“Në 24 dhjetor 1924, Ahmet Zogu riktheu legjitimitetin e pushtetit në Shqipëri, pasi ai ishte cënuar nga një grup aventurierësh”. Këto fjalë janë të Berishës, thënë në 24 dhjetor 2012, në praninë e nipit të Ahmet Zogut, të cilit iu drejtua me titullin “Naltësia e Juaj Mbretërore”. Mbi 18 vjet më parë, me rastin e 70 vjetorit të kryengritjes që solli në pushtet atë “grupin e aventurierëve”, Berisha nuk la fjalë lavdëruese pa thënë për udhëheqësin e tyre, Fan Nolin, dhe nuk la anatemim pa i bërë Ahmet Zogut, birin e të cilit sapo e kishte përzënë nga Shqipëria brënda 24 orëve nga kthimi në atdhe.
Pse kjo kapërdimë 180-gradëshe e Berishës? Përgjigja e parë që të vjen ndërmend është ajo më e thjeshta: Për vota. Në vitin 2009, kur ekonomia ishte shumë më mirë se sa sot dhe trenit të gjatë të tij nuk i ishte shkëputur asnjë vagon, Berisha nuk arriti të siguronte për koalicionin e vet më shumë se 47% të votave. Ndërsa tani, kur ekonomia është në ngërç dhe dy vagonë të mëdhenj – FRD-ja dhe AK-ja – janë shkëputur nga treni i tij, Berishës i duhet të joshë çdo votë të nostalgjikëve të mbretërisë së Zogut.
Por këto vota ndoshta janë pak për të gjitha fanfarat që Berisha u ka fryrë për Ahmet Zogun kohët e fundit dhe sidomos për nderimet që po i bën “Naltësisë së Tij Mbretërore”, Princ Lekës së Dytë. A mos ndoshta ka menduar për Lekën e Dytë një rol të mundshëm në një plan B, të ngjashëm me rolin që Leka i Parë luajti në vitin 1997?
Duke përdorur të gjitha metodat që përdori në vitin 2009, Berisha do të mundohet që koalicioni i tij të marrë numrin më të madh të mundshëm të mandateve në zgjedhjet e qershorit, pa e derdhur kupën. Por në qoftë se do ta ndjejë se mandatet e marra nuk do t’i mjaftojnë për të krijuar qeverinë e re, ai mund ta derdhë kupën… Dhe në këtë rast, zgjedhjet mund të prishen, e vendi të futet në një krizë të thellë.
Pikërisht në këtë moment, Berisha mund të shpalosë planin B: Referendum për rikthimin e monarkisë… Në vitin 1997, ai solli me urgjencë në Shqipëri Lekën e Parë, të cilin e kishte dëbuar si një kriminel në 1993-shin. Ndërsa tani ka kohë që po mundohet ta rrisë profilin publik të Lekës së Dytë, për të mos e nxjerrë me urgjencë në skenë, në qoftë se do t’i duhet…
http://respublica.al/opinion/2012/12/25/ndoshta-jo-vetem-per-vota
vota eshte njera ane e medaljes,
ana tjeter jane shoqatat e legalisteve ne amerike qe ja kane mbledhur keq berishes,,,,pasi lobuan fort per shume vite per te.
eshte i detyruar tja u plotesoje kerkesat e tyre.
Ky ndryshim i madhe ne te menduar dhe shprehur nga Berisha ne lidhje me Zogun….ka dy shpjegime – e para qe te vjen ne mendje eshte – lajthitja mendore prej budallai e ketij njeriu, ndersa e dyta eshte – i ka vajtur ne mendje te behet mbreti i shqiptare…….sado i shkolluar te jete, prap origjinen e ka nga shpellat…..
koqe o Zalo koqe
I NDERUARI ZOTI MERO BAZE
SHERBIMI QE JU PO I BENI KOMBIT ME GAZETEN TUAJ, NE LUFTE JO VETEM ME KLIKEN ME TRADHETARE QE KA DREJTUAR NDONJEHER SHTETIN SHQIPTAR DHE KLANIN ME KRIMINAL QE KA DREJTUAR NDONJEHER SHQIPERIN, SALIH RAM BERISHA DHE FAMILJA E TIJ MAFIOZE
POR JU KENI GJITHASHTU NDERIN DHE BARREN E MADHE TE NDRICIMIT TE HISTORIS ME FAKTE REALE NGA PERDHOSJA QE PO I BEN KY CAKALL I PAFE DHE I PAMORAL HISTORIS SE KOMBIT TONE, SALI SHEQERE BERISHA, DUKE ULUR DHE NGRITUR FIGURA TE VDEKURISH SIPAS BOTES SE TIJ TE TRAZUAR PSIQIKE PREJ NJE TE SEMURI MENDOR NE GJENDEJ ALARMANTE AKUTE
JU LUTEM ZOTI MERO
PAS AKTIT TE SHPALLJES SE PAVARSISE NE KETE 100 VJETOR TE PERCARE PREJ TRADHETARIT TE KOMBIT SALI BERISHA; NJE TJETER AKT QE DUHET EVIDENTUAR PATJETER ESHTE AI I TRADHETISE SE HAPUR, PA ASNJE DYSHIM, I TRADHETIS SE AHMET ZOGUT
JO AKTI I IKJES BASHKE ME FLORIRIN DUKE E LENE POPULLIN NE KUFI, NE LUFTE ME PUSHTUESIN FASHIST ME PUSHKE TE PAVLEFSHME
POR AKTI I ARDHJES SE TIJ NE PUSHTET MBESHTETUR NGA FORCAT SERBO RUSESERBET ME CMIMIN ME TE MADH TE TRADHETIS NDAJ ATDHEUT, TRADHETI QE SMUND TE KRAHASOHET ME ASNJE SHTETAR QE KA KRYER NDONJEHER NE HISTORIN E KOMBEVE
AI AKT I NENSHKRIMIT TE NJE TRADHETIE MONSTRUOZE DO TE BEJE CDO SHQIPTAR TE VETEDIJSHME SE KUSH ESHTE AHMET ZOGU
POR DO TE KUPTOJE GJITHASHTU SE KUSH ESHTE SALI BERISHA QE TRUMBETON ZOGUN SOT SI HERO KUR DISA VITE ME PARE AI VETE NUK E LEJOI TE BIRIN TE SHKELTE NE SHQIPERI ASHTU SIC DIKUR PATI BERE ENEVER HOXHA
TRADHETIN E SALI BERISHES E BEN TE QARTE GJITHASHT KJO MARRVESHJE TRAHDETIE E AHMET ZOGUT ME 1924 TE CILEN SOT BERISHA E JO VETEM E MBESHTET POR E TRUMBETON SI AKT LAVDIE
I LUTEM GAZETES TA MBAJE SI NJE RUBRIKE TE PERHERSHEM NE FAQEN E SAJ AKTIN E TRADHETIS SE ZOHUT SI NJE DESHMI QE DUHET MBAJTUR PARA SYVE TE CDO SHQIPTARI PER TE GJYKUAR TRADHETIN ME TE MADHE KOMBETARE PAS ASAJ TE HAMZA KASTRIOTIT DHE KESAJ ME TE FUNDIT ME SPIUNIN SERB SALI BERISHA
FALEMINDERIT
ti qe ke shkrujt ket koment je berishloqe, or car
Asnjë plan B nuk mund të realizojë me këtë kërriçin.
Shqiptarët vërtet kanë ndenjur urtë këto 8 vjet, por NUK JANË BETUAR SE DO RRINË URTË PËRGJITHMONË.
Le ta provojë…
une bashkohem me ty por cfare mund ti shtoje me shume bagazhit injorant te gagacit qe sdi te lidhi dy fjale…
me antikombetar se ky maloku islamik zor se gjene sot per sot…
Berishes i duhet zhurma nuk i duhet drejtesia.
Dhe Berisha faqen nderon
dje e shante sot levdon.
Dhe turpet s’kanew te sosur.
Legalistet nuk jane me shume se 500-vete, po ti mbledhesh te gjithe bashke edhe kur dalin neper mbledhje, salla mbushte me militante te PD, per ti treguar popullit se jemi shume.
Saliu kerkon ta mbaje gjalle figuren e Ahmet Zogut, per ta patur si nje krahasim me vehten, ku ai ka pare se shumica kane qene kunder kesaj figure, ai mendon se me ikjen e tij nga politika, sdo te jete ne fund, ne renditjen qe do te behet me pyetjen se kush ka qene udheheqesi me satrap, ku ai mendon se i pari me i keqi shqiptaret do te zgjedhin Zogollin.
qe berishes dhe klanit te tij po i afrohet fundi e dime,por a do paguaje per vjedhjet, vrasjet dhe shkaterimin qe i ka bere popullit dhe vendit.apo do shpetoje si me 97ten.per tu rikthyer di nuovo.
Edhe plani B i Zaloshnjes, eshte si te gjithe planet elektorale te SB-se: pa vjedhje masive votash, ata jane te gjithe te deshtuar…
Nga Berisha nuk duhet pritur vetem nje gje: dorezimi paqesor i pushtetit. Ai nuk e beri kete gje as me 1996, kur nuk ishte zhytur akoma ne krim e ne korrupsion me permasa te medha, jo më tani qe eshte i zhytur deri ne grykë në gjak e korrupsion. Kush pret dorezim paqesor te pushtetit nga Berisha eshte shume naiv. Pavaresisht se socialistët jane ortakë te tij në prapaskene, ai e kupton mire që ata do t’ia dredhin per t’ia ngarkuar të gjitha pergjegjësite Berishës për gjithçka ka ndodhur këto dy dekada “pluralizëm ramizian”. Tani Berisha shikon ëndrra me pranga e me burg dhe nuk i shkon kurrë ndermend ta dorezoje pushtetin. Skenari për ta rikthyer Shqiperine ne monarki është më i preferuari i Berishes, mbasi ashtu atij do t’i garantohej një pleqëri e qetë për vete të tij dhe paprekshmëria e fëmijëve nga “kukulla-Mbret” qe do ketë si regjent vetë Berishën. Fati i fëmijëve në mungesë të tij ia ka prishur krejt qetësinë Berishës dhe sigurimi i të ardhmes së Zenit e të Gitës mbetet preokupimi nr 1 i tij në këtë krizë që përjeton
Eduard, te eshte bere ferra Brahim, prandaj dhe ke humbur arsyen.
Salihi nuk po kerkon asnje nga ato qe thua zotrote. Ai thjeshte po mundohet te polarizoi elektoratin dhe afterwards te behet pronar i njeres palë, as usual.
E dyta gje, eshte se ai, nepermjet lartesimit te figures problematike te Zogut, po perpiqet qe ti hape rrugen mbetjes se vetvehtes ne histori si “burre shteti” , sepse sipas shprehjes se tij :”keshtu jane lideret historik te Shqiperise, problematik”.
Ne kete linje eshte edhe sjellja e kokes se Ali Pashait. Pyetja lind vetvetiu; perse zoteria e tij nuk premton se do te sjell skalpin e Kara Mahmut Bushatliut, i biri i Mehmet Pashe Plakut-burre shteti!
Koha qe shqiperia(vend antar i NATO), te behet rromuje ka vdekur. Kete e di shume mire Berisha sepse e ka mesuar nga Edi Rama(kur dergonte Doshin e kodoshin)per te sulmuar KQZ….
Last but not least, eshte se mbase Salihi po mundohet qe, pas ikjes se vet te beje ate qe beri Franco, d m th te theras mbretin e ta vendos ne maje te mullarit…
Keshtu, pastaj ai,dmth mbreti,do i kthej reston Salihit duke i siguruar nje vend “te nderuar” ne histor-objektivi i fundit i baba Saliut tone te perndershem e te perndritshem:)
bye per sot!
Dengla,o horr i bulevardit.Shumica e shqiptareve e vlersojne historine krejt ndryshe nga ju ende nuk e keni kuptuar kete gje.,dhe akoma adhuroni kryekriminelin e frikacakun e pa shoq ne Europe E.Hoxhen…Ne keto komente ju,nje grusht mbeturinash te pariciklueshme te enverizmit,krijoni nje atmosfere per njeritjetrin, sikur gjithcka eshte ashtu sic endrroni apo urreni ju,si ne perrallat per kalamajte me zogista e ballista frikacake nga njera ane dhe me “trimat” partizane nga ana tjeter.
Etika, qe njehere shfaqesh si Ligji, njehere si e Verteta, por asnjehere nuk shfaqesh ashtu sic je, komunisti i sigurimit famekeq te shtetit, diktatorial te Enver Hoxhes, qe tani na rishfaqesh si antikomunisti Sali.
Per seren tuaj foli dhe la nje fjale monumentale, i madhi Vaclav Havel, Komunistet te shnderruar ne antikomuniste, jane gjeja me e keqe qe shoqerojne popujt qe kerkojne demokraci.
As kam qene ndonjehere enverist, as nuk jam as berishist, se po te isha berishian, do te vertetoja se isha pjese e atij sistemi makaber gjakatar te komunizmit sllavo-ortodoks-stalinist.
plerat si monarkistet dhe “naltmadheria e tij” i kane duart te lyera me gjak, droge dhe trafikim armesh njesoj si sali-bajga. pazari midis saliut dhe leka zogut eshte; saliu mbeshtet monarkine ne pushtet dhe leka zogu nuk hap dosjet e saliut.
sala do ngrinte ne piedestal edhe nje kerric mjafton qe te mos vije ne pushtet AK ose socialistet sepse e di qe po erdhen ata ne pushtet GADAFI E PRET.
geni i hajdutit perjetson genin e hajdutit,kjo eshte e konfirmuar ne psikologji,
shikoni kete te cmendur! Zogu i shiti Shen naumin serbit ky i shet detin grekut . Shiti gjithe pronen mbitokesore nentokesore.
Pse opozia, ne momentet me kritike fle gjume!kujtoni fjalet e te ndjerit Namik Hoti ” qe kete po nuk e vrave nuk zbret nga kali”
Ky eshte kopje Hitleri qe dhe nje ushtar ti mbetej nuk dorezohej.
Dihet qe Berisha eshte agjent i serbeve. Ne kohen e luftes ne Kosove ishte i vetmi qe mbante me karburant makinen luftarake serbe ne luften ne Kosove ishte kundershtari me i madh i Rambujes ku u vendos Pavarsia e Kosoves, i quajti “Bandite” luftetaret e UCK. Me ane te famekeqit Gazidede takoi kriminelin antishqiptar Arkanin dhe koordinoi veprimet me te kunder kosovareve (dhe tani nje pjese e madhe e tyre e therrasin Bac ????). Tani e ngre figuren e Zogut se pikerisht serbet e prune ne Shqiperi dhe ai jua shperbleu me tokat shqiptare.
Nga kryeministrat e mbas viteve 90 Nano beri vazhdimisht lojen e grekeve dhe Berisha vazhdimisht lojen e serbeve.
Karagjozet e karagjozlleqet skane fund nga te ashtuquajturit politikane.Edhe tradhetarin e kombit e nderojne.Edhe faqezijte do mendoheshin dy here.Nje caraci si Leka i thone princ kur nuk ka vlere as per te na pastruar kepucet.Na vjen turp qe po jetojme keto ngjarje.
jane udhezimet e serbit qe ka gllaberuar shqiperine dhe po i iku saliu i iken shqiperia dhe kosova bashke-vetem pordh -leka ia fal shqiperine sic beri i gjyshi prandaj saliu mbeshtet zogollinjte; kancerin e shqiptareve dhe shqiperise.
VDEKJE MONARKISE SE TE ASHTUQUAJTURVE ZOGOLLINJE!!!!!
RROFTE REPUBLIKA E SHQIPERISE!!!!!!!!!!!!!!!!!
Mos thoni pastaj,pse e pushkatoi Enveri,Saliun,ishte njeri i mire e patriot i shkreti…..
MALOKET EDHE PSE DO VJEDHIN VOTAT PERSERI, ATA
“KURRE ME” NUK DO DREJTOJNE SHQIPERINE, NESE VERTETE
DO I VJEDHI DO KETE “REVOLTA TE MEDHA NE GJITHE SHQIPERINE”,
DERI NE KAPJEN E KRIMINELIT SALI.
ANALIZE : ” Qellimi justifikon mjetin ” eshte shprehja e Makiavelit te cilen politikane te te gjitha rrymave e kane perdorur per te justifikuar veprimet e tyre ! Kane vrare tradhetuar vjedhur i kane bere te gjitha e ne fund jane justifikuar me shprehjen e mesiperme !
Eshte i pajustifikueshem ku qendrim i krim Berishes edhe nga shprehja ” Qellimi justifikon mjetin ” Se pse e perdor keto pjese te historise sone ne kete menyre nuk demostron asnje qellim perveqse konfuzionit.
Te henen dhuron detin Jon,
Te marten flet per Shqiprine Etnike,
Te merrkurren tallet me te perndjekurit politik ku nje pjese e mire jane zogiste.
Te ejten i ben monument Zogut.
Te premten Shqiperia nuk hyn ne Europe per marrinat e krim Berishes.
Te Shtunen vjedh perseri votat e zgjedhjeve !
Ne kete Kakofoni totale te politikes dhe te sjedhjeve eshte edhe Berluska.
Fatleqesisht ne keto dy dekatat e fundit edhe pse nuk ekziston nje rryme filozofike e percaktuar keta dy mashtruesa kane arritur te dominojne politiken ne vendet respektive !
Me sakte ne se nje dite do krijohej si rryme me vete filozofike qe te perfshinte qendrimet e ketyre dy paliaciove kjo rryme do quhej ” LEGENERIA ” e cila rrjedh nga fjala legen ! Siq eshte quajtur komunizmi, racizmi, etj etj .
Z. Zaloshnja! Mbas disa vitesh flirti me Saleh Bin Sllobod Berisheviç, kemi konstatuar pozicionimin tënd të drejtë në vlerësimin objektiv të realiteteve politike që janë zhvilluar vitet e fundit në Shqipëri. Ky fakt (pozicionimi i juaj në shërbim të demokracisë të vërtetë e funksionale) më imponon respekt ndaj jush. Në analizën që bëni për qëndrimet apo ,,manovrat”që pritet të aplikojë Saliu në vazhdim në funksion të ,,mbajtjes pushtetit me çdo kusht” dhe konkretisht nxjerrja përsëri(prej tij) e kartës të referendumit për monarkinë, mendoj se nuk është plotësisht kështu. Mendoj se kur analizojmë aktivitetin e përditshëm të Saliut, përfshi këtu dhe detaje të logos tij të ,,lajthitur” dhe që këto kohët e fundit ka pasë në fokus figurën e ,,naltmadhnisë”, duhet të sjellim mirë në vemendjen tonë cili është objektivi themelor i Sali Berishës në misionin shumë vjeçar të tij. Unë kam bindjen e pa lëkundur se ai ka për mision shkatërrimin total të Shqipërisë, në funksion të plotësimit të misionit të ngarkuar nga fqiniji verior sot e 40 e ca vite më parë. Tani, pas 22 vitesh të veprimtarisë tij, tmerrsisht në dëm të Shqipërisë e Kosovës, nuk është as pak e vështirë të kuptojmë të vërtetën. Të mos i largohem qëndrimit të tij kohët e fundit ndaj Ahmet Zogut (në ,,kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë”): Kryesisht, Saliu, A. Zogun dhe figura të tjera të kontestuara fuqishëm nga opinioni publik shqiptar dhe nga shumica e historianëve, po i përdor për të irrituar, sa të jetë e mundur më shumë, pikërisht këtë opinion me qëllim thellimin e përçarjes kombëtare. Çdo veprim e çdo çudi që artikulon ai, këtë synon të realizojë. Veprimet skandaloze të shitjes të pasurive strategjike të vendit, më shumë se për të hedh ca para në arkën bosh të shtetit, gjithashtu synojnë të acarojnë popullin deri në përmasat e një shpërthimi të tmerrshëm. Ai është aq monstruoz e armik i betuar i vendit, sa që nuk e llogarit fare fundin e tij ( fund i cili do të jetë i pa shmangshëm FATAL), mjafton të bëj ,,detyrën” e ngarkuar nga armiqtë historikë shekullor të shqiptarëve (veçanërisht ai verior). Natyrisht këmbëngulja e tij në shërbim të së keqes, buron jo vetëm nga interesa të mbrapshta por dhe nga primitivizmi ekstrem e karakteri më negativ në gjykimet e tij që nuk ka ,,xhep” të trurit njerëzor normal që ti nxejë. Prandaj. z. Zaloshnja, juve, analistëve që u është dhënë mundësia (nuk u a ka falur as kush) të komunikoni me opinionin publik, duhet të jeni më konkretë dhe të goditet fort ky njeri- armik i betuar i Kombit Shqiptar, me qëllimin e madh që të parandalohet ai në finalizimin e misionit të tij: shkatrrimin e plotë të vendit! Sa për ca zhgarravina -mercenarë të tij që dalin e bëjnë karshillik këtu, nuk ia vlenë të merremi e të humbim kohë…
E pabesueshme se çfarë duhet të na dëgjojnë veshët: “aventurierë” arriti t’i quajë Berisha ata që organizuan dhe realizuam përmbysjen e despotizmit zogollian në qershor 1924 ?! Po cilët konkretisht ishin këta aventurierë ? Së pari, duhet kujtuar se në atë kohë, fill me vrasjen e anëtarit të Parlamentit shqiptar Avni Rustemi, u tërhoq e u strehua në Vlorë për t’u mbrojtur nga despoti Zog gjysma e Parlamentit. Pikërisht gjysma. Dh këtë gjysmë guxon sot Berisha ta etiketojë si “aventurierë” ! Në Vlorë gjysma e Parlamentit u stregua duke pasur mbrojtjen e popullit të Vlorës dhe zhvilloi aty mbledhje të rregullta duke diskutuar të gjitha variantet e mundshme për t’i dhënë fund atij regjimi despotik. Parlamenti shqiptar në atë kohë kishte në strukturë dy stenografë, që regjistronin “bisedimet” parlamentare. Nga këtë të dy njëri shoqëroi gjysmën e trupës parlamentare që u zhvendos në Vlorë: quhej Serafin Mazrreku. Falë tij kemi të regjistruara edhe bisedimet e gjysmës së Parlamentit që aty u zhvilluan. Prej kryesorëve të asaj lëvizjeje po përmend vetëm disa emra të shquar, që publiku pak a shumë i njeh. Ishte aty At Gjergj Fishta, i cili mbajti edhe fjalimin mbi varrin e Avni Rustemit. Ky qenkësh “aventurier” simbas Berishës ?! Ishte kleriku tjetër atdhetar deputet i Mirditës At Ambroz Marlaskaj. Këtë quan Berisha “aventurier” ?! Ishte i shumënjohuri atdhetar Luigj Gurakuqi. Këtë quan Berisha “aventurier” ?! Ishte më në fund edhe vetë Fan Noli. Edhe këtë e quan Berisha “aventurier” ?! Mendoj se historia e asaj gjysme të Parlamentit shqiptar, të larguar nga Tirana ku bënin ligjin bashibozukët e Zogollit dhe të strehuar në Vlorë, pikërisht kjo e lë pa gjumë Sali Berishën. Doemos sot zotëria e tij e ka mundësinë t’i cilësojë ata burra si të dojë, por histori flet ndryshe dhe i flak tutje etiketime të tilla të padenja si kjo e cilësimit të gjysmës së parlamentit shqiptar si “aventurierë”.
Se kush eshte Ahmet Zogu edhe ne pjerdhdestalin, ku e vuri siamezi i tij, Perbindesh Sali Berisha, e tregon “prognoza”, qe kesaj here na vjen nga Shkodra:
“Mire boll, qe e vuri (Saliu) afer stacionit te trenit shtatoren e tradhetarit dhe kryehajdutit (“Kush eshte burre, nuk dorezohet…”)se e kemi kollaj me ia hedh ganxhen ne fyt e per ta hedhur ne ndonje tren mallrash e per ta cuar andej nga doli kjo monster”
Mbase dikush mund te investigoje perse po shiten ne mase apartamentet ne pallatet ne te dy anet e fundit te bulevardit, ku eshte ngritur ky çiban ne 100-vjetorin e mëvetësise.
Kisha me i dhene edhe 1/2 tjeter maksimes qe thote se shakaja eshte gjysma e se vertetes.
Sepse me kujton kjo nje batute te Astrit Cermes ne filmin shqiptar “Ne fillim te verës”: “Kjo toke nuk i duron çibanë te tille…”
E gjej te sakte analizen e Zaloshnjes. Kete isha duke e biseduar me disa shoke,disa ore me pare,teksa komentonim fjalimin e Berishes para shtatores se zogut. Lavdet e tij per mbreterine dhe ish mbretin kane nje prapaskene dhe behen me ndergjegje te plote,ne pergatitje te opinionit per ate qe ai po i pergatit vendit pas qershorit 2013,kur do dale i humbur dhe do ta zhyse vendin ne krize
Te djathtet e kane shuar me uje sote e 50.vjete. Sapo vendosen qe ta ndezin prap, zgjodhen saliun e partise komuniste(!),( qe, nese turpi do kish tjeter emer, do quhej sal berisha)Njeriu qe e heq dhe e ve syfetin si te ishte qeleshe… Ta gezoni o legalistea, vule humbur!
Ate qe BERISHA berine mitingun per inagurimin e shtatores se AHMET ZOGUT eshte njesoje si te lashe MUTIN ME SHURRE.Analiza qe i ben Zaloshnja eshte mjafte e sakte,te gjitha opsionet jane te mundshme.SALIU edhe keshtu pa kurore eshte MBRET,CFARE JA DO BYTHA ESHTE TUE BA.A I VUTE RE KRYEPARLAMENTARES QE RRINTE MBRAPA SALIUT E VREJTUR SI NE DITE ZIJE.Me ne siklet se kisha pare ndonje here.Turp i madhe per JOZEFINEN QE VJEN NGA NJE DERE FISNIKE antikomuniste,te zvarritet pas nje KOMUNISTI te thekur,e te shpresoje per dite me te mira.
Lek Plepi asht mreti yne, asht lartmadhnia e tije, po qe ka kap edhe cuc me dore Lek Plepi e kini marre vesh?
Se harrova, o Sali po me ate punen e himnit si do ja bejme se sna ze gjumi naten, e kemi hall te madh.
Se vete zoti e ka thene me goje qe kombet shuhen permbi dhe por Shqiperia do te rroje, per te, per te luftojme ne.
TE GJITHE ATA QE I THONE VEHTES REPUBLIKANE,NUK KA RENDESI TE KUQ APO BLU,ROZE APO JESHIL,DUHET TE MBLIDHEN DHE TE ORGANIZOJNE POPULLIN DUKE KERKUAR TE ZBATOHET LEGJITIMITETI I VULLNETIT TE POPULLIT QE E SHPALLI ME REFERENDUMIN E 1997.NESE SALIU PREGATIT PLANIN B,KETO FORCA REPUBLIKANE TE ZBATOJNE PLANIN B TE TYRE PER TE REZUAR BERISHEN ,SHPALLJEN JASHTE LIGJIT TE CDO PRIVILEGJI QE I ESHTE DHENE FAMILJES TE TRADHETARIT TE KOMBIT AHMET ZOGUT DHE NXJERJEN E ESHTRAVE TE FAMILJES SE TIJ DHE VAROSJEN NE NJE VAR TE THESHTE SI QYTETARE PA TITUJ DHE NDERE NE SHISHTUFINE.PO KESHTU DUHET TE NXJERIN JASHTE LIGJIT TE GJITHA PARTITE DHE GRUPET MONARKISTE DUKE QENE SE SHQIPERIA ESHTE REPUBLIKE PARLAMENTARE.NE KUSHTETUTE DUHET TE BEHET NJE NDRYSHIM KU TE SHTOHET NJE NEN ME DY PIKA,:1-MONARKIA NE SHQIPRI ESHTE NJE PROBLEM I VDEKUR DHE I MBYLLUR NGA E KALURA DHE NUK NJIHET PER GJITHE JETEN E EGZISTENCES TE SHTETIT SHQIPTAR.2-ASNJE PARTI APO GRUP PARTISH NUK KA TE DREJTE TE NDRYSHOJE KUSHTETUTEN NE LIDHJE ME NENIN E MONARKISE,DHE ASNJE KUSHTETUTE PASARDHESE NUK I NJIHET E DREJTA TE DISKUTOJE DHE MARE VENDIME APO NDRYSHOJE LIGJIN PER MONARKINE QE E KA SHPALLUR DHE ZGJIDHUR POPULLIN QE NE VITIN 1997.POSHTE MONARKIA DHE MBETURINAT E SAJ.RROFTE REPUBLIKA E SHQIPERISE.
Oh my goodness! an impressive article dude. Thank you Nevertheless I’m experiencing issue with ur rss . Do not know why Unable to subscribe to it. Is there any individual finding identical rss predicament? Any individual who knows kindly respond. Thnkx
christian louboutin