Isa Çopa
Edhe pse ka kaluar më shumë se një vit pas gjetjes të djegur të trupit të Isa Çopës, në vendin e quajtur ish- Reparti Ushtarak tek Currilat, ende ngjarja e rëndë është e pazbardhur.
Ndonëse ende grupi hetimor nuk doli në konkluzion të saktë nëse është vrasje apo vetëvrasje, edhe pse u pranua se ish –oficeri i SHISH kishte dëmtime në kokë të shkaktuara nga mjete të forta.
Ndonëse po punohet intensivisht, burime pranë grupit hetimor kanë bërë me dije për GSH se hetimi për zbardhjen e kësaj dosje është shumë e vështirë pasi drejtuesit e degës së SHISH në Durrës nuk japin asnjë informacion për kolegun e tyre, duke mos dhënë asnjë dosje të Isa Çopës.
“Për zbardhjen e dosjes “Çopa” janë marrë në pyetje shumë persona, mes të cilëve edhe kolegët e tij. Por mënyra e funksionimit të institucionit ku punonte Isa Çopa është shumë ndryshe. Ata e kanë me ligj që askush prej kolegëve nuk e di se çfarë pune bën tjetri. Çfarë pune bën ti, unë nuk e di, dhe çfarë pune bëj unë, ti nuk e di. Kështu funksionon ky institucion,” shprehet prokurorja e çështjes, Enkelejda Xhengo.
Burime pohojnë se Çopa kishte akses të lidhej direkt me qendrën në Tiranë për çështje dhe detyra të caktuara.
“Nuk jepet asnjë gjë. Është sekret. I shikojnë vetë ata. Mënyra si funksionon puna e tyre është vërtetë e veçantë. As me gruan në shtëpi Çopa nuk fliste për asnjë lloj pune. Bashkëshortja e tij nuk dinte asgjë dhe nuk gënjen”, pohon prokurorja.
Prokuroria shprehet se zhdukja e 10 vjeçarit Julian Çelës nuk ka lidhje me dosjen e përmendur dhe plagosja dy herë e ish-shefit të SHISH-it, Eduard Daka, nuk ka asnjë dyshim që të lidhet me dosjen “Çopa”.
“Prokuroria: Hetimi për vdekjen e agjentit të SHISH është shumë i vështirë”
hec mo mo,varini torbën si e keni zakon!shkoni merrni rrogat,punësoni sekretare të reja e të bukura,ndrrojini sa më shpesh,se krimet në shqipëri skanë të mbaruar!njëherë e një kohë skishim krime,se kriminelët i gjenim shpejt e shpejt,sot kemi krime boll e kriminelë hiç!
Kane ndodhur dy gjera se fundi:
1)Nga gjermania vjen pergjigja ekspertizes qe thote Isa Copa eshte vrare
2)Rrembehet djali i shefit te tij ne Tirane
Pastaj del ne gazeta prokurorja qe thote dy gjera te pa provuara qe nuk kane lidhje me hetimin e ceshtjes Copa, dhe qe nuk i takon kesaj prokuroreje te thote:
-Atentati me dy plumba kunder shefit te Copes ne Durres nuk ka lodhje me vdekjen e tij
-Rrembimi i djalit te shefit te Copes ne Tirane nuk ka lidhje me vdekjen e tij
Une pyes: Pse nguten ta thone tamam tani kete ne publik.
-Prokurorja tha edhe se te verteten per hetimin e Copes e di vetem shefi i tij ne Tirane e thene ndryshe qe nqs kjo e vertete do te mund te dale tani qe shefit i kane rrembyer djalin kete e ka nxjerre ai.
Une pyes: A thua po i bejne presion ketij shefit.
Ne duam femijen shendoshe e mire te kthehet ne shtepi por duam edhe te verteten
NJË PROKUROR/E e ndërgjegjëshme dhe profesionale nuk mund të bëjë deklarata të tilla:”Prokuroria shprehet se zhdukja e 10 vjeçarit Julian Çelës nuk ka lidhje me dosjen e përmendur dhe plagosja dy herë e ish-shefit të SHISH-it, Eduard Daka, nuk ka asnjë dyshim që të lidhet me dosjen “Çopa”.”
që të jesh i sigurtë se këto nuk kanë lidhje me njëra tjetërn duhet të kesh zgjidhur enigmën!
këta nuk kanë anjë gjë në dorë dhe thonë se nuk ka lidhje!
me profesionalizëm do të thuhej se”po hetojmë të gjitha mundësitë”!një shprehje e tillë e bardhë de profesionale lë të hapur çdo mudësi për zgjidhjen e çështjes!
ne e dimë “profesionalizmin”e prokurorisë tonë!kishim çështjen “aishja”e pamë se sa variante dolën dhe se si u bë çorbë!
MULJA E=ASHT TUJ U STERVIT FORT DHE KA ME ASGJESUE FILL KYT BANDE KRIMINALE.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/flamur-renea.html
Cila ceshtja ka qene e lehte per prokurorine tone ? Te presesh mbije tesen si prokuror me ceshtje te lehta eshte endrra e deshira e te paafteve. viktor hoti
per ke eshte e veshtire per bashkepuntoret ne krim, se paaftesine s’besoj se e pranon prokuroria, qeveritare mercenare
C`jane keto shprehje pa pergjegjesi! Apo keshtu te kane thene te thuash. Sipas teje gjithe drejtoria e shish mund te vritet nje nga nje dhe askush nuk te thote asnje fjale. Kjo eshte cmenduri. Ata jane Aliene apo qenie njerezore dhe per me teper shqiptare. Mafia ka hypur aq lart sa qe eshte veshtire te cahet. Cdo shtet ka mafien e vet por e lufton. Ketu mafia ka shtetin e vet dhe ska kush ta luftoje. Duhet nje permbysje e madhe, te cilen e shoh te veshtire, por jo te pamundur.
Ja nje here ku prokuroria tregon se si po ecin punet dhe ketu plasin komentet per paaftesi.
Cdo institucion ka menyren e vet te funksionimit. Shpesh institucionet e “inteligjences” i kane te ndara mire gjerat. Zakonisht ceshtjet jane te izoluara ne menyre qe te mos kete rrezik “rrjedhjeje” te informacionit.
Para ca ditesh, ktu te Tema lexova se viktimes i ishte prere gjuha para se ta vrisnin dhe pastaj kishin djegur makinen. Duket si pune profesionistesh qe nuk lene gjurme.
SHISH-i ju kujtoj se ka qene institucioni me i lavderuar nga ambasadoret amerikane per punen profesionale, ne kabllot diplomatike qe nxorri Wikileaks. Dhe paralelisht, ka qene nder institucionet me te sulmuara nga Berisha bashke me presidencen dhe prokurorine derisa i zaptoi te tre.
Rreziku, agjenteve te SHISH-it u vjen ngaqe punojne ne hije dhe sekret.
Isa Copa, nje njeri i mire ne cdo pikpamje, vritet per shkak te detyres dhe policia qe ne momentin e pare e c’orienton hetimin me deklarimin e vetvrasjes. Provat? Mori bidonin tek shtepia, dhe idiotesira te tilla…
E verteta? Policia e shtetit eshte vegel e mafies shteterore qe kryen detyrat e saj, ashtu si edhe Prokuroria, etj, vetem si strukture e mafies dhe kaq. Pra shume e thjeshte te deshifrosh Xhengen kur thote: “Shume e veshtire ta zbulosh kete krim…”
Ngushullime te sinqerta familjes Copa!
Agroni
saktë: Iso familja Copa është një familje e mirë në Durrës. Ky është një problem i ndjekjes penale, Tropojë mafia policisë në Durrës, sepse shumë nga këto banditë ishin atëherë në Currila në një krim shtetëror të madhe në zonën turistike, dhe u përpoqën për të vjedhur plazhe. Sokol Nishani ishte prokurori kryesor në Durrës në Copa iso gjë dhe nuk bënë asgjë, sepse popullsia ka informacione prokurorët janë kriminelë. Nuk ka pyetje në të popullsisë, si peshkatarët, të cilët janë atje? Vetëm një ushtarak në pension e vjetër donin të dinin se çfarë po ndodhte dhe në qoftë se ju nuk e keni parë asgjë.
Sokol Nishani është vëllai i kreut të policisë mafioz në Durrës Shiak bërë Tropojë: Bujar Nishani i cili shkatërroi policinë dhe gjyqësinë, si dhe kriminelët dhe idiots paaftë.
Sdua te nxitohem ne kte qe do shkruaj por un kam lexuar (ne Tema me duket) qe Isa Copa po hetonte vrasjen e Skerdilajdit.
Babai Julianit 10 vjecar po hetonte vdekjen e Isait qe kategorikisht po te zbardhte dicka ne vrasjen e Isait do vriste 2 zogj me 1 gur si i thon i fjale.
Por kriminelet nuk ja falen as Isait as Julianit vogel qe ka 2 jave qe nuk dihet me asgje per te. Krimineli Sali pse nuk e zbardh kte ngjarje? Ky esht nje zinxhir qe po tu zbardhte do merrte me vete shum oborriste qe duan te grabisin pronat.
Ne Shqiperi cdo gje eshte e veshtire te zbulohet, jo vetem eleminimi i Cobes.Po vrasja e gjyqtarit vlonjat perse nuk zbardhet? Po qindra vrasje te tjera? Deklarata e prokurores eshte tejet e pa pergjegjeshme dhe e pamoraleshme. Vritet nje njeri, nje profesionist dhe shteti ngre supet. Nqs.jeni te paafte, merrni eksperte te huaj dhe gjeni kriminelin, se mbas tij, me siguri, fshihen cudira!
Ju prokurore te pa afte mos beni deklarta te peshtira duke perdorur termin sekret kerkoni ti hidhni hi syve te vertetes dhe opinionit publik..Duhet te jepni dorheqje per paftesi totale,nje ngjarje e tille ne nje shtete normal do ishte tundur nga themelet…PO vriten nje nga nje punonjesit e institucionit me te rendesishem te shtetit shqipetare,e ju te paaftet na thoni brrockulla.Eshte me se e qarte qe vrasja e zotit COPA ka te beje me detyren qe ai ka kryer,pas kesaje vrasje makabre drejtorit te SHISH te durresit i bejne dy here antetate per ta vrare,nuke mjaftoi kjo po pikerishte pase nje viti drejtorit te pergjithshem kundra krimit te organizuar ne shish qe hetonte ceshtjen e ISA COPES,i marrin djalin penge,kjo situat eshte skandaloze per shtetin shqiptaree dhe nje turpe per vete SHISH,kure ky institucion nuke eshte i afte te mbroje veten e vete atehere cfate kemi ne qytetaret e thjeshte te ketij shteti turpe, para krimit e krimineleve.Pase gjithe ketyre ngjarjeve eshte pake me lehte te gjeshe autoret e ketyre veprave kriminale…jane 3 raste qe lidhen me njera tjetren.Eshte ne nderin e pjeses se ndershme e te devotshme te shish te cojne ne vende nderin dhe gjakun e ISA COPES…
Isa Copa , nuk kishte asnje arsye te vetvritej dhe u kuptuar qe ne fiiliim qe ishte eleminim i stilit te (gjahut):
E shpreh me plot bindjen se ka qene njeri i nderuar dhe i rrespektuar , po ashtu dhe familjaret e tij , njerez te ndershem dhe paqsor …
I njoh familjarisht dhe i rrespektoj pafund!
Tashme edhe kjo ceshtje do perfundoje si nje fllucke sapuni , ashtu sic kane perfunduar te gjitha eleminimet qe kane ndodhur qe kur kreu i kesaj qeverrie eshte shfaqur ne skenen politike te vendit tone fatkeq!
Rrespekte familjes Copa ne Durres!
ShISH eshte institucion i shtetit Shqiptar qe ushtron veprimtarin e tij ne baze te ligjit dhe akteve nenligjore.Edhe pse veprimtaria e tij eshte e mbrojtur si sekret shteteror atje ka nje zinxhir komandues rreptesisht te percaktuar dhe hallkat me superiore e dine me saktesi veprimtarin e nepunesve qe mvaren prej tyre.I ndjeri Isa jepte llogari diku per punen e tij,merrte urdhera prej dikujt dhe kordinonte veprimet e tij me te tjereve ne funksion te permbushjes se detyres.Kjo eshte e thjeshte.Ajo qe veshtirson hetimin e vrasjes se tij ne raport me detyrat qe kryente eshte fakti qe SHISH nuk munde ti besoj nje prokurorje te tille sekretet per nje Drejtori si ajo e Durresit.Nuk munde t’ja besoj sepse kjo jo vetem do t’ja tregoj burrit apo te dashurit por ne do kemi rast ti lexojme neser ne gazeta.SHISH duhet te kerkoj nje prokuror special qe te vihet nen obligim ligjor per ruajtjen e sekreteve dhe nga ana tjeter Sherbimi i ka te gjitha mundesite per te kryer gjurmime rreth ketyre dyshimeve dhe kur te gjej prova t’ja sygjeroj ato Prokurorise.Duhet vetem vullnet,pune,ndershmeri,paanesi.
Prokuroria kerkon te cfajsohet, ose te mbyll ceshtjen . Nuk eshte aspak e vertet ajo qe thot.E njoh mire kete sektor.Vertet qe kolegu i zyres apo zyrave nuk i dine problemet qe ndjek ti, por Isa Coba ka patur nje kasafort dhe brenda saj evidencen me gjithe problemet ne ndjekje, te cilat me Vendim te prokurorit sekuestrohen (natyrisht me specifiken e sektorit, sepse jane probleme operative ne ndjekje e nuk mund te dekonspirohen).Po keshtu Ai ka patur vartesi vertikale: shef, Kryetar, Drejtor etj. qe kane dijeni te plote per problemet ne ndjekje nga vartesi tyre dhe kane te drejten e kontrollit mbi gjithe veprimtarine e vartesit te tyre.Si qenka e pamundur te gjenden deshmitar.Respekt dhe nderim per te ndjerin
E para ndjeshmeri qe te vjen nga misteri i vrasjes se Isa Copes eshte se nje sherbimi inteligjent qe i vriten oficeret e tij te karrieres,i duhen hedhur qurrat.
Nuk do ta harroj kurre qe naten e zbulimit te kufomes se Isait,nje efektiv i Shish ne Durres eshte prononcuar publikisht ne Gazeta Shqiptare perafersisht keshtu;-“Duhet te kete vrare veten sepse kohet e fundit ishte ne depresion nga frika e humbjes se vendit te punes.Mund te kete edhe probleme familjare”.
Ja keshtu u shpreh kolegu i Isait,naten qe i moren jeten.
Kam qene seriozisht e interesuar per informacione rreth ketij krimi,qe ne nje vend normal do te trondiste themelet e shtetit,pergjate ketij viti te pare qe ai nuk eshte me.Pothuaj te gjithe thone qe ishte nje burre me shume vlera,oficer i vertete karriere dhe kishte nje familje me se te rregullt.Mbertheje moj lesh-prokurore,mbertheje kete kolegun e tij qe na u be menjehere(njesoj si dr.Koceku i Spitalit Ushtarak qe doli e na tha se demostruesit e 21 janarit ishin vrare nga njerez afer tyre)interpret i vetvrasjes se Isait.Dhe boll me turpet tuaja qe burojne vetem nga nje arsimim plepash ne Durres.Kujt i thua ti moj mender-prokurore qe krimet qe e kane pasuar,qofte i shefit te Durresit qofte i rrembimit te djalit, nuk kane lidhje me vrasjen e Isait???????
Si e gjete kete moj lesh-prokurore,kur hetimi qenka shume i vshtire????Me kete prononcim qe ke bere,me e pakta eshte qe te qerohesh nga ajo detyre se nuk ke as mendje e as shpirt per ta bere.
Koleget e punes edhe nuk mund te dine detyren konkrete qe mund te marrin nga eprori nje punojes,por drejtimin qe ai ka koleget e dine,Shefi i tij din dhe eshte pergjegjes qe ta dije se me çfare detyre konkrete ka qene duke u marre oficeri i tija,Ajo qe thote prokurorja eshte shprehje shume e thate, se atehere te vriten te gjithe nje e nga nje dhe te mos e marre kush vesh kete pune.Ai oficer a ka patur zyre kasaforte ndonje dekument duhet ta kete apo i kane zhdukur te gjitha se nga kasaforta e tij duhet te niset hetimi,se ne vend ngjarje koleget e tij dhe policia e mbylli qe aty vrau veten thane, se edhe kur duan te genjejne genjejne keq.