A ishte Berisha "njeriu i Ramiz Alisë"?

12 Dhjetor 2012, 12:55Politika TEMA

Nga Adrian Thano

“Përfaqësia e dërguar nga ju bëri bisedimet e saj me presidentin Alia. Për mendimin e përfaqësisë bisedimet qenë të suksesshme(brohoritje urraaa). U vendos të themelohet një parti e dytë(brohoritje urra-urra, fitore-fitore). Tani kjo është një lëvizje studentore dhe ne mendojmë ta mbështesim mbi këtë bazë… Kush të dëshirojë të formojë parti të tjera le të bëjë lëvizjen e tyre…” (Ovacione, thirrje)

Fjalët e mësipërme janë thënë nga Arben Imami para studentëve pas takimit të përfaqësisë së tyre me ish-presidentin Ramiz Alia. Paragrafi është shkëputur nga libri i Aleksandër Meksit, Dhjetor 90, Dokumente & Materiale.  Në orën 18.00 të datës 11 dhjetor ishte takimi me Alinë, studentët u kthyen sërish te konviktet duke brohoritur fitore dhe dëgjuan incizimin e bisedës së delegacionit të studentëve me Ramiz Alinë. Rreth orës 23.00 imami që përfaqësonte studentët atje ndër të tjera tha dhe fjalën e mësipërme. E vini re fjalinë “Tani kjo është një lëvizje studentore dhe ne mendojmë ta mbështesim mbi këtë bazë… Kush të dëshirojë të formojë parti të tjera le të bëjë lëvizjen e tyre”?

Për kë i thotë këto fjali Imami dhe përse ishte nevoja e kësaj fraze?

Duhet të rikthehemi pak në rrethanat dhe personazhet e atyre ditëve të dhjetorit të 22 viteve më parë për ta kuptuar këtë frazë. Ideja fillestare që siç kuptohet u induktua dhe nga Alia ka qenë ajo e krijimit të një Organizate apo Partie të Studentëve dhe Intelektualëve të Rinj.  Për këtë parti flet Imami kur thotë: …Tani kjo është një lëvizje studentore dhe ne mendojmë ta mbështesim mbi këtë bazë…..

Disa persona aty afër nisën të thërrisnin “Parti Demokratike”. Ishte grupi i Gramoz Pashkos e Aleksandër Meksit e qytetar të Tiranës me ta. Aleksandër Meksi ka qenë i pari që ka hedhur një ide tjetër nga ajo që u importua nga takimi me Ramiz Alinë. Ideja u shpreh që në atë mesnatë siç dëshmon Blendi Fevziu :”Në asnjë vend të botës nuk ka parti studentësh, lerini budallallëqet”, ku u la që të takoheshin të nesermen tek Pashko.  Kështu dhe në datën 12 në mëngjes në një takim mes Meksit, Pashkos dhe disa të tjerëve u diskutua për krijimin e një partie..

Rreth orës 10.00 paradite kur Meksi, Pashko, Imami dhe Hajdari dhe disa të tjerë diskutonin për një parti të të gjithëve dhe  emrit “Parti Demokratike” dhe jo Partia e Intelektualëve dhe Studentëve,  Sali Berisha nuk ishte me këtë mendim  dhe ai këmënguli në idenë e ardhur nga takimi i Alisë: duhej krijuar një parti e Studentëve dhe Intelektualëve. Meksi ka debatuar duke thënë që nuk ka parti të tillë në botë, sepse kufizon anëtarësimin (ku do anëtarësohet një minator për shembull?). Berisha ka këmbungulur në tezën e Alisë dhe madje është larguar nga takimi. Ata që mbetën hartuan Programin e Partisë së parë opozitare.  Berisha u duk prapë tek shtëpia e Pashkos dhe shkoi tek mitingu bashkë me të tjerët.
Si shpjegohet ky qëndrim? A ka qenë Sali Berisha njeriu i dërguar nga Ramiz Alia për të ngritur partinë e dytë në vend? Ose njëri prej tyre? Në mungesë të dëshmive konkrete, për këtë përgjigje duhen analizuar të gjitha veprimet e atyre ditëve të Sali Berishës. Disa nga rrethanat janë shpjeguar më lart. Sali Berisha as emrin nuk ia ka dashur Partisë Demokratike. Këmbënguli në emrin për të cilin foli Imami pas daljes nga takimi me Alinë, dhe më pas u zhduk për t’u rikthyer “me mendje tjeter” disa orë më vonë në mbledhjen e Pashkos, Meksit e të tjerëve. Me kë u konsultua gjatë asaj mungese?

Nuk duhet harruar që ata që propozuan emrin Partia Demokratike kishin bërë ndërkohë një paralajmërim: Nëse vijoni me këtë tezë për parti vetëm të studentëve dhe intelektualëve të rinj ne të tjerët po shkojmë te Kombinati Poligrafik.. (ato ditë tek studentët e në mbështetje të tyre ishin dhjetra mijra qytetar të Tiranës  që demonstronin dhe ata kundër komunizmit). Mos vallë diku  gjatë orëve të mungesës së habitshme të Berishës u mor vendimi që duhej kaluar nga kjo vatër zjarri në shuarje në vatrën në ndezje?  Ishte Partia Demokratike që duhej “rrëmbyer” dhe jo një parti tjetër që po vdiste pa lindur? Pse vendosi Berisha ta lejë propozimin për një parti të studentëve dhe intelektualëve dhe kur e mori këtë vendim?

Thamë që Berisha u kthye pasditen e 12 dhjetorit. U bë themelimi dhe mitingu. Askush nuk kishte planifikuar një fjalim të Berishës. Por ai doli pas hapjes nga Azemi dhe nxitoi të fliste përpara Imamit që e kishin caktuar themeluesit që të lexonte Programin minimal të Partisë Demokratike të sapo krijuar.
Nëse do pyesësh ata që janë ende në Shqipëri nga ajo ditë do t’ju thonë të gjithë që ai ndihej shumë i sigurtë në ato që bënte, si një njeri i konsultuar që nuk ndjente rreziqe rreth e  rrotull në ndryshim nga të tjerët që kishin pasigurinë e spontanitetit dhe ndryshimeve të mëdha që po ndodhnin nga ora në orë. Çfarë tha në fjalim Berisha? Një video e transmetuar disa kohë më parë, ka regjistruar këto fjalë:

“...Të gjithë së bashku këtu jemi të gëzuar edhe për një arsye tjetër të madhe, sepse shqiptarët i treguan botës tjetër të qytetëruar pjekurinë e tyre të madhe politike, se për ta fjala është më e rëndë se guri dhe se me dialog ata dinë të marrin vendime të mëdha historike. Në këtë mes mirënjohja jonë e madhe padyshim shkon së pari tek Presidenti, shoku Ramiz Alia (ovacione dhe duartrokitje), i cili po me atë mençuri dhe guxim që udhëhoqi njësitë e mëdha të ushtrisë në betejat çlirimtare (fishkëllima), udhëhoqi vendin tonë në betejat e reja të demokratizimit të Shqipërisë (fishkëllima).
Mirënjohja jonë sigurisht është edhe për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që me guxim dhe mençurinë e tyre u shndërruan në protagonistë të këtij dialogu historik (fishkëllima dhe duartrokitje), duke treguar se brezi ynë i ri din t’i qëndrojë gjithnjë drejt historisë. .. 
Duke përfunduar ju ftoj të brohorasim të gjithë njëherësh “Rroftë Rinia jonë! (duartrokitje urraaaa)”. Si një mik, si një mik që dëshiroj e shpresoj të mbetem i Partisë Demokratike, due t’i uroj asaj suksese gjithnjë e më të mëdha në punën e saj për begatinë e Shqipërisë (ovacione), për të mirën e kombit tonë…”

Mirënjohje Ramiz Alisë?! Kujt ia percjell kete mesazh? Kujt deshiron t’i tregojë që nuk e ka tradhtuar ende? Pse nxitoi te fliste pa mandat pikerisht perpara Imamit? Kujt i jep garancine se me te ne krye, ai (Alia) nuk do preket?
Dhe per me teper, Berisha këmbëngul duke e theksuar dy herë: Unë jam një mik i Partisë Demokratike… Jemi në datën 12 dhjetor. Berisha e quan veten ende “mik i PD” pra jo pjesëtar i saj e aq më pak themelues siç pretendon më vonë, një i ardhur pra nga “jashtë shtëpisë” që përshëndet dhe apelon për mirënjohje për Ramiz Alinë. Doktori ne fakt ende po “mat temperaturen”, te tjere me sa duket po vendosnin nderkohe per receten.

Dhe në datën 13 te Kinoklubi ndryshon dhe pjesa e mbetur e mozaikut. Kur nismëtarët dhe themeluesit e vërtetë të PD-së me emrin që ka sot – hyjnë në sallë, ata e gjejnë në podium Berishën. Të vetëvendosur në krye. Që fliste tashmë si “kryetar” e jo më si mik.

Rikthehemi tek pyetja: a ishte Sali Berisha njeriu i Ramiz Alizë për të ngritur partinë e dytë në Shqipëri? Ramiz Alia e shmangu me të gjitha mënyrat sa ishte gjallë përgjigjen e kësaj pyetje. Arsyet kuptohen: Nëse do pranonte këtë, do duhej të hiqte dorë nga statura me të cilën ka mbetur në histori: kalimi paqësor i pushtetit drejt pluralizmit. Është një rol që Shqiperia nuk do t’ja njihte nëse do pranonte që nuk ka patur asgjë prej burri shteti në veprimet e tij, por thjesht një intrigë për ndarje pushteti mes ish-komunistësh.

Mes themeluesve te vertete te PD (fatkeqesisht kane mbetur shume pak dhe ata qe jane ende ne Tirane duhet t’ua mbledhesh deshmite si copat ne nje puzlle) ka dhe një mendim tjetër: që Alia kishte caktuar dikë nga delegacioni i pedagogëve dhe studentëve por që ”e tradhëtoi” dhe prandaj e zëvendësoi me Berishen që e tregoi dinakerisht besnikerine në fjalimin që mbajti përpara qytetarëve dhe studentëve tiranas.

Dikujt mund t’i duket pa rëndësi tashmë kjo gjë. Nga ’90 kanë rrjedhur shumë vite. Plagët e ndërgjegjes shndërrohen në vullnet për të ruajtur karriken. Por nuk është plotësisht kështu. Rrënjët e vjetra të mashtrimit ushqejnë lulet e reja të tij.

50 komente në “A ishte Berisha “njeriu i Ramiz Alisë”?”

  1. Tani97 says:

    Ky artikull shpjegon edhe sjelljet e Imamit ne vite. Se per ato te Sales nuk kishim dyshime.

    1. kucmaci says:

      Per efekt kohe nuk e lexoje dot artikullin,,,,, nje gje eshte e sigurt, qe te gjithe kete dhurat e kemi nga Ramiz Alia dhe kjo gjendje do te vazhdoje gjate,ndoshta edhe 25 vite te tjera.Saliun si ta varin,apo da denojne me burgim,etj,,nuk do kete efekt,,sepse ca deshi ai e beri me kete vend dhe popull,pasoja do te ndihet ne 2-3 breza te tjere.

      1. armand says:

        Pyetjen, “A ishte Berisha njeriu i R.Alise?” e keni bere pak me vonese.Sot ne ditet tona mund te “habiten” 20 vjeçaret nga pergjigja qe merr kjo pyetje dhe jo NE,brezi i tranzicionit me te gjate(ne kohe) qe mund te kete njohur historia e globit tokesor.
        Pergjigja qe merr kjo pyetje ve ne pozicion te veshtire te gjitha ato figura “politikanesh” qe na kane shoqeruar ne keto 22 vite pavaresisht nga mosha qe mund te kene.Kjo eshte edhe arsyeja qe Shqiperia ende po vuan.Kur te jene zhdukur perfundimisht nga skena politike te gjitha figurat e krijuara nga “levizja” studentore vetem atehere mund te lindi edhe shpresa per nje Shqiperi demokratike.

      1. linda says:

        Azem Hajdari: Saliu e quajti “Hero i lëvizjes studentore”, pastaj “spiun sigurimi e hajdut batanijesh”, përsëri e quante “hero demokracie”, e përjashtoi banalisht nga PD dhe grupi parlamentar, kërkoi arrestimin e tij. Prej 14 vitesh, shkon tek memoriali i tij ku derdhur “lot krokodili”, çon lule plastike e “puth” fotografinë në shenje “nderimi”, duke e quajtur “mik e bashkëpunëtor të shquar”.

        Eduard Selami: Saliu e quante “figurë e shquar dhe e nderuar”, më pas e quajti “tradhëtar, armik, komunist, plehrë politike, spiun sigurimi i futur në PD, këlysh i diktaturës”. Pas rënies nga pushteti në 1997 e ftoi dhe e prit “me nderime” në PD, duke e quajtur “Themelues, personalitet dhe potencial i madh i PD e kombit”.

        Gramoz Pashko: Saliu e quante të ndjerin Pashko “themelues të PD, potencial shkencor e anti-komunist të betuar”. Më pas e quajti “tradhëtar, spiun brenda PD, djalë xhelati të diktaturës, bllokmen, shkatërrues i PD”. Në vitin 2005 e puthi përsëri…

        Genc Ruli: Saliu e quante “figurë e madhe, ekonomist të shquar, reformator i ekonomisë kombëtare, themelues i PD, njeri i ndershëm, anti-komunist i betuar”. Kur u shqyen si çakejtë për pasuri e quajti “koka e mafies ekonomike, spiun sigurimi, bllokist, këlysh i diktaturës”. Në vitin 2005 e bëri ortak në korrupsion dhe e quajti: “personalitet i shquar, demokrat dhe anti-komunist i tërbuar, simbol i luftës kundër korrupsionit”.

        Aleksandër Meksi: Saliu e quante “qeveritar model, potencial intelektual, demokrat i shquar, anti-komunist”. Më pas e quajti me të gjithë epitetet denigruese që di të përdor vetëm Saliu ndaj kundërshtarëve. Kur erdhi në pushtet e “nderoi”, duke lëpirë gjithçka.

        Neritan Ceka: Saliu, kur e kishte në PD, e ka quajtur “intelektual të shquar, anti-komunist të vendosur”, pasi u konfliktuan e quajti “komunist i qelbur, spiun, sharlatan politik, i pabesë, intrigant, i ardhur në PD nga nevojtoret e byrosë politike dhe sigurimit të shtetit, kupolë e bandave të ’97-ës, vrasës i gardistëve”. Në vitin 2005 e ofroi publikisht në PD dhe qeveri, duke e puthur dhe quajtur “intelektual i shquar, themelues dhe figurë e nderuar e PD, anti-komunist i tërbuar”.

        Spartak Ngjela: Saliu, në vitin 1992 e quante “potencial dhe anti-komunist, vlerë kombëtare të demokracisë”. Në vitin 1993 e quajti “spiunë, agjent të sigurimit në lëvizjen demokratike”. Në vitin 1997 e quajti “djegës të Shqipërisë”. Në vitin 2000 e puthi dhe quajti “potencial të shquar, figurë e madhe e demokracisë, anti-komunist”. Në vitin 2005 e quajti përsëri “spiun, agjent i sigurimit, këlysh blloku”.

        Genc Pollo: Saliu e quante “yll i demokracisë shqiptare, themelues dhe intelektual i shquar i PD, anti-komunist i tërbuar”. Në vitin 2000, kur Pollo kandidoi për kryetar të PD e quajti “spiun, tradhëtar, komunist të ndyrë, nip i gjeneralit grek, kalë troje i sigurimit brenda PD”, ndërsa në vitin 2005 e puthi, e futi në qeveri dhe quajti përsëri “simbol të demokracisë dhe figurë të madhe të PD e qeverisë”.

        Tritan Shehu: Saliu deri në vitin 2000 e quante ‘intelektual të shquar, themelues dhe figurë emblematike të PD”, më pas e ka pështyrë e denigruar duke e quajtur “spiun, mamarrak, këlysh i diktaturës, plehrë e shoqërisë, dështak”. Në vitin 2005 i lëpiu gjithë pështymën që i kishte hedhur dhe e quajti “personalitet, hero demokracie, anti-komunist i tërbuar, figurë e shquar të shkencës”.

        Arben Imami: Saliu në vitet 1992-1993 e quante “simbol të demokracisë, anti-komunsit, intelektual të shquar”. Më pas pasi, i theu dhëmbët në bulevard dhe e quajti “spiun të futur në PD nga sigurimi, tradhëtar, plehrë politike, aktor të dështuar, legen rrugësh, gjeneral i zi grek, vrasës i gardistëve në vitin ‘97”. Në vitin 2005 e puthi dhe e quajti “personalitet të shquar, themelues të PD, potencial qeverisës”.
        Bamir Topi: Saliu e ka quajtur “themelues të PD, intelektual të shquar, figurë të madhe e potenciale të PD” Kur zoti Topi i vuri Saliut presidencën për interesat e tij, ai e quajti “horr bulevardi, themelues të partisë së plehrave, faqezi”. Aleksandër Biberaj: Saliu e quante “Uragani dhe nderi i “Lëvizjes së Dhjetorit ’90”, intelektual potencial, figurë e shquar e PD”. Në vitin 2008, kur zoti Biberaj kërkoi hapjen e dosjeve të ish-spiunëve, Saliu e “fshiu” nga PD, duke e quajtur “shërbëtor të komunistëve, tradhëtar, puçist”.

        1. kim 2 i jonit says:

          sa kam qesh ,,i solla ne mendje te gjitha keto qe thua jane te verteta me kujtohen nje per nje.ca komedie e keqe.

        2. ilir says:

          anti-komunist i terbuar hahhahha hahha

    2. elvis says:

      Ramiz Alia ka bere burg prej Berishes dhe e kane nxjerre nga burgu ditet kur ministra te qeverise socialiste te pas 97 ishin disa prej emrave te permendur ketu si themelues te PD …. Berisha ka plot gjera qe mund te kritikohet dhe duke e sulmuar me teza leshi vetem sa i krijoni imunitet edhe per ato qe vertet ja vlen t’a kritikosh.

      1. armand says:

        Pikerisht burgu qe beri Ramizi sherbeu per tu hedhur hi syve deleve te PD.Kjo “teze leshi” si ma quan zotrote eshte e verteta e vetme ku fshihen gjithe vuajtjet e ketij populli mbas viteve 90.

  2. tironsi says:

    Si një mik, si një mik që dëshiroj e shpresoj të mbetem i Partisë Demokratike…

  3. baca mertur says:

    pyetja eshte a ishte ramiz alia agjent i udb???

    1. elio says:

      Po te thone ja sinoret e ti po veshtron gishtin…

  4. asd says:

    Ka shume te ngjare qe Berisha te jete i derguar i Ramiz Alise. Ne te kunderten nuk shpjegohen veprimet dhe qendrimet e tij. Megjithate po humbitet shume kohe me Gogolin Berisha nderkohe qe Gogole te tjere po pregatiten te hyjne akoma me me force ne historine e shqiptareve. Per fat te keq une nuk shoh asnje figure per te cilen mund te ushqehet shprese. Edhe perpjekjet per ta kthyer ne Gogol Berishen po behen nga gjithe partite e tjera per te kthyer “dritat e skenes” vetem nga ai e per te thene ne fund “fajin e ka i vdekuri”. Berisha ne fakt eshte “pasoje” dhe jo “shkak”. Shkaku i vertete eshte situata shqiptare e cila do te vazhdoje te prodhoje gogole te rinj edhe per shume vjet.

    1. Belaja says:

      A ishte Berisha i derguar i Ramizit, edhe ne kohen kur ti Mero ishe i derguar i Saliut?!!
      Po ti Mero a ishe spiun i sigurimit te Shtetit?!!

      1. kuq e zi says:

        perderisa nuk jane hapur akoma dosjet e sigurimit te gjithe sot ne kuvend jane pjelle e ppsh-se (hapja e dosjeve eshte nje nga kushtet e shqip.per ne be) pra na duhet nje brez tjeter.

      2. fiks says:

        Belaja pergenjeshtroi keto qe po te shkruaj.
        – Eshtë Saliu i përkëdhelur i kuzhinës, varkës dhe oxhakut të familjes së ish-diktatorit.
        – Është Saliu i vilave dhe plazheve të byroistëve, ku pushonte së bashku me ta.
        – Është Saliu i zyrave të kuadrit, ku bëheshin biografitë e intelektualëve.
        – Është Saliu i kryesive të ish-Frontit Demokratik dhe ish-“Këndeve të Kuqe”, ku demaskoheshin “armiqtë e partisë”.
        – Është Saliu i komisioneve të dëbim-internimeve të intelektualëve e familjeve të Tiranës që nuk donin diktaturën.
        – Është Saliu i podiumeve të byrosë së PPSH dhe kongreseve, i “përzgjedhur nderi” në përvjetorët e diktaturës komuniste.
        – Është Saliu i luftës kundër shfaqjeve të huaja dhe dënimit të të rinjve studentë.
        – Është SALIU i përgjimeve të kolegëve mjekë, të studentëve e komshinjve në lagje dhe bllokun ku banonte.
        – Është Saliu i hetuesisë e gjyqeve të diktaturës, ku raportonte e dëshmonte me bllok në dorë e me aparat incizimi, gjithë veprimet dhe shprehjet “anti-parti” të kolegëve, studentëve e shokëve të tij.
        – Është Saliu, ish-spiuni aktiv i policisë sekrete të diktaturës, që shërbente me vigjilencë në zbulimin dhe denoncimin e “armiqve të partisë e komunizmit”.
        – Është Saliu i gjyqeve të diktaturës komuniste, ku përveçse dëshmonte kundër “armiqve të partisë”, kërkonte dhe pushkatim e varje në litar për ta.
        – Është Saliu, që në Dhjetor 1990, kërkoi me forcë me zë e me figurë, që të mos lejohej pluralizmi politik, besimi fetar dhe prona private.
        – Është Saliu, që në Dhjetor 1990 kërkoi që në Shqipëri të vazhdonte rolin udhëheqës vetëm partia komuniste e të mos lejohej krijimi i partive opozitare.
        – Është Saliu, që u fut mes studentëve si misionar i diktaturës dhe sigurimit të shtetit, për të manipuluar e asfiksuar lëvizjen studentore “Dhjetor ‘90”.
        – Është Saliu, që në mitingun e shpalljes së pluralizmit në “Qytetin Studenti”, tha: “Kërkoj nga ju studentë, që të shprehim mirënjohjen tonë të thellë për shokun Ramiz Alia, ideatorin dhe krijuesin e pluralizmit shqiptar”.
        – Është Saliu, i cili spastroi PD nga nismëtarët e lëvizjes së dhjetorit dhe themeluesit e PD, duke i zëvendësuar me llumin e PPSH, me hetues, gjyqtarë, prokurorë, gardianë e xhelatë burgjesh.
        – Është Saliu, që ka përdhosur idealet e dhjetorit ’90, duke kthyer qeverisjen e PD në bandë krimi e korrupsioni.
        – Është Saliu, që në premtoi futje në Europë dhe e ka çuar vendin në humnerë ekonomike e shoqërore.
        – Është Saliu, që shkeli idealin kombëtar shqiptar, duke copëtuar e shitur atdheun tek të huajt.

  5. Horri i Bulevardit says:

    UDB-ja, urdheron Berishen, shko takohu me Ramiz Aline, ai te pret eshte njeriu yne dhe bisedoni dhe Ramizi e thirri Berishen dhe bene planin e uzurpimit te partise se pare opozitare, qe kjo parti te mos merrte rruge tjeter, por te ishte nje parti qe mbasi PPSH-ja tja leshonte rrugen, kjo e fundit me kryetarin e vene prej saj, te mos nxirrte ne shesh, biles ti mbulonte te zezat e ish memes parti.
    Kjo ide i interesoi edhe ish sigurimit te shtetit, se ju dha garanci qe ish sigurimsat, jo vetem qe sdo te gjykoheshin per bemat e tyre, por do te afroheshin ne partine opozitare, duke u perfaqesur si biznesmene, por qe ne fakt do te rikrijonin edhe njehere sigurimin famekeqe te shtetit, por kete rradhe nen urdherat e Sali Berishes.
    Kjo eshte e verteta dhe kesaj te vertete, Berisha nuk i largohet dot, kete te vertete e tregon edhe performanca e PD-se se sotme, ku ish komuniste dhe ish sigurimsa me lloj lloj pseudonimesh, jane sot ata te fuqishmit, qe bejne jo vetem ligjet por dhe i shkaterrojne ligjet kur ju a do interesi.

  6. Ivan says:

    Ramiz Alia ishte i tmerruar nga kryengritja popuulore dhe sidomos nga ato qe po ndodhnin new Tirane ato dite, kishte frike se do ta pesonte si Caushesku i Rumanise. Ptanda Ramiz Alioa thirri studentet tu komunikonye aryre qe Bllokmenret e tij pranonin plueralizmin. Studentet qe shkuan nme takim me Aline ishein te gjithe nfa familje komuniste te zgjedhur.
    At odite para greves se studentebve Popuuli i Tiranes po mdeshej dhembe per dhemne me sigurimin komunist dje me sampista e armariosur deri ne dhemne , te inkuadruar ne toka te gateshme. Rinia e Tirabes ato dite, ne perleshje me key[-o forca te diktatures, i vuri zjarrin cerdhes se sigurimit te Klubi i Ministrise se Brendhshme, i vuri zjarrin cerdhes tjeter te sigurimit te Bar Sahati, dhe po ato dite u vuri zjarrin makinave te sigurimit perpara pallariti te kultures, lketo po ndodhnin ato dite dhe te tjere aksionw qe e tmerruan Ramiz Aline. dhe kjo eshte arsya

    1. nik says:

      PD e Sali Berishës, në qendër e bazë, uzurpuar nga servilët, spiunët dhe komunistët. Këto 22 vite, tregojnë se kjo parti u lind si “pjellë” e intrigës së ish-pushtetit dhe partisë komuniste të diktaturës, si “maskë” e ekzistencës së pushtetit të kupolës së saj në formë “perëndimore e demokratike”, sipas platformës së “Katovicës”. Me këtë mision e ka komanduar partinë e re komuniste PD në këtë 22 vite, i “desantuari” në krye të saj, extra komunisti Sali Berisha. Vetëm pak ditë qëndruan në krye të PD, themeluesit e saj student, intelektualë e demokratë të vërtetë, mbasi në krye me porosi të kupolës së diktaturës, me intriga e mbështetje të sigurimit të shtetit u vendos Sali Berisha, spiuni i sigurimit, mjeku dhe miku i afërt i bllokmenëve dhe i “familjari” i diktatorit Hoxha. Që prej futjes në “kthetrat” e Sali Berishës, PD është me kupolë dhe bazë të uzurpuar nga komunistët e servilët. Ka 22 vjet që nuk ekziston “PD” reale, por vetëm “Sali”. Po të shikohen kronikat televizive dhe gazetat që prej vitit 1991 e deri sot, shikon se në tribunat e PD çdo vit mungojnë themelues e drejtues të eleminuar prej Saliut. Vetëm Saliu nuk ka munguar e nuk po mungon në këto kronika as sot pas 22 vjetësh, madje si “udhëheqës” i saj i përjetshëm. Nga 343 ish-themeluesit e kësaj partie, bashkë me Saliun kanë mbetur 12 prej tyre, të cilët prej 22 vjetësh kanë braktisur idealet e “Dhjetorit ‘90” për rrugën drejt Europës, duke zbatuar “idealet” e kupolës së Saliut e të platformës komuniste të “KATOVICËS”. Vetëm Azem Hajdari rezistoi përballë intrigave e puçeve të organizuara në PD, në media e në parlament, duke u përballur me prapaskenat e “mikut” Sali Berisha deri ditën që u vra në prit, përballë partisë që themeloi.

  7. albani says:

    Jo vetem qe ka qene njeriu i Ramiz Alise, por edhe i UDB-se. Po te ishte njeriu i Ramizit, do te qe gjysma e se keqes, por jo! Qe ne fillim, ka qene njeriu besnik i UDB-se dhe bashke me Ramizin. Dhe Ramizi ne librin e tij “Jeta ime” ka thene gjithcka, sipas pikepamjes se tij, por nuk ka thene te verteten e madhe, se Sali Berisha ka qene njeriu i tij. Per dy arsye: per te shpetuar “lekuren” sic thote populi, dhe e dyta per te vazhduar trashegimine komuniste, permes nje komunisti si sali Berisha. Por keto sot jane te gjithe te kota. Sali Berisha i ka treguar qe heret ketij populli te mjere dhe te dhjere, se nuk kaasgje te perbashket me popullin dhe Shqiperine, se ne menyre te dukshme dhe haptas i sherben Serbise dhe se qellimi i tij eshte ta shese Shqiperine, ta shkaterroje dhe ta shpopulloje Shqiperine, dhe kete eshte duke e bere me sukses dhe me guxim. Dhe ky e di forcen mbeshtetese te tij dhe nuk pyet as per popullin dhe as per Zotin. Nuk ka bir njeriu qe ta shkule nga kolltuku i kryeministrit, jo tani por as ne qershor 2013, sepse ato forca qe e vune, UDB-ja bashke me Rajersonin e Amerikes, ata do te mbeshtetin perseri per ta mbajtur ne pushtet per nje kohe te pacaktuar.

  8. analist says:

    O njerez,a keni mundesi te na publikoni listen e plote te themeluesve te PD?
    Gazeta Tema me sa duket nuk ka deshire ta bej publike kete,se jakam kerkuar para disa ditesh.
    Flm

    1. gorbacov says:

      kujdes shoke komunista ne eu lindore po perhapet komunizmi duhet te bejme te pa munduren qe ne krye te jene njerezit tane ,komunistet,

  9. .F.Pulo says:

    Se çfare ka ndodhur ne te VERTETE,prej korikut 1990 jam vete me i verteti.Isha nder inisiatoret e pare dhe veprimtari Nr.1 i Komisionit Nismetar te “Levizja Studentore”;deshmitar i vertete.Per arsye te forta jam larguar e nuk komunikoj dot as ne fb.(F.PULO,ish pergjegjesi i Godines nr 18 ne “Qyteti Studenti”)…

  10. Vilson says:

    Demokracine ne Shqiperi nuk e solli komunisti Berisha, nuk e sollen studentet, keto jane vetem mashtrime te Berishes. Studentet u thiren nga Ramiz Alia sepse ai ishte i tmerruar mga kryemgritja opullore. Ato dite populli dhe rinia punetore heroike e Tiranes, po perelesheshin cdo dite me focat e diktatures, me sigurimin komunist dhe me sampistat, qe te armatosur deri ne dhembe, te vendiosur ne kuadrrate, ishi gati te versuleshin mbi popullin ne cdo momemt. Populli i Tirene, dhe te rinjte pinetore trima te Tiranes perlesheshin ato dite me sampistat, populli i Tiranes duke u perleshur me sigurimin, i vuri zjarrin cerdhes te sigurimit te “Klubi i Ministrise se Brendhme”, i vuri zjarrin cerdhes tjeter te sigurimit te “Bar Sahati”, u vuri zjarrin makinave te sigurimit para “Pallatit te Kultures”,
    Ndeshjret me sigurimin dhe sanmpistart po beheshi cdo diye me te ashpera.
    Ramiz Alia i tmerruar se do ta pesonte si chaushesku ne Rumani, thirri studente tu komunikonte atyre qe ai dhre bllokmenet e tij ishin te gatshen te pranonin pluralizmin politik. Me kete loje Ramia Alia shpetonte koken. Studentet ishin te zgjedhur nga famile komuniste, ata e priten Ramiz Aline si hero, shikoni si e priten Arben Imami e te tjeret. Jane te gjitha te documentuara. Mos i besoni mashtrimet e Berishes.

  11. plaku says:

    More djema, faktori i jashtem ishte ai qe, solli shkaterimin e diktatures dhe jo Saleret dhe Imamet.
    Ne perseri ishim te fundit ne Europe qe, hodhem socjalizmin real. Me cfare do ta mbante Shqiperine Ramizi? Me mora ?
    Ti beje me shumese 80% te shkembimeve tregetare me baze klering ( mall me mall )me vendet ish socjaliste. Me cfare do jetonim? Ku do ti mernim pulat, patatet, ilacet etj. Tregu i kleringut nuk egzistonte me. Vendet ish socjaliste u bene demoktike.
    Ekonomia, ekonomia miq, e shkateroi sistemin e socjalizmit real jo vetem ne Shqiperi por edhe ne te gjithe boten.
    Une personalisht ja di per nder vetem Gorbacovit i cili, desh te reformonte socjalizmin real por per fat nuk e kuptoi se, popujt e vendeve ish socjaliste donin me shume dhe per fat ndodhi ajo qe ndodhi.
    Per mua Ramizi ishte nje Gorbacov i vogel dhe ka meriten qe, shkaterimi i socjalizmit real ne Shqiperi u be pa gjak.

    Ramizi ka pergjegjesi te madhe sepse, ai na la ne dere Armikun me te madh ne historine e popullit shqiptar, horrin, intrigantin, genjeshtarin, dallkaukun, demagugon, populistin Sali Berisha.
    Me e bukura eshte se, tani i bien te gjithe gjoksit sikur, ata e sollen demokracine ne Shqiperi.

    Me vjen keq mik por, krijimi i shtetit shqiptar ne vitin 1912 u be nga Austro Hungaria e cila, nuk donte qe Serbia te kishte dalje ne det.
    Themelimi i partise komuniste shqiptare u be nga partia komuniste jugosllave, futja e Jugosllavise dhe Shqiperise ne kampin socjalist u vendos ne Jalte midis Stalinit dhe Churchillit ne vitin 1945 dhe ardhja e demokracise u be ne saje te faktorit te jashtem ( Gorbacovi ) dhe perseri ne ishim te fundit.

    Kuptohet se demokracia erdhi sepse popullit i kishte vajtur thika ne gryke dhe mirepriti dhe ndihmoi fuqishem ardhjen e demokracise por jo qe, populli dhe trimat si Sala me shoke ( ish komuniste te thekur ) nisi fillimisht luften per demokraci. Nismen ja dha fakti se, te gjitha vendet ish socjaliste ishin ngritur dhe kishin cdukur sistemin socjalist dhe kishin filluar tashme vendsjen e demokracise, ndersa ne si gjithmone flinim akoma.

    Te vjen per te qeshur kur degjon genjeshtrat dhe lavderimet e tyre ne lidhje me kete dhe ate.
    Per mua Gorbacovi ishte fillimi dhe Ramizi ndihmoi qe, ky kalim u be pa gjak. Kjo pune kishte marre fund. Vete Nano ka thene se, ne kishim atehere miell vetem per dy jave dhe Ramizi e dinte kete dhe beri kalimin e bute pa gjak.
    Poshtersia e Ramizit eshte qe la ne gjirin tone GJARPERIN Sali Berisha.

  12. elez biberaj says:

    E keni gabim, amerikaneve ne mezin e viti 1990 ja u a rekomandova une, qe ta intervistonin gazetaret qe vinin aty e te dallohej, sepse vllai i tij Selimi, me burre se ky, rezident i Sigurimit me pseudonimin “Timoni” ishte burri i halles time.
    Me vone kembengula qe ai te vihej ne krye.

    Tashti e kam bere lanet, por fisi andej nga ne eshte i pari.

  13. cuf dabjoni says:

    LISTA EMERORE E ANETAREVE THEMELUES TE PARTISE DEMOKRATIKE

    Aleksandër Gabriel Meksi, historian arkitekture
    Sali Ram Berisha, kardiolog
    Azem Shpend Hajdari, student
    Gramoz Josif Pashko, ekonomist
    Edmond Janaq Budina, pedagog
    Bardhyl Rexhep Reso, inxhinier
    Arben Fahri Imami, regjisor, pedagog
    Genc Pëllumb Ruli, ekonomist
    Prenç Gjon Zogaj, botues
    Genc Stefanaq Pollo, arkeolog
    Eduard Aqif Selami, estet
    Merita Xhevit Zaloshnja (Hoxha), ekonomiste
    Shinasi Ali Rama, poet
    Arben Ramiz Lika, student
    Blendi Agim Gonxhe, student
    Tefalin Gjovalin Malshyti, student për anglisht
    Arben Faik Meçe, pedagog ndërtimi
    Arben Ali Demeti, pedagog, Inxh. elektrike
    Bexhet Mehdi Reso, doktor veteriner
    Zenel Mustafa Hoxha, inxhinier
    Arjan Murat Manahasa, student arkitekture
    Frrok Mark Çupi, gazetar
    Edlira Bedri Dedja, pianiste
    Lazër Pal Stani, gazetar
    Gazmend Ahmet Mahili, student
    Eduard Xhevit Zaloshnja, pedagog, ekonomi agrare
    Robert Musa Mane, inxhinier
    Albert Pilo Jerasi, pedagog
    Nardi Todi Gremi, pedagog
    Edmond Astrit Nemeçka, mësues
    Gëzim Mahmut Shima, inxhinier gjeolog
    Rasim Mal Hasanaj, mësues
    Refit Maskë Nushaj, mekanik
    Petrit Nevruz Ruka, skenarist
    Edmond Vani Trako, pedagog, mjek
    Shkëlqim Nezir Daja, regjisor
    Ndriçim Xhavit Xhepa, aktor
    Konstandin Minella Kapo, inxhinier
    Albert Lutfi Shehu, mekanik
    Agron Simon Çika, mekanik
    Klement Kostaq Shahini, mekanik
    Tomor Maskë Nushaj, inxhinier
    Bujar Kasëm Ballo, inxhinier
    Kreshnik Ramadan Ndreu, inxhinier
    Robert Janaq Budina, student,regjisurë
    Bashkim Rexhep Omeri student, Inxh. mekanike
    Flamur Arif Koçi, regjisor
    Abaz Muharrem Veizi, mekanik
    Yzeir Agim Muço, inxhinier
    Tomor Sali Kokona, koreograf
    Ardian Mandi Petrollari, student
    Shahin Halit Kadare, mjek
    Alma Mete Bendo, studente
    Petrit Lirak Dodbiba, K.Sh.Kimike
    Bashkim Fehmi Sala, Inxh. elektronike
    Fatos Bejto Osmanaj, zv/Drejt. i Përgj.Artekspimp.
    Rexhep Mustafa Karapici, inxhinier
    Vladimir Myrfet Spaho, Biologji
    Shaban Rexhep Memia, K.SH. Biologjike
    Gëzim Rasim Koçi, student
    Enver Hasan Mustafaj, pedagog
    Elda Dhimitër Nuni (pa firmë e të dhëna)
    Alfred Rrok Gemi, student, Inst. ILKF
    Mimoza Mihail Zhamo (pa firmë, pa të dhëna)
    Ilir Ismail Dizdari, student Inxh. elektrike
    Zef Ndue Brozi, jurist (mungon firma)
    Ardi Pirro Stefa, student për gjuhë-letërsi
    Ilenja Spiro Mëhilli, studente filozofi
    Emin Edmond Barçi, ekonomist
    Blend Mario Ashiku, mësues
    Bedri Xhevit Sakaj, mësues
    Ridvan Edmond Peshkëpia, student arkitekture
    Arben Beqir Broci, student
    Dervish Rexhep Kurteshi, mësues
    Arben Sami Basha, pedagog
    Misret Idriz Sahiti, mësues
    Ndue Ndue Lugja, student gjeologji-miniera
    Dritan Durim Koçia, student biokimi
    Arsen Dule Çaushi, student Inxh.mekanike
    Përparim Njazi Demi, inxhinier metalurgji
    Sokrat Andon Nesturi, Inxh.mekanike
    Ernest Ndue Marku, student i Inxh.mekanike
    Ilirjan Xhelo Beqiri, student pol. shoq
    Genci Qirjako Anastasi, Inxh. mekanike
    Ilir Muharrem Caci, student, Inxh. mekanike
    Admirim Xhevahir Xhindi, student fizike
    Sokrat Gaqo Loli, bibliograf
    Pandeli Arqile Çavo teknik
    Edmond Lavdosh Dulaj, historian
    Luan Hodo Hoxha, punëtor
    Ardian Ramazan Saraçi, inxhinier
    Ilir Dhimtër Vreto, teknik
    Dilaver Esat Ismaili, teknik
    Besim Ramazan Mamaçi, inxhinier
    Gjergji Mihallaq Stoja, teknik
    Skënder Stavro Pashko, teknik
    Bujar Vasfi Barçi ekonomist
    Kastriot Enver Qollia, elektronike
    Arben Ndreko Rino, inxhinier
    Fatmir Ismail Behluli, nëpunës
    Ilir Teki Malindi, jurist, nëpunës
    Fatmir Ali Tole, piktor
    Agim Avni Buxheli, operator
    Agron Ymer Domi, operator
    Ali Zenel Sata, teknik
    Ilir Myftar Myftari Inxh. elektrike
    Thanas Koço Qirinxhi, mësues (muzikë)
    Altin Sotiraq Gjergo, student (mekanik)
    Artan Avduraman Mezini, punëtor
    Mevlan Seit Shanaj, regjisor
    Agron Vehbi Bala, redaktor
    Bashkim Malo Zahaj, skenograf
    Rexhep Ali Aliaj, piktor
    Sulejman Halit Mato, shkrimtar
    Zyber Fadil Dashi, këngëtar
    Hektor Prokop Glini, inxhinier
    Lulëzim Haxhi Çollaku, teknik
    Sotir Llambi Qiriaqi, teknik
    Dhurata Nuredin Zoto zooteknik
    Andrea Filip Leko, student juridik
    Konstandin Naum Qarri, student Inxh. nafte
    Artan Edi Asllani, student Inxh. elektrike
    Ervin Petrit Peshkëpia, student Inxh. elektrike
    Ilir Haki Zylfi, student Inxh. elektrike
    Rezart Fejzi Muja, student Inxh. elektrike
    Labeat Ndrecë Jakaj, student Inxh. elektrike
    Ilir Dalip Kurti, student Inxh. elektrike
    Besnik Mehmet Bajra, student Inxh. elektrike
    Arben Aleksandër Tashko, pedagog
    Petraq Dhimitër Shamo, pedagog
    Lutfi Hysni Saqe, inxhinier
    Leonard Pavlli Gjini, pedagog
    Esat Abdulla Emiri, pedagog
    Kristaq Koço Strakosha, pedagog
    Vehbi Islam Sallaku, laborant
    Emil Gaqo Prodani, inxhinier
    Vladimir Jorgo Shahini
    Mimoza Pëllumb Pashko
    Bujar Nezir Bujari
    Shpendi Luan Kubarçe
    Artan Guri Shytaj
    Ilirjan Themo Kaxhiani
    Franc Frederik Ceroni
    Eduard Isa Dervishi
    Artan Arshi Taullai
    Stavri Milo Marko
    Kastriot Dilaver Sulçe
    Ferdinand Aqif Mara
    Edmond betim Kërtusha
    Jorgo Vasil Ferra
    Arben Irakli Prifti
    Indrit Pandeli Siapeta
    Arben Bektash Ismaili
    Adriatik Avni Hazerai
    Shuaip Selfa Beqaj
    Mirush Hamdi Deliallisi
    Ilir Qebir Hysi
    Taulant Tefik Bityraku
    Altin Hamit Qoshja
    Dashamir Hamit Shehi ekonomist
    Jakov Sllavko Plevneshi, murator
    Hysen Zyhdi Saraçi, mekanik
    Edgar Rahmi Myzyri, mekanik
    Edmond Jordo Mosko, elektricist
    Jaho Zeqir Zeqo, inxhinier
    Nexhat Qazim Gjinali, inxhinier
    Sokol Rafet Shalci, teknik
    Vladimir Myfit Maliqi, teknik
    Vangjel Sotir Kozma, teknik
    Mina Pandi Cani, teknik
    Nesip Petrit Kavi, teknik
    Llambi Kristaq Pepo, teknik
    Arian Muharrem Gjikondaj, inxhinier
    Piro Sokrat Gjini inxhinier
    Lili Nastas Dhame, kandi. Shkenc. inxhinierike
    Skënder Xhaferr Allkja, inxhinier
    Dhurata Qemal Leka, inxhiniere
    Luljeta Xhezmi Mebelli, inxhiniere
    Adnan Xhemal Samarxhiu, inxhinier
    Sinan Mane Brahaj, nëpunës
    Gjon Bib Leka, inxhiner
    Qazim Tahir Striniqi, inxhinier
    Remonda Kareman Prendi, teknike
    Fadil Sulejman Sallufi, inxhinier
    Kostaq Stilian Kaskaviqi, arkitekt
    Viktor Resmi Hebibasi, pedagog
    Koço Vangjush Bode, inxhinier
    Ardian Ismail Shehu, inxhinier
    Kont Rrok Rrjolli, pedagog
    Paulin Vasë Kola, pedagog
    Saimir Ahmet Lolja, pedagog
    Herkole Pirro Sava, pedagog
    Lulëzim Qamil Hamelli, pedagog
    Ejup Adem Gashi, arsimtar
    Rinush Fetah Idrizi, studiues
    Luan Rasim Pirdeni, pedagog
    Vasilika Andon Strakosha, nëpunëse
    Bashkim Osman Gazidede, pedagog
    Drini Nuredin Zota, elektronist
    Ilirjan Çajup Rusmali, jurist
    Nikolla Pandeli Janina, matematicien
    Eduard Skënder Dragoti, pedagog
    Stefan Dhimitër Dhimitri, pedagog
    Dhimitër Mihal Doka, pedagog
    Behar Sinan Xhodia, student
    Klid Anton Thani, student
    Sadik Muhedin Sadikaj, student
    Hektor Haxhi Kapllani, student
    Gerti Ilia Kuqi, student
    Indrit Hysen Qerimi, student
    Gentian Sotir Kreci, student
    Arben Jakup Ibroja, student
    Luan Xhemal Meçja, student
    Kristaq Nasi Lipe, student
    Shkëlqim Mehmet Kalaja, student
    Flamur Riza Boja, student
    Eduard Spiro Toni, student
    Kiço Ilia Muzina, student
    Arben Ali Sadiku, student
    Edmond Ilia Xhomaka, student
    Thanas Anastas Mitro, student
    Sajmir Mustafa Avxhiu, student
    Artur Shpëtim Nepravishta, student
    Besnik Azem Kaloshi, student
    Jani Rako Ziso, inxh. elektrik
    Ante Jorgo Koja, ekonomist
    Martin Pëllumb Toto, inxhinier
    Ilir Petrit Radovicka, inxhinier
    Ramazan Abdurrahman Hysa, botues
    Fatmira Shemsi Haxhiu, shkrimtare
    Engelfrida Andrea Idrizi, kritike letrare
    Edmond Skënder Tupja, përkthyes
    Odise Kristo Grillo, shkrimtar
    Fatos Baki Kongoli, shkrimtar
    Sevim Hilmi Arbana, botuese
    Elsa Robert Ballauri, shkrimtare
    Dragush Seit Canka, mjek
    Ivoni Kristaq Reso, shkrimtare
    Theodhora Theofan Nepravishta, arsimtare
    Dritan Vasillaq Shano, student
    Dhori Sotir Zoto, punëtor
    Gazmend Shezai Shpata, student
    Izet Idriz Haxhia, student
    Neki Llambi Dervishi, student
    Ardian Mehmet Mehmeti, student
    Eduard Luan Prodani, inxhinier
    Zamir Bedri Shehu, student ekonomik
    Demir Aqif Sakaj, student Kimi Ind.
    Artur Rexhep Zuriqi, student Kimi Ind.
    Skënder Musa Milaqi, student Mekanike
    Leonard Sami Kajtalli, student Kimi Ind.
    Aleks Gjergo Andoni, student Kimi Ind.
    Nereida Sami Kapisyzi, studente Fizikë
    Valbona Dilaver Bedini, studente Fizikë
    Lindita Ramadan Drinziu, studente Fizikë
    Mimoza Bajram Sinani, studente Fizikë
    Lindita Enrik Vukaj, studente Fizikë
    Arleta Preng Gjoka, studente Fizikë
    Adnand Asim Bërdica, student Filozofi
    Helidon Ylvi Tahiri, student Filozofi
    Fatjon Ali Batku, student Drejtësi
    Shkëlqim Mustaf Mustafa, student Filologji
    Ermira Zyhdi Shpëtimi, studente
    Marjeta Veiz Popa, studente
    Darjana Kristaq Luli, studente
    Enela Vangjel Pui, studente
    Aneta Paskal Daiu, studente
    Albana Zeqir Malaj, studente
    Leureta Perikli Papa, studente
    Brikena Sazan Kaleshi, studente
    Theodhora Kristofor Zeno, studente
    Edlira Eqerem Methoxha, studente
    Luljeta Ibrahim Disha, studente
    Hajrie Memet Çela, studente
    Anilda Hasan Ibrahimi, studente
    Arta Habib Bajrami, studente
    Afroviti Panajot Maçaj, studente
    Emira Divaler Mullaj, studente
    Donika Leonidha Kapedani, studente
    Besnike Enver Bashi, studente
    Alketa Jorgaq Vito, studente
    Miranda Myslim Grida, studente
    Anila Gjergji Xhillari, studente
    Ermenita Gjergji Xhillari studente
    Shpëtim Kasem Shkurti, student Ing.Mekanike
    Spiro Leonidha Cura, student Ing.Elektronike
    Dritan Pirro Loli, student Ing.Elektrike
    Ina Luan Kumi, studente Ing. Elektrike
    Petrit Fadil Zeqiri, student Ing.Elektrike
    Agim Merdan Hasaj, student Ing.Elektronike
    Aleksandër Luigj Paloci student Inxh.Mekanike
    Arben Kujtim Sula, student Inxh.Elektr.
    Sokol Bujar Tafaruçi, student
    Arian Theodhor Gjoni, punëtor
    Genc Minella Trebicka, mësues
    Hiqmet Bujar Zatëria, agronom
    Tomi Beniamin Guraziu, punëtor
    Haxhi Mehmet Doma, punëtor
    Përparim Elmaz Haxhihaj, punëtor
    Agim Xhezo Hodaj, punëtor
    Eduart Sotir Mino, punëtor
    Ardian Meçan Malaj, punëtor
    Robert Elmaz Haxhia, punëtor
    Arben Pandi Jorgji, veteriner
    Selaudin Suat Badra, punëtor
    Roland Halil Pitarka, laborant
    Astrit Skënder Minarolli, punëtor
    Petrika Nella Trebicka, inxhinier
    Bashkim Bedri Gjergji, redaktor
    Lorenc Hiqmet Ruzi, student Ing-Mek.
    Ilir Mezan Mehmeti, student Ing-Mek.
    Artur Skënder Ajazi, student Ing-Mek.
    Adriatik Simon Dhimpali, student Ing-Mek.
    Alqi Stavri Çelemenja, student Ing-Mek.
    Nashifer Hysen Manahasa, nëpunëse
    Bislim Selim Ahmetaj, student ILB
    Edmond Gjovalin Jakaj, student UT
    Marjeta Qemal Çoku, studente Ekonomi-Politike
    Çiljeta Kostaq Mitre, studente Biokimi
    Bregina Lirim Llubani, studente Biokimi
    Anila Resul Kaso, studente Biokimi
    Greta Thoma Kondi, studente Biokimi
    Enkelejda Pandeli Seva, studente Biokimi
    Ketrin Andon Cletko, studente Biokimi
    Enkelejda Piro Stefa, studente Biokimi
    Tereza Dedë Marku, studente Biokimi
    Ardian Agostin Palushaj, student
    Artur Arif Biba, student
    Mimoza Man Preçi, studente
    Alma Isak Babaramo, studente
    Afrim Lulash Krasniqi, stud. Gj-L
    Petrit Tom Legisi, stud.Gj-M
    Arben Lulash Dreshaj, student
    Bardhok Mark Pecnikaj, student
    Mariglen Gjin Gjoka, student
    Asllan Vangjel Kazia, student
    Përparim Avdi Malaj, student
    Eugent Spiro Toni, student
    Ilir Themi Lilo, student
    Lulëzim Veiz Elezi, student
    Edmond Eqerem Leza, student
    Altin Zir Vranaraj, student
    Alfred Hydri Kolami, student
    Herman Thanas Rrudha, student
    Vullnet Hysen Spahiu, student

    1. linda says:

      Po emri i Jozefines ku eshte?????

    2. zarari says:

      sa shume spiune e kelyshe te kuqsh … dhe ca qe e “moren me verte” para se ti fshinte lapsi i skocezit…

    3. kuq e zi says:

      Letër e Hapur drejtuar:
      – Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës.
      – Ambasadorit amerikan në Tiranë.
      – Gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen.

      Jam azilant politik në Bruksel, për shkak të një libri me personazhe realë e ngjarje të jetuara: Odiseja e një Detektivi (dy vëllime). Krerët e dy klaneve politike, blu e rozë, e njohin mirë këtë libër, mbasi policia civile e Tiranës ka paguar 100 $ për çdo kopje që u dorëzohej, kur ai u shpërnda në disa fakultete të UT. Nga ana tjetër, eksperti belg, që shqyrtoi imtësisht dosjen time për një kohë të gjatë, ka shkuar dy herë në Tiranë për të verifikuar identitetet e personazheve realë të librit dhe saktësinë e disa ngjarjeve të veçanta, të jetuara. Meqenëse unë këmbëngulja gjatë seancave të intervistës, që të egzaminoheshin patjetër skeletet e dy heronjve që prehen në varrezat e Tiranës – Fatmir Merdari e Afrim Pahia (personazhe të librit) –, eksperti belg u detyrua të pohonte:
      «Nuk është nevoja për asnjë lloj ekspertize. Për vdekjen e atyre të dyve ekzistojnë dosjet përkatëse në Tiranë, ku unë kam parë edhe fotografitë e tyre kur ishin të plagosur rëndë dhe në çastin e vdekjes. Gjithashtu kam verifikuar edhe identitetet e protagonistëve të tjerë të ngjarjeve që trajton libri juaj.»

      Natyrisht, pa autorizimin e qeverisë shqiptare nuk kryhen dot veprime të tilla. Ndërsa në mars të vitit 2009 gazeta SOT botoi në tre pjesë artikullin tim të gjatë me titull: Një zë nga shkretëtira shqiptare, ku trajtohen peripecitë e mia të azilit, të cilat përbëjnë një odisé më vete. Artikulli në fjalë gjendet endé në sajtin e gazetës SOT ; kushdo mund ta lexojë në internet. Me kërkesën e shumë bashkatdhetarëve, të cilët me kohë kishin rënë në gjurmët e vëllimit të parë të librit dhe të artikullit në fjalë, prej një muaji kam publikuar nëpërmjet internetit të dy vëllimet e librit Odiseja e një Detektivi. Vëllimi i dytë i ka bërë edhe më tepër përshtypje opinionit publik me ngjarjet dhe provat që sjell.
      Në mesazhet elektronike që po marr, shumë bashkatdhetarë më bëjnë një vërejtje që më ka preokupuar:
      «Një sekret i rëndësishëm, që lidhet me fatet e kombit e të popullit shqiptar, nuk duhet lënë që ta mbulojë pluhuri i kohës në asnjë rrethanë e për asnjë arsye. Përndryshe edhe ju, si autor i librit, bëheni bashkëfajtor me keqbërësit, në një kohë që edhe Afrika po rilind, ndërsa ne po rrëzohemi gjithmonë e më poshtë.»
      Në fakt të gjithë jemi dëshmitarë se Hosni Mubarak, lideri i një populli 80 milionësh në Afrikë, u detyrua të braktiste postin prej qëndrimit unanim kundër tij të diplomacisë amerikano-evropiane, për shkak të vrasjes së 300 demonstruesve.
      Gjithashtu të gjithë e dimë se në një vend të injoruar evropian me emrin Shqipëri, në vitet 1997-1998 politika vrau mbi 3500 shqiptarë (12-fishin e vrasjeve që kreu regjimi i Mubarakut në një popullsi njëzet herë më të madhe!), plagosi mbi 11 mijë të tjerë, shkatërroi institucionet e brishta shtetërore, hapi depot e municionit për të nxitur tërthorazi një luftë të verbër civile, dogji vendin, dhe po e njëjta diplomaci amerikano-evropiane i la të njëjtët politikanë ish-komunistë në pushtet.

      Rastësi?
      Politika e të mëdhenjve e përjashton kryekëput rastësinë; madjé, ajo vepron me plane afatgjata e të kalkuluara mirë. Politikanët mëkatarë të Tiranës u lanë qëllimisht në pushtet, për tu përdorur prej diplomacisë amerikano-evropiane për punë të mbrapshta antikombëtare, të cilat po i jetojmë përditë. Është utopi e naivitet i skajshëm politik t’iu kërkosh autorëve të tragjedisë së vitit 1997-1998 të gjykojnë me drejtësi dramën e Gërdecit, apo vrasjet e 21 janarit 2011. Edhe sikur krerët e politikës së sotme shqiptare (pozitë-opozitë) të tentonin të gjykonin me drejtësi tragjedinë e Gërdecit, ustallarët e prapaskenave të politikës – ambasadori amerikan në Tiranë dhe të dërguarit e Brukselit atje – do t’iu thoshnin me buzëqeshje diplomatike:
      «Dakord, por më parë duhen gjykuar vrasjet e vitit ’97-’98, mbasi krimet nuk parashkruhen. Pastaj u vjen radha tragjedisë së Gërdecit dhe vrasjeve të 21 janarit 2011.»
      E ç’mund të bëjnë ata atëherë, ndërkohë që dihet mirë se për megakrimin ‘97– ‘98 përgjigjen njësoj të dy klanet blu e rozë? Mëkati i vërtetë i politikanëve të Tiranës (pozitë-opozitë) është pranimi i misionit antikombëtar për hir të karrierës së pameritur; më tej krimi automatizohet. Pasojat merren lehtë me mend dhe janë prezente çdo ditë në faqet e shtypit, i cili gjithashtu është dyngjyrësh në shërbim të dy klaneve politike. Në këto kushte unë i bëj thirrje kryeministrit shqiptar, i cili aktualisht nuk është veçse një skllav rrethanash, të kontribuojë për denoncimin mbi baza dokumentare të aktit antishqiptar e prodiktatorial të CIAs që sabotoi në maj të vitit 1984 komplotin kundër diktaturës, të organizuar prej 22 trimave shqiptarë të Sigurimit të Jashtëm të asaj kohe. Nëpërmjet një veprimi të tillë, kryeministri shqiptar do të shpëtonte në radhë të parë vetveten dhe bashkëfajtorët e tij prej situatës pa rrugëdalje ku gjenden, pastaj gjithë kombin e popullin shqiptar, që janë në zgrip për shkak të politikës së tij regresive. E vërteta e kësaj çështjeje është thjeshtësisht e verifikueshme, mbasi në arkivat e shërbimit sekret gjenden dosjet përkatëse të atyre 22 trimave, disa prej emrave të të cilëve i kam cituar shpesh. Ndërkohë po ju jap edhe adresën dhe numrin e telefonit të njërit prej tyre në Amerikë:

      Dari Meli
      3609 BROADWAY, Apt. 4L,
      NEW YORK, N.Y. 10031
      U. S. A.
      Tel. 00 12 12 – 491 – 12 12

      Numri i cituar i përket një linje telefonike speciale, e cila i filtron telefonatat. Mënyrën sesi komunikohet nëpërmjet një linje të tillë ua shpjegon ish-Drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Jashtëm (DSJ) në atë kohë, Ilir E. Hoxha, të cilin mund ta gjeni në selinë e Partisë së Punës të Riorganizuar në adresën:

      Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar
      Rr. «Hafiz I. Dalliu», Pallati 17/2, kati i parë,
      Tiranë.

      Megjithëse kryeministri shqiptar për njëzet vjet me radhë ka harruar t’ia heqë titujt Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste diktatorit Hoxha, besoj se ai nuk do të ngurrojë t’i kërkojë sqarimet e duhura Ilir Hoxhës lidhur me problemin madhor në fjalë.
      Ato ngjarje janë një fragment lavdie i historisë së popullit shqiptar, realizuar nga 22 burra guximtarë të prejardhur prej 22 familjeve të nderuara ish-komuniste nga më të afirmuarat e kohës, siç zgjidheshin detektivët prej diktaturës. Prejardhja ime është nacionaliste e antikomuniste, por kjo nuk më pengoi të lidhja miqësi në burg me ish-detektivin më të shquar të DSJ-së, Hamit Meli, idetë dhe vlera njerëzore e të cilit qëndronin ndjeshëm mbi ideologjitë. Asnjë i burgosur nuk e njihte të kaluarën e tij, mbasi ajo ishte fshehur qëllimisht prej përpiluesve të dosjes penale të ish-detektivit. Ky u hap në mirëbesim tek unë. Miqësia me Hamit Melin u bë shkak që unë të lidhesha më vonë tërthorazi me grupin komplotist të Guri Stretos. Ilir Hoxha i njeh në detaje këto të vërteta të dokumentuara. Ai duhet të tregojë sot se ku gjendet ish-zëvendësi i tij në detyrë, Guri Streto, i cili ishte përkohësisht edhe baxhanak i tij (i martuar ditën e enjte më 26 janar 1984). Ilir Hoxha duhet të tregojë gjithashtu ku gjenden aktualisht dy vëllezërit Hamit e Dari Meli, si edhe të pohojë rrethanat e vërteta të vdekjes së dy heronjve të rënë në prill-maj 1984, të cilët prehen në varrezat e Tiranës. Ata u varrosën me madhështi e të dekoruar si të rënë në krye të detyrës, por e vërteta është krejt tjetër. Përndryshe unë, i burgosur politik në vitin 1984 (qysh prej vitit 1978), nuk kisha nga ta dija se Fatmir Merdari është goditur natën me dy plumba pas shpine prej një distance të afërt, ndërsa Afrim Pahia ka kryer tentativë vetëvrasjeje, duke përplasur fort kokën pas murit në çastin e arrestimit me urdhër të Ilir Hoxhës. Ka vdekur në spital. Nëse u bëhet ekspertiza skeleteve të këtyre dy heronjve (mbasi t’iu jetë bërë më parë analiza e ADNsë), gjithçka bëhet e qartë edhe për më naivin e shqiptarëve. Por, normalisht, nuk lind nevoja të ndjekësh gjurmët, kur ujkun e ke përpara syve. Ilir E. Hoxha di gjithçka dhe e di shumë mirë ku i ka arkivuar dosjet e kësaj ngjarjeje, një substrakt i së cilës i është treguar edhe ekspertit belg që shqyrtoi dosjen time. Është në të mirën e krerëve të korruptuar të politikës shqiptare dhe të vetë Ilir Hoxhës që gjithçka t’i bëhet e ditur sot popullit shqiptar, para se ky t’i detyrojë ata të shprehen kundër dëshirës së tyre për një gjë të tillë. Tekefundit shqiptarët në këtë rast nuk do të kërkojnë asgjë më tepër se hapjen e dosjeve të një ngjarjeje të para 27 vjetësh. Të tjerat vijnë vetë pastaj… Institucionet, dokumentet, historia janë pronë e popullit shqiptar, jo e qiraxhinjve politikanë. Ashtu siç janë edhe heronjtë e atyre ngjarjeve bij të popullit e jo të politikanëve. Ndërkohë normat e demokracisë amerikane, opinioni i shëndetshëm publik amerikan, media e fuqishme amerikane si një pushtet i katërt real, ia bëjnë të pamundur diplomacisë amerikane dhe CIAs fshehjen e mëtutjeshme të një skandali që ndriçohet sadopak. Populli shqiptar është proamerikan nga natyra dhe ky është një virtyt, ndërkohë që po jetojmë epokën e qytetërimit amerikan. Por miqësitë në politikë nuk mbahen symbyllas: ky është një ves fatal, i cili jo vetëm që kushton tepër shtrenjtë, por bëhet shkak të fitosh edhe përbuzjen e mikut të pasinqertë, duke të quajtur të padenjë për miqësinë e tij. Një ndër presidentët më të respektuar amerikanë, Ronald Regan, pas pushtimit të Grenadës së vogël më 1983, deklaroi: «Nuk mund të jemi të pafajshëm në një botë që nuk është e tillë.» Ne duhet t’ua bëjmë të qartë sot me argumente miqve tanë amerikanë fajin që ka bërë CIA dhe dipolmacia e fshehtë amerikane ndaj Shqipërisë në maj 1984, ashtu si dyzetë vjet para kësaj date.

      Ne dëshirojmë me gjithë zemër të jemi miq të amerikanëve, por nuk mund të pranojmë në asnjë mënyrë që trojet tona në jug të Shqipërisë dhe në veri të Kosovës e ndofta më gjerë, t’iu shërbejnë atyre për ujdi politike me Rusinë në Afganistan, Iran, apo në hartën e re gjeopolitike të Afrikës. Ne nuk mund dhe nuk duhet të pranojmë që, për hir të një miqësie fiktive, kombi ynë, tejet i dobësuar e aktualisht në një proces shpërbërjeje të dukshëm, të tretet me kalimin e kohës si kripa në ujë në Unionin Ballkanik – ide kjo e hedhur rishtas prej diplomacisë amerikane në marrëveshje me BE. Të gjitha shenjat janë të qarta se kush do ta dominojë Unionin Ballkanik, ndërkohë që, siç shprehej dikur patrioti i shquar Sali Nivica, Serbia është Rusia prapa kodrës dhe Greqia, Rusia prapa malit. Ende pa u formuar ky Union, Greqia po avancon lirshëm në Shqipërinë e Jugut dhe Serbia është ulur këmbëkryq në veri të Kosovës dhe në enklavat e saj brenda territorit të Kosovës. Ndërkohë Serbia, me ndihmën e Ilir Metës e të kryeministrit, pretendon për minoritet edhe në Shqipëri.

      Politikanët e Tiranës, të cilët janë të gjithë me origjinë komuniste, kanë sot një shanc historik, për të shpëtuar veten e tyre dhe kombin nga baltovina e pështirë ku po fundosen çdo ditë. Njëzet ish-kuadrot e rëndësishëm të DSJ-së, për të cilët bëhet fjalë, rrjedhin nga familje të mirëfillta komuniste; kjo imagjinohet lehtë, gjersa dihet se biografia politike ishte busulla e diktaturës. Më të moshuarit e atyre burrave sypatrembur janë sot 62 vjeç dhe gëzojnë shëndet të shkëlqyer. Shumë prej politikanëve të sotëm të Tiranës ka të ngjarë të kenë miqësi apo njohje të afërta me ata të njëzetë ose me familjarët e tyre, mbasi të dy palët i përkisnin pjesës më të privilegjuar të shoqërisë shqiptare nën diktaturë. Në këto rrethana tejet të favorshme për ta, politikanët e sotëm shqiptarë nuk duhet të ngurrojnë për t’iu mundësuar atyre trimave rikthimin zyrtarisht në atdhe. Ata të njëzetë do të shërbenin si një kontigjent i shkëlqyer për zgjidhjen e situatës kritike shqiptare, mbasi gëzojnë mirëbesimin e plotë të autoriteteve amerikane dhe janë të mbrujtur tashmë me kulturën politike e qytetare të Amerikës demokratike. Si rrjedhojë, ata janë shumë të besueshëm prej autoriteteve të SHBA, mbasi kanë dhënë prova aftësie e guximi në kuota të tilla, ku politikanëve të rëndomtë shqiptarë nuk u shkon dot as fantazia. Ata trima atdhetarë do të mundësonin një fazë të re e të shëndetshme të miqësisë shqiptaro-amerikane dhe një klimë të favorshme mbarëshqiptare për një Lidhje të Tretë.

      Në kasafortat e diplomacive të mëdha ekziston gjithmonë edhe një plan B për çështjet në proces. Politikanë të Prishtinës, Gjithë duke e vlerësuar kontributin amerikan për bombardimin e Serbisë nga NATO, ne nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se politika nuk udhëhiqet kurrë prej bamirësisë, por nga kalkulimet e interesit perspektiv. Dhe kjo është e natyrshme; e kundërta do të ishte utopi. Po nuk kuptuam kaq gjë, Ndërkombëtarët kanë të drejtë të na trajtojnë si një popull naiv, i sapozbritur prej pemëve. Dymbëdhjetë vjet pas bombardimeve të NATOs, realiteti po tregon se SHBA nuk e çliruan Kosovën me qëllim që ta bënin një shtet të fortë e të qëndrueshëm (kur u intereson, ata dinë më mirë se kushdo tjetër në botë ta realizojnë diçka), por për ta pasur si resto hesapesh politike në sirtarët e diplomacisë së tyre të fshehtë. Ndonëse Millosheviçi vdiq në burg, Serbia sot jo vetëm nuk trajtohet si shtet agresor, por dalëngadalë asaj po i krijohen koniuktura të tilla politike që e bëjnë optimiste për rifitimin gradual të Kosovës. Ndërkohë që Veriu i Kosovës është realisht nën zotërimin serb dhe enklavat e manastireve shënojnë plasdarmet e ardhshme të Serbisë ndaj Kosovës së rraskapitur, Greqia po anekson në mes të ditës Jugun e Shqipërisë. 354,3 km² të detit Jon iu falën Athinës nga kryeministri shqiptar. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e pezulloi atë, por kryeministri filogrek, i cili është shqiptar vetëm nga pasaporta, ka autorizuar sërish bisedime të kundërligjshme në heshtje, për ta rivlerësuar paktin antikombëtar të detit. Nuk duhet harruar për asnjë çast se ai det nuk u përket vetëm shqiptarëve të Shqipërisë, por edhe atyre të Kosovës e më gjerë. Mirëpo sipas të gjitha gjasave, kryeministri shqiptar ka ndërmend t’ia bëjë këtë dhuratë Athinës në vjeshtë, me rastin e festës së tyre. Së bashku me regjistrimin e popullsisë sipas besimit fetar.

      Natyrisht, gjersa grekët po u ndërrojnë kombësinë eshtrave të të vdekurve shqiptarë, për t’i përdorur pastaj si sinorë të Vorioepirit në Korçë e gjetkë, pse të mos bëjnë të njëjtën gjë edhe me të gjallët e një populli të braktisur prej kreut të tij?

      Ndërsa para autoriteteve të Athinës kryeministri ynë qëndron kokulur si ndonjë vajzë e ndrojtur, qytetarët paqësorë shqiptarë ai i vret pa gjë të keq në mes të bulevardit, pastaj hedh valle me eunukët e partisë së tij, disa metra matanë pllakave të përgjakura. Dhe për të gjitha këto akte antishqiptare e antinjerëzore, pa llogaritur korrupsionin më të madh në Evropë dhe ngujimet e gjakmarrjes mesjetare të mijëra familjeve, ambasadori amerikan në Tiranë i akordoi titullin burrë shteti. Dihet se për të kryer punë të pisëta në vendet pa zot, nevojiten instrumente të pisët, me etiketë të ndryshuar. Ky është një mësim i lashtë i historisë.

      Natyrshëm lind pyetja: Nëse SHBA do të ishin miq të sinqertë të shqiptarëve (në Kosovë e Shqipëri), a do t’i stimulonin vallë këto veprime kaq të dëmshme në vendet tona respektive? A do të akuzohej aq rëndë kryeministri i Kosovës në prag të dialogut me Serbinë dhe mandej gojët akuzuese të heshtnin si me magji, mbasi të merrte rrugë ky dialog me leverdi të njëanshme?

      Nuk është e nevojshme të jesh politikan, për të kuptuar se gjashtë milionë izraelitë bëjnë ligjin në mes të qindra milionë arabëve, duke mos zbatuar as rezolutat e OKBsë, vetëm pse janë aleatë strategjikë, pra, miq të amerikanëve. Atëherë, si mund të mendojmë ne se amerikanët na vlerësojnë vërtet si miq, ndërkohë që kombi ynë po shkon qartazi në shpërbërje graduale, populli shqiptar në Kosovë e Shqipëri po vuan të zitë e ullirit i nëpërkëmbur prej serbëve e grekëve, dhe amerikanët u thonë kryeministrave tanë “kështu vazhdoni, se e keni mirë” ? «Miqësi» të tilla kanë kosto më të lartë se armiqësitë e shpallura. Jo, angloamerikanët kanë qenë miq të Enver Hoxhës dhe të bëmave të tij antishqiptare qysh prej Luftës së Dytë Botërore, për hir të objektivave të politikës së tyre në rajonin e Ballkanit. Këtë mbështetje të hapur ndaj diktaturës së Enver Hoxhës ata e përsëritën edhe në maj të vitit 1984. CIA vazhdon t’i mbajë edhe sot në Amerikë njëzet komplotistët që rrezikuan jetën në luftë kundër diktaturës (dy prej atyre ranë në atë luftë), ndërsa i biri i diktatorit, Ilir Hoxha, është beniamin i tyre edhe sot. Populli shqiptar duhet ta bëjë të flasë ish-Drejtorin e DSJsë, i cili di shumë për veprimtarinë agjenturore të babait dhe të tijën. Dalja në dritë e të vërtetës së ngjarjeve të majit 1984 është domosdoshmëri jetike për popullin e për kombin shqiptar, nëse duam të kemi vërtet të ardhme të denjë. Ne duhet të bëjmë çmos që autoritetet amerikane ta njohin zyrtarisht padrejtësinë që i kanë bërë popullit e kombit tonë, t’i kompensojnë dëmet e shkaktuara konform ligjeve përkatëse dhe ta korrigjojnë në të ardhmen shënjestrën e diplomacisë së tyre ndaj kombit shqiptar. Në arkivin e shërbimit sekret shqiptar ekzistojnë të gjitha dosjet përkatëse, që mundësojnë zbardhjen e kësaj çështjeje jetike brenda një gjysmë ore. Nuk ka forcë që ta mposhtë të vërtetën. Politikanët e opozitës kosovare janë në pozicion të përshtatshëm për të dhënë një kontribut të çmuar në këtë drejtim, pa u ndikuar as prej pushtetit të Tiranës e as prej atij të Prishtinës. Popullarizimi i këtij problemi madhor do të vinte në lëvizje median e fuqishme amerikane, zëri i së cilës dëgjohet me vëmendje prej institucioneve autoritare të Washingtonit, si Kongresi apo qeveria federale. Është e sigurtë se zbardhja e kësaj çështjeje jetike do të shënonte një erë të re si në marrëdhëniet amerikano-shqiptare edhe për të ardhmen e popullit dhe të kombit shqiptar.

      Zoti Ambasador Arvizu

      Dosja ime si azilant politik në Bruksel ka trajtën e një aktakuze ndaj CIAs. Vetëkuptohet që bëhet fjalë për një aktakuzë të mbështetur në prova të pakundërshtueshme, përndryshe ajo nuk do të pranohej kurrë prej aleatëve tuaj të Brukselit. Depozitimi, pas shumë përpjekjesh, i asaj aktakuze më ka kushtuar shtrenjtë. Jo vetëm që autoritetet belge më lanë shtatë vjet e gjysmë pa dokumentet përkatëse, por gjatë gjithë kohës, edhe tani, jam i privuar nga e drejta e komunikimit me median belge, si edhe nga e drejta për të pasur një avokat. Kam shkuar edhe në Luksemburg, Francë e gjetkë, për të siguruar një avokat. Nuk ka vonuar shumë dhe ata janë tërhequr, të sinjalizuar prej dikujt. Kjo këmbëngulje për të fshehur një të vërtetë dramatike, që po çon drejt një perspektive të zymtë kombin dhe popullin shqiptar, më bënte më të vendosur për të hedhur me çdo kusht dritë mbi të, megjithëse kisha dy fëmijë të vegjël dhe po ballafaqohesha me disa vështirësi të paparashikuara, të organizuara prej atyre që teorikisht i ngrejnë në qiell të drejtat e njeriut. Ju jeni diplomat karriere i një superfuqie dhe i kuptoni më lehtë se kushdo tjetër edhe ato që unë nuk i them dot në këtë shkrim. «Diplomacia është një polici me kostum madhështor», ka thënë Napoleoni. Këto fjalë të gjeniut korsikan m’u kujtuan atë ditë kur ju i akorduat titullin burrë shteti vrasësit gjakftohtë të katër bashkatdhetarëve të mi paqësorë. Ju mund të thoni me të drejtë: «Para se të vriste ata të katër, ai dhe bashkëfajtorët e tij kanë vrarë disa mijëra shqiptarë më 1997–’98, vranë fukarenjtë e Gërdecit e po tallen prej vitesh me dosjen e tyre gjyqësore, po lënë të vriten përditë familjet e ngujuara nga gjakmarrja, pastaj vranë ata të katër më 21 janar 2011. Natyrisht, ekspertët amerikanë, pas një sorollatjeje të gjatë, do të shpallin fajtorë dy-tri koka turku. Ra shi, e piu dheu. Tekefundit gjaku shqiptar dëm ka shkuar përherë.» Po, kjo nuk do të jetë një risi, z. Ambasador. Kështu veprohet në kolonitë e pashpallura, ku ambasadorët amerikanë luajnë rolin e diplomatëve–guvernatorë. Shpresoj se kjo gjendje nuk do të vazhdojë më në trojet shqiptare, mbasi të ndriçohet e vërteta që po mbahet e kyçur në arkivat e shërbimit sekret shqiptar, si edhe në Langley. Do të ishte në të mirë të prestigjit të superfuqisë që përfaqësoni ndërhyrja juaj për ta bindur burrin e shtetit, që të urdhërojë zbardhjen e asaj të vërtete të madhe me hapjen e dosjeve përkatëse. Gjithashtu ju mund t’i sugjeroni edhe mikut të preferuar të CIAs, Ilir Hoxhës, të japë kontributin e tij për zgjidhjen e shpejtë të një çështjeje të qartë si drita e diellit. Ndihmesë mund të japin edhe katër kriminelët e afirmuar të Sigurimit të Shtetit të diktaturës komuniste, të cilët punojnë në ambasadën tuaj prej dy dekadash, së bashku me shumë kolegë të tjerë të sojit të tyre. Në një libër të botuar para një viti në Tiranë me titull Heronjtë e Kotësisë, unë kam publikuar një listë me emrat e 26 Sigurimsave shqiptarë të inkriminuar, të cilët punojnë në ambasadën tuaj kundër rregullave të parashikuara në pikën 35 të formularit të aplikimit për punësim të miratuar nga DASH, i cili ndalon punësimin në atë ambasadë të ish-komunistëve, ish-fashistëve dhe ish-dëshmitarëve në hetuesi ose gjyq të të burgosurve politikë në kohën e diktaturës. Shumica dërrmuese e të punësuarve shqiptarë në ambasadën tuaj i përkasin pikërisht kategorisë të tre «ishave » të lartpërmendur, ndërsa ata të 26 kanë të kaluar kriminale. Për ilustrim po ju citoj vetëm emrin e njërit prej atyre 26 keqbërësve të popullit shqiptar, që ju vazhdoni t’i strehoni e t’i ushqeni në ambasadë. E quajnë Rrapo Hazizi, nga Skrapari. Ka qenë shef i kufirit të Jugut në Shqipëri deri më 1991. Prej datës 3 shkurt 1990 deri në 23 gusht 1990 (pak më shumë se 6 muaj) me urdhër të mysafirit tuaj të nderuar, Rrapo Hazizi, janë vrarë në pika të ndryshme të kufirit të Jugut 23 djem shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç, në një kohë që me ligj arratisja në këtë periudhë nuk cilësohej më “tradhti ndaj atdheut” dhe neni përkatës i Kodit Penal parashikonte si dënim maksimal pesë vjet burg. Në faqen 269 të librit “Heronjtë e Kotësisë” është botuar lista e plotë e 23 viktimave të pafajshme të kryemikut tuaj, Rrapo Hazizi, me emër, mbiemër, rrethi ku ka lindur secili prej tyre, mosha, posta kufitare ku është vrarë dhe data e saktë e vrasjes. Biznesmeni i sukseshëm amerikano-shqiptar, Geri Kokalari, i ka shkruar dy herë DASH-it për 26 kriminelët e Sigurimit të Shtetit diktatorial, që ambasada amerikane në Tiranë po strehon prej dy dekadash, duke abuzuar me nenin 35 të formularit të aplikimit për tu punësuar atje. Mirëpo gjithçka bie në vesh të shurdhër… I citova këto detaje për të treguar se, kur ua kërkojnë interesat e kamufluara, amerikanët i shkelin pa teklif rregullat dhe ligjet e tyre. Ashtu siç kanë shkelur edhe parimet bazë të demokracisë, duke mbështur për gjysmë shekulli një diktator mizor si Enver Hoxha, për hir të synimeve të fshehta në rajonin problematik të Ballkanit. Natyrisht, ju zbatoni udhëzimet që ju jepen dhe kjo është normale. Mirëpo do të jetë diçka krejt anormale, sikur ju të porositni nën zë burrin e shtetit, që të mos lejojë zbardhjen e çështjes për të cilën po ju shqetësoj, ndërkohë që ajo është e vetëzbardhur, veçse duhet pranuar zyrtarisht nga Tirana dhe nga Washingtoni.

      Motra e Vëllezër shqiptarë, kudo që gjendeni

      Në historinë e dhimbshme të popujve të nëpërkëmbur, por mjaft rezistentë ndaj së keqes, ka një çast të papërsëritshëm kur Zoti i shpërblen ata, duke u ofruar mundësinë e shpëtimit të përhershëm me një çmim modest. Ky është sahati i bekuar i historisë së tyre, që vjen si kompensim i gjakut të derdhur pa hesap, i djersës së shkuar lumë në dobi të keqbërësve, i vuajtjeve shekullore të një populli që ka mbijetuar gjithmonë me shpirt ndër dhëmbë, por që nuk ka mundur kurrë të jetojë në mënyrë të denjë. Ky shanc historik nuk u paraqitet të gjithë popujve të vuajtur, por vetëm atyre që kanë vuajtur më shumë se të tjerët dhe kanë rezistuar më shumë se të tjerët. Cili popull i Evropës ka vuajtur më shumë se shqiptarët dhe cili komb evropian është masakruar sa kombi ynë? Sot shqiptarët kanë në duart e tyre mundësinë e zgjidhjes rrënjësore të problemit shoqëror e kombëtar në mënyrë të qytetëruar. Ne jemi në gjendje t’i argumentojmë në mënyrë bindëse shtetit më të fuqishëm të botës – superfuqisë amerikane – se na ka borxh lirinë e sabotuar në favor të diktatorit Hoxha dhe, si rrjedhojë e paevitueshme e këtij veprimi, shkrehjen e kombit, që po shkon gradualisht drejt shpërbërjes përfundimtare. Provat për këtë janë të shumta e të shumëllojshme. Të njëzet e dy komplotistët kanë dosjet e tyre në arkivin e shërbimit sekret shqiptar, si edhe nga një album fotografish, që ilustron misionet e tyre më të rëndësishme të kryera jashtë atdheut. Dosja ime në Bruksel është një akuzë e mirëfilltë ndaj CIAs për ngjarjet e atij komploti të sabotuar. Gjithë përmbajtja e dosjes është verifikuar një për një prej ekspertit belg, që ka shkuar posaçërisht në Tiranë. Si përfundim, asnjë detaj i saj nuk është hedhur dot poshtë. Ajo është vulosur e kyçosur në kasafortë. Përballë provave dokumentare, me protagonistë ngjarjesh të gjallë e të vdekur, me dosje e me albume në arkivat sekrete të Tiranës e në Langley, ato ngjarje nuk mund të mohohen dot më prej kurrkujt. Veçse duhen hedhur hapat e nevojshëm që Tirana vasale dhe Washingtoni padron t’i pranojnë ato zyrtarisht. Nuk është në stilin qeverisës dhe në natyrën e shtetarëve amerikanë që të heshtin e të fshihen si struci, kur një popull u kërkon me zë të lartë që të prononcohen rreth një akuze që bie mbi ta. Veçse vendosmëria në veprim është gjithmonë e domosdoshme për zgjidhjen e problemeve madhore. Ne jemi dëshmitarë të luftës heroike që po bëjnë popujt e Afrikës për lirinë e tyre. Ndërsa shqiptarëve nuk u kërkohet sot një sakrificë e tillë për të fituar lirine dhe dinjitetin kombëtar të nëpërkëmbur. Në këto kushte, le të tregohemi të paktën një herë popull i ndërgjegjësuar e jo turma të çoroditura, të cilave nuk iu bën më përshtypje përçarja e sundimi. Ata të njëzetë duhet t’i çlirojmë ne prej CIAs, mandej është radha e atyre të na çlirojnë prej skllavërisë së dyfishtë. Për të arritur këtë objektiv madhor, duhet të luftojmë të gjithë së bashku, shqiptarë të Kosovës e të Shqipërisë, pa dallim bindjeje politike e ngjyrash partiake – thjesht si SHQIPTARË. Ne duhet t’i detyrojmë patjetër politikanët tanë t’i japin rrugë pa vonesë zgjidhjes së kësaj çështjeje vendimtare, për të cilën disponohet një dokumentacion i pasur, që hedh dritë të plotë mbi të gjitha detajet. Po hoqëm dorë nga zgjidhja e këtij problemi lehtësisht të zgjidhshëm, ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm se kemi hequr dorë përfundimisht nga liria dhe dinjiteti ynë si popull e si komb. Në këtë mënyrë ne do t’i nënshtrohemi vullnetarisht një skllavërie pa fund në shekullin XXI, duke mbajtur përgjegjësi për të ardhmen e zymtë të fëmijve tanë, të brezave që vijnë, si edhe për kombin e kërcënuar nga shpërbërja graduale.

      Agim Hamiti
      P.S. Kush është i interesuar për të lexuar dy vëllimet e librit “Odiseja e një Detektivi”, për të cilin bëhet fjalë në artikullin e mësipërm, mjafton të dërgojë një kërkesë të thjeshtë në e-mailin tim: [email protected] dhe unë do t’i a nis atë falas në pdf.

  14. realitet shqiptar. says:

    KONKLUZION:POLITIKA NE ALLBANI BEHT NEN ROGOS.
    ****************************************************************
    Mos dyshoni aspak ,saliu,nano,meta,gjinushi,ruci,jane vazhdim i stafetes se enver kasapit,me ramis semundje butin, vetem naivet dhe kodoshet kundershtojne kete ide.
    Faktet jane te lidhura me pyetjen: Kush pasurohet edhe pas 22 vitesh ne allbani? askush vecse ish komunistet.
    Qe ketu buron edhe c’drejtesia alla neomonisto shqiptare,edhe mareveshja nen rogos per mos hyre ne BE,etj,etj.
    Perse ta duan EB-pian politikanet biznesmene te allbanistanit?

  15. Patrioti says:

    Ato dite,para shpalljes se PD-se,Sali Berisha dhe Fatos Nano, jane thirrur urgjent nga Ramiz Alia ne vilen e tij ne plazhin e Durresit.Ata jane derguar atje nga ish shoferi i ministrit te jashtem,R.Malile.Kete e ke treguar vete ai shoferi, me emrin Maksi.

  16. lleshi says:

    Edhe ne ate bote Ramiz Alia duhet ti paguaj gjunahet e keti populli.

  17. Pilo Lala says:

    Berisha nuk ka qene as njeriu i Ramiz Alise, as i familjes se vet, por ai eshte njeriu i djallit.
    Eshte e vertete qe synimi i tij ishte te ngrinte shkallen e karrieres.
    Ai ka filluar te shikoje per karriere vite me pare.
    Ai ka qene Anetar i Komitetit Qendror te Rinise me Mehmet Elezin, Lisjen Bashkurtin. Deshmia e tij ne gjyqin e trakteve ishte pjese e kontributit me te gjitha menyrat per tu bere i njhur nga sferat e Larta te Partise per kontributin e vecante qe po i bente Partise.
    Berisha nuk e ka pasur problem te shkele mbi kufoma per tu ngjitur ne karriere dhe pushtet.
    Kerkoi te behej anetar i KQ kur ishte Enver Hoxha gjalle, por u refuzua.
    Kur vdiq Enveri, Berisha shfrytezoi karten e patriotizmit Kosovar me Ramiz Aline, dhe arriti te afrohej me te me synimin te behej anetar i KQ, dhe pas 4 vitesh Anetar i Byrose Politike.
    Berisha ka qene nder njerezit me aktiv qe nuk mungonte ne asnje aktivitet qe zhvillonte Ramiz Alia me intelektuale. MUndohej tu tregonte te tjereve qe ai ishte keshilltar i Ramiz Alise, dhe shpejt do ishte krahu i tij i djathte.
    Nje nga keto takime eshte ai me intelektualet i Ramiz Alise, ku Berisha u ngrit dhe diskutoi qe informacioni ne TV dhe shtyp te jete informues, sepse po jepen lajme qe nuk sqarojne njerezit, por i bejne ata konfuz.
    Ishte me teper nje belbezim i Berishes ne kete takim. Ismail Kadare ishte intelektuali qe foli hapur ne kete takim per demokraci dhe per ndryshim.
    Levizja studentore i dha shans Berishes te ingranohej nepermjet Ramiz Alise te takonte Azem Hajdarin, si Tropojane.
    Pjesen tjeter mbas Dhjetorit 1990 e di kushdo cfare beri Berisha.

    1. take take says:

      Pilo .
      Edhe une e kam degjuar ate takimin me Ramiz Aline.
      Berisha me teper po servilosej kur foli.
      Vetem tha qe media te pasqyroje me shume informacion.
      Mua mu duk sikur foli me teper si pjese e Diktatures, qe punon shume mire por ndonjehere ben gabime. Ishte qesharak e servil ne ate mbledhje.

  18. Prec Ulaj says:

    Vete titulli i artikullit fillon me nje pyetje, ishte apo nuk ishte?
    Te harxhosh 1 faqe gazete me nje pyetje, pa i dhene pergjigje, mua me duket artikull kot. Ne cdo parafraf ka nga nje pyetje, pse tha Imami keshtu, pse iku Pashko atje? Ti Adrian po qe se di ndonje gje na e trego, mos na pyet neve.
    Keshtu fillojne titujt e atyre emisioneve per Ufot, ekzistojne apo nuk ekzistojne?
    Keshtu filloi emisioni i Robert Papes per vetvrasjen e Mehmet Shehut. Tek dera e tynelit qendronte nje ushtar i Gardes. Ate nate nuk ishte ushtari. Pse nuk ishte?
    Ideja e Robert Papes per te na e bere mendjen dhalle , eshte qe ate nate e dinte ushtari i Gardes, komandanti Truprojes e keshtu me rradhe deri tek Komandanti Gardes dhe guzhinjeri qe do vrisnin Mehmet Shehun.
    Pjesa tjeter eshte pallavra. Ne fund i fut nje PSE tjeter dhe mbyll emisionin.

  19. linda says:

    Në PD e Saliut, 22 vjet intriga, largime, pështyrje, rikthime, puthje…
    PD e ka marrë namin si parti prapaskenash, intrigash, lufte klanore, përjashtimesh, si parti pa moral politik. Kjo për shkak të veprimtarisë së Sali Berishës, qëndrimi i të cilit është ky: Saliu të dekoron në orën 8.00, të pështyn në orën 8 e 30, të puth në orën 9.00, të shpall “armik” në orën 9.30, të lëpin në orën 10.00 si “mik të shquar” dhe në mesnatë të përjashton nga partia si “puçist”. Janë shumë emra drejtuesish të PD, që faktojnë këtë “fytyrë” të Sali Berishës. Gjatë 22 viteve, Sali Berisha e ka kthyer PD në “çiflig” personal, në “parti-gazermë”, të mbushur me “rekrutë-kukulla” dhe me ish-“kapterë” të PD të viteve 1991-1997, të rikthyer në gjunjë përballë tij, të cilët prej denigrimit dhe dhunës së Saliut njihen në historinë e PD si “dhëmbë thyer”, “duar prangosur”, “fytyrë pështyrë”, “brinj thyer”, “prapanicë shkelmuar zyrave e shkallëve të PD”, “prapanicë rrahur me presh fushave të Myzeqesë”, “familje përgojuar” etj, etj., por të ribashkuar me Saliun duke “lehur” në favor të tij, duke e konvertuar moralin në “kocka” pushteti. Po kujtojmë disa nga figurat e PD, të cilat Saliu i ka pështyrë, i ka “nderuar”, i ka larguar dhunshëm nga PD, i ka pështyrë dhe i ka rikthyer përsëri brenda saj duke… i lëpirë.

  20. KA QENE.. says:

    eshte E PA DISKUTUESHME qe ka qene, jo vetem saliu por me shume se gjysma e atyre qe e themeluan..A e kuptoni dot se çfare shteti la enveri?? NE shtetin e enverit numeroheshin ” ZOQTE” NE qiell e jo mos te kontrolloheshin njerzit.. TE gjithe kishin dosjen e hapur..POR mos kujtoni se sot nuk ndodh e njejta, ne te gjitha vendet perendimore, Veçanerisht amerika ku çdo qytetar ka dosjen e tij..ENVERI dinte se çfare hanim edhe per darke. LIRIA nuk dhurohet por fitohet me gjak..saliut JU DHURUA SHTETI.

  21. koli says:

    Nuk ndertohet historia me supozime o te mjere.Sali Berishen e thirri Z O T I.

  22. ajo QE ju nuk kuptoni eshte sepse diskutoni e ka derguar ramizi apo jo, ka qene komunist apo spiun saliu??’ ç?fare rendesie ka ngjyra e maces. E rendesishme eshte te zere miun.. kush eshte miu??????? EKONOMIA. SHTETI LIGJOR. sali berisha i ka realizuar keto? JO .. atehere duhet te iki..NE kohen e enverit ishim ” SKLLEVER” te ideologjise marksiste.. SOT jemi kthyer ne ” skllever” te lekut.. LEKU eshte kthyer ne ZOT.

  23. fushe\dukat says:

    ku jane pardesyte e tjera te bardha……..pervec IMAMIT?

  24. kola says:

    Per Berishen e morem vesht i kijt ishte pra i Ramizit sipas teje o z.Thano
    Na thuaj i kujt eshte ?
    Edvin Rama(Baben antar te K.Q.P.P.SH dhe antar presidiumi
    Ditmir Bushati Baben sekretar te pare dhe antasi K.Q.PPSH
    Gramoz Ruci Sekretar i pare dhe minister i brendeshem i Ramiz Alise
    Dashamir Peza Baben antar K.QPPSH dhe nenkryetar te presidiumit
    Fidel Ylli Babeb anta te K.Q.PPSH e minister
    per te mos u zgjat po te pyes per Gjermenin,Shamkun,Dalipin,Tahirin,Servet Pllumbin e te tjere.
    Me siguri keta se bashku me Nexhmije Hoxhen perbejne ajken antikomuniste pra brumi qe duhet te beje Pd e vertete

  25. ne 22vjet SALI BERISHA VETEM nje here ka folur drejte. DHE kjo ka ndodhur diten e fundit te fushates elektorale, KUR fitoje partia demokratike.. DHE THA.: TE GJITHE jemi fajtore per sistemin komunist.por edhe keto fjale qe tha ne dukje te sinqerta, KERKON ta shperndaje fajin.

  26. Berisha ka pjerdhur says:

    Nuk ka rendesi se si erdhi por ka rendesi se si do te iki.Te merresh me fjalet e tij eshte humbje kohe. Dhe koha eshte e cmuar per te dhe jo per Shqiperine.Ai duhet te qerohet nga pushteti. Kur ti lekunden kembet dhe te mbetet pa mbeshtetje do duket si qen i tredhur. Ju kujtohet se si dukej ne 97 kur u detyrua te dorezohej…..

  27. Pavarësia says:

    Zj. dhe Z-rij komentues (anonimë)! Në se doni të dini më shumë për ,,Belul” Berishën- ,,heroi” i diktatodemokracisë shqiptare, bëni një mundim të vogël duke klikuar(në google)këtë adresë: Pellazgilirarbër/Proletari.com Në se nuk hapet, provojeni këtë : biografia sekrete e sali berishës. Do të mësoni mjaft të dhëna interesante. Provojeni!

  28. sokoli says:

    Po te nisemi nga disa veprime qe sali berisha ka bere gjate gjithe jetes politike ne demokraci,ka shume dyshime qe ai te jete njeriu i kumunisteve ne krye te shtetit.Pronat nuk ua dha kurre pronareve te vertete.Te persekutuarve kurre nuk i vendosi ne vendin qe u takonte te ishin.Komunizmin ai e luftoi vetem me fjale dhe demagogji dhe as nje here nuk e luftoi me rrenje,per kete nisem se gjate gjithe kohes ka vendosur neper detyra te rendesishem njereze anonim,me nje te kaluar te erretose ish komunista ose oficere te sigurimit,Vedosja vete e gjerava per cdo gje,dhe kurre ne sherbim te njerezve te thjeshte,moslargimi nga pushteti asnjehere me vote te lire shume e me shume se keto qe tani nuk po hy qe te rradhis e kompletojne kete si nje njeri te komunisteve ne krye te demokrateve gjithmone me qelliminqe ta mbajne nen kontroll jeten politike e shoqerore te ketij vendi.

  29. turi says:

    Po dihet qe qe kulish i ramizit,as nuk vihet ne diskutim fare,ku kish bythe ai te dilte i pari ai ir me antiplumb tani qe eshte me i fuqishmi ne shqiperi jo me ne ate kohe,qe te benin synet me thua

  30. bbb says:

    Doli ne qarkullim libri me i ri i shokut Ramiz DJEMTE ME PARDESY GRI TE DHJETORIT 1990

  31. erjon says:

    Shqiptareve Ju imponua diktatura komuniste per rrethana te caktuara historike dhe ata bashkejetuan nje kohe te gjate me te, brenda apo jashte burgjeve te saj . Ata nuk paten besimin e mjaftushem dhe kurajon te rebelohen hapur ndaj saj.
    Aspirata per nje Liri Demokratike nuk mori karakter masiv mbareshqiptar per clirim nga diktatura komuniste . Ajo cfaqej tek-tuk, por flinte ne shpirtin e Shqipetareve .
    “Lirine nuk jua solla une ate e gjeta midis jush” ;- Tha Gjergj Kastrioti ne kohen e tij.
    Ishte era e ndryshimeve ne bote qe i dha mundesine ta zgjojne ate, por qe sic duket nuk mjaftoi per ta realizuar shpejt …
    Nga historia nuk dime qe pas diktaturave te gjata te vijoje natyrshem nje demokraci e suksesshme dhe sidomos pa prerjen e kokes se diktatorit (figurative ).
    Komandantit dhe Diktatorit Enver Hoxha si kryesimbol i diktatures komuniste shqiptaret nuk mundem t’ja bejme dot, duke e lene ate te vdese natyrshem, per te mos thene edhe i qare. Dhe ketu mendoj se fillon fataliteti yne per 20-vjecarin qe vazhdon pas diktatures.
    Nqs behet fjale per nje rol te Ramiz Alise ne ate moment historik , ku duke investuar nje monster te diktatures,qe edhe diktatorin vete do ta cudiste po te ishte gjalle me autokracine tij , do te ishte me interes te dihej :
    – A e beri kete per te kopromentuar demokracine si aspirate jetike e shqipetareve per te thene qe;- demokracine e patem?

    – Apo gjeti koken perfaqesuese me mentalitetin me te keq te krijuar nga periudha diktatures komuniste, qe meriton te pritet ne gjallje (me vote). Duke i hapur keshtu rrugen Lirise se shumepritur e nje Rilindjeje te vertete Demokratike Shqipetare?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje