Të hënën beteja për Albpetrolin mes qeverisë dhe Vetro Energy

8 Dhjetor 2012, 19:35Politika TEMA
Të hënën beteja për Albpetrolin mes qeverisë dhe Vetro

Qeveria shqiptare dhe kompania “Vetro Energy”, e shpallur fituese e garës për Albpetrol, duket se janë përfshirë në një luftë të ftohtë lidhur me aftësitë paguese të shoqërisë nga një anë dhe dokumentacionit të Albpetrolit nga ana tjetër.

I pari që sulmoi blerësin e shpallur të Albpetrolit ishte televizioni qeveritar Klan, i cili iu referohej burimeve nga qeveria dhe fliste për dështim privatizimi.

Ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, e ka lënë të hapur vazhdimin e negociatave, ndërsa problemi qëndron nëse do të anulohet tenderi apo do të vazhdojë të shpallet fituese kompania pasardhëse e listuar.

Edhe Ministria e Ekonomisë edhe Vetro Energjy kanë lajmëruar një konferencë për shtyp ditën e hënë, ku secila palë do të paraqesë pretendimet e veta. Vetro Energy thotë se i ka gati 170 milionë euro, por ka pasur pengesa të tjera në procesin e lidhjes së kontratës.

Ekspertë të pavarur thonë se ky proces, nëse nuk e blen Vetro Energy, duhet të shpallet i dështuar dhe duhet të ribëhet nga e para, pasi qeveria e ka shpallur fituesin dhe ka pranuar garancitë e tij financiare, edhe pse ato mund të mos konkretizohen.

Opozita ka kërkuar anulimin e tenderit dhe ndryshimin e kushteve për nxjerrjen në shitje të Albpetrolit në rast përsëritje.

Haxhinasto paralajmëroi konferencën e së hënës

Ministri i Ekonomisë e pati paralajmëruar konferencën e ditës së hënë në një intervistë për Tonight të Ilva Tares.

“Ditën e hënë do ketë një konferencë konkluzioni. Teorikisht  dhe sipas ligjit në rast se marrëveshja nuk realizohet me kompaninë fituese vazhdohet me të dytën. Por vlera absolute e ofertës së paraqitur është një element shumë primar. Konsulenti ka bërë një punë të mirë, por është një vendim që duhet marrë në kohën e duhur,” tha Haxhinasto.

I pyetur se a ishte reale oferta e Vetro Energy, Haxhinasto tha: “Në vlerësimin e argumentimit që ka bërë kompania është parë që mosmarrja në konsideratë e vlerës së TAP-it ka detyruar kompanitë të paraqesin një ofertë të tillë”.

7 komente në “Të hënën beteja për Albpetrolin mes qeverisë dhe Vetro Energy”

  1. Bujar Leskaj says:

    Vetro do pretendoj se kontrata privatizueuese nuk u realizua per faj te ministrise shqiptare, qe nuk vuri ne dispozicion asetet sipas dokumenteve standarte te privatizimit dhe ceshtja e garancise 80 milion do perfundoj ne gjykate ku do e shqyejn gjyqtar dhe avokat. Garancin e mer ministria kur terhiqet pala privatizuese pa shkak te arsyeshem.

  2. kundra kujt eshte beteja, kundra TAçIT????????????????’HA HA HA FAJIN e ka ministria e jo kompania?????? ha ha ha perralla

  3. SKENDER BEU I VJETER says:

    VENTROJA ME ALBETROLIN,PO HANE NJERA TJETREN SEPSE PO HANE NJERI TJETRIN LIKJA I LSI ME BERISHE FRANGUN E PD KUSH TE ZOTROJE NAFTEN SHQIPTARE.MAFIOZET KANE GJETUR OFSHORE NE VENDE TE TJERA SI KANADAJA DHE AMERIKA DHE PO MUNDOHEN TJA FUTIN NJERI TJETRIT DUKE VENE NE LEVIZJE DHE MIQTE SENATORE NEPRMJET AGJENSIVE DUKE SURVEJUAR NJERI TJETRIT PER TABERE KURBAN.KUSH DO DALE ME I FORTE ?TE SHOHIM.

  4. United Condom says:

    Hallall sisa e babit per ekspert e company,tamam pune shqiptarce shif tash kur te nisi nji telenovele me gjyqe dhe arbitrazh dhe ne fund jo vetem qe smer gje hic,por shteti duhet me i pagu Tacit gjobe miljona euro,kjo po eshte e bukur,nga qeveria e Nacit dhe Bacit erdhem te Qeveria e Tacit dhe Lacit,dhe per gjithe fukarenjte e ketij populli qe ushqyen iluzion per pasurim dh prosperitet nga shitja e albpetrolit po e mbyll me nje shprehje te Eddie Murphyt…:Diten qe M..ti te kete vlere te varfrit do te lindin pa vrime ne B..the

  5. kapo says:

    Nqs zoti taci ka vendosur te beje kryengritje se mund ti duket vetja i fuqishem si sponsor i milanit me duket se qe ne janar do te kemi qyfyre se leke shteti per rroga e pensione ska me. Kur te shofim ndonje mega sekuestrim opla.

  6. elton says:

    nuk ka vetro,por taci dhe grupi

  7. foto says:

    O po hani kokat me njeri tjetrin.

    Njeri me hajdut se tjetri.

    Na jepni rrogat mujore se kemi familje dhe eshte detyrimi jone ti mbajme gjallee dhe pastaj beni cfare te doni.

    E dini ju te temes se punonjesit e abpetrolit kane tre ( 3 ) muaj pa marre rrogat.

    Nafte shitet dhe rroga per punonjesit nuk ka .

    Ku shkojne parate ?

    Kete duhet te investigosh o Mero.

    Qe vetro eshte kompani fantazem kjo dihet, qe taci i ka borxhe albpetrolit dhe azerbaxhianit dhe eshte piramide keto gjithashtu dihen.

    Uzina e ballshit me shume rri ndalur sesa punon. Ku ka parate taci?

    Qe taci ka shume muaj pai dhene rrogat punonjesve te tij ,edhe kjo dihet.

    Dihet gjithashtu qe ne shqiperi nuk ka sindikata qe te mbroje te drejtat e puntoreve.

    Te gjitha sindikatat nuk mbrojne te drejtat e punonjesve por mbrojne te drejtat e pronareve.

    Investigoni ku shkojne leket qe albpetroli merr nga shitja e naftes , dhe pse pronari i albpetrolit nuk u jep rrogat punonjesve.

    merruni edhe me hallet e njerezve , demaskoni ata qe mendojne vetem per vete.

    Ku jane sindikatat e albpetrolit dhe armos ?

    Punonjesit kane 3 – 4 muaj pa marre rrogat dhe ata nuk ndihen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje