Moisiu: Nishani gaboi me Ina Ramën, shkarkimi ishte antikushtetues

8 Dhjetor 2012, 19:39Politika TEMA
Moisiu: Nishani gaboi me Ina Ramën, shkarkimi ishte antikushtetues

Zëvendësimi i Ina Ramës ishte antikushtetues. I këtij mendimi është ish-presidenti Moisiu, një ditë pasi Kuvendi votoi Adriatik Llallën, si pasues të saj.

Ish- numri një i shtetit u shpreh se Llalla, që këtej e tutje, duhet të bëjë kujdes me zbatimin e ligjit.

“Për mendimin tim ishte shkelje kushtetuese. Nuk është vetëm mendimi im por dhe i konstitucionalistëve dhe juristëve. Ne duhet të heqim dorë nga këto shkelje, sepse ne jemi shtet demokratik. Unë do të dëshiroja që në të ardhmen mos të përsëriten gjëra të tilla. Ne shqiptarët kemi nevojë të mësohemi të zbatojmë ligjet, sepse mungesa e kulturës ligjore tek politikanët tanë, është shumë e dëmshme”, tha Moisiu, raporton “AS”.

Shkak i kësaj përplasjeje kushtetuese, sipas ish-kreut të shtetit, është boshllëku ligjor. Pra, pasaktësia në ndryshimet kushtetuese të 2008-ës, për fillimin dhe mbarimin e mandatit të kryeprokurorit, që ishte në detyrë në atë kohë.

“Ndryshimet kushtetuese që u bënë në vitin 2008 nuk kishin asnjë dispozitë kalimtare, që normalisht duhet të jetë në këto raste dhe kur afati i caktuar i ndryshimeve kushtetuese nuk përputhet me afatin normal të detyrës,” tha Moisiu.

Në datë 3 dhjetor, presidenti Nishani zbuloi emrin që do të kryesojë Prokurorinë e Përgjithshme për 5 vitet e ardhshme, emër i cili mori, bekimin të premten në Kuvend.

11 komente në “Moisiu: Nishani gaboi me Ina Ramën, shkarkimi ishte antikushtetues”

  1. Woil says:

    Personalisht do te desheroja qe ndryshimet kushtetuese te mos ndodhnin, te pakten jo ashtu sic u bene…por, jam i detyruar ta respektoj kushtetuten dhe ligjin. Interpretimi qe i behet momentit kur perfundon mandati 5 vjecar i Prokurores se Pergjithshme, duke sjelle si argument mungesen e dispozitave kalimtare, me duhet ta them qe eshte sa i padrejte aq edhe abuziv. Percaktimi qe iu be afatit te mandatit eshte i sakte : 5 vjet! Ky mandat fillon te ece me zgjedhjen e Prokurores se Pergjithshme qe perkon me votimin ne parlament te Dekretit te Presidentit te Republikes. Dispozita qe percaktoi kohezgjatjen e mandatit, nuk u sanksionua ne ligj per Prokuroren Ina Rama, por per te gjithe Prokuroret e Pergjithshem. Nese, per Prokuroren e Pergjithshme- atehere ne detyre- Ina Rama, do te behej nje perjashtim, atehere duhej qe ky perjashtim te shoqerohej me dispozite kalimtare qe do te percaktonte edhe fatin e prokurores ne detyre. Ka edhe nje problem tjeter qe mund te krijohej ne praktike nese do marrim te mirqene qe mandati i Ina Rames perfundon ne fund te pranveres : Ne 23 qershor eshte caktuar data e zgjedhjeve, pra parlamenti ne momentin qe do te diskutohej votimi per prokurorin e ri, do te jete i shperndare….Prokurori i Pergjithshem do te jete pa mandat dhe vendi do te mbetej pa Prokuror te Pergjithshem per nje, dy a disa muaj, ndoshta dhe per me shume…

  2. qerimi says:

    … nxirr edhe Fatmira Lasken,

  3. qerimi says:

    .. nje paruke me floke te gjata ketij palles, dhe …Rubena Mo i Zi me raki ne zyre

  4. adi says:

    Po pse more, edhe për kushtetuten je specialist?

  5. roni says:

    Oficeri i kupolave te Enverit te jep men ne politike,ik e futi nja 4 pilafe me groshe e 12 berxolla.

  6. Shoku shpati says:

    Interesant gjyshi ! Po kur erdhe ne presidence perse nuk mbajte qendrimin kushtetues per prokurorin Rakipi, apo ishte mik I Sales dhe Like Skraparit ne ate kohe ? Apo nuk e kishe aq xhan kushtetuten ne ato vite !! Keta mor byrazere kendojne si ua do interesi dhe Jo e drejten. Matuf !

  7. Horri i Bulevardit says:

    Jo zoti ish president i nderuar, ky i sotmi qe njeren dore e mban atje ku sthuhet nga halli, tjeter e leviz si ti vije, ska bere anje gabim, ashtu sic nuk beri gabim qe u rrjeshtua me ushtaraket e ish shkolles se bashkuar si vullnetar i Enverit dhe qe u betuan se bustin do tja mbronin me gjak ne ate shkolle, ashtu sic nuk gaboi qe nga ai vullnetar i Enverit qe gerthiste dhe kerkonte gjak, per te mbrojtur kauzen komuniste, u kthye ne demokrat te tipit Berisha dhe nuk u gabua, u shperblye ashtu sic u shperblyen te gjithe ish spiunet e sigurimit te shtetit, me poste dhe pasuri, per te vazhduar perseri zanatin e spiunit.
    Ky president hakap ja ka dale ti mbuloje bemat e tij, ashtu sic mbuloi mbiemrin e tij nga Mehmeti ne Nishani, ashtu sic mbuloi staturen e tij si vullnetar i Enverit.
    Ketyre tipave qe e kane dredhur si kurvat, populli u ka thene gjithmone KOPILA.

  8. Relapso says:

    Thone se Alfred Moisiun nuk e ka rrahur askush deri me sot ne domino!

  9. magicc says:

    Ky m’qon mallin e “babe Ali’s” qe e kena pas marr mrapa me gur kur kena ken fmi. Edhe mendojm me ba hajr. Edhe e kena pas president. Ka pas kene nje perkufizim i bukur per oficerat :- Oficeri eshte nje bashksi rrypash ku rryp kryesor eshte vet ai ( oficeri).

  10. injoranti says:

    se pari injoranca ska kufi tek kete shqiptare qe komentojne krasojne nje intelektual te rritur e te edukuar ne nje familje te kulturuar me dy universitete me nje ish komandant toge i cili te vetmen merite qe ka eshte se ka qene servil e spiun i me te fortit gjithe jeten. se dyti kushtetuta thote qarte se asnje ligj nuk ka veprim prapaveprues ndryshe do te ndodhte qe per ato te drejta qe i ke mare sipas nje ligji kur ai ndryshon ti kthesh perseri dhe para daljes se ligjit ri.
    injoranca mund te zgjedhe deputete medioker por jo te intepretoje ligje e te ofendoje njerez me reputacion

    1. qerimi says:

      Emrin e ke zgjedhur vete, dhe e meritoke, ne drejtshkrim dhe llogjike, intelekt.Nuk kuptohesh qarte se cfare mesazhi percjell, ( Moisu je!? Apo Rubena?) Injorant, fuqia prapa ( ta ka qefi me duket kete punen e te pasmes)vepruese zbatohet ne te drejten penale, jo ne kushtetuese, se ne kete “llogjike”, ina do te jete “pa mandat” pra as ne maj 2013, se kur u emerua kjo, ligji organik nuk percaktonte mandat! Ushtaraket nuk behen kurre politikane, dhe kur behen behen si ky k a r i.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje