiptarëve, të padëbuar nga trojet e tyre amtare dhe të kërkojë njohjen e statusit të minoritetit etnik për ata;

7. Kërkon ngritjen në Paramithi dhe Filat, të dy lapidarëve, që do të përkujtojnë gratë, pleqtë, e fëmijët, viktima të pafajshme të krimeve kryera nga njësitë paramilitare greke.

8. Kërkon mundësinë e ngritjes apo përkujdesjes për varrezat e çamëve, ish qytetarëve grekë, të vrarë gjatë gjenocidit grek;

9. Ngarkon Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës që të pasqyrojë, në mënyrë të përshtatshme dhe në proporcionalitet, historinë e kësaj pjese të popullsisë shqiptare në tekstet shkollore;

10. Ngarkon Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe sporteve që, në kuadër të marrëveshjeve dypalëshe me ministrinë homologe të Republikës së Greqisë, të promovojë vlerat kulturore të tyre dhe objektet kulturore që gjenden jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë si dhe Ministrisë së Arsimit dhe të shkencës t’i kërkojë Ministrisë homologetë nxisë heqjen në tekstet greke të referimeve fyese dhe diskriminuese ndaj popullsisë çame;

11. Ngarkon Qeverinë shqiptare, që në përputhje me këtë Rezolutë, t’i shprehë palës greke në kontaktet diplomatike qëndrimin e Republikës së Shqipërisë në lidhje me këtë problem;

12. Ngarkon Ministrinë e Punëve të Jashtme që këtë Rezolutë t’ua bëjë të njohur qeverive dhe parlamenteve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, dhe institucioneve ndërkombëtare ku Shqipëria është anëtare.

13. I rezervon vetes të drejtën që në rast reagimi refuzues të palës greke, për ta konsideruar problemin në dritën e akteve ndërkombëtare mbi diskriminimin, lëvizjen e lirë, të drejtat themelore të njeriut në përgjithësi, ta paraqesë çështjen në instancat ndërkombëtare adekuate.

49 komente në “PDIU: Kemi gati rezolutën çame. Ja teksti”

  1. Gano says:

    Ceshtja Came ka nisur rrugen pa kthim mbrapa drejt refitimit te gjithe te drejtave njerzore te mohuara nga diktaturat Greke.
    Rrofte Drejtesia, Rrofte Shqiptaria!

    1. tourkofagos says:

      Gano cami,po keni arxidia shkoni e i merrni tokat ne Camouria e jo te kakarisni ketu ne Shqiperi.To makri,do te merrni………

      1. Gano says:

        Turko-fag-u, per ty kemi makrin dhe megallon mesa sto ngollo su , e mesa sto stomasu….
        To makri per cupen tende uhhhhhh

        1. redi says:

          Ceshtja came eshte shit te tregu cam nga Shpetimi. Ta shporim idrizin dhe mos e lejojme te futet me ne parlament.

      2. hajriu says:

        …. ne tokat do ti marrim dhe ty e sat’eme do ju japim kkkkkkkaa…. per gojore oj gojore ….. tik tak , tik tak ,tik tak…. pregatite menderen gojore

      3. arvanitas says:

        Ne vitet 91-97 400-500 mije shqiptare,te moshes 20-30 vjec,u sulen mbi “pelat” greke.Kuptohet sbejme dot lufte me greket sepse kemi frike se vrasim gjakun tone.

      4. hajriu says:

        …. ne tokat do ti marrim oj gojore dhe ty si gjithmone po kkkkkkkaa…. do ju japim ….. tik tak , tik tak ,tik tak…. pregatite menderen gojore

      5. Doni ALBO says:

        Fago bytha jote nuk do jete me prezent as ne preveze, bir kurve.

    2. franko says:

      Rrugen pa kthim mbrapa e morret me 1944.
      Vodhet sa vodhet ketu ne Shqiperi, po te pakten behuni njerez tani.

      1. hajriu says:

        Te paska humb minifundi mo frankaqis ????

    3. jimmi says:

      tani u ngritet preje gjumit ju camerit karagjozat e leshit

    4. ismeti says:

      o ti qorro a po i beson zagarit te sales a; PO KJO LOJ E SALES PARA ZGJEDHJEVE, me ju mashtru si qe 22 vite po hapni syt se sala prej grekut as qe guzon me hap gojen pa lejen e tyre o qorro

  2. Vlora says:

    OK.te gjitha jane te domozdoshme.

    pyetjen e kam per idrizin a do te justifikohet me pas epo do te japi doreheqjen.

    e ka bere publike qe po nuk kaloi ne prlament do te dorehiqet.

    shpresoj qe te filloi me idrizin politika qe te mesoje edhe te dorehiqet.

  3. Mallakastrioti says:

    [email protected]@Me Pake Fjale: ik o Shpetim Idrizi, dhe Pirdhu, ti me gjithe Rezoluten e Sali Berishes…..
    -Tani qe doli ne Drite “Levizja Came”, po na del ti dhe po na nzjerre nga Sirtari i Sali Berishovicit Rezoluta qe nga Koha qe na Qenka Berisha President…Berisha dhe ti jeni Turpi i Shqiperise…
    Ti Shpetim Idrizi nje nje Ndyresire e radhes , qe Luan me Ndjenjat e Popullates se Martirizuar Came…..
    —Levizja Came ti Bashkohet AK-se….

  4. plaku says:

    Mendoj se, kam te drejte te pyes se, perse pikerisht tani, para zgjedhjeve, PDIU ka pregatitur kete draft ? Ky draft ben mu se, eshte bere vetem per te marre votat.
    Nuk e di sepse, me kujtohet shprehja e bukur tiranase : Me ka çu nona me la gojen.

    1. Ben Chicago says:

      Plaku cam!.Ti si cam qe je do qe kjo rezolute te miratohet apo jo?.cfare te keqe ka qe behet qofte edhe per fushate elektorale,,.Ti plak nuk je cam i pabese,ti je komunist i pabese.Ti hedh poshte vuajtjet e races tende dhe te gjithe cameve,dhe bashkohesh me komunistet ,vetem se yt ate ka qene zv/minister i diktatures dhe ti ke punuar ne ministrine e tregetise se jashteme( o zot cfare tregetie benit,kur populli nuk kishte buke te hante).Ti duhet te votosh partine tende mor rrufjan,dhe jo partine e bolshevikeve shqiptar.

      1. plaku says:

        Ben Bathorja;
        Je bere vetet per te qeshur. Shan komunistet kur babai yt politik Sali Berisha ke qene anetar partie, sekretar partie, i mbante oturakun Enver Hoxhes, Hysni Kapos, Simon Stefanit dhe ka qene varkari i djalit te Enverit, Sokol Hoxhes dhe sherbente kafene ne guzhinen e familjes Hoxha :

        Ja triska e partise e Sales :
        http://www.gazetatema.net/web/wp-content/uploads/2012/12/tesera.jpg

        Ja Sale varkari i Sokol Hoxhes :
        http://www.gazetatema.net/web/wp-content/uploads/2012/12/beri4.jpg

        Une kam dhene mendimin tim dhe, per kete nuk te marr leje ty more kopuk injorant. Une nuk jam aq budalla qe, te besoj patriotizmin folklorik te Idrizit.
        Mos harro se, pervec PDIU çamet kane nje organizate te re qe quhet “Levizja Came”, themeluesi i se ciles eshte doktor dhe kushuriri im i afert.

      2. xxx says:

        Ben
        E ke gabim
        plaku kamunist dhe BERISHA LARGOHU injorant kjo smund te ndodh kurre.

      3. edi says:

        Ka dhe cam socialiste 1%

    2. hajriu says:

      O plaku te shoh te dehure here pas here , ne vend qe ta pergezosh dhe ta perkrahesh shkruan mbrrokulla . Mundohu te te mos marre turma perpara o plaku . Jo gjithmone duhet te jesh skeptik , ketu nuk behet fjale per vota por per nje realitet dhe nje te vertet absolute . PDIU i ka gjithmone votat e saj(baze) stabel dhe kohet e fundit ka ardhur duke i rritur(e tregojne faktet). Per mos me thene se nese z.Idrizi do te bente qe ne listen e kandidateve per deputete , te shpallen deputete ata qe marrin vota me shume ne baze te numrit te zgjedhesve , atehere te garantoj qe ne marrim minimumi 5 deputete . Me 24 qershor do flasim perseri , Tung plaku .

      1. qerramudhi says:

        o Haj-Riku ti me ke je mor ta marrim vesh njeher na del Pd-ist nje here Akz-ist njeher Pdiu-Ist ????? Plaku ka te drejte qe thote qe kjo eshte per fushate asgje me shume edhe ska per ta çuar ne parlamente Shpetua se sja mban menderja . Sa per aq deputet qe thua ti ja ke fute kote . Levizja çame qe ka dale tani bazohet ne njerez me te ndershem se kjo Pdiu e Shpetos , qe eshte mbushur vetem me burgaxhije e kriminela . hajt Haj-Riku . Ishe ne protest sote ???

        1. hajriu says:

          Ta kam thene me mijera here o qerraxhi qe greku nuk behet ketu por tek fanari , atje e tregon fytyren e vertete te grekut . Dy metra basme i ke dhurate nga une oj nuse….

      2. Patrioti says:

        Per ty hajri dhe te gjithe ata qe mendojne si ti!

        Pavarsisht deshires se mire ne mbeshtetje te kesaj rezolute, jam gati te vendos bast qe kjo rezolute nuk ka per tu futur ne axhenden e ketij parlamenti, pasi nje qeveri qe fal teritore te vendit grekut, nuk ka asnje shans te kerkoj ndrkombtarisht pikat e kesaj rezolute.
        Politika e jashtme e Shqiperise eshte ne nivelin me mjeran dhe nuk ka asnje shans per te perballuar beteja te ketij kalibri. Edhe nese kjo rezolute do te hidhet ne veprim per nevoja elektorale, ajo do te mbetet ne kete stad, pasi qeveria jone nuk i ka mekanizmat gati per ta menshtetura ate nderkombtarisht.

        Ti hajri dhe te gjithe ata qe mendojne si ti!

        Mos e krifni shume Shpetim Idrizin. Asnjehere nuk kane per te qene me shume te perfaqsuar Camet ne parlament se sa tani. Per 3.5 vjet keta deputet kane fjetur gjum dhe kane spekulluar me ceshtjen Came. Pergjigjen do ta marrin shume shpejt. Vetem prisni!

        1. hajriu says:

          Shpresoj qe kete radhe ta kesh komplet gabim o patriot .

      3. homeri says:

        —-Me ne fund u pregatit nje rezolut came per camerin –Kjo rezolut as nuk ka per tu niratuar kurre nga ky parlament . Boll pallavra nacionaliste po artikulohen thjesht prapagande para zgjedhore por e vetmja qe duhet mbeshtetur eshte kjo rezolut qe nuk ja mban as qeverise por dhe opozites ta mbeshtese per vete situaten qe ndodhet vendi ekonomikisht dhe ne procesin e integrimit europian —me nje fjale eshte thjesht si e thote PLAKU — me ka shku mendja me la gojen apo me u feju —me vjen keq HAJRI mos u bej euforik nuk ka per tu miratuar si e pa pershtateshme per momentin

        1. hajriu says:

          Shpresoj qe edhe ti te gabohesh o homeri . Kesaj nuk i thon e “me ka çu nona me la gojen” por ” ja sheshi ja mejdani ja dhe muço kapetani” , ketu do shikohet se kush eshte Shqiptar i vertete dhe kush pseudoshqiptar. z.Idrizi e tha shkelqyeshem qe kjo eshte nje vije demarkacioni per kedo parti qe kerkon aleance me ne. Te shpresosh nuk kushton dhe njekohesisht duke ditur qe shpresa vdes e fundit atehere te shpresojme qe ky eshte çasti i duhur.

  5. Tirona says:

    Shyqyr qe po i zgjidhet problemi edhe popullsise Came…Uroj qe cdo deputet te ndjehet Shqiptar nje here te vetme dhe ta miratojne ate rezolute…..Neper komente nuk keni pse e shani Idrizin, se sa ka bo Idrizi per ceshtjen Came nuk bon dot njeri n’shqipri, kur ju e shani, atij me shum i rriten vlerat…Rrespekte

  6. sali says:

    Po ky bajge cberi per 8 vjet mashtruesi .Tani mundohet te hedhe kot bomba tymuese per te ginjyer njerezit e mare vota .keshtu e ka mesuar super mashtruesi SALI

  7. valter says:

    çne kaq von keta me ket rezolut, per te shkruajtur kaq rreshta mjafton 5 minuta apo tani qe u erdha veza ne byth se ka dal levizja çame e vertet. Po ti sjua fut dot çameve o idriz se ti ske byth te mbrosh çeshtjen çame, ti ke qen nje servil i poshter i fatos nanos ne kohen e tij dhe tani i padronit tend sali ne ket kohe. Lere çamet ti dalin vet zot çeshtjes se tyre se si thot edhe populli pull pa derra ska dhe ti ben pjese ne keta derra. Ashtu siç thot edhe nje komentues te gjithe çamet duhet te bashkohen me levizjen KZ dhe ateher te luftojne tamam.

  8. Adriatik says:

    Camerine do ju a japin doganieret greke ne kakavi qe po ju presin krahehapur.

  9. dashamir muhedini says:

    Po ky palaco nga i nxorri keto copat e letrave? me ke i diskutoj ato dhe kush e morri vendimin. Partia e Idrizit ndoshta (jo ajo e cameve se cam nuk ka aty)

    Tani qe edhe parlamenti europian po na bene presion dhe meqe tani Idrizi dhe planet e tij nuk e lendon me greqine na u be burre e do te na dorezoj nje rezolute….po 3 vjet cfare e ka penguar te dorezoj keto 13 rreshta????

    Idrizi eshte nje mut ster muti, nje mashtrues dhe hajdut kalibri

  10. xxxx says:

    Deputetet te miratojn rezoluten came ne kuvend kjo eshte detyrim ndaj kombit

  11. ajdin says:

    Idrizi don qe to makri,qe to psoli mu.
    Tradhetari jo vetem i Camris,por i gjithe Shqipnis.
    E to pulaqi mu,nuk don me shku ne Greqi te vorezat e te pareve por mos i jep Greku ndonje leke,se kujton se plasi peshku.Hajde patriot camesh,e te dhjefsha mu ne rezolute qe do ja dergosh Berishes.o gomar duhet te jeshe i regjistruar si refugjat,jo me pashaporte shqiptare.Pasuri ne shqipri,don edhe ne Greqi hajde merre to psoli.

  12. Dita says:

    Uroj qe te realizohen gjithshka qe ju keni shkruar por mos harroni se ne jemi ne Shqiperi dhe skemi marre pronat qe na takojne …per tokat as behet fjale ,,,,

  13. I Larguari says:

    Une mendoj se z Idrizi duhet ta marre pergjigjen nga vete camet se do te ishte ne dinjitetin e tyre .eshte shume e thjeshte kjo kerkese nuk vjen si domosdoshmeri e camve por eshte ne sinkron me Berishen dh kur eshte ne sinkron me Berishen eshte ne dem te popullit shqipetare ku ben pjese edhe ai cam .Mendoj se populli cam duhet te jete ne krahun e shqipetarve te Shqiperise qe po u mohoet e drejta per te jetuar e jo me per te drejta prone nuk mund te flasesh .Ndertimi i shtetit te se drejtes do ti sherbente camve dhe gjithe shqipetarve me shume se postet qe shperblen Berisha disa bajgave cam ku cameria per ta fillon tek xhepi Uroj qe zgjuarsia e popullit cam te jete e urte dhe e gjer e gjate

  14. Ivani i madh says:

    o Idriz deklarate eshte kjo apo vendim qeverie kete spo e marim vesh ne, ti jeton ketu apo ne hene qe jep keto urdhera te prera e kush nje njeri pa shtylle kurizore . Me duket se po i bie daulles kot se po e shekon se levizja per camerine te ka mare perpara dhe pret humbjen .

  15. fane mirdite says:

    forca qame sot jeni me te forte se kurr keto jan te drejta themeltare te te drejtave te njeriut keni perkrahjen e te gjith shqiptareve . http://www.youtube.com/watch?v=iiDCxnsHczo

  16. Mire PDIU-ja e luan bithen sepse nuk ka rruge tjeter per te qene e pranishme ne politiken shqiptare, po ju a te mjere qe lodheni e komentoni- cfare keni? Mesoni dhe mos harroni se: Shteti shqiptar 1992 – 2013 nuk i ka njohur shqiptaret si zot te vendit te tyre. Sepse nuk u ka kthyer pronat e te pareve te tyre. Sepse nuk u ka dhene prona nga kontributi 45 vjecar per ndertimin e RPS te Shqiperise. Sepse drejtesia shqiptare nuk u jep te drejte shqiptareve por te huajve dhe qeveritareve. Sepse Kuvendi i Shqiperise nuk ben ligje ne te mire te vendit dhe popullit por ne te mire te qeveriatreve dhe krimit te organizuar nderkombetar. Sepse ju o vllezer came nuk keni mare pronat ne Shqiperi te te pareve tuaj dhe pronat nga puna tuaj 45 vjet ne RPS te Shqiperise. Sepse Demokracia eshte prone e te pasurve, dhe qafore dafine per te varferit. Sepse demokracia po funksionon si nje prezervativ i cpuar, e per pasoje e ka mbarsur keq boten me probleme qe jane ne kundershti te papajtueshme mes tyre. Sepse erdhi koha e Ahmet Zogut i cili e shiti Shqiperine. Sepse, sepse jane pafund. Prandaj ju o shqiptare, me sakte vllezer Came. Zgjidhni nje here punet tuaja me pronat, punesimin, dritat, varferine etj.,brenda Shqiperise e pastaj turrjuni Greqise. Sepse kur Greqia e shikon qe jemi te zotet ajo mendon me gjate e me mire. Por kur Greqia shikon sesi ne hame njeri-tjeterin papushim e keq e me keq, Greqia tall me te drejte bythen me ne, me ju, me ata shqiptare ne Greqi. Kuptuat o vllezer, te gjithe tru thare te perjeteshem ndonese ne moshe 22 vjecare.

  17. ilir says:

    cemerit me sa lexoj rezoluten kerkojne te marin shtetesine greke dhe tia mbathin per ne greqi keta jane cemerit e “beses”.

  18. alban4eva says:

    jam shume dakord me zgjidhjen e ceshtjes came, duhet te vihet drejtesia ne vend..
    vetem se keta te partise came jane pisa, nuk u zihet bese, jane te ndyre, e kupton edhe nje femije qe po e bejne kete rezolute vetem tani perpara zgjedhjeve..

  19. Sofo says:

    Camet vuajne per figura politike te kalibrit te larte, si formim intelektual e kam fjalen.Pervec Adri Nurellarit , per te cilin duhet thene se ka nje formim shume te mire intelektual, nuk ka te tjere.Idrizi duhet te stervitet ne ushtrime te retorikes per t’i bere balle me dinjitet Dules se pari, pastaj te heqe njollen Nano qe ka qene mentori i tij, e ne fund fare te marre guximin t’i thote Muhedinit ta lere politiken se te vjen gjynah kur e shikon te artikuloje si nxenes shkolle te drejtat e cameve!

  20. BERISHA LARGOHU, KURSE SHQIPTAET DUHET TE LARGOJNE BERISHEN ME C'DO SAKRIFICE, NDOSHTA EDHE ME DHUNE. says:

    Prap ky Idrizi, eshte per te humbur kohen me rezuluten e Idrizit.

  21. jani says:

    Alamet rezolute shume e bukur per te lare duart Idrizi. Une mendova qe si nuk kerkoi dhe zgjedhje te reja ne greqi , kjo eshte pak hi me teper syve te cameve sepse kjo ceshtje po u zgjidh , zgjidhet me marrveshje dhe jo me rezoluta te njeanshme. Pas ca ditesh I lind e drejta ( psh) grekut per rezolute koti ndaj turkut per ceshtjen e masakres se stambollit ku greket u debuan nga poli etj etj dhe terhiq e mos keput . Po me e bukra qe fakti ku rezoluta idriz cami kerkonte qe te njiheshin si minoritet camet e ngelur , po ata tani jane greke o legen me prona me pashaporte me te gjitha te drejtat . Me pak fjale pune camesh , ne fund mu kujtua batuta e Aleko Prodanit qe tha leshte do merrni dhe ju .

  22. pirati detit says:

    shume pune paska per myqon …

  23. Qytetari i katundit says:

    Fryma artificiale e nacionalizmit qe se fundi ka ndezur kryeministri i erret i vendit tone, i ka hedhur dinamit e ka ndezur edhe kete rezolute, qe PDIU ka pergatitur ketu ne Tirane ne mes te nje fryme patriotike te rreme e krejt “jashte loje”. Pa dyshim, e kane pergatitur kete rezolute ata qe duan ta zhdukin njehere e pergjithmone te drejten e padiskutueshme qe ka ky komunitet per te kerkuar ate qe eshte e mundshme ne kohen e ne vendin e duhur. Ne se kejo rezolute ka dale nga kejo parti, nga sot ajo duhet te marre epitetin e ashtuquajtur parti, per te mos thene me teper. Asnje dyshim nuk ka se Parlamenti yne, qofte edhe keshtu sic eshte, nje kufome e veshur me kostum e paruke, jo vetem nuk do ta diskutoje, por edhe nuk ka per ta futur ne “rend dite”. A e dini pse? Sepse ketu rastesisht perputhet burracakeria e ketij institucioni me kaperximin e te drejtes per te kerkuar. Kaq gje e kupton edhe ajo matematicjenja e kohes te Noes, qe e kryeson kete Parlament, pak me keq se c’mund ta drejtonte ate edhe gomari i Shrekut. Sidoqofte kejo rezolute, ne se do te merret “seriozisht” do te jete nje fillim “madheshtor” i manipulimit e i talljes perfundimtare te komunitetit cam per llogari te matrapazeve nacionalist e xhepave te tyre, qe duhen mbushur me çdo kusht e me çte jete e mundur. Natyrisht qe ky komunitet ka burra te zgjuar, por ku jane aktualisht? Sikur keta te gjendeshin e fillimisht te detyronin qeverine tone dere zeze, te kerkoje sipas te drejtes nderkombetare rikthimin e pronave, kejo do te ishte hapi i pare e me madheshtori qe do te mund te ndermerrej, jo vetem per kete ceshtje por edhe per rikthimin e dinjitetit nderkombetar te ketij komuniteti e te vete kombit tone. Por te luftonte ta detyronte qeverine e jo te lejoje palaco qe tallin bythen me parrulla dashnores lulishtesh “I love Çameria” e me pikniqe me te ngrena e me te pira. Po kush ta beje kete? Te vdekurit? Te gjallet jane dhjamosur e ne koalicion te pavdekshem me qeverine, tashme kane filluar te mendojne se si do te mund te vazhdojne te rrjepin e te xhvasin ende ne emer te nje ideali donkishotesk edhe per kater vjetet qe vine pas qershorit te ardhshem. Me siguri qe per komunitetin cam kejo rezolute eshte ne kohen e duhur. Ky komunitet, pas kesaj do te di se si te pastroje vehten nga shushunjat e letyrat qe i jane ngjitur si …ai pas kepuces

  24. Finally, Erdhi me ne fund dita jone.Tani se shpejti te marrim te gjitha pronat tona dhe pasurite qe na takojne.Rrofte Cameria e na lente prapa.

  25. banija01 says:

    Berisha po i fut per here te dyte Camet ne kurth.
    Heren e pare me sheshin”Avni Rustemi”se Berishes i duhej te ngrinte Zogun dhe vuri mashen Muhedini per te nxjere geshtenjet nga zjarri,deri sa ariten qe te heqin emrin e tyre dhe te vene emrin e tyre {hoqen Ali Demin dhe vune Camerine.}
    Tani per te dyten here Idrizin me rezoluten.Berisha me djallezit qe e karakterizojne hedh gurin dhe fsheh doren oae me nje gur vret dy zogj.
    Mendoj se do ta shpjere rezoluten ne parlament dhe me format e tij monstruoze do ta rezoje,per te shplare frymen nacionaliste qe leshoje.se dolen kunder tij edhe amerikanet ,evropjanet ,fqinjet { me camet regullon dhe biografine .}

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje