Në 61 vjetorin e shpalljes së Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, Fryma e Re Demokratike shprehu qëndrimin e saj në lidhje me respektimin e të drejtave në Shqipëri.
“Rasti më i fundi i dhunës ekstreme ndaj femrës ku iu mor jeta një gruaje shtatzënë në Vlorë, tregon për përshkallëzimin e kërcënimit për jetën, e drejtë që qëndron në themel të Deklaratës Universale”, tha nënkryetarja e kësaj force politike, Valbona Duri.
“Numri më i madh i çështjeve që shteti shqiptar ka humbur në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, kanë të bëjnë me pronën. E prapë, vendimet ngelen të pa-zbatuara. Kjo përbën shkeljen e dytë flagrante në radhë, pikërisht mbi të drejtën e pronës”, nënvizoi Duri.
Në emër të FRD-së, zonja Duri solli në vëmendje edhe shkeljen e përsëritur të disa prej të drejtave të tjera që përcaktohen në 30 nenet e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, ratifikuar prej Shqipërisë qysh prej vitit 1995.
“Të gjithë jemi dëshmitarë se si shkelet e drejta për një sipërmarrje të lirë ekonomike, teksa ende mungon konkurrenca e lirë dhe tregu është i monopolizuar në shumë aspekte. Po ashtu, abuzohet me të drejtën për informim dhe me atë për të pasur shërbim shëndetësor të aksesueshëm dhe të përballueshëm për të gjithë”.
Duri i bëri thirrje qytetarëve të largojnë frikën dhe të denoncojë rastet e shkeljes së të drejtave. Fryma e Re Demokratike angazhohet për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve shqiptar, sepse në plan të parë ajo ka pikërisht qytetarin dhe jetën e tij.
Ne Shqiperi duhet nje fryme e re politike per te ndryshuar situaten kriminale qe ka mberthyer Shqiperine. Kjo klase politike eshte vete e kriminalizuar, prandaj sillet ne kete menyre.
http://gazetavotra.blogspot.ca/2012/12/ska-europe-per-qeverine-antidemokratike.html
Znj. Duri, pyete njehere kryetarin e partise tende, sa letra denoncimi I. Kane vajtur ne zyren e tij ne kohen kur ishte nr.1 I Shqiperise.
Pergjigja qe vintre nga institucioni ishte: “nuk jemi ne kompetente per te zgjidhur rastin tuaj”.
Dhe prona fluturonte, edhe ata qe e humbnin ate pefundonin ne burg.
Pyete njehere ,sa letra denoncimi te kane ardhur nga Saranda dhe nga Vlora per rrembim prone?????