Ja REKOMANDIMET e BE, vlerësime për opozitën dhe thirrje: Duam prova për luftën ndaj korrupsionit

12 Dhjetor 2012, 00:07Politika TEMA

Zgjedhjet e vitit 2013 janë kryefjalë e rekomandimeve të Këshillit të Ministrave të BE. Në rekomandime thuhet se janë plotësuar 4 nga 12 prioritete. Kërkohet më shumë vëmendje edhe për minoritetet dhe pronat. Më poshtë teksti i plotë për Shqipërinë.

-Këshilli mirëpret progresin e bërë nga Shqipëria për të plotësuar 12 prioritetet kyçe të vendosura nga Komisioni në Opinionin e vitit 2010. Këshilli vëren se dialogu i përmirësuar mes qeverisë dhe opozitës, pas marrëveshjes së nëntorit 2011, ka lejuar Shqipërinë që të bëjë progres të mirë në përmbushjen e kritereve politike për anëtarësim në BE. Shqipëria ka realizuar disa reforma kyçe sa u përket 12 prioriteteve, veçanërisht në fushën e funksionimit të parlamentit, reformën zgjedhore dhe zgjedhjeve e zyrtarëve kyçë. Këshilli vëren vlerësimin e Komisionit se Shqipëria ka plotësuar katër nga prioritetet kyçe dhe është drejt rrugës për të plotësuar dy të tjera. Këshilli mirëpret rolin e vazhdueshëm konstruktiv të Shqipërisë në rajon dhe i bën thirrje Shqipërisë që të shmangë deklaratat që shkojnë në kundërshtim me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Këshillin nënvizon nevojën për të intensifikuar më tej përpjekjet e identifikuara në raportin e Komisionit, veçanërisht në fushën e reformave në gjyqësor për të forcuar pavarësinë e tij, eficencën dhe përgjegjshmërinë, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbrojtjen e të gjithë minoriteteve, si dhe implementimin e reformave. Mbajtja me sukses e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 do të jetë një test thelbësor për funksionimin normal të institucioneve demokratike në vend. dialogu politik i qëndrueshëm dhe përpjekjet e vazhdueshme në të gjitha fushat e mbuluara nga prioritetet kyçe do të mbeten themelore për implementimin e reformave të nevojshme për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

-Këshilli thekson rekomandimin e Komisionit për t’i dhënë Shqipërisë statusin kandidat pas plotësimit të masave kyçe në fushën e gjyqësorit, në reformën e administratës publike dhe rishikimin e rregullave parlamentare. Me perspektivën për të vendosur se kur do jepet statusi kandidat, Këshilli e fton Komisionin të raportojë në Këshill sa më shpejt për progresin e nevojshëm që është arritur, duke marrë parasysh veprime të mëtejshme të ndërmarra nga Shqipëria për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, përfshi hetimet proaktive dhe procedimin e rasteve të tilla.

-Në përputhje me konkluzionet e 5 dhjetorit 2011, Këshilli thekson se hapja e negociatave të anëtarësimit do të merret në konsideratë nga Këshilli Europian, në përputhje me praktikat e vendosura pasi Komisioni të ketë vlerësuar se Shqipëria ka arritur shkallën e nevojshme të plotësimit të kritereve të anëtarësimit dhe ka plotësuar në veçanti 12 prioritetet kyçe të vendosura në Opinionin e Komisionit në vitin 2010. Implementimi i qëndrueshëm i reformave dhe plotësimi i të gjitha prioriteteve kyçe do të kërkohet nga Shqipëria për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE. siç nënvizohet në rekomandimin e Komisionit, Këshilli bën thirrje për një fokus të veçantë tek: Mbajtja e zgjedhjeve në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare; forcimi i pavarësisë, eficencës dhe përgjegjshmërisë së institucioneve të drejtësisë; përpjekje të vendosura në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshi hetime proaktive dhe procedimin për të krijuar një regjistër solid; masa efektive për të mbrojtur të drejtat e njeriut, përfshi këtu fushën e minoriteteve; dhe implementimi i të drejtave të pronës.

8 komente në “Ja REKOMANDIMET e BE, vlerësime për opozitën dhe thirrje: Duam prova për luftën ndaj korrupsionit”

  1. feniks says:

    Prap KURVA PLAKE nuk e thote TROC situaten ne Shqiperi dhe nuk e percakton se,
    – Sali Berisha ka PUSHTUAR TE GJITHA INSTITUCIONET KUSHTETUESE,TE PAVARURA DHE MEDIAN NE SHQIPERI!!!
    -Se Sali Berisha ka vene nen TERROR DREJTESINE DHE NUK ZBATON VENDIMET E GJYKATES KUSHTETUESE!!!
    -Se Sali Berisha PAS VJEDHJES SE VOTAVE TE ZGJEDHJEVE TE 8 MAJIT,KA VJEDHUR EDHE QARKUN E FIERIT DUKE SHKELUR VENDIMET E GJYKATEVE!!!
    -Se Sali Berisha BEN POLITIKE POPULISTE ULTRA NACIONALISTE PER TE VJEDHUR PRAP ZGJEDHJET E ARDHESHME!!!
    -DUHET TA THONE TROC:
    -SALI BERISHA,NUK JE ME I BESUESHEM PER EUROPEN!!!!

  2. xhoni says:

    Europa prap po na MASHTRON NE SHQIPTAREVE DUKE THENE SE,Shqiperia e Sali Berishes paska suksese” veçanërisht në fushën e funksionimit të parlamentit, reformën zgjedhore dhe zgjedhjeve e zyrtarëve kyç”!!!.
    ASNJE PERMIRESIM NUK KA!!!
    -Sali Berisha ne KUVEND NUK KA MARRE PARASYSH ASNJE PROPOZIM TE OPOZITES!!!
    -Ne krye te KQZ-se Sali Berisha ,prej 8 VJETESH MBAN SHUMICEN DHE KRYETARIN E KQZ-se per te VJEDHUR PRAP ZGJEDHJET!!1
    -Sali Berisha KA MARRE NEN URDHER TE GJITHA INSTITUCIONET E SHTETIT DHE OPOZITA KA VETEM CELESIN E KASHTES,VETEM AVOKATIN E POPULLIT,QE NUK KA ASNJE KOMPETENCE LIGJORE APO EKZEKUTIVE!!!
    Sali Berisha i ka te gjitha mundesite t’i VJEDHE PRAP ZGJEDHJET ne rruge LEGALE dhe te mos e NDESHKOJE njeri!!!

  3. sizmografi politik. says:

    saliu duke u munduar tu a hedhe edhe kesaj here gjithe vezhguseve te zgjedhjeve te qershorit,do bjere ne pus ngaqe ka konsumuar te gjithe intrigat per te vjedhur votat.
    ne se lejon BE,SHBA,opozita apo populli qe te msyjne kocovaret te votojne neqershor,eshte e vetmja menyre dredharake qe saliu te na caje koken edhe 4 vite te tjera.Kjo do coje ne lufte civile.

  4. ocalan says:

    Provat e luftes ndaj korupsionit qe do Evropa jane,arestimi i Saliut,Metes,Bashes etj.Evropa kur kerkon lufte ndaj korupsionit,ka parasysh koken e Saliut,ndersa Saliu kerkon te gjeje korupsion te Edi Rama,faqezinjte etj.Si ishte bashkepunimi Evrope-Kroaci dhe si u arestuan per korupsion dy kryeministra te saj?

  5. Stef Staku says:

    ANALIZE : Keto kushte e keto deklarata jane gjera jashte realitetit Shqiptare !
    Krim Berisha nuk mund te rrije ne pushtet pa e tjetersu voten e popullit !
    Krim Berishes BE i ka dhene te gjitha mjetet e duhura ligjore dhe materiale per ta vjedhur voten e popullit !!!
    Ajo qe e ben te pazgjidheshem problemin eeshte se Kurva Plake nuk po don me ba as dialog e po e thote haptazi :
    – Une Kurve Plake jam por ju do beni kerceni keshtu e rruge tjeter nuk ka !!! –
    Kjo menyre komunikimi e Kurves Plake vjen kryesisht nga influenca qe Mafia Italiane ka ne BE !
    Cilat grjupe politike mund ti japin mbeshtetje krim Berishes pervecse Mafies Italiane e lobeve anti Shqiptare qe sorollaten neper korridoret e Brukselit ???
    Mendoj se Shqiptaret duhet ti pergjigjen me te njejten menyre Kurves Plake :
    1. – Forcimin e lidhjeve me USA duke e anashkaluR dhe ne ekonomj Italine e Greqine e semure !!!
    2. – Unifikimi i Shqiperise Etnike !!!
    Pra Europa te vazhdoje rrugen e saje e ne rrugen tone. Kur Mafia te kete me pak pushtet ne Europe edhe Kurva Plake tesh nderron mendje !

  6. sherifi says:

    pa u ngren kohe te lexoni komentin tim jam pletesisht dakort me komentuesit feniks,xhoni,sizmografi politik,ocalan dhe stef staku. urime.

  7. Miri says:

    Europe na i mer nje e per nje prioritetet dhe perbri shenoni plotesuar apo jo, se keshtu bindemi ne, por ju matim koken dhe ju a jeni servile te Berishes. Ne nuk shikojme prioritet te plotesuar

  8. banija01 says:

    per Safet Stokun……,
    Kete qe propozon ti o Safet nga anet tona i thone ” prit gomar te mbije bar”.qe te vije ajo kohe qe thua zotrote do ken kaluar edhe 100 vjet te tjera,prandaj duam zgjidhja tani dhe zgjidhja eshte nje ,te zbresim nga kali “mbretin” qe na ka hypur ne kuriz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje