Gruaja e dhunuar: Nuk e di si kam mbijetuar, dënojeni bashkëshortin tim (VIDEO)

14 Dhjetor 2012, 19:55Sociale TEMA

Pas dhunës njerëzore që provoi mbi trupin e saj, gruaja shtatzënë nga Korça, Rudina Iljazi habitet edhe vete se si ka mbijetuar, raporton Vizion Plus.

Edhe pse ka kaluar rrezikun për jetën së bashku me krijesën 4-muajëshe, 30- vjeçarja me zor flet. Krahas plagëve dhe dhimbjeve në kokë, ajo ndihet e renduar mendërisht.

Nuk do të flasë për të shoqin, as për dhunën çnjerëzore që ai e solli në këtë gjendje. Madje as pendesa e tij në dhomat e paraburgimit, nuk ia lehtëson dhimbjen ndaj kërkon ndëshkimin. 30- vjeçarja nga Korça, e rrahur barbarisht nga bashkëshorti i saj, Olsi Iljazi, ka dalë nga reanimacioni dhe është vendosur në pavijon. 4- muajshe shtatzënë, ajo u dhunua nga i shoqi dy ditë më parë, gjatë një sherri për motive xhelozie.

Në dhomat e paraburgimit 34- vjeçari i penduar dhe në momente dëshpërimi u vetëplagos në kokë, duke tentuar të vetëvritej.

8 komente në “Gruaja e dhunuar: Nuk e di si kam mbijetuar, dënojeni bashkëshortin tim (VIDEO)”

  1. Heron says:

    Ça janë këta burra more?? Nuk dhunohet nëna e fëmijve të tu mor idiot edhe sikur më kurva të jetë!

  2. raimondi says:

    Sikur vetem per keto sjellje ne nuk duhet ta marrim statusin….

  3. tourkofagos says:

    perseri nje dhunues i femres dhe perseri nje….korrak!

    1. ani says:

      ti je si ai ose dhe me i keq

  4. ”pas dhunes njerezore qe provoj ne trupin e saj ,gruaja shtatzane nga Korca ,,,..etj.. ;;;~~~~~~~~~~~~nuk e kuptoj qe kjo dhune u quajtkerka ,dhune njerezore (dhe jo dhune c”’njerezore !

  5. fshatari says:

    Burrat nuk e kane pasur zakon te merren me grate!aq me teper qe eshte dhe nena e femijeve!si mund te beje dora te godasesh ate qe te ben gati buken more horr!as arabet nuk i godasin grate keshtu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje