Nuk ka silikon në gjoks, por qese me kokainë (FOTO)

12 Dhjetor 2012, 19:12Lifestyle TEMA

Një grua nga Panamaja është kapur nga policia në Spanjë, ndërsa tentonte të hynte në vend me dy qese me kokainë, thuajse dy kilogram.

Trafikantët e drogës e kishin detyruar 28 vjeçaren që të bëhej operacion dhe i kishin futur si implant dy qeset me kokainë.

Ajo u ndalua në aeroportin e Barcelonës pasi kishte ardhur nga Kolumbia.

Policia nisi të dyshonte tek ajo pasi nisi që të sillej në mënyrë të çuditshme.

Ajo u dërgua me shpejtësi në spital, ku iu hoq droga e klasit A nga gjoksi. Mendohet se vlera e saj është afro 300 mijë euro.

Policia tha se arrestimi i shpëtoi jetën, pasi ajo nuk do kishte mbijetuar shumë me atë sasi droge në trup.

Në vitin 2011 një grua u ndalua në Itali, pasi kishte drogë në implantet e gjoksit dhe të të pasmeve.

3 komente në “Nuk ka silikon në gjoks, por qese me kokainë (FOTO)”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Risia tjeter qe do te degjojme, kur te shofim ne lajme grua shtatzene, por jo me beb, por mbush plot me kokaine.

    1. artiles says:

      Je e madhe Lola!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje