PSZH konfirmon: Duam Murinjon dhe Ronaldon

18 Dhjetor 2012, 11:35Sport TEMA

Saud Bin Abdulrahman Al-Thani, anëtar i Komitetit Olimpik të Katarit dhe njëkohësisht krahu i djathtë i pronarit të PSZH, Tamim bin Hamad bin Khalifa Al-Thani, ka konfirmuar publikisht interesin e klubit francez për Zhoze Murinjon dhe Kristiano Ronaldon.

I pyetur nga “Canal+” në Francë nëse interesimi për të dy ishte i vërtetë, ai u përgjigj “Po, sigurisht” para kamerave të këtij televizioni, duke i dhënë rrugë spekulimeve të mëtejshme rreth dy portugezëve dhe situatës së krijuar te Real Madrid.

“Kërkohet më e mira për klubin që është i gatshëm të bëjë investimin e duhur në kohën e duhur. Ne jemi një nga klubet më të mira në botë, një ndër më të mirët në Francë dhe shpresojmë që të bëhemi më të mirët në Evropë e pse jo në botë. Ne duam të fitojmë Ligën e Kampioneve”, tregoi Al-Thani.

Kjo deklaratë e bujshme ka konfirmuar të gjithë zërat e muajve të fundit që flitnin për transferimin e dy portugezëve në radhët e klubit francez gjatë verës së ardhshme. Tashmë kuptohet qartë se vizitat e menaxherit Horge Mendes në Paris për të folur me Leonardon nuk kanë qenë për transferimin e lojtarëve të tjerë, por pikërisht për Murinjon e Ronaldon, për të cilët sheiku Al-Thani ka një simpati të veçantë.

Mediat spanjolle mendojnë se pikërisht kjo ofertë e PSZH që ka vënë përpara kontrata multimilionere për të dy portugezët, ka sjellë fillimisht “trishtimin” e shumëpërfolur të Kristiano Ronaldos, ndërsa më pas edhe polemikat e vazhdueshme të Zhoze Murinjos, i cili nuk ka ngurruar të dalë kundër skuadrës dhe kundër tifozëve madrilenë.

Në media spanjolle spekulohet se këto probleme janë krijuar artificialisht nga të dy portugezët, në mënyrë që të bindin Florentino Perez t’i lërë të largohen në fund të këtij sezoni me destinacion Parisin.

6 komente në “PSZH konfirmon: Duam Murinjon dhe Ronaldon”

  1. der kommentator says:

    asnjehere nuk i kam kuptuar keta arabet. kane pasuri te madhe dhe investojne miliona ne futboll. o te mjere gjysma e botes jeton ne varferi dhe ju paguani gjihte ato euro per nje grusht njerezish. morali fitimi i championsit po pastaj….?

  2. DaDy says:

    o idiot,,,,po e di sa leke te jep champinsi ?????????????

    1. der kommentator says:

      idiot je vete. shko pyet abramovicin nje here. sa per info harxhoi 1 miliarde euro per 10 vjet dhe sa fitoi? se ti i ben llogarite si sala marrim nje dollar borxh shtrojme rruge e fitojme 5 dollare ku ne te vertete sfiton asgje.

    2. i says:

      40 mln euro merr fitusi ?

  3. TOTILA says:

    Une dua qe ARIXHINJTE PORTUGEZE TE REALIT , TE MOS IKIN ,por te rrine qe t’a shohin se sa u vlen lekura . Se dhe atje ku do te vene te semes se tyre do te gjejne .Me ne fund ekipit mbreteror do t’i kthehet RESPEKTI I MOHUAR nga keta rrugecer.

  4. tepelensi nga damsi says:

    bravo TOTILA respekte dukesh qe mer vesh nga futbolli,por portugezet e realit e treguan se sa vlejne prandaj eshte mir per realin qe te ikin sa me pare e te ndyrin vendin tek parisi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje