LGBT: Komisioneri pёr Mbrojtje nga Diskriminimi ka dështuar si institucion

11 Dhjetor 2012, 17:39Sociale TEMA
LGBT: Komisioneri pёr Mbrojtje nga Diskriminimi ka dështuar si institucion

Aleanca Kundër Diskriminimit dhe Pro LGBT, dy organizata që mbrojnë të drejtat e LGBT, kanë reaguar ndaj punës së Komisionerit për Mbrojtje nga Diskriminimi.

“Ndonëse tashmë hyn në vitin e tretë të funksionimit, ky institucion jo vetëm që nuk njihet nga publiku, por ç’është më problematike, është fakt se një ndër komunitetet e marxhinalizuara në Shqipëri, siç është komuniteti LGBT, nuk ka më besim te institucioni për shkak të punës së ngadaltë, shtimit pa arsye të burokracive në të gjitha rastet që merr përsipër të trajtojë dhe zgjatjes së tyre pa dhënë asnjëherë sqarim apo argument bindës.

Nga 9 raste që kanë të bëjnë me diskriminimin e LGBT qoftë direkt apo qoftë përmes gjuhës së urrejtjes, vetëm 1 rast është mbyllur nga ky institucion, e që ka të bëjë me rastin e z. Tritan Shehu,” thuhet në njoftimin e dy organizatave.

Sipas organizatave, Komisionerja për Mbrojtje nga Diskriminimi, Irma Baraku, jo vetëm që nuk ka dhënë arsye për vonesat në rastet e denoncuara nga LGBT, si rasti i deklaratave të zëvendës ministrit Ekrem Spahiu, por është justifikuar duke akuzuar organizatat LGBT për “papërgjegjshmëri”.

“Aleanca Kundër Diskriminimit dhe Pro LGBT, besojnë se deklarata të tilla të dhëna nga titullarja e një institucioni kushtetues që zgjidhet nga Parlamenti e paguhet nga buxheti i shtetit janë jo vetëm të papërgjegjshme dhe jo serioze, por mund të minojnë besimin e qytetarëve dhe mund të ҫojnë të mendosh se institucioni në fjalë pret që punën e vet ta bëjë shoqëria civile e se nuk paska asnjë fuqi dhe asnjë mundësi ligjore për të luftuar diskriminimin, gjë që nuk është e vërtetë,” thuhet në deklaratë.

Organizatat theksojnë po ashtu se përveç rastit të Ekrem Spahiut, është edhe një rast tek “Kënga Magjike”, për të cilin nuk është reaguar.

“Ka të bëjë me denoncimin e producentëve të festivalit “Kënga Magjike”. Në edicionin e një viti më parë në këtë festival ishte një këngë me titull “Pa Problem” ku homoseksualizmi konsiderohej si “problem në gen”. Ne kontaktuam menjëherë me z.Gjebrea dhe organizatorët e festivalit prej të cilëve kërkuam një ndjesë publike, gjë që nuk erdhi. Për këtë arsye ne denoncuam producentët e festivalit si përgjegjës për mos marrjen e veprimeve (si ndjesa publike) për të luftuar diskriminimin apo fyerjen që komuniteti LGBT mund të kishte nga ai varg problematik,” thuhet në deklaratë, duke shtuar se “zyra e komisioneres vendosi ta mbyllë edhe këtë herë të dytë çështjen pa asnjë motiv të argumentuar.” 

4 komente në “LGBT: Komisioneri pёr Mbrojtje nga Diskriminimi ka dështuar si institucion”

  1. 1 says:

    ikni o pirdhuni,vendi ka 1001 halle ju flisni per by… plera !

  2. JC says:

    Cfare ndodhi me mendimin dhe shprehjen e lire? Nqs 99.9% e popullit mendon se jeni sodomiste te neveritshem, kush jeni ju te shperfillni mendimin e shumices? Po ndjenjat tona perse te persekutohen nga ju?

  3. edhe ne says:

    Edhe ne te lgbt te grupit komentues te temes shpesh here ndjehemi te fyer nga komentuesit e tjere.
    Grupi yne I perbere nga
    Ben bathorja
    Shkelmendas bathorja
    Turkofagos
    Ramy bathoristi
    Remi bathoristja
    Alpidh kopilisti
    Menkar karapisti
    Protestojme sot diskriminimin qe na behet te gazeta tema nga komentuesit e tjere.
    Z. Sali berisha na ka dhane te drejten per te parakalue ne bulevard me bythen lart dhe ballin poshte.
    Kjo e drejt na u ash hekun prej komentuesave bythurrejtsa.
    I lutna shum gazets te siperpermenun me marre do masa efektive per me na lejue fjalen dhe levizjen tn te masme sa me tlire.
    Pershenetje gjith organizatave te tjera lgbt ne gjith boten dhe vecanerish adaj nbelgjik dhe nlonder.
    Hajt shihna shnosh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje