Tregtarët e Lushnjes i ankohen Ramës: Nuk kemi punë, kemi vetëm lista borxhesh

10 Dhjetor 2012, 22:25Sociale TEMA

Listat e borxheve që qytetarët shqiptarë kanë ndaj bizneseve të vogla janë shumë të gjata dhe shifra e përgjithshme e tyre është 150 milionë euro. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë takimeve që ka pasur paradite me biznesmenë dhe tregtarë të vegjël në qytetin e Lushnjës, e ka vënë theksin te situata e rënduar ekonomike që pasqyrohet qartësisht në këtë marrëdhënieje huaje të pashpresë mes qytetarëve dhe bizneseve të vogla.

Nga ana e tyre tregtarët dhe përfaqësuesit e biznesit të vogël i kanë folur kreut të PS, për situatën dramatike që po kalojnë. “Gjendja nuk është e mirë, kushtet flasin vetë. Nuk e di çfarë do bëhet. Punojmë vetëm për bukë, se tjetri po vjen e po pyet sa është trahanaja, sa është veza. Ka gjysmë kile sheqer thotë ai… deri këtu ka vajtur. Se merr dot kilen e sheqerit të plotë. Ose pyet për qesen e kripës. Lëre pastaj për këto të fëmijëve, që s’i merr dot. I thotë fëmijës dil nga dyqani. Unë po punoj thuajse jek e jek, zero, zero. Dhe dhjamin që e kemi po shkrimë. Është shumë, shumë dobët”, i tregon Ramës njëri prej tregtarëve, që ka një dyqan ushqimor.

Ndërsa për Kostandina  Likën, në qytetin e Lushnjës, njerëzit nuk arrijnë dot të marrin as bukën. “Punë i thënçin, se punë s’ka. Sa vjen edhe më shumë rëndohet gjendja. Se di sesi do ecet, po populli është varfëruar shumë. S’arrin dot të marri bukën. Pret të nesërmen që të ngelet buka e ftohtë, që të vijë të marrë një bukë, me një çmim të arsyeshëm. Letra me borxhe, sa të duash. I kemi fletoret, arrijnë me miliona. Ata që kanë marrë edhe s’vijnë dot më, se nuk i shlyejnë dot. S’kanë, edhe mua më vjen turp që t’ia kërkoj se s’kanë mundësi ta paguajnë. Për taksat, me borxhe, detyroj fëmijët të m’i japin. Kështu që është shumë keq. Nuk arrij dot të marr një furnizim të nesërmen, se s’kam, aq xhiro bëj. Po të hiqet taksa e biznesit të vogël është gjë shumë e mirë”, është shprehur Kostandina.

Dhe kryesocialisti i përgjigjet: “Do ta heqim taksën e biznesit të vogël, patjetër. Ndërkohë që sipas një llogarie që kemi bërë ne, këto librat e borxheve shkojnë të paktën 150 milion euro në gjithë dyqanet. Është një shifër e tmerrshme. Megjithatë besojmë që duke e hequr taksën e biznesit të vogël dhe duke u dhënë edhe disa mbështetje indirekte për biznesin e vogël, mund të fillojë të rigjenerohet”.

Më tej Edi Rama ka ndaluar në një treg fruta-perimesh, i cili sipas atyre që punonin aty, pasqyronte më së miri gjendjen ekonomike të qytetarëve, që pothuajse e kishin braktisur atë dhe mallrat që tregtoheshin aty. “Dikur kjo ishte ora e pikut të punës, kurse tani nuk kam bërë as 5 mijë lekë të vjetra xhiro sefte. Nuk ka lekë, shumë dobët. Keq e keq. Ky vit është bërë zero fare”, thotë njëri prej tregtarëve.

Ndërkohë që një grua tjetër sikur jam merr fjalën nga goja: “Na ka vënë borxhi para, nuk e dimë sesi do bëhet. E blejmë ne atje, mbetemi borxh, ata thonë merrni dhe ju se dhe ne andej borxhi kemi mbetur. E shkon kështu brez mbas brezi”.

Pak më tutje ndodhet një grua e moshuar, pensioniste që halli e ka detyruar të dalë në pikë të të ftohtit për të siguruar bukën e gojës thotë: “Dobët shumë, nuk ka punë fare. Që në mëngjes që kam dalë, që në orën 5 e gjysmë, deri tani, tani bëra sefte e mori njëri dy kile mandarina. Unë pensioniste jam dhe dal se kam djalin pa punë. Me borxhet, merr tek vëllai, merr tek tjetri, ç’të bëjmë. Unë 130 mijë lekë marr pension. Edhe zarzavatet që shesim me listë i marrin. S’kisha lekë t’i merrja. Shkruajta emrin dhe çfarë të shes vetë ia çoj asaj”.

14 komente në “Tregtarët e Lushnjes i ankohen Ramës: Nuk kemi punë, kemi vetëm lista borxhesh”

  1. safeti says:

    Punoni mer dembela mos u qani kot, puna e ka ber majmunin njeri. Ju jeni mesu me kohen e socialistave qe rronin njerzit qyl.

    1. fl says:

      Keta si puna Safetit o i ka pjell mushka ose punojne si Roje te semaforet e Tiranes kur kalon Doktori plak me makine. Me teper shanse ka e para gjithsesi.

    2. Artan Vehbiu(vllehu i ndrojtur) says:

      O Safet,
      edhe ne ate kohe kemi punuar, por ja qe s’u beme dot njerez bre!Na ra bretku ne pune e prapeseprape, po brekegrisur ngelem!

    1. Argita_B says:

      150 milion euro i bie 100€ per person aktiv, pra as nje rroge mujore borxhe…Pra nuk ka asnje gje skandaloze ne nje vend ku nuk ka kredi konsumi neper banka.
      Tema eshte kthyer si Zeri i Popullit ne kohe te regjimit komunist!
      Eshte e vertete se ka familje qe jane ne skamje dhe nuk arrijne dot te perballojne jeten, po ky fenomen nuk eshte esklyzivitet i Shqiperise fatkeqsisht, po i kapitalizmit si sistem.
      Kjo sdo te thote qe politika e ndjekur nga qeveria e Berishes eshte i drejte, po ne te njejten kohe smund ti faturohet gjithçka Berishes.

      1. plaku says:

        Argita-B,
        Kam lexuar shpesh shkrimet e tua te cilat shquhen per realitetin e asaj qe shkruan.
        Argita-B, ti e di shume mire se, tani ne Europe sistemi kapitalist ka ndryshuar dhe eshte nje EKONOMI SOCJALE E TREGUT. Pra brenda ka nje faktor shume te rendesishem qe esthe arritur, me greva, demonstrate, derdhje gjaku nga popujt e Europes qe quhet faktori SOCJAL.
        Ne cdo vend europjan ka ligje qe, ne se dikush eshte nen kufirin e varferise merr ndihme socjale nga shteti. Une di qe, kjo ndihme egziston ne Shqiperi por eshte nje ndihme qesharake.
        Sala nuk duhet te beje bla bla dhe te mbushi Shqiperine me buste e statuja se, ato nuk e mbajne shtetin. Sala ngeli duke na treguar historira personale, ngeli duke inaguruar rruge fshati dhe shkolla fshati qe, ka inaguruar disa here.
        Ai duhet ti japi precedence krijimit te vendeve te punes, luftoje varferine se, per keto tema te rendesishme eshte zgjedhur dhe paguhet.
        Ky njeri intrigant mendon dhe vepron gjithe diten se si, te korruptoje politikanet horra qe te marri vota dhe te mbaje kolltukun deri sa te vdesi, qe vdekte ishalla.
        Ky njeri duhet te sjelli reth vehtes specialiste te mire te te gjitha fushave dhe te degjoje zerin e tyre. Ky njeri nuk duhet te na tregoje perralla mbi ngritje stadjumesh, godina te reja te parlamentit, berje obelisqesh per te persekutuarait, ndertimi i hekurudhes Tirane Pekin, mesimin e gjuhes kineze, grate gjermane te gatuajne ne Gjermani me energji diellore shqiptare, vendi i dyte ne Europe, ullinj, pjeshke te Lapardhase qe i ka shume qejf, dhe budallalliqe te tjera.
        Ky njeri duhet te punoje se, ngeli neper podiume te ndryshme duke genjyer si gomar.
        Sala e ben si ajo puna e kurves qe, krihej kur fshati digjej.
        Shif te lutem me poshte se ne cfare varferie dridhese jeton nje familje minatori ne Bulqize :

        http://www.gazetatema.net/web/2012/12/09/prane-bukes-i-pangrene-kjo-eshte-fytyra-e-shqiperise-se-sali-berishes-video/

  2. Moçalor + Terùn + Redneck = jugor says:

    Moçalor shkoni e punoni e mos pritni gjà prej shtetit ka ik koha e komunizmit moçalor. tashti vetem me pune arrihet gjithçka e puna asht ajo qe ju nderon

    1. fl says:

      Injoranca dhe katunarizmi Salixhinjve shkakton thjesht neveri dhe nuk meriton me teper.

    2. elio says:

      ke te drejte malok ashtu u themi ne atyre qe u permbytet shtepia ne mocalet e zadrimes, atyre qe qahen se nuk kane prodhim nga keneta e thumanes dhe nga pellgjet e torovices, po c’e do, na vjedhin parate per rrugen e kombit e per tenderat e jozit…kesaj rradhe o rraqe asnje lek per pellgjet tuaja…vetem per njerezit tane…

    3. majmuni ' hirko' says:

      mocalor +…te shk..fsha mendjen brinje me brinje…po pse populli e ka fajin mor qen e bir qeni qe ska pune??kush jane politikat e shtetit?? shteti cfare i ofron ketij populli? i ka ofruar drita dhe uje te panderprera? i ka garantuar shendetesine?apo shkollimin qe eshte bere me pagese? apo garanton integritetin tone kombetar?…shtet pa ushtri..ku duhet ta kerkoj punen ky popull ne gopin e sateme dhe te maleve qe prej nga ke zbritur?shteti me politikat e tij luan rolin kryesor per ngritjen e mireqenies te nje populli,po c’harxhoj kohen kot me ty un kur ti je rrip nga mendja,njeri pa horizont,do kesh perfunduar me ndonje hale te evropes dhe je mbyllur ne guacken tende dhe sdo tia dish ne jeton njeri ne shqiperi apo jo…mendje si kjo e jotja i kane dhene pushtetin saliut dhe mendje po si kjo e jotja do tia japin neser rames…popull fatkeq,popull i vuajtur,popull i paditur zoti marrte hak se ky popull eshte komplet i pafuqishem,rrufe dergofte ne koken e saliut te rames te nanos te metes dhe te janullatos..

  3. WEB says:

    Ke te drejte o mocalor-shkembor ,per kete ne kohen e komunizmit sukseset shkembore na kane lene gjithmone me goje hapur ,jeni derdhur si te terbuar “mocaleve “per te na sjelle “civilizimin” dhe ndjenjen e thelle punetore qe nder vite keni kultivuar

  4. sipas rames i bie qe kur te vi ne pushtet(nqs vjen donjeher)do u laj lushnjareve borxhet!po keta politikanet tan jan komplet intrigant e mashtrues ordiner,po skan turp fare qe genjejne hapur dhe populli si bagetia i shkon nga mbrapa.nje mut me te madhe se te berishes do merni o lushnjar dhe shqiptar bashke nga rama.

    1. Horri i Bulevardit says:

      Jo mor i pabesi malok, Rama smund tja u laj borxhet, por Rama mund te beje nje politike ekonomike, qe tju jape cdo shqiptari nje shprese dhe nje pune, te ndershme, duke i vene para pergjegjesise, ata qe jane kapur nga fitimi ne kurriz te te tjereve.

  5. Artan Vehbiu(vllehu i ndrojtur) says:

    Kur te vije Rama ne pushtet, do u jape te gjitheve, si dhurate, nga nje komplet corapesh te ylberta…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje