Prindërit e Mya Whittington në SHBA mbetën të shokuar, por edhe u çliruan kur mjekët zbuluan se shkaku i një ënjtje në qafën e bebes në fakt ishte një pendë e zezë poshtë lëkurës.
Aaron dhe Emma Whittington e morën vajzën e tyre shtatë muajsh dhe e dërguan në spital pasi asaj filloi t’i ënjtej qafa.
Mjekët menduan se ishte ndonjë gjëndër dhe i dhanë antibiotikë.
Por ënjtja nuk po ndalej.
Mjekët nuk dinin si të reagonin, ndërkohë që vogëlushja tanimë kishte një ënjtje sa një top golfi.
Papritur aty u shfaq një njollë e zezë.
Babai i saj tha se vogëlushja po u bëhej si Kuazimodo.
Një mbrëmje, pediatrja e vogëlushes iu afrua ënjtjes, mori një palë doreza dhe nisi të tërheqë nga qafa një pendë rreth 5 centimetra të gjatë.
Prindërit mendojnë se vajza mund ta ketë gëlltitur ose thithur pendën dhe trupi ka tentuar ta nxjerrë jashtë.
Vajza është tani mirë dhe prindërit mendojnë se shkak është bërë jastëku me pendë.
o zot nje engjell i vogel!
E habitshme, do ZOTI ka gelltitur vetem ate pende.
http://fashionguests.blogspot.com/2012/11/albanian-independence-day-new-york-city_29.html
Shyqyr qe e gjeten!
Po dhe kjo e thena e mjekeve e forte: “Vajza ka gelltitur penden dhe trupi ka tentuar ta nxjerre jashte”.
-Pse nuk ka nga i nxjerre trupi mbeturinat por i nxjerr andej nga i shkon mendja ndonje doktori te papergjegjeshem,i cili ne fund kekrkon te shpetoje nga sikletet e metejshme?