Statusi, PS: Përgjegjësia për dështimin është e qeverisë, la 8 detyra pa plotësuar

12 Dhjetor 2012, 16:31Politika TEMA

Partia Socialiste vlerëson se përgjegjësia për dështimin në marrjen e statusit kandidat është e kryeministrit Sali Berisha.

Anëtarja e grupit të punës për Programin e PS, Milena Harito tha se qeveria ka lënë pa plotësuar tetë prioritete të vendosura nga Komisioni Europian, ndërkohë që janë plotësuar vetëm katër prioritete falë kontributit të opozitës.

“Nuk ndodh në asnjë vend të Bashkimit Europian që Kryeministri në detyrë të fajësojë opozitën për çdo problem që qeveria është e paaftë të zgjidhë. Dhe për sa kohë ne do të kemi për Kryeministër Sali Berishën, sigurisht që shanset për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian do të jenë të vogla,” tha Harito.

“Dje Shqipëria mori fatkeqësisht përgjigje negative për të marrë statusin e vendit kandidat. Por cilat ishin arsyet e kësaj përgjigjeje negative?

Brukseli i kishte lënë Shqipërisë 12 detyra shtëpie. Nga këto, falë kontributit të opozitës janë përmbushur vetëm 4.

8 detyra shtëpie, kryekëput përgjegjësi të qeverisë, vazhdojnë të mbeten të papërmbushura.

Bashkimi Europian kërkon që ligjet të respektohen dhe zbatohen, jo vetëm të ekzistojnë në letër. Kërkesë kjo që përputhet plotësisht me qëndrimin e opozitës.

Bashkimi Europian kërkon me ngulm që zyrtarët e lartë të korruptuar të shkojnë përpara drejtësisë siç ndodhi në Kroaci, Malin e Zi apo Bullgari e Rumani. Ndërkohë, vendi ynë nën drejtimin e Sali Berishës ka qeverinë më të korruptuar në Europë sipas Transparency International.

Bashkimi Europian i përcakton zgjedhjet e ardhshme parlamentare si një test për Shqipërinë. Një test të cilin ose do e kalojmë, ose do të ngelim. Përsëri është përgjegjësi e qeverisë që organizon zgjedhjet që Shqipëria ta kalojë këtë test, dhe të mos ngelë në klasë, njësoj siç ka ngelur 3 herë rresht,” vijoi Harito, duke theksuar se PS është krenare për angazhimin në procesin integrues.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë për Shqipërinë e Rilindur dhe pjesë e Bashkimit Europian. Ne do të vazhdojmë të punojmë për Shqipërinë Europiane, jo vetëm në letër, por në realitet”.

28 komente në “Statusi, PS: Përgjegjësia për dështimin është e qeverisë, la 8 detyra pa plotësuar”

  1. Sheqerja says:

    Ti moj laraske eshte e lehte te thuhet e ka fajin Berisha por mos harroni se Berisha nuk iken vete nga ajo kulle prandaj mblidhni bythen sa nuk eshte vone dhe lerini ato se cfare beri Ai dhe pyesni vehten tuaj cfare po beni ju per te qeruar ate qelbesire, he te keqen Sheqerja.

  2. Socialisti i papune says:

    Mireserdhe ne PS shoqja Rudina Seseri 2. Vazhdo Ed Rama me eksperimente se per te fituar ke. Po nuk eshte partia vend per te sistemuar shoket, shoqet, kusherinjte apo dashnoret or tyte. Nuk eshte as koha per eksperimente o karafil. Ti mire e ke se shtyn kohen dhe shpik teorite e tua. Po ne na ka zene halli or trap. Ec aty rilindja shqiptare

    1. Ana says:

      O ziliqaret e mjere, po si nuk komentoi njeri artikullin more analfabete qe nuk dini te shkruani nje fraze pa gabime ortografike!
      Vazhoni keshtu, bravo ju qofte, shani e ofendoni ata qe perpiqen te bejne dicka ne kete vend muti, nderkohe qe frustracioni juaj dhe sensi i inferioritetit perpara njerezve te shkolluar ne perendim si kjo vajza, merr permasa epike! Po nuk keni faj diferenca e nivelit kulturor dhe dialektik eshte evidente! Keshtu keni lindur dhe keshtu do vdisni, injorante e ziliqare, duke uleritur e duke share, pa shkolle e pa pune, ulur ne kolltuk!

  3. king says:

    Kjo si gjithmon gazeta Tema boton mbrapsht /ne raport thuhet qe jo 8 detyra po 4 ligjet qe PSja beri cmosen qe te mos votohen

    1. Maloku says:

      Jane detyra o tyt….Ligjet i ke per vete jo per BE…Ku ta kuptosh ti…Trute e Sales ke

  4. struci says:

    filloi prezantimi i prurjeve te reja. kjo po zevendeson Seserin qe kur e mori vesh se PS nuk erdhi ne pushtet, iku andej nga kishte ardhur.

    1. assault says:

      Eshte e vertete, ketu nuk ka vend per ambicje, perkundrazi le te eci me i mirei. Duhet ta dije Edi Rama se shkollat ne pernendim nuk kane pjese te studimit te tyre vende te pazhvilluara apo ne zhvillim, madje per kete nuk ka asnje teori ekonomike. Gjithshka ben evropa eshte nje eksperiment.Shqiptaret qe kane punuar ne shtetin e Enver Hoxhes sot kete katrahure dine ta menaxhojne shume mire sepse nuk vijne nga boshlleku. Asistentet e huaj shpesh na kane pyetur: “si e keni bere ne te shkuaren” dhe pasi merrnin pergjigje jepnin rekomandim vazhdoni beheni ashtu. Kemi plot specialiste te afte, madje te shkelqyer, por jane kthyer ne partiak, e kam thene edhe here te tjera se ata jane nje “pus i burimeve njerezore” qe duhen perdorur me kujdes sepse u mungon dashuria per te bere gjerat qe ata ne koke i dine si behen. Ne Shqiperi duhen politika shtrenguese, mbeshtetese, nxitese, ndersa keto vajzat dha grate e edukura le te jene shefe protokolli prane kryeministrit apo ministrive qe te na nderojne kur te kemi pritje me te huaj…
      Ciao

  5. Horri i Bulevardit says:

    Ne qofte se BE-ja paska dhene 12 pika dhe 4 nuk jane zbatuar, une them se jane 100 pika qe duheshin zbatuar dhe qe ne fakt nuk eshte zbatuar asnje, por qe permblidhen vetem ne nje pike te vetme, SALI BERISHA, qe duhet hequr urgjentisht se e ka shitur Shqiperine dhe gati sa nuk e ka kthyer ne pronare sllave serbe.
    Vetem nje pike dhe te tjerat behen vete.

  6. Artan Vehbiu(vllehu i ndrojtur) says:

    Vellezer,
    faj ka qeveria,opozita ,ne kemi faj, bile edhe Europa qe u tregua cingune.
    Por kete radhe e pame te gjithe: u shpik nje klecke atje ne Fier dhe…ja ku jemi.Me kete logjike, kur te vije neser Rama ne pushtet(qe ja uroj me zemer), pra me kete logjike do te pengojne edhe demokratet.Ketu do jemi e do themi te kundertat pastaj!Ju flm.

  7. Po kjo nga doli? says:

    Po kete qyqaren nga e ka gjet Edi? Bobobo se ka gje ca rob kot me kot piktori. Si trrute e veta i gjen

  8. kola says:

    Fakti qe del kjo budallica dhe asnje figure per te qene e PS tregon se nga turpi i bllokimit nuk i del njeri te mbroje antishqiptarizmin e Rames
    Tani Rama me Ps ti dergojne Enverit telegram;Bace e bllokueme edhe kesaje here popullin shqiptar te ece si me ty dikur.Nuk te trathetojme Bace ne bijte e tu besnike grushte bashkuar rreth Ps.Bace emrin nuk mundem ta mbajme per partine sic e kishe Ti por mos dysho se vetem emrin i kemi ndrrue.Deri sa te vdesim parimet dhe mesimet tua nuk i harrojme.
    Rrofsh sa malet sh Enver.Te ardheshim sa ma pare atje ne bijte tu tu te grumbulluar ne Ps per te miren e kombit

  9. lexuesi majte says:

    Puuuupu me duket se do jete goca e fatos haritos qe bashke me grun e vete kane qene ithtare te PD.Cjane keto anonime qe flasin ne emer te PS!!!!!

  10. anonim says:

    o zonja Harito mos puno kaq shume se nuk te del koha as per tu krehur pastaj, mos kaq shume se kur te jeni ne pushtet nuk do te keni cfare te beni me pastaj… me dashamiressi

  11. lleshi says:

    Shum zhurm por ashgje,jeni opozita e par ne bot qe keni mijera fakte per te larguar diktatoret dhe hajdutet e fundit te Europes,ju vetem llapni dhe fleni gjum.

  12. Eli says:

    Kojo nuk din me fol! Ku e gjeten NEW sESERI QE BRAKTIS ANIJEN !

  13. niko says:

    Sa dite i jane dashur te shkretes te behet gati per publikun. Krehje, depilim, kremra per rrudhat, skelet i ri per gjyslyket dhe palester per te hequr ndonje kile.Pastaj na foli per numra por jo konkretisht. konkrete qe qe duhet te vuje mesuesi i vizatimit qe te marrim statusin. hahaha.

  14. Vera says:

    Ne qoftese do te ishin te gjithe intelektualet te ndershem , te drejte, kurajoz dhe patriote te vertete si Milena , Shqiperija nuk do ishte katandisur keshtu sic eshte katandisur. Mjafton te shikosh komentet e mesiperme dhe e kupton kete….Ne vend te gezohen per figurat e reja qe marrin pjese ne politike vazhdojne te ngelen tek te vjetrit,te njetat fytyra qe qeverin APO ME MIRE SUNDOJNE vendin per dhjetra DEKADA…dhe perseri ato duan dhe jo te rinj me vizione Europiane… Eshte per te ardhur keq….

    1. Gjergji says:

      O Vera Haritooo, ti moj halla e kesaj Mileckes, po boll shkrove moj grua per kete mbesen debile qe ke ketu. Rri moj grua aty ne Amerike ku je, se te njohim mire edhe ty.

    2. korcari says:

      Vera

      Ke te drejte, Shqiperia eshte prishur. Ka qene me mire ne kohen e Sofokli Lazrit.

    3. assault says:

      Se pari Milena nuk duhet aq e er, perkundrazi e konsumuar.
      Se dyti nuk ja kemi pare kurajon dhe sensin e drejtesise dhe patriotizmin

      Dreqi ta haje kemi 22 vjet qe kacafytemi me mediokritetin dhe sidomos vitet e findit edhe me sulme e kercenime edhe nuk i bejme publike sepse jemi vertet kurajoz, patriot, dhe te drejte, pra luftojme per popullin e atdheun.
      Ciao

  15. Dardan says:

    Po a nuk ishte ky qellimi i qeverive berishiane per 22 vite? Deshtimit mund ti vesh nje qind emra e mbiemra, por nuk mund te thuash kurre qe pergjegjesia per deshtimin eshte e qeverise. Ka dhjetra fraza te tjera per te mos ngaterruar popullin e thjeshte pasi kjo qe shkruhet ne titull te jep te kuptosh sikur ky deshtim mund te ndodhte qe te ishte dhe pergjegesi e opozites. Si eshte e mundur kjo? Te gjithe e shohin se si Berisha hap bithen prej 22 vitesh dhe dhjet mbi Shqiperine dhe pasurite dhe jetet e saj. Nga ana tjeter thuhet se pergjegesia per dhjerjen eshte e Berishes. Vertet cuditem nga frazat e deformuara qe duket se vine si rezultat i presionit psikologjik dhe dhunues te brigadave kopuke pdiste. Partia Demokratike, si parti fashiste duhet te nxirret sa me shpejt jasht ligjit. Duke e mbajtur ket dobic politik te serbo-grekeve u jepte rasti exponenteve fashiste qe te ushtrojne dhune dhe nga ana tjeter te jene te imunizuar. E konsideroj si turpin me te madh qe bejne partite te cilat shiten si mbrojtese te interesave te shtresave te gjera te popullsise dhe te interesve kombetare.

  16. bobi says:

    Pu, pu, pu! Na la prap ne opozite Rama. Ku e ka gjet kete femer!
    Ka kohe PS per eksperimente? Cfare inspirimi mund te marrin njerezit me kete “prurje” eshte qe Rama do beje cfare i do trapi.

  17. Fieri says:

    Milena Harito po mbeshtet dy te verteta te medha:
    E para: se te gjitha fatkeqesite e tragjedite ne Shqiperi burojne nga sundimi i gjate i Sali Berishes.
    Se dyti: Me lagimin e Sali Berishe krijohen mundesite qe te filloje demokracia e vertete dhe te shemben korrupsini dhe anarkia.

  18. mari says:

    po kjo cka dale ashtu si per HALLOWEEN

  19. Amati more ku e Keni gjetur says:

    Po per te na treguar perrallen e rradhes kete moster keni gjetur,Gallata vazhdon po de absurditeti.rrofsh o malo qe na njoftove,hahhahahhaaaa

  20. Aqifi says:

    Po si nuk merreni me ato qe thote zonja more njerez. Vetem vrer leshoni. Tek e fundit ajo ka lene Francen per te kontribuar sado pak tek vendi i te paudheve….

    1. bobi says:

      O Aqiiif, po pyet njeher a derezi, a e ka lene vertet Francen apo jo! Ka marre leje per nje vit nga puna atje ore zoteri. E ka ruajtur prape vendin e punes me te drejte kthimi oreeee! Po fitoi PS – hooopaaa! Po nuk fitoi, ne mbajme Saliun, ajo kthehet tek Franca. Verifikoje po deshe.

      1. Ana says:

        E c’rendesi ka mor idiot? Ti bobi c’po ben nderkohe per shqiperine?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje