FRD në Kukës: Qeveria e ka braktisur totalisht verilindjen

11 Dhjetor 2012, 20:04Politika TEMA

Nënkryetari i Frymës së Re Demokratike, Aleksandër Biberaj dhe sekretari organizativ i FRD, Sali Shehu, zhvilluan një takim me strukturat FRD në Qarkun e Kukësit.

Takimi i drejtuesve të FRD me qytetarët e Kukësit u përqendrua  mbi kushtet e vështira dhe  problematikat të cilat këta qytetarë përballen çdo ditë.

Mungesa e furnizimit me energji elektrike, vështirësitë e shumta në transport, lëvizjen e njerëzve dhe ecurinë normale të jetesës në këto ditë të ftohta dimri me dëborë të rënduar, ishin edhe epiqendra e shqetësimeve që qytetarët kuksianë shprehën në takimin me përfaqësuesit e Frymës së Re Demokratike.

“Qeveria është e papërgjegjshme. Nuk ka fare interes për ne, teksa rri indiferente ndaj problemeve tona imediate; energjinë, ngrohjen dhe lëvizjen në rrugët e bllokuara totalisht nga bora”.

Biberaj theksoi se qeveria aktuale me indiferentizmin e saj ka braktisur totalisht zonat verilindore. “Përgjegjës për këtë është vetë kryeministri Berisha, tha nënkryetari i FRD-së.

Në vijim të takimit ai theksoi se FRD po harton programe zhvillimi për ekonominë e zonave verilindore dhe do të ndjekë politika për të ulur papunësinë në këtë qark të harruar nga qeveria aktuale.

9 komente në “FRD në Kukës: Qeveria e ka braktisur totalisht verilindjen”

    1. Epirioti says:

      Kur Salehu dhe Qiviria ka BRAKTISUR VeriLindjen… po kendej nga JUGU e kini IDENE se cka Bere????? Ruga Fier-Levan Fier-Berat Lushnje-Berat Tepelene-Kras Tepelene-Permet Permet-Klcyre. etjetj po ta shohesh mendon se ka rene BOMBA ATOMIKE, Katastrofe e Vertete.

    2. I them Bamir Topit qe si Tironas te mos rrehet nga MALOKET qe ka ne Kryesi, se ja kane me hile. Bamiri te dali neper Tiron e te takohet me qytetaret e kryeqytetit qe kane taban qytetari dhe jo te shetis neper Shqiperi me do Maloke qe i rrine afer per te perfituar dhe jo per Bamirin dhe staturet qe ka. Bamiri e ka kot me shume fytyra te diskretituara qe ka ne kryesi dhe neper disa dege, sepse jane vegla te derguara nga Berisha ne FRD, per te minuar Bamirin dhe ate pak elektoral (elektoral sa per emer Partie, se per te nxjerr deputet nuk ka shanse as vete Bamiri me maloket qe ka ne FRD) qe i shkon FRD vetem se i ka nxxjerre ne rruge Berisha e PD_ja.
      Namik Brojka, Tirons i vjeter. (Z.Mero Baze, te lutem botoje kete qe po i shkruaj Bamir Topit)

    3. Kuksioni i ndershem e hallexhi says:

      Mulja eshte me ne, po na e shton verilindjen me alien nga kosova
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/grate-inteligjente-te-pd.html

  1. Adoleshent says:

    E kujtojn vetem kur i duhen ato dreq votash, po popull budalla se i pranojn ne shtepi, ne vend se ti thon mos tju shoh me ne asnje shtepi se te hedh ne ere trut!!!
    Hajdeni ne shtepine time se e shohim…

  2. pd-isti says:

    Po keta te frymes sikur e kishin programin te bere, apo jo?

  3. sociologu says:

    saliu ka cofur krejtesisht.
    FRD,AK, dhe te gjithe shqiptaret qe vuajne,qe jane te pa kenaqur nga qeverisja qore e saliut,te kerkojne rezimin e kesaj qeverije qe ka mbaruar ne c’do drejtim,vetem na mashtron me lugen bosh.
    Zgjojuni se pari ju mercenaret,ju bythelepiresit qe merni ne qafe nje popull te tere te komanduar nga c’drejtesia ndaj na ngel ne klase c’do vit si te jemi nxenesa antishkolle,antiregullore,antidisipline.
    saliu i konsumoi te gjithe dredhite, i doli boja,aq i kish aftesite.
    jeta e tij politike tani e tutje c’do gje te beje eshte vetem nje fallcitet.

  4. dritani says:

    Keta kane filluar te bejne si shpikes dhe si njerez me ide te medha!

    Programin e pare te zhvillimit te zonave verilindore e beri Partia e Punes packa se tani e mohojne pasi iu vjen zor te tregojne se c’nivel organizimi shoqeror primitiv kane.

    Keta po kujtohen se ai program nuk kishte te bente as me diktaturen dhe as me luften e klasave. Bejne mire ta thone qe njerezit mos coroditen sic jane coroditur keto 20 vjet. Synimi i programit ishte i thjeshte: arsimim, krijim vendesh pune duke shfrytezuar mundesite e zones (hidrocentrale, miniera, pyje, ndermarrje pyjore, blegtori) dhe nivelin e popullates, kulturim dhe qytetarizim (teatro, kinema etj).
    Faza e pare ishte dergimi me detyrim i te arsimuarve ne keto zona qe te nisnin zhvillimin.
    Faza e dyte: arsimimi i sa me shume banoreve te ketyre zonave dhe rikthimi i tyre ne vendlindje.
    Kjo faze u nderpre nga mrekullite urbane te Saliut (Bathorja) dhe ne ato zona ata qe kane mbetur i ke me keq se ne vitet ’30.

    Zoti ia u befte mbare!

  5. era says:

    Kush tha???!!!
    Zonat verilindore sidomos Kukesi dhe fshatrat ( fshati i Mulit) kane nje rritje te papare te popullsise keto muajt e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje