Babë e bijë kanë mbetur të vdekur mbrëmjen e djeshme në një lagje të Shkodrës, si pasojë e një zjarri në banesën e tyre.
Dedë Luca, 60 vjeç, si dhe vajza e tij Silvana, 14 vjeç, janë gjetur të vdekur brenda banesës pak minuta pasi ka rënë zjarri.
Ndërkohë, bashkëshortja e të ndjerit është transportuar drejt Tiranës, pasi ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Mësohet se zjarri ka përfshirë katin e parë të banesës dykatëshe dhe vetëm falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, është bërë e mundur të izolohen flakët që të mos përfshihej kati i dytë.
Informacionet e para flisnin për një numër në rritje viktimash, pasi familja Luca kishte ftuar të afërm e fqinj për të festuar festën e Shën Gjonit, por mysafirët kishin dalë 10 minuta para se të ndodhte ngjarja.
Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit mund të jetë bërë shpërthimi i bombolës së gazit.
Gazi ne shpi eshte tmerrr_-Une ketu gazin e kam mbyllur fare se e haroja gjithmone hapur ..dhe desh i vura flaken pallatit
Gazi nuk eshte per ne shqiptaret, se ne jemi te pakujdeseshm -Ne me mire te perdorim korentin per gatim dhe per ngrohje…
Nje pakujdesi e vogel me gazin, te ben gjemen
–Jemi krye ne regull me korentin –Nuk ka rezik fare
Ja nga pakujdesia nga gazi iku vajza e re , qe ishte ne fillim te jetes …..
Gazi nuk duhet perdorur ne Shqiperi..
Te prehen ne paqe ! Zoti i paste prane !
Ngushellime familjareve dhe u sherofte sa me shpejt zonja qe u plagos !