Rama flet për dhunën në familje: Është pasojë dramatike e një turbullire të madhe sociale

11 Dhjetor 2012, 22:20Politika TEMA

Rama thotë se në Shqipëri ka vendbanime, por nuk ka komunitete. Fajëson edhe politikanët për fjalorin e tyre dhe shton se ka një mungesë të sistemit të vlerave për bashkëjetesën

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka folur në emisionin “Tonight” të Ilva Tares në lidhje me dhunën në shoqëri e kryesisht dhunën ndaj grave.

Rama tha se ne kemi vendbanime, por nuk kemi komunitet. Ai tha se kjo dhunë është pasojë e një turbullire të madhe sociale.

“Sot, fatkeqësisht, njerëzit politikë janë heronjtë kryesorë të faqeve të të përditshmeve apo të faqes lëvizëse të ekraneve. Këta heronj duhet me patjetër të vetëdijësohen që fjala vret dhe që gjuha e urrejtjes mbjell në shpirtrat e njerëzve të dëshpëruar një pemë urrejtjeje që pastaj prodhon edhe frutat më të hidhura të vdekjeve tragjike.

Nga ana tjetër unë besoj që është me fort rëndësi që të ndryshojë mjedisi shoqëror në komunitet, ku ne kemi një boshllëk shumë të madh sepse kemi vendbanime, por s’kemi komunitete. Në shkollë kemi përsëri një boshllëk shumë të madh sepse kemi shkolla ku fëmijët shkojnë, por aty mbretëron përgjithësisht çorodia dhe mungesa e një sistemi vlerash të bashkëjetesës, e kështu me radhë në gjimnaze, në universitete, në mjedise publike,” tha kryetari i PS.

“Është me rëndësi të kuptohet se dhuna si formë ekstreme e mishëruar deri në vdekje është pasoja dramatike e një turbullire të madhe të brendshme sociale. Dhe po të kthehemi pastaj tek dhuna ndaj grave dhe tek viktimat gra, këtu kemi të bëjmë me një tjetër problem dramatik të shoqërisë që është mungesa e ekuilibrit gjinor dhe mungesa e plotë e barazisë në trajtim të vajzave dhe të grave në familje dhe në shoqëri. Gjithmonë e më shumë në hapësirat periferike të vendit, po vihet re një kthim mbrapa në dekada dhe vende- vende nuk do ta teproja po të thosha dhe në shekuj në raportin me gruan, në raportin me vajzën, në raportin me atë çka duhet të jetë sot gruaja dhe vajza në një shoqëri. Besoj që edhe këtu politika ka shumë për të bërë, ka shumë për të treguar dhe për të provuar.

Ajo që ne shohim në gazetë apo në televizor, si lajmërim tragjik, është vetëm fundi i një procesi social të turbullt që është i përditshëm dhe është i gjithëndodhur.

E pra, duhet filluar nga themelet dhe për të filluar nga themelet, duhet vullnet, duhet durim, duhet kohë, duhet pasion. Duhet gjithashtu një mirëkuptim i përbashkët se kështu nuk mund të vazhdohet më,” vijoi Rama.

10 komente në “Rama flet për dhunën në familje: Është pasojë dramatike e një turbullire të madhe sociale”

    1. e verteta says:

      ua ua ua keta jane te gjithe faqezinj ,ky eshte me mut se Berisha vetem se Berisha nuk njihet skandaloz me gruan dhe femijet e tij kurse Edvini eshte per keto probleme qe ngre ,eshte i dhjere nga kembe deri ne koke. i rrifte grate dhe i nxirte me shqelma nga shtepia .
      O edvin mos fol fare se ne te njohim se kush je cfare ke bere , biografia tende e dime me mire se tonen , si ne politike apo dhe familje , shoqeri etc etc…………………………………
      NA INTERESON SE KUSH ESHTE EDVINI DHE CFAR AI BEN , PER TE VETMEN ARSYE SE AI ESHTE NH KANDIDAT PER KRYEMINISTER . DUHET QE PARA SE POPULLI TE JAPI VOTEN E TIJ , DUHET TE JEPNI SHUME PROVA . MENDIMI IM PERSONAL ESHTE EDVINI NUK MERITON TE JETE ASKUSHI

      NO GOOOOOOOOOOOOO

      1. teti says:

        po si ka mundsi qe te ju pd-istat funksionon kaq mir shplarja trurit mor jahu!si ka mundsi qe sa thot saliu nje idiotsi dhe o burra shkoni e besoni te gjith si me qen kope delesh! po saliu esht si plak e keqe mor toca, ska len gje pa thene per kedo qe i ka dale kundra: horra, lavire, drogaxhinj, psikopat, trafikant, bandit

  1. keli says:

    Ky z.Rama eshte model dhe etalon per trajtimin e grave.Shembulli i tije i mire duhet pergjithsuar shume nga Ps dhe shoqerija civile

    1. Artan Vehbiu(vllehu i ndrojtur) says:

      @keli,
      hahahahahaahahahaha,huhuhhuhuhuhuhhu,agagagaagagagaaaa…
      o c,me bere te qesh o keli!Edhe une mendoj ashtu vecse…jo per te gjithe por,vetem per ata qe i kane grate e tyre xanxare…hahahahaahahaa

    2. antonio says:

      O keli!
      Dergoja gruan tende ose motren Edi Rames per te bere MODEL ne PS,me qe e paske merak te madh!!!

  2. assault says:

    Po sigurisht zoti Rama eshte si gjithmone 200 vjet perpara mentalitetit shqiptar, keshtu qe as qe mund te mirekuptohen marredheniet e tij me grate.

    1. 200 vjet para dhe 100 vjet anash says:

      200 vjet para dhe 100 vjet anash eshte Edi prandaj ka kerrcit dajaku me te gjitha grate qe ka pas mor te perdhunofte Edi ty meqe eshte edhe i fushes.

  3. Roland says:

    O 200vjet mbrapa,degjo perallat e Sales ty vella,ma do mendja e ke dhe shok ne Fb,

    1. Roland says:

      200 vjet prapa dhe 200 vjet anash eshte isha me gjith qente etij qe e pasojne…Kur dilni ne Europ mos shikoni sa te bukura jan gjerat qe shikoni?,por ti shikoni si behen,çfar sakrifica ka ber ai apo ky popull per te realizuar demokracin qe kane apo mirqenjen qe jetojne dhe jigjet qe zbatojne…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje