Gjykata civile e Tiranës ka vendosur sekuestro konservative mbi llogaritë bankare dhe asetet e sekuestrueshme të shoqërisë “CEZ Shpërndarje SH.A.” për shumën e mbi 2 milion eurove. Masa e sigurimit u vendos me kushtin që kërkuesi, shoqëria rumune “SC AEM” të paraqesë padi në gjykate brenda 15 ditëve për shqyrtimin e çështjes në themel.
Objekti i padisë, sipas dokumentit që zotëron “TCH” është marrje mase për sigurim padie, duke vendosur bllokimin e llogarive bankare dhe aseteve të “CEZ”-it në vlerën e mbi 2 milion eurove.
Sipas gjykatës, kërkuesi është një shoqëri që merret me prodhimin dhe tregtimin e pajisjeve matëse në marrëveshje e lidhur me personin e tretë kompaninë “CEZ” më 4 gusht 2011 e ka furnizuar “CEZ” me matës individualë të energjisë që kapin vlerën e 2 milion e 531 mijë e 302 euro.
Por, kompania rumune pretendon se “CEZ”-i nuk e ka kryer shlyerjen e mallrave të furnizuara. Në gjykate kompania “CEZ” ka pretenduar se është e vërtetë që nuk i ka shlyer detyrimet, por ka deklaruar se vendosja e kësaj mase sigurimi do të vështirësonte furnizimin me energji në Shqipëri.
“CEZ” është shprehur se me krijimin e hapësirave do ta paguante këtë detyrim. Por, gjykata vendosi që pretendimi i “CEZ”-it se vendosja e masës së sigurisë vështirëson shërbimin ndaj publikut është i pabazuar sepse sipas gjykatës, “CEZ” nuk paraqiti ndonjë provë të vërtetojë këtë fakt.
Gjykata çmon se “CEZ”-i ka asete të sekuestrueshme dhe për këtë masa e sigurimit me sekuestro do të vendoset në asete të tilla.
Gjykata thotë se sekuestro konservative vendoset mbi llogaritë bankare me vlerën e mbi 2 milion eurove, gjë që lejon operimin normal të tyre.
CEZ do e demaskoje KESH, si kompani mafioze shteterore.
Berisha nuk e ka problem qe do humbi ne gjykaten Nderkombetare, sepse leket e Shqiptareve jane.
Ato te tijat dhe femijeve i ka mbyllur ne Amerike.
Qeveri legene, e paafte, hipokrite, e urren popullin e vet.