“Do e rilindim fshatin përmes një plani me pesë pika”

12 Dhjetor 2012, 20:11Sociale TEMA

“Po vazhdoi kështu ne u mbytëm fare”. Kështu ankohen tregtarët në një prej tregjeve të shitjes me shumicë në Lushnjë. Ata janë takuar me kryetarin e PS, Edi Rama.

Rrëfimet e bujqve janë të gjitha njësoj. Ata flasin për pamundësi për të vazhduar më tej me këtë aktivitet, i cili sot për sot mezi i ushqen familjet e tyre, të cilat ndodhen në kufirin e mbijetesës. Një grup tregtarësh i tregojnë Edi Ramës për rënien dramatike të fuqisë blerëse, të cilës i bashkohen edhe çmimet e larta të naftës, të plehrave kimike, dhe në përgjithësi të të gjithë inputeve bujqësore. Dy gra që shesin produktet e tokës së tyre thonë se ajo çka fitojnë është qesharake dhe e papërfillshme krahasuar me nevojat e familjeve të tyre: “Ka rënë, çdo gjë ka rënë. Na mbyti me taksa, me karburante…S’di ç’të them fare. Po punojmë për një copë buke, për asnjë gjë tjetër. Për 50 lekë”. Një tjetër burrë i moshuar tregon se ka shumë ditë që pret të shesë diçka, po fuqia blerëse është katastrofë: “Po bëhen 10 ditë me 20 qeska. Shumë keq, shumë, shumë keq”.

Pak më tej një djalë i ri duket edhe më i pashpresë. Ai dëshmon se vitin e kaluar kishte mbjellë patate dhe ngaqë nuk e shiti dot, u detyrua ta hidhte poshtë. “Po i hedhim në kanal të tëra qepët. Nga Korça, nga Stovjani. Ku t’i shesim as treg s’ka. Vemë në Tiranë, as në Tiranë nuk shesim. Këtu nganjëherë shesim, nganjëherë nuk shesim. Vjet i hodha 500 kuintalë patate. Nafta në qiell”, thotë djaloshi.

“Nuk ka leverdis më të mbjellim. Me farat, me plehrat në stratosferë çmimet. Nuk na leverdis t’i shesim më. Të mbash domaten këtu, cilësisë të parë dhe të mos fitosh asgjë”, thonë bujqit.

I drejtpërdrejtë në komunikimin me bujqit, Kryetari i PS, Edi Rama është angazhuar për zgjidhje të shpejtë të kësaj situate dramatike. Ai u ka prezantuar atyre një plan emergjent me 5 pika për Rilindjen e fshatit, që janë dhe pika të Programit për një Rilindje Shqiptare: “Ne duam që e para ta pesëfishojmë financimin për bujqësinë. E dyta, ta garantojmë ujitjen sepse aty fillon problemi. Mungesa e sistemit të ujitjes dhe të kullimit është problem. E treta, naftën me patjetër të heqim akcizën, të heqim taksën e qarkullimit. E katërta, ta heqim TVSH-në e plehrave, ta reduktojmë TVSH-në e farërave. Dhe e pesta, të garantojmë tregun po ta rajonalizojmë prodhimin, se ndryshe nuk bëhet”.

Për kreun e Partisë Socialiste kjo qeveri po e lë më keq se ç’e gjeti fshatin shqiptar. “Sot fshati është tërësisht i braktisur dhe vuan mungesën e ujit, kostot marramendëse të prodhimit, pamundësinë e daljes së produkteve në treg. Sot, vetëm 3% e familjeve që merren me bujqësi në fshat përfitojnë nga financimi publik. Partia Socialiste angazhohet ta rilindë fshatin përmes planit me 5 pika”.

7 komente në ““Do e rilindim fshatin përmes një plani me pesë pika””

  1. hysni dajaku says:

    5 pikat jane!
    pika e pare
    pika e dyte
    pika e trete
    pika e kateret
    dhe se fundi pika e peste!

  2. Meleku says:

    Ne Shqiperi fermeret e vertete numerohen me gishta, te tjeret jane thjeshte prodhues familjare dhe kjo ka ardhur nga ligji per token, qe eshte i padrejte.
    Toka i duhet kthyer pronarit!
    Nje shtet modern e ul numrin e atyre qe punojne token, menjanon parcelizimin duke zbatuar sistemin e taksave, qe çon ne rrenimin e prodhuesit familjar dhe industrializon bujqesine.
    Edi Rama tregon perralla jo sistem ujitje e kullimi, jo farera, jo plehu e karburanti.
    Bujqesia dhe blegtoria kane nevoje per pronarin e madh, sepse vetem ai do te industrializoje prodhimin dhe do ti zgjidhe vete ato probleme me te cilat ndeshen ato qe vetequhen fermere.
    Me kete forme pronesie mbi token, çdo reforme do te mbetet vetem nje eksperiment i deshtuar dhe nje ngecje ne vend te bujqesise, blegtorise dhe te te gjithe shoqerise shqiptare.
    Edhe deputetet e vitit 1990 kane ditur me shume se Edi Rama i vitit 2013!

  3. Keshilltari says:

    do kendoj po mu zu grika o neperka pika pika,Ed si me pika si pa pika do fitosh sepse ska kush tjeter te fitoje me.

  4. Pilo Lala says:

    Keto ide per punesim, jane vula e Kryeministrit te ri.
    I aprovuar ne Amerike, Edi po punon per te gjetur zgjidhje te cbllokoje ekonomine.

    1. Meleku says:

      O Pilooooooooooo! Me shume mend ka patur ajo shushka e juaj qe nga kryetare kooperative u be ministre se sa ky!
      Amerika e ka “miratuar” programin afrikan te lenjes ne mjerim te perjetshem te fshatit shqiptar.
      Amerika o Pilo e ka lene fshatarin te lire, nuk ja ka marre as token e as lopen, as pulat e as kotecin, as tapite, por i ka dhene tregun o Pilo.
      Pu kujt i flas per tregun? Pilos se Lalajve, nje ish-kooperativist i Kemishtajt!

  5. Bardhyl says:

    Zoti Rama! Une jam krejt i pasigurte se mund te marresh ndonje lloj informacioni nga keto, kur perpiqemi te japim ndonje lloj mendimi, lidhur me situaten sot e ate parazgjedhore. Me gjithate po e hedh edhe une nje llaf. Le te shkoj ne ere, te pakten te jem i qete me vehten, para se ta hedh ate voten time ne qershor, jo ne ere por ne kuti. Njekohesisht, paraprakisht po them se jam nje simpatizant i vecante i juaji dhe i te majtes, qe ju perpiqeni te perfaqesoni. Ndofta qysh nga ajo fjala e djeshme e atij Van Damit te ures te Lanes, jane mbyllur e hapur njekohesisht dy porta. Se pari eshte mbyllur porta e ketij kryeministri e e gjithe aradhes qe ai zvarrit, e eshte hapur porta e shpreses per te gjithe popullin shqiptar, minus ata dy mije mjeran qe merrnin pjese ne ate cfaqje te temerrshme per cilindo qe ka qofte edhe kujtimin me minimal te periudhes te viteve para 90 – es. Me te vertete ky bakalaro na e nxiu shpirtin. Dita e tij ka marre fund, ai nuk mer vesh me se cfar ben, cfar eshte, nga ka ardhur e ku, ne c’dreq kerkon te shkoje. Vetem nje gje ai e shpreh qarte, qe per hir te interesave e aktivitetit te tij tashme krejt te dyshimte, eshte gati ti vej zjarrin cdo gjeje e cdo sendi.
    Tani, ju me keto takime e biseda qe perpiqeni te beni, me duket se po e teproni. E aq me teper kur filloni e i spjegoni bashkebiseduesve se do te hiqet akciza apo taksa e qarkullimit, ndersa ata te thone se ju jane kalbur prodhimet. Ketu pra, behet fjale jo me per treg, po per qamet, per me nder …mut. Nuk ka nevoj me mor jahu te dalesh e te besh nga keto keto biseda. Po nuk ka nevoj, nuk ka nevoj! Jemi keq, jemi per faqe te zeze, pa pune, pa te ardhura, pa perspektive, pa asnje gje te nevojshme e te domosdoshme per te perballuar kohen. Po na merzitet shpirti, e mer vesh apo jo? Nderkohe, qe ju perpiqeni te takoni mjerimin e bemave te Don Kishotit, ai vazhdon e kaleron me teper Rosinantin e tij fatkeq, ate qe i themi e na thoni popull. Tashme nga goja nxjerr vetem zift te shkrire, ne mendje ka vetem vehten e cmendurine e tij, orgazmen e tij te vetmen vjedhjen, grabitjen. Ne flasim, e ai vepron, ne shajme njeri tjetrin e ai na mallkon, ne psheretijme e ai ferkon barkun. Do te vjedhe sa do ti haje krahu i tij, qe fillon nga Serbija e mbaron ne Greqi. E ne do te vazhdojme te fjalosim si llapaqene, pa na vajtur ne mendje se me te vetmen gje qe kemi fituar deri tani, voten, zemerekun e demokracise, ai fshin … Kemi rene ne dore “ustai”, mjere ne ne se nuk qetesojme e freskojme mendjen e pasionet, e ju nuk zini pozicionin tuaj politik qe ju takon. Kemi nevoje per ju, kemi nevoje te te shohim duke punuar me rendimentin maximal, kujdes, ne se nuk del sot ne lartesine e detyres, gjynah! Gjynah per ty e gjyna per ne, qe kemi kaq e kaq vjet qe te respektojme e te besojme pa kufi. Me ato qe ju keni hequr nga kejo goxille, qe po na ha edhe neve perdite e po na grryen, jeni nje burr i forte qe meritoni mirenjohje. Tani po vjen koha qe ta tregojme ate, mirenjohjen se pari per veten e pastaj per ty, por ju vete duhet te hapni rruget ku ate ta shprehim, ende pa hyre ne qershorin qe po vjen.
    Kerkoj falje per tekstin e gjate. Edhe ne se nuk e boton apo nuk e lexon dikush “fola e shpetova shpirtin tim”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje