http://youtu.be/6GUKd9ywxIo
Afërsia me Tiranën duhet t’u jepte një fat më të mirë, por përveç fjalëve, duket se asgjë tjetër nuk ka kaluar këtyre anëve të pas Dajtit.
Lënia mënjane e aksit rrugor të Shën-Gjergjit te zhyt ne disa kthesa e tatëpjeta të fshehura mes bimësisë së dendur.
Derja shfaqet si një vegim i së shkuarës, me shtëpitë që lartësohen si çibane shekullore, diku të braktisura e diku të jetësuara nga banoret e mbetur.
Në të dyja rastet, imazhi që regjistrojnë kamerat e reportazhit të përjavshëm të së hënës, “Shqipërisë Tjetër” në Top Channel, është i njëjtë mes lagjeve të mpakura.
Fshati prej më shumë se një viti e gjysëm vuan edhe mungesën e energjisë elektrike a thua se problemet e tjera nuk ishin mjaft për t’i ndrydhur mbijetesën, këtu pas kurrizit te Tiranës.
“Problemi kryesor janë dritat. Pa to nuk jetohet. Pse nuk ka drita fshati Derje? I vodhën transformatorin dy herë,” thotë një banor.
“Po çfarë të bësh nga e keqja është, nga sikleti është. Duhet të rrish patjetër. Duhet të marrësh qiri, duhet të marrësh vajguri. Njerëz jemi edhe ne, nuk e di, shumë e vështirë është,” shprehet një tjetër fatkeq, fati i të cilit është i lidhur me skamjen dhe harresën që shtrihet vetëm pak kilometra nga kryeqyteti.
E sikur të mos mjaftonte çorba e halleve e ngjeshur thellshëm pas jetës së banorëve, prej kohesh bandat janë lëshuar në fshat. Grabitjet, vjedhjet, kërcënimet, e deri djegiet e shtëpive pasojnë njëra-tjetrën.
Fshatarët na thonë se në dy javët e fundit janë djegur të paktën pesë shtëpi të banorëve të larguar. Disa nxjerrin tym ende pas një nate nën flakë, ndërsa gjithçka bëhet edhe më e frikshme kur në mes të ditës, kur ne ndodhemi diku jo larg qendrës së fshatit një tjetër shtëpie i vihet zjarri.
“Nuk dimë asgjë. Me një fjalë kemi frikë edhe vetë, kemi frikë të rrimë në shtëpi njëherë shqip muhabeti, duhet të flemë me radhë,” të thotë një banor i frikësuar.
Keqbërësit largohen tinëz, askush këtu nuk di të thotë se nga vijnë e çfarë janë, përveç faktit se kjo gjë po ndodh përditë e më shpesh. Ndaj dhe banorët kanë hedhur armët krahëve dhe prej kohësh kanë nisur të organizojnë krejt vetë mbrojtjen e fshatit të tyre.
E vështirë të besosh se Tirana gjendet vetëm grimca kilometrash më tej.
“Nuk di si t’ia vesh emrin, nuk e marr vesh si mund ta imagjinoj që për shembull të jetë fshati pa dritë e që mos preokupohet njeri për dritën që është jeta e çdo njeriu. Nuk dimë as kush është gjallë, as kush vdiq dhe as kush është sëmurur”, të thonë në Derje.
Jo larg fshati i radhës Domi duket një fotokopje e Derjes. “Nuk bëhen ndërtime se nuk ka rruge, nuk ke me çfarë të sjellësh materialet. Po të ketë material, ka dhe ndërtime se këto janë të gjitha shtëpi të vjetra që janë ndërtuar që para 150 vjetësh? Kështu që nuk ndërton njeri pa rrugë”, shprehet një vendas.
Pasiguria ka hedhur rrënjë edhe këtu, e mpleksur me një varfëri të hidhet e që s’jep mundësi për thuajse asgjë. Braktisje, harresë, si një refren i përsëritur e i përsëritur deri në agoni.
Për në Fag, fshatin e radhës, na duhet të udhëtojmë të paktën 40 minuta në këmbë në një tatëpjetë që duket sikur nuk ka fund kurrë.
Banoret rrudhin krahët, ndoshta sepse kjo u ka mbetur për të treguar gjendjen, vështirësitë e gjithçka tjetër mbi të cilën duhet të ngrënë jetët e tyre.
“Në çfarë gjendje është sot fshati? Sot është në gjendje shumë të keqe, shumë të dobët. Si ia bëjnë banorët? Me shumë sakrifica jetohet këtu,” thotë një banor.
Ata merren me pak blegtori e pak bujqësi, edhe këto në nivelin më minimal, të mjaftueshëm vetëm për pak frymëmarrje e asgjë më shumë.
“Kur kërkojmë, na thonë që t’ia kishim kërkuar më parë komunizmit apo që nuk kanë nge për këtë punë,” ankohet kryeplaku i fshatit.
Edhe pse nuk është kohë lufte, nuk është kohë betejash, përballjesh, banorët edhe këtu duhet të ngrenë mbrojtjen e fshatrave vetëm mbi shpatullat e tyre.
“Është turp të dëgjosh vjedhje, e me ndejt në dispozicion, me ndejt natë e ditë. Edhe ditën kane shkuar me i vjedhë gjëra barinjve. Kaq duam ndihme nga shteti, që të na siguroje të paktën,” thirrja e dëshpëruar që bëjnë në Fag.
Nata fillon të bjerë e Fagu, Derja, Domi, por edhe Parpunji fshihen pas errësirës, që zbret ngadalë duke u shkrirë e humbur tej si në një legjendë me kryet e lodhura të banorëve./TCH
te rrime shtrember te flasim drejte ky eshte realiteti,e tmerrshme,,,,
Fajin e ka ai i Gjati qi nuk miratoi 3 ligjet se vallai nuk do kishte pas ma kto problme
Shqiperia, 18 Dhjetor, 2012.
se mos harrosh………….
Kisha nje pyetje per Kryeministrin: a i kosideron ai shqiptare keta te braktisur?
te kishe pyetur nanon,,!!
Ah mer qelbesire mezi sa pret te hedh helm per cdo gje. Zoti ty te vrafte dhe te shkaterrofte me keq se te ka vrare o i vrare.
per taulantin:ne te keqen duhet ta shohim te qeveria qe votojme dhe na drejton nuk na ndihmon fakti se ti shan te tjeret.
Eshte me te vertete dhimbje kur shikova kete video.
Eshte me te vertete dhimbje kur shikova kete video. Kush jane ato legena qe shkojne ne fshat per te bere keq.
O kopella po ne krete si heqin dhe sot e kesaj dite thikat ato grate me fustanella qe keni ju atje.Jemi me te eger se ju greket e dime po ama bythqira si ju nuk jemi. Dhe per fatin tone te mire ju ka lene turkun ne kufi zoti i madh, merren ata me ju. A kalojne me marinare greke me shishe koka kole ne bythe me andej me apo jo.Dhe ateher e mban mend kur doli 1 trim nga tuajet e deshi ti griste flamurin turqve e mban mend fundin besoj se e dha dhe euronews jo per gje. o ju vetem te beni ham ham dini . Ne te pakten erdhem atje te ju ne mes te athines e beme cfare na deshi trapi po po te doni i nderrojme vendet e hajdeni ju ne tirane 1 here e beni ciu po deshet.
Kapo merri kuptimin fjaleve te turkofagos…Qe ne jemi komb i prapambetur nga ana mendore dihet me kohe. Problemi eshte qe asnje njeri nuk sensibilizohet per keto gjera ngaqe e kemi kulturen ne gjak.
gojor
I paske mbaruar “pushimet” ?
dhe keta fshatar te mbaruar u vjedhin transformatorin dhe i len pa drita frika ruan vreshtin i thon nje llafe dhe keta duhet ta ruajne fshatin dhe jo vetem shtepite e tyre.
Por te pakten JANE TE BARDHE ARIANO ILIR, jo jevgj pederaste afrikano etiopiane. o jevgu pederast turkoFAGGOT anastas
Keta qekan rehat fare as japin as marrin gje
Ooooo raca ” arjane” sharja e racave te tjera nuk ua permirson rracen ,keni 22 vjet qe ndiqni popullin ne rruget e emigrimit per nje cope buke e nje strehe per femijet tane dhe ju qe jeni aty rroni me buken e turpit me paret qe dergojme ne per prinderit tane dhe eushqeni ate goje vetem per te shtuar numrin e te ikurve ku nuk dine se ku
Per te ardhur keq por asgje nuk ndodh per fajin e dikujt tjeter por per fajin e vet njerezve.Pse e them kete.
Ja e degjuam prej gojes se tyre kur thane se qeveria kujtohet per ne ne kohen e votimeve atehere na hedhin ca para dhe kuptohet sa mendje te shkurter kane per nje dite me te vecante se ditet e tjera ia japin voten perseri atyre qe do tallen tere jeten me to.
A nuk ndodhi edhe me gerdecaret po e njejta metode idioteske.
Po a nuk ndodhi edhe me nenshkodren e permbytur po e njejta metode.
Po a nuk po lexojme cdo dite pasurite marramendese te familjes se kryeministrit dhe perseri shohim njerez tu dalin ne krah pavaresisht se per vehte nuk kane as breke mbathur.
Injoranca eshte streha me e persosur per shkerdhatat e pushtetit.
Dhe injoranca ka vec nje emer.Me nje popull qe ka futur ne gjak islamizmin as mos te pretendoje se mund te beje perpjete perkundrazi edhe atehere kur shihen se jane ringritur do bien ne humnere.
Shen Pali apostull ne letren drejtuar romakeve 2000 vjet me pare thoshte se atje ku nuk ekziston drita e Krishtit ne ate vend do rriten me shumice ferrat dhe guret dhe mjerimi dhe injoranca do jene bashkeudhetare te jetes se tyre.
Ndjej keqardhje vtem per pjesen e jugut qe jeton nen tiranine e nje maloku injorant dhe pavaresisht se edhe atje jetojne myslimane me shumice ata jane shume me perparimtare dhe shume afer europes me mentalitet e ndersa pjesa e mesme dhe veriore jane thjeshte popull primitiv kuptohet se jo te gjithe sepse dhe mes tyre ka njerez te mrekullueshem.
Nuk eshte puna se kam nje admirim qorras per Edi Ramen por se e kuptoj sepse ka dhene dhe prova se ai mund ta ndryshoje gjendjen dhe per kete jane te sigurte edhe shume te tjere por thjeshte se eshte djali i Kristaq Rames shume syresh nga pjesa islamike nuk duan ta votojne edhe pse jane socialiste por se emri ua verbon syte dhe ky eshte shkaku qe une irritohem shpeshhere ne komentet e mia.
Jo vetem une si i krishtere por edhe islamiket duhet ta kuptojne se nga vete drejtuesit islamike shqiptaret jane shkerdhyer e prandaj nuk eshte mire te urrejne ai qe vertet do mendoje mire per ju dhe do punoje me mish dhe shpirt per atdheun e perbashket.
Ju fshatare te mjere qe po vuani nga regjimi i shpellareve, shikoni me mire se kush mund te jete pas ketyre venieve te zjarreve. Kush mund te kete interes qe ju te shpernnguleni nga tokat e juaja?! Me sa pame ne pamje ju nuk keni asgje qe te stimuloje nje hajdut per tju vjedhur ne shtepi. Ju jeni aq te varfer sa dhe miu ju ka marre inat dhe ju ka lene rehat. Shikoni se problemin mund ta keni nga nje grup njerezish qe mund te kene interesa per tokat e juaja dhe duan qe ju te ikni dhe tua lini atyre ashtu pa ju paguar asnje lek.
Bono ke shume te drejte po keto tema i perballojme per dit dhe e di qe jemi ne 1 gjendje per te qare hallin po nuk pranoj dot konstatime te lumtura nga perfaqsuesi i 1 populli qe vetem ka uruar mosekzistencen tone ne keto toka
Keto fshatra i njoh mire se vete jam nga jugu por puna me ka bere qe ti njoh.Me vjen shume keq dhe megjithmend ndjej keqardhje por ngushellimi yne eshte qe ju ti dilni ZOT vetes tuaj ashtu siç thone edhe legjendat shqiptare.Nuk pajtohem me ate qe juve ju djegin shtepine dhe nuk e shikoni,ju vjedhin bagetine dhe ju nuk e shikoni,ju vjedhin transformatorin dhe ju nuk e shikoni.Mblidhuni i madh dhe i vogel ne qender te fashatit dhe zgjidheni fshaçe kete problem jetik.Betohuni per mosnjojen e qeverise,zgjidhni kryeplakun dhe keshillin e sigurise se fshatit,caktoni mire kufijte e fshatit tuaj dhe organizoni sherbime 24 oreshe vullnetare per ruajtjen e fshatit dhe ne radhe te pare te njerzeve dhe pastaj te pasurise ajo qe u ka mbetur.Vendoseni nje transformator si pronen tuaj dhe ruajeni me arme se ai eshte jeta juaj dhe e femijve tuaj.Pastaj dora dores rregulloni gjerat me te domozdoshme per jetese.Mos prisni asnje gje nga politikanet te cilet jane pergjegjesit kryesore per kete gjendje qe na çfaqet ketu ne vidio.Politokanet pranoini me kusht qe: tju bjene nje gje per fshatin pastaj te futet ne fshat ne mos prufte mos e fusni.Atje ku jeni ju vetem vetegjyqesia ben pune rruge tjeter nuk ka more vellezer dhe motra qe torturoheni sote ne kulmin e dimrit.Perendia mos durofte vellezer.