Lëvizja Çame: Deklarata e MPJ greke nxjerr zbuluar Idrizin. Dyshojmë nëse ka ndonjë rezolutë nga PDIU

8 Dhjetor 2012, 19:31Politika TEMA

Lëvizja Çame ka reaguar pas deklaratës së Ministrisë së Jashtme të Greqisë se nuk ekziston një çështje çame.

Në deklaratën e tyre thuhet se kjo deklaratë ka nxjerrë zbuluar kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi.

“Deklarata më e fundit e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme greke përfundimisht sqaron aludimet dhe pseudo butaforinë që Idrizi ngriti. Në bashkëpunim apo jo, z. Idrizi trumbetoi “suksesin” e radhës për Çështjen Çame.

Ju lutemi referojuni medias së shkruar për të kujtuar përgëzimin që z.Idrizi i bëri vizitës së suksesshme të Ministrit të Jashtëm Panariti në Athinë dhe sesi nga kjo ditë Çështja Çame nuk do të dilte më nga diskutimet e nivelit të lartë midis dy vendeve.

Sot dëgjojmë deklaratën e përsëritur të Ministrisë së Jashtme Greke se Çështja Çame nuk ekziston. Madje MPJ Greke duket sikur tallet dhe nënqesh me pseudo-patriotin Idrizi, duke i kujtuar atij drejtësinë greke,” thuhet në deklaratën e Lëvizjes Çame.

“Ne Lëvizja Çame i kujtojmë zyrtarëve grekë se komuniteti çam është i gjallë dhe më i bashkuar se kurrë në luftën për arritjen e të drejtave të tij. Ndërkohe 300 mijë çamët e Shqipërisë sot janë më të vendosur se kurrë në qëllimin dhe amanetin e tyre historik, ÇAMËRIA ËSHTË E JONA. Pala greke nuk çudit askënd me qëndrimin e saj. Kjo sjellje nuk vjen si një e papritur tek ne, pasi ka mbi 70 vite që dëgjojmë dhe provojmë në kurrizin tonë provokime të tilla”.

Lëvizja Çame thotë se dyshojnë nëse ka ndonjë rezolutë për çështjen çame.

“Me butafori rrugësh, makijazhe apo leksione të hapura në universitete nuk zgjidhet Çështja Çame, z. Idrizi.

Ështe koha të rinisim punën tonë për Çështjen Çame atje ku e lamë tre vite e gjysmë me parë. Është koha që të gjithë së bashku të ndërtojmë një strategji transparente dhe demokratike për kauzën tonë. Çamëria është vërtetë në rrezik, ne çamët i duhemi asaj dhe i duhemi sot”.

24 komente në “Lëvizja Çame: Deklarata e MPJ greke nxjerr zbuluar Idrizin. Dyshojmë nëse ka ndonjë rezolutë nga PDIU”

  1. Kujtim Jaupi says:

    Shpetim Idrizi mori votatat nga partia socialiste,iku te partia e cameve,u fut ne qeveri per interesat e tij personale dhe jo per komunitetin cam.Mos prisni ndonje gje prej tij.

  2. shpetim idrizi e ka trathetuar partine e çameve,, NJE njeri qe ben pazare politike per perfitime personale, nuk e meriton te udheheqe levizjen tone çame.idrizi do largohet me turpe per demin qe i solli kesaj partie

  3. Atila says:

    Me vjen keq per popullesine shqiptare muslimane te Camerise se akoma po sorrollaten nga politika pasi vetem njera eshte rruga ajo qe ti drejtohen Gjykates Nderkombetare dhe kancelerive boterore si edhe gjykatave Greke per zgjidhjen e se drejtes se tyre pronesore dhe asaj politike te rikthimit ne Shtetin Grek si qytetare te tij.Alternativa tjeter eshte integrimi ne Evropen e Bashkuar dhe venia e Greqise para pergjegjesise per zgjidhjen e problemit si ceshtje e te drejtave te njeriut.Por pik se pari duhen hedhur poshte me rruge gjygjesore vendimet e gjykatave greke me te cilat u damkos nje popllsi e tere si bashkepunetore e Nazizmit.Vetem pas delegitimimit te ketyre vendimeve do i hapet rruga zgjidhjes se ketij problemi dhe pajtimit perfundimtar mes dy popujve tane qe jane ne fakt dy popuj me prejardhje te njejte.

  4. cami vlores says:

    te gjithe camet do te votojne ak si e vetmja alternative qe mbron me te vertete ceshtjen kombetare dhe te camve. Shpetim idrizi eshte matrapaz dhe e ka tradhetuar me kohe ceshtjen tone. Ftoj dhe camet e tjere te shqiperise t’i bashkengjiten ak.

  5. Gjok Martini says:

    Shpetim Idrizi duhet te paraqese “Rezoluten” e pergatitur
    per ceshtjen Came, mos te pritet te dalin ndone tjeter se Idrizi frikesohet noshta prishe shoqerine me Salen dhe Jozofinen e Zeze.
    Duhet qe ti shkruajne gjith fuqive ne Europe dhe Amerike edhe ne Rusine Ortodokse. Te dalin me mbrojte te dretat e minotareve se ne gjithe boten behet kjo gje, edhe ne Palestine qe fituan “Statutin” e tyre ne OKB.
    Jame i gatshem per cdo gje per te kryer ne interesat Came. E-mail
    [email protected]

  6. BERISHA LARGOHU, KURSE SHQIPTAET DUHET TE LARGOJNE BERISHEN ME C'DO SAKRIFICE, NDOSHTA EDHE ME DHUNE. says:

    Respekt per Levizjen Came, kurse plaku, hajriu dhe ai Ramy, duhet te mbeshtesin kete levizje.

    1. hajriu says:

      O Mero , ushqim per Bl-ne po gatuan?????
      Neser ne ora 10 e 30 jemi para ambasades greke per te protestuar , BL je i ftuar te marresh pjese.

      1. Malsori says:

        Hajri, nese doni te fusni ceshtjen came ne axhenden e Shteit Shqiptar, protesten niseni perpara kryeministrise, parlamentit, presidences dhe me pas vazhdojeni tek ambasada greke dhe gjith trupet e tjera diplomatike. Kjo quhet organizim, ndersa ajo per 1 apo 2 ore perpara ambasades greke quhet “me ka cu nana me la gojen”.

    2. qerramudhi says:

      hajriut edhe plakut ua mbeshtet kreshniku çeshtjen çame

      1. hajriu says:

        …kurse ti o qurrash athine , shko e nderroi turnin gojores …

  7. Ardian Tana says:

    Shpetimi eshte hajdut dhe as i shkon ne mendje ceshtja cam.

  8. dashamir muhedini says:

    Shpetimi me koke ne these si hajdut pulash e ju i kerkoni ceshtjen kombetare! jeni ne terezi ju morre burra??

  9. Relapso says:

    Cam i mire me thike ne brez…

    1. misionari says:

      Relapso, mos fol ashtu per popullsine came. Ne fakt nuk ka kurrfare “Ceshtje came”; ajo ka vdekur me 1913 ne Londer dhe eshte varrosur shtate pashe nen dhe nga popullata greke qe ka hedhur themelet e jetes se vet aty. Eshte tjeter gje qe ndonje cam qe ka patur prona ne Greqi kerkon t’i rifitoje me gjyq, por kurrsesi duke votuar per hajdute si Shpetim Idrize e Tahir Muhedini e co. Te gjithe camet kane bere pasuri ne Shqiperi…

  10. tourkofagos says:

    hajriu i more tokat ne Camouria??????
    do ti marresh….kkkkkkkk hahahahaha

    1. elio says:

      rri lummadhi ti se do humbesh edhe sinoret ne shqiperi pale, se ne Greqi as ju duan e as ju perfillin..
      Camet jane me te vertete te forte ne Shqiperi, dhe mesa duket do behen me te forte…Greqia duhet te marre ne konsiderate te zgjidhe ceshtjen ndryshe me problem do te behet ne te ardhmen…

    2. hajriu says:

      Oj produkte e turnit te trete , tokat e Çamerise nuk me perkasin vetem nua dhe Çameve por i perkasin gjithe Shqiptareve . Ne tokat do ti marrim dhe ty e sat’eme do ju japim kkkkkkkaa…. per gojore oj gojore.
      Nuk me the se ç’turn je kete jave moj nuse?

  11. Qelo Mezani says:

    300mije qam!!!!!!!!!uau nga 20mije qe erdhet ju u bete 300mije??shqiperia atehere ishte gati 1 milion dhe tani eshte 4 milion dmth eshte ritur 4 here ndersa ju qamet i bie te jeni rritur mbi 15 here,paskeni qene si minjte more,apo mendoni se mashtroni se e mbani dhe veten si te zgjuar,300mije qamet e shqiperise hahahahahaaaaaaaa,hajro ki Dojaka mos eshte gje me kombesi izraelite mo,do ja fusi Idrizit ai se eshte me MOSAD-in prandaj behu me te qe mos te leje pa pune.

    1. hajriu says:

      Per saktesi moj nuse qineze , jane rreth 323.000 Shqiptare me origjine Çame . O qinez athine , vetem ne genocidin e 44 erdhen 38000 Çam . Shperngulje masive jane bere edhe here te tjera duke filluar qe nga 1910 , plus nje pjese e Çamerise ekziston edhe sot brenda kufijeve te shtetit meme , tani llogarite beji vete moj nuse . Tani ik rrumbullakos pensionin , nderroi turnin gojores or jevgjit.

  12. dashi havas says:

    Hajde kush eshte per brindizi se iku gomonia

  13. filati says:

    asgje nuk do zgjidhet sa te jete maloku sheqeres ne ate zyre,,ai ka shit kosove e cameri vetem te mbaj ate kolltuk..

  14. pa cish thua mbre says:

    Pa cish thoni vlla,pa cish do beje dashi havas ai nuk di te lidhe 2 fjale ska mbaruar klasen e 4. Pa dashi do na 1 tender dhe si plasi ngollua fare per camerne tene,po dhe drizi pseudo cam na hadhi dhe na presim na keta paca derret,qe u rente shkrapetima. Te bashkohemi me ak

  15. Visar says:

    Mos i jepni votat Berishes, vetem keshtu zgjidhet ceshtja came, votat ia jepni FRD ose Kreshnik Spahiut nese doni pronat tuaja ne greqi.
    Berisha ka grabitur pronat e shqiptareve ne Shqiperi, prandaj mos mendoni kurre qe ai te kerkoje pronat tuaja ne Greqi

  16. Mallakastrioti says:

    …Pershendes Levizjen “Came”, sepse nga Shoke te Mire kemi Degjuar Fjale te Mira per Drejtuesit e saj te Rinje…
    1-Levizja “Came” duhet ti Bashkohet nje Partie Politike me Karakter Kombetare si AK-ja….pra qe te behesh Force duhet te bashkohesh me nje Force…
    2-“Cameria” eshte nje Problem per Shtetin dhe Politiken Shqipetare, qe duhet te Mbeshtetet nga gjithe Shqipetaret..
    3-Ka nje Problem shume te Rendesishem:Gjeografikisht “Cameria” si Krahine ndodhet ne Territorin e Shtetit Aktual Grek, te cilin nuk e njohin termin “Cameri”(Tsamouria)..por kjo zone gjitheperfshihet ne Termin :Epir…ose Epirotes..
    4-Banoret e Camerise kane qene te ndare ne :Kristjan-Ortodoks, dhe Myslyman-Muhamedan….dhe jane pikerisht keta te fundit(Myslymanet) qe u detyruan nga Bandat e Kolonel Napoleon Zerva, te merrnin rrugen e Shqiperise..
    [email protected]@@E Para Politikane Shqipetare, te cilet Frymezohen nga Ndjenja Kombetare(Jo te shitur si Saliu..apo Idrizi)..duhet te luftojne ne rruge Diplomatike, qe se paku te NJIHET Problemi “Came” nga Nderkombetaret….te Njihet Shperngulja Masive..(Ethnokatharisi)..
    dhe kjo te behet ne Baze Dokumentesh..ect…
    @@@Nga Gjykatat greke apo Shteti Grek Mos Prisni ASGJE…
    dhe se Fundi Kur Greket kerkojne Jugun e Shqiperise qe e quajn (Vorio-Epire) qe eshte Toke Shqipetare, pse te Mose kerkojme ne Shqipetaret Trojet tona “Came” te Pushtuara nga Greket???
    Pa Keqkuptime:Ne “Cameri” kane Banuar edhe Greke por sa perqind???
    kane Banuar por ka edhe nga ata qe Qeveria greke i solli per Banim si p.sh..Vellecho(Cobano-Rumun)..apo Grek nga Izmiri….
    Problemi behet akoma me i Komplikuar sepse :Nuk kemi Banore Greke qe te Deklarohen per CAME…lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje