Rama me pensionistët: Do reformojmë skemën e pensioneve

13 Dhjetor 2012, 21:03Sociale TEMA

Diskutimi dhe sqarimi i detajuar i programit për një Rilindje Shqiptare ka vijuar me atë që kryetari i PS, Edi Rama e ka konsideruar si kategoria më e vuajtur e popullsisë, me pensionistët.

Në një mjedis në afërsi të parkut të liqenit artificial të Tiranës, kryesocialisti Rama i shoqëruar nga deputetja Eglantina Gjermeni, Sekretari për Programin në PS, Ilir Beqaj dhe Kryetari i Grupit të Punës për Çështjet Sociale, Kosta Barjaba kanë zhvilluar një bashkëbisedim me një grup pensionistësh. Fillimisht fjalën e kanë pasur pensionistët, të cilët kanë paraqitur gjendjen e rënduar ekonomike në të cilën ndodhen, për shkak të pensioneve të ulëta dhe kostos së jetesës që rritet përditë. Njëri prej tyre pa e fshehur aspak mërzinë dhe irritimin ka arritur deri aty sa të shprehet se për pensionistët është më mirë të shkojnë në burg, ku të paktën do të kenë të siguruar ushqimin e po ashtu edhe drita për t’u ndriçuar e për t’u ngrohur. Përkundrejt kësaj situate pensionistët kanë shprehur interesim të veçantë për të mësuar se si do ta ndryshojë këtë situatë Partia Socialiste.

Kreu i PS, Edi Rama që në hyrje të fjalës së tij ka shprehur shqetësimin për gjendjen e pensioneve, rritja e të cilave që prej vitit 2008 është tre herë më e ulët se sa rritja e çmimeve të shportës, pra të produkteve më jetësore. Por, nuk është vetëm kjo që e bën dramatike gjendjen e pensionistëve. “Në çdo aspirinë, në çdo tabletë për tensionin apo për zemrën, pensionisti paguan një taksë 10%. Ne do ta heqim këtë taksë. Do ta bëjmë 0 TVSH-në e ilaçeve sepse kështu ka qenë më parë dhe sepse vendosja e TVSH-së mbi ilaçet ka rënduar vetëm njerëzit e zakonshëm”, është shprehur Rama duke bërë të ditur kështu një nga masat e rëndësishme që do të marrë PS sapo të vijë në pushtet.

Për kryesocialistin skema aktuale e pensioneve po shkon drejt falimentimit, sepse vetëm 1 shqiptar ndër 3 që janë në moshë pune kontribuon për skemën e pensioneve. E ndërkohë punësimi në vend po përjeton një rënie dramatike nga viti në vit. Sipas Ramës këtu duhet kërkuar edhe çelësi i ndryshimit të gjendjes. “Ne kemi një bindje se duke rritur numrin e kontribuuesve mund të rritet edhe pensioni. Ashtu sikundër kjo është e lidhur me hapjen e vendeve të reja të punës. Nga ana tjetër raporti kontribuues-përfitues sot është i papranueshëm. Është 1.2 me 1, duhet të shkojë të paktën 2 me 1. Kjo mund të ndodhë vetëm në qoftë se ndërtojmë politika të reja që nxisin punësimin”, ka shpjeguar konceptin e Partisë Socialiste, Edi Rama.

Kryetari i Partisë Socialiste është shprehur se tashmë që programi për një Rilindje Shqiptare, po bëhet përditë e më i njohur nga ana e shqiptarëve, ai ka nisur të marrë edhe vlerësimet e para prej tyre. Vlerësime që janë maksimale, si programi më serioz i shkruar në këta 22 vjet nga një parti politike. Sipas Ramës në themel të këtij programi është drejtësia dhe solidariteti social, çka përbën edhe dallimin kryesor me ata që në mënyrë të pamerituar qeverisin aktualisht vendin.

19 komente në “Rama me pensionistët: Do reformojmë skemën e pensioneve”

    1. gerti says:

      Jane shtresa qe kerkon perkujdesje jo 500 leksha sic ndodh sot rendomte.. ju ka ardh koha per pension dhe berishes e nishanit ? rama po na befason me ato cka paraqet se eshte shume aktual dhe ne brendesi te problemit ne cdo drejtim

    2. ubomalo says:

      Eshte gjynah qe ne nje vend te jene mosha e trete ata qe e kuptojne me mire te tashmen se te gjithe te rinjte. Pensionistet e thone perdite se nuk behet hajer me Sali Qeniin, po deri tani nuk i ka degju kush. Duhej ta provonin te gjithe ne kurriz per here te dyte rrenimin e shtetit qe tu vinin mendt

  1. feniks says:

    Zoti Rama,mire ben,qe takohesh me pensionistet,por vetem per MONOLOG E JO TE DEGJOSH ME SHUME ATA!!!
    Jam nje ish ushtarak ne rezerve,por kemi 20 vjet,qe PS-ja,per te cilen kemi votuar gjithnje,AS E KA CARE KOKEN ,SE NE KEMI MARRE VETEM NJE LEMOSHE E JO TE DREJTEN TONE SIPAS LIGJIT!!!
    Gjykata Kushtetuese ka marre ca VENDIME pro nesh,por JU KENI HESHTUR POSHTERSISHT!!!
    A E DINI JU,SE ISH USHTARAKET KANE VITE,QE BREDHIN DHE SHPENZOJNE NEPER GJYKATA PER TE MARRE ATE PALO PENSION,QE SALI BERISHA DHE FATOS NANO NHUK NA E KANE DHENE???
    ME CFARE MERREN JURISTET TUAJ???
    Ke shkuar neper duqanet e fshatrave,por nuk ke marre mundimin te NJOHESH ME HALLET TONA!!!
    NA DONI VETEM PER VOTA E JO PER TE NA ZGJIDHUR HALLET!!!
    JA KU PO UA THEM HAPUR:
    NE SE NUK MERRNI NISMA LIGJORE PER ZGJIDHJEN E TE DREJTAVE TONA SI ISH USHTARAKE,NGA FISI IM T’I HARROSH 76 VOTAT NE TIRANE E BERAT!!!
    BOLL KEMI VOTUAR PER JU,POR UNE KAM 22 VJET,QE JETOJ NE SHTEPI ME QIRA NE TIRANE!!!

    1. flo says:

      O feniks te lexova me vemendje dhe pse jam larg vendit.. ke te drejte o mku im per shume gjera por rama premton. ka rigjenerim..

      1. feniks says:

        Te pershendes “flo” per mbeshtetjen vellazerore!!
        Nuk me shkon ne mendje te bej ndonje krahasim midis Edi Rames dhe ARMIKUT TE EGER E ME TE MADH TE SHQIPTAREE,AGJENTIN SERB,Sali Berisha!!!
        Ketu e kam fjalen,qe PS-ja dhe vecanerisht Edi Rama,te jete me KONKRET ne kundershtimin ndaj VEPRIMEVE ANTI LIGJORE DHE MOSPERFILLESE te Sali Berishes!!!
        Nuk mund ta pranoj,qe Sali Berisha i mori nen KOMANDE TE GJITHE INSTITUCIONET KUSHTETUESE DHE SIDOMOS KQZ-ne DHE VETEM HESHTJE!!!
        Reagimi i PS-se ndaj VEPRIMEVE DHE DEKLARATAVE ANTI OPOZITARE E SIDOMOS,kjo e fundit,DHENIA E PASAPORTAVE,pra e SHTETESISE TE GJITHE SHQIPTAREVE KUDO KU NDODHEN eshte e PA PRANUESHME HESHTJA E PS-se!!!
        REXHEP QOSJA I KA DHENE BERISHES PERGJIGJE ME TE SAKTE E ME TE QARTE SE EDI RAMA!!!
        BILE MUND TE THEM SE LLOGJIKA E SHKRIMEVE TE MERO BAZES KUNDER SALI BERISHES ,ESHTE ME KILOMETRA PARA GJYKIMEVE E VEPRIMEVE TE PS-se!!!
        SHQIPERIA NDODHET NEN PUSHTIMIN FASHIST BERISHIAN DHE OPOZITA PO VEPRON SIKUR TE ISHTE “LIZA NE BOTEN E CUDIRAVE”!!!

        1. habi says:

          Jemi te priru te kundershtojme dhe kjo eshte gje e mire por kur kundershtojme dhe mbrojme nje berishe te tille me pjellat e tija eshte vrastare.. me falni se qytetar si ju jam dhe une e kam nene e baba, gjysh e gjyshe dhe e dini cfare? se dua fare rritjen me 10% te pensionit sepse aq bejne ilacet sa i gjithe pensioni.. buka poashtu, dritat poashtu, vaji, sheqeri, veza e gjithcka s preken me dore nga cmimet.. nga jeta fillon dhe qeverisja ndaj te na sigurohet liria e jetes se pari jo te na vrasin ne shesh.. thirrini mendjes

  2. leon says:

    Me pensioniste problemet jane konkrete,zoti Rama!!!
    Premtime keni bere gjithnje,por asgje nuk ka ndryshuar!!!
    Kam qene ushtarak,tani ne rezerve,por asnje qeveri nuk ka zbatuar STATUSIN E USHTARAKUT per pensionet tona!!!
    Asgje nuk keni bere ju si PS per ne,vetem fjale!!Jemi mbi 20 mije ish ushtarake,qe kemi pas vetes familjet qe behen mbi 100 mije vete!!
    Shume nga ne banojne ne shtepi me qira apo baraka,se asnje objekt ushtarak nuk na u dha sic moren shoferet makinat,shitesat dyqanet etj!!!
    Ne as PENSIONIN E PLOTE NUK NA E KANE DHENE,POR BREDHIM GJYKATAVE DHE JU HESHTNI!!!
    Asgje nuk keni bere ju si opozite,qe VENDIMET E GJYKATES KUSHTETUESE NE 2009-ten,PER NE ISH USHTARAKET,TE ZBATOHEN,POR NA KANE NXJERRE EDHE DEBITORE DUKE NA PERGJYSMUAR PENSIONIN MJERAN!!!
    A e dini ju,zoti Rama,se nje ish ushtarak ne PENSION TE PARAKOHSHEM MERR VETEM 10 MIJE LEKE TE REJA NE MUAJ,NDERSA NJE ISH PASTRUES I KOMUNALES MERR 14 MIJE LEKE???
    Pa le ,qe NUK KENI BERE ASNJE NDERHYRJE PRANE NATO-s,meqe jemi futur gjasme ne NATO!!!
    Femijet tane(pa folur,qe jemi te semure me lloj-lloj semundjesh),duan buke per dite e jo kur VIJNE FUSHATAT!!!

    1. eh says:

      Mos merrni si pushka e jevgut miq.. lexoni gjerat sic jane jo si berisha qe ngre 5 % pensionet e ngre 150% cmimet.. ka nje program qe une ja kam hedh nje sy dhe qe premton..

    2. prape saliun? says:

      ore ti leme tani kto se u beme popull qesharak vertete..ca te bejme te votojme saliun serish?

      Tirrini mer mendjes se na thau deren ky pusht e mos votoni me inate.. me mire pa rritje pensionesh se me rritje te cmendura cmimesh

  3. zefi says:

    Kemi 22 vjet,qe e degjojme kete fjalen reforme dhe na eshte bere si “BURRI I NENES”!!!
    Flitet per reforma te medha,por ne shtepite tona ASNJE LEK NUK ESHTE FUTUR!!!
    KUJT I SHERBEJNE KETO,KUR NJEREZIT NUK PERFITOJNE DIREKT PREJ TYRE???
    Nga nje ane ke te drejte:REFORMAT NA KANE NXJERRE NGA PUNA DHE NA BENE LYPES MODERNE!!!
    U shit i gjithe ARMATIMI DHE MUNICIONET E USHTRISE,POR NUK KEMI DEGJUAR NGA JU SE KU SHKUAN KETO PARE,KUSH I MORI DHE CFARE U BE NE ATO!!!
    MOS JENI EDHE JU PJESTARE NE KETO GRABITJE,QE HESHTNI???
    Pse hoqet dore nga PROTESTA,zoti RAMA,apo keshtu rri me rehat Berisha???
    A mund te me thoni,zoti Rama:
    Ne se ju si opozite nuk e NDALONI DOT BERISHEN TE BEJE SHQIPERINE CORAP SIPAS QEJFIT TE TIJ,PSE NUK SHKRIHENI FARE SI PARTI???
    Si mundet te GRABISE Berisha te gjitha INSTITUCIONET KUSHTETUESE,se fundi edhe KQZ-ne DHE JU HESHTET NE VEND,QE TE CONI NE KEMBE TERE POPULLIN???
    Eshte e pa falshme nje qendrim i tille!!!
    PERFYTYRONI BERISHEN NE OPOZITE SE CFASRE DO BEMNTE KUNDER JUSH NE KETO POZITA:FLAKE TERE VENDI!!!
    JENI TEPER SKOLARESK,ZOTI RAMA!!!
    Edhe permbajtja e fjalimeve apo bisedave tuaja me njerezit jane te MERZITESHME DHE NUK PREKIN SHPIRTIN E NJEREZVE!!!
    Berisha eshte ARMIK I SHQIPTAREVE,POR ESHTE ME I KUPTUESHEM DHE ME I PRANUESHEM PER TURMAT E TIJ BANDITESKE!!!
    Cdo gje,qe behet ne PS,fillon e mbaron me TY,zoti Rama,ndersa njerezit,qe ke rreth vetes NGROHEN NE DIELL!!!
    Berisha i ka rregualluar gjithnje punet nen RROGOZ,se njerezit e tij BANDITE i dine mire DETRAT E TYRE!!!
    VECANERISHT JURISTET I KE SHUME TE PA AFTE POLITIKISHT E JURIDIKISHT!!!
    Cfare bejne DEPUTETET E TU,qe vetem 5-6 vete ndihen,ndersa te tjeret SHULLEHEN NE DIELL?
    Me gjithe ato KRIME qe ka bere Berisha,ju duhet ta benit ate te VILLTE GJAK NGA BYTHA!!!
    ME KONKRETE E ME AFER POPULLIT ME DIALOGJE E JO MONOLOGJE TE NJETRAJTESHME,QE TE MERZITIN KUR I DEGJON!!!
    DEGJO ME SHUME E FOL ME PAK,ZOTI RAMA!!!
    RENDESI KANE VEPRAT E JO PREMTIMET,SE CFARE DO BENI KUR TE VINI NE PUSHTET!!!
    Ne duam te shohim se cfare duhet te beni tani,qe jeni ne OPOZITE!!!

  4. andi says:

    Historia e 4 viteve opozitë të Edi Ramës është një histori e mospranimit të institucioneve të shtetit shqiptar dhe e ndërtimit të çfarëdolloj bllokade për të penguar integrimin e vendit në BE. E provoi me mosnjohje zgjedhjesh në 2009, me bllokim rrugësh e djegie makinash në 2010, me armë kundër institucioneve më 2011 e tani me një aksion bllokues që i vë kazmën aspiratës për marrjen e statusit. As në Bruksel e as në Tiranë s’ka më njeri që s’e ka kuptuar se ilaçi i vetëm për paqtimin e politikës është nulifikimi i klanit ekstremist që përfaqësohet nga Edi Rama

    1. feniks says:

      Mos kujto,ti “andi”,se u be deti kos dhe ,o burra te marrim GARUZHDET E TE HAME???
      Mos merr zjarr nga keshillat dashamirese te mesiperme nda Edi Rames dhe PS-se dhe fillon e HAP ZJARR!!!
      Ti thua e ka BLLOKUAR EDI RAMA INTEGRIMIN,ndersa ne themi:
      -SALI BERISHA E KA BERE SHQIPERINE DHE POPULLIN SHQIPTAR TE FLASIM ME VEHTE!!!
      NA KA PERCARE,KA PUSHTUAR DHE VJEDHUR PUSHTETIN,KA SHKATERRUAR DREJTESINE,KA GRABITUR PASURITE KOMBETARE,KA VRARE ME DHJETRA NJEREZ,KA PERDHOSUR HISTORINE(vecanerisht 100 vjetorin e Paaresise),nuk njeh 29 NENTORIN SI DATE E CLIRIMIT,nuk njeh 11 JANARI,DITEN E REPUBLIKES,FALI DETIN E JUGUT GREQISE,KA VRARE 4 PROTESTUES NE BULEVARD,KA PERDORUR NJE FJALOR RRUGACI KUNDER KRYETARIT TE OPOZITES,PRESIDENTIT TE REPUBLIKES,KRYE PROKURORES SE PERGJITHESHME etj!!!
      KY ESHTE ARMIKU I SHQIPERISE,O ANDI SHPELLARI E JO EDI RAMA!!!

    2. o and bishtaleci says:

      And ja ke fut kot o vlla se sja ke idene ceshte demokracia si parim.. spranohen institucione te uzurpuara nga nje njeri dhe kjo eshte gjeja me e mire qe rama ka bere.. Integrimi o njeri seshte ca letra te plotesuara por eshte standart qe berisha e shkel pambarim

    3. arber says:

      o Andi,

      ishte me mire te thoshe se historia e Berishes per 22 vjet ka qene

      vetem antishqiptarizmi i tij dhe grabitja e te gjithe pasurise

      kombetare,shkaterimi e ekonomise dhe natyres,shitja e teritorit,kthimi

      i tokes sone ne kosh plehrash per t huajt, shkurtimi drastik i jetes se

      popullit, percarja,vrasja e shqiptareve,etj,etj…

  5. Mos abuzoni me pensionet says:

    Si duhet te rregullohet me ligj ky mashtrim:që prej vitit 2008(Pensioni) është tre herë më e ulët se sa rritja e çmimeve të shportës.
    Pse i lihet sigurimeve shoqerore te paraqitin ligjin e pensioneve dhe jo nje subjekti qe mbron interesat e pensionisteve.
    Ligji i pensioneve nuk duhet te mbroje grykesine e sigurimeve shoqerore apo me vone, sigurimet private.
    Çdo individ ka derdhur lek rregullisht, per nje pension te rregullt,kete nuk duhet t’ja vjedhin me ligje, sigurimet shoqerore apo private.
    Me qytetarin shqiptar,abuzohet si ne ngritjen e moshes,ashtu dhe ne uljen e pages se pensionit ne menyre te “maskuar”,kete e bejne ata qe me vjedhje kane siguruar pasurine e tyre.

  6. kelmendasi says:

    Feniks
    Ne cfare ore e len sherbimin ne komente tu mbeshtete Ramen?
    Kujt ja dorzon sherbimin Veronikes,Luisit apo Gjergjit Usa?
    Mos ik pa e dorzue me procesverbal se ta hellin

  7. Meleku says:

    Rama:

    – premton TVSH per shume artikuj dhe sherbime zero;
    – taksa te biznesit te vogel zero;
    – 300 mije vende te reja pune;
    – rritje pensioensh;
    – ulje çmimesh;

    Nje njeri normal e kupton shume lehte se te gjitha keto jane fjale te thena ne ere dhe se ky person nuk ka idene se si funksionon sistemi.

    Ata qe e keshillojne jane tashme te provuar si persona me afat te tejkaluar skadence!

    1. dumdum says:

      Po ku ishe mor i uruar?! Po na e thuaj ti, hë, si funksionon sistemi?

      Ramës bravo i qoftë, e ka kapur demin për brirësh. Programi për pensionet është realist dhe praktik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje