Sot është 12.12.12: A është ky një mesazh për fundin e botës?

12 Dhjetor 2012, 11:48Lifestyle TEMA

Të fiksuarit pas numrave kanë sot një arsye për të qenë të mrekulluar.

Data sot shënon 12.12.12. Një numër i tillë jetohet vetëm një herë në jetë.

Por a është ky numër një profeci?

Sipas numerologut Anrdt Aschenbeck ky numër në kartat tarot simbolizon vdekjen e së vjetrës dhe rilindjen e së resë. Ai shton se bota nuk do të mbarojë, por do ishte mirë që të nisej një kapitull i ri në këtë ditë.

Për këtë arsye me mijëra çifte në mbarë botën kanë zgjedhur datën e sotme për të lidhur kurorë.

Por data 12 ka shumë simbolika. Shumë qytetërime e kanë përdorur këtë numër për të treguar një vit të plotë.

Një numër i tillë gjendet në librat e shenjtë (12 apostuj), në anatominë e njerëzve, në letërsi e kudo.

Astrologët thonë se kjo nuk do jetë një ditë kur do merren vendime të rëndësishme për shkak se koka dhe barku nuk bien dakord me njëri- tjetrin.

Shkencëtarët nuk trazohen nga ky numër, duke e quajtur thjesht një datë.

Të fiksuarit pas kalendarit Maja, që thonë se i jep fund botës më 21 dhjetor, e shohin këtë si një mesazh, pas numri 21 mbrapsht është 12.

Ata besojnë se më 21 dhjetor pritet që një stuhi diellore të kaplojë botën, duke sjellë rrënimin e saj.

6 komente në “Sot është 12.12.12: A është ky një mesazh për fundin e botës?”

    1. anticensurë says:

      tallje bythe,do të thosha unë!

    2. Toni VL says:

      As shi nuk do te bjere ne 22 dhjetor ?
      http://fashionguests.blogspot.com/

  1. anticensurë says:

    “Data sot shënon 12.12.12. Një numër i tillë jetohet vetëm një herë në jetë.kjo s’është e vërtetë!
    një fëmijë i lindur 10 vjetë më parë,duke ditur se mbi 100 vjeçarët po shtohen përditë,pas 100 vjetësh mund të jetojë të njëjtën ditë si sot!12.12.2112.kështu që tall bythja e parë bie!
    numër perfekt,pothuaj kemi pasur një vit më parë,11.11.11!thashë pothuajse sepse perfekt ka qënë në 11.11.1111!këtë numër perfekt nuk e kemi jetuar dhe tjetrin perfekt nuk kemi për ta jetuar,11.11.11’111!do të mund të jetojë dikush 11.11.2111,por jo unë e shumë të tjerë!por jeta kështu e ka dikush jeton në kohën e numrave perfekt dikush të gomarllëqeve perfekte!ne po rrojmë në kohën e sali berishës që poshtërsia dhe budallallëku shkojnë në përpjestim të drejtë!dhe ky është një fat i madh,po të mësosh nga kjo kohë!ne po mësojmë të bëhemi më budallenj!
    “Por data 12 ka shumë simbolika”po të kërkosh simbolika gjen kudo dhe për çdo numër!kot kot natyra nuk e ka bërë gjuhën pa kocka!kot nuk ka bërë budallenjt dhe të mënçurit!

  2. shihni kete video,kjo dite le te quhet dita nderkombetare e Tokes dhe jo nje mesazh per apokalips

    http://universexplorer.forumativo.com/t934-dita-nderkombetare-e-e-tokes-12122012#2595

  3. Belisarius says:

    Idiotet nuk kane brire, dallohen nga veprimet e tyre. Disa me fe, disa me kete gjera!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje