Banorët në bashkitë me barrën fiskale më të ulët nuk paguajnë taksat e tatimet

9 Dhjetor 2012, 14:33Politika TEMA

Nga 12 qarqet në të gjithë vendin, banorët e Tiranës dhe të Durrësit rezultojnë më të rregulltit në pagesën e taksave dhe tatimeve, ndërsa më keq janë atë të Krumës, Koplikut dhe Librazhdit.

Në një raport të hartuar nga ekspertë të ekonomisë mbi nivelin e barrës fiskale për vitin 2011, evidentohen harta e tatimpaguesve të mëdhenj bazuar mbi numrin e banorëve dhe prodhimin e brendshëm bruto. Bashkia e Krumës ka një barrë tatimore prej 17.400 lekësh për banorë, e pasuar nga bashkia Koplik me 18.200 leke për banorë, raporton Vizion Plus.

Bashkitë me barrën tatimore më të ulët janë të përqendruara kryesisht në veri.

Duke iu referuar këtij raporti për vitin 2011, barra tatimore më e lartë është në Bashkine e Tiranës. Kjo bashki ka një barrë tatimore prej 64.500 lekësh për banorë, e pasuar nga Bashkia e Durrësit me 62.800 lekë për banor. Të 10 bashkitë me barrën tatimore më të lartë janë me përhapje në veri, verilindje, juglindje, perëndim, kryesisht në bashkitë më të mëdha në vend si: Tirana, Durrësi, Vlora, Korça, Shkodra, Gjirokastra.

Analiza ku vendoset për bazë krahasimi i zonave administrative, shërben për të parë se cili grup apo cila zonë gjeografike është ngarkuar më shumë dhe cila zonë duhet të ketë një barrë të ndryshme nga ajo që rezulton. Objekti i krahasimit të të dhënave janë të ardhurat e paguara për llogari të buxhetit.

1 komente në “Banorët në bashkitë me barrën fiskale më të ulët nuk paguajnë taksat e tatimet”

  1. rezi says:

    Futja kot. Po Fieri, Elbasani, Lezha ku jane, mendoj se Fieri duhet te jete para ose pas Durresit, pra qe ketu humbet besueshmeria e gjithe kesaj me siper…..:(

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje