PS: Në Shqipëri varfëria është në nivelin 62.1 për qind

11 Dhjetor 2012, 20:57Sociale TEMA

Sekretari për Programin në Partinë Socialiste, Ilir Beqja, dhe kryetari i Grupit të Punës për Çështjet Sociale, Kosta Barjaba, zhvilluan pasdite një bashkëbisedim me gazetarët rreth treguesve realë të varfërisë në Shqipëri, sipas metodologjisë dhe vlerësimeve të Bankës Botërore dhe institucioneve ndërkombëtare.

Në një treg efiçient (ideal) kursi i këmbimit të dy monedhave duhet të rezultojë në një fuqi blerëse të barabartë. Pra, nëse 1$ është 100 lekë, me 100 lekë në Shqipëri duhet të blihen të njëjtat mallra ose shërbime që blihen me 1$ në SHBA. Por, duke qenë se tregjet janë jo efiçientë (jo idealë) për shkak të kurseve të këmbimit, taksave dhe faktorëve të tjerë, fuqia blerëse ndryshon. Në këtë kontekst, nënvizuan Beqja dhe Barjaba, varfëria në Shqipëri është në nivelin 62.1 për qind dhe Shqipëria mbetet vendi më i varfër i rajonit.

Ndërsa konsumi individual për frymë në Shqipëri është mbi 3.3 herë më i vogël se sa në vendet e Bashkimit Evropian. Qeveria, nënvizuan drejtuesit e grupit të punës së Programit të PS, nuk ka ofruar gjatë viteve të fundit as shifrat reale të varfërisë, as metodologjinë e llogaritjes së tyre. Anketa e fundit e Buxhetit të Familjes është kryer në vitin 2007, ndërsa Anketa e fundit e Matjes së Standardit të Jetesës në vitin 2008. Përveç kësaj, rrugët dhe mekanizmat e uljes së varfërisë kanë qenë joefiçientë: rritja nominale e pagave dhe pensioneve, pa u shoqëruar nga rritja e aksesit të popullsisë në shërbime publike, shëndetësore dhe sociale.

Rritja e çmimeve të mallrave të shportës gjatë katër viteve të fundit ka qenë tre deri në pesë herë më e madhe sesa rritja nominale e pensioneve. Për pasojë, pensionistët në vitin 2012 jetojnë tre deri pesë herë më keq sesa në vitin 2008. Në asnjë vend të botës nuk ka rezultuar që mund të ulet varfëria pa u ulur papunësia.

Ndërkohë që qeveria pretendon se ritmet e uljes së varfërisë gjatë periudhës 2005-2008 janë tri herë më të larta se ritmet e uljes së papunësisë. Me këto rrugë, nënvizoi Barjaba, Shqipëria nuk mund të dalë nga varfëria.

Prandaj Programi “Për Një Rilindje Shqiptare” nënvizon se rruga më efikase e uljes së varfërisë është krijimi i vendeve të punës dhe rritja reale (jo vetëm nominale e thërrimore) e pagave dhe pensioneve. Por, kjo mund të arrihet, nënvizoi Beqja, jo duke krijuar vende pune të padukshme (ose që duken vetëm për Kryeministrin), por duke u ofruar realisht të gjithë qytetarëve të aftë për punë një punë të denjë e të mirëpaguar.

Beqja dhe Barjaba u ndalën edhe në disa tregues të pabarazisë rajonale, duke nënvizuar se politikat e kësaj qeverie kanë krijuar shpërpjesëtime të theksuara në zhvillimin e qarqeve të vendit. Llogaritë Rajonale, të botuara së fundi nga INSTAT, provojnë këtë pabarazi. Qarqet e Dibrës, Kukësit, Shkodrës dhe Lezhës kanë tregues mjaft të ulët të të ardhurave dhe konsumit individual për frymë. Banorët e të gjithë qarqeve kanë të ardhura nën mesataren e vendit. Ekstremi arrin në qarkun e Dibrës ku të ardhurat e banorëve janë 2,4 herë më të ulëta se ata të Tiranës. Varfëria dhe pabarazia rajonale kanë krijuar një varësi të popullsisë së varfër të këtyre zonave prej skemave e programeve të ndihmës nga qeveria. Kjo e fundit e shfrytëzon këtë varësi si një mekanizëm elektoral për të ushtruar presion mbi votuesit e varfër, duke i shndërruar programet e ndihmës ekonomike e shërbimeve sociale në mekanizma të inxhinierisë elektorale të qeverisë.

9 komente në “PS: Në Shqipëri varfëria është në nivelin 62.1 për qind”

  1. tourkofagos says:

    me marrjen e tokave ne Camouria,Idrizi dhe partia came do te japin me koncesione keto toka dhe parate do te shkojne ne ndihme te te varferve ne Shqiperi…………..

    1. Landi vorraboms says:

      Geto ka per ta bere Shqiperine po ndenji edhe nje mandat
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/do-e-baj-shqiprin.html

      1. tiransi. says:

        geto ka 8 vjet qe e ka bere,tani jemi drejt somalise.

    2. safeti says:

      Fajin e ka prokuroria qe sja konfiskoi milionat e pronat e patundshme Ilir Beqos qe i kishte vene me tendera abuziv per sistemet kompjuterike ne bashkit e majta. Dhe milionat e Saikeq Tahirit me biznesin e ilaceve te skaduara etj etj

      1. raimondi says:

        PS-ja te trajtoje vetem keto dy tema :..Varferia & Patriotizmi ,
        dhe i fiton zgjedhjet me mbi 60%

        –Ne te kundert nqs nuk i trajton te dyja keto tema , fiton kete timin

  2. Doni ALBO says:

    Po edhe ju c’keni bere kur keni qene ne qeveri per 8 vjet ASNJE GJE TE VETME, per ate shkas kerkon AK te largohen njehere e pergjithmone te deshtuarit dhe te shitur nga politika, ngase u pa qe as PD e as PS nuk jane te afta per drejtimin e shtetit vetem AK duket nje shprese per shqiptaret sepse te tjeret per pushtet shesin bythen dhe c’eshte me e keqja edhe kombin.

  3. Gani says:

    Politikanet e shitur te amerika na lane ne kete gjendje qe eshte populli http://www.proletari.com/ne-kerkim-te-se-vertetes-2/html

  4. Serveti says:

    A jeni pasuruar ju krerët e PS dhe të PD, ju shkaterrues te ketj populli e te ketij vendi prej 21 vjetesh? Kjo ka rendesi, te jeni ju antishqiptarë shendosh e mire, turmat nuk kane asnje vlere; vazhdoni te talleni me to, si perhere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje