Ndërkohë që data kur ishte parashikuar se do përfundonte bota kaloi, inxhinierët e NASA-s vendosën të realizojnë një foto të Diellit, por mbetën të befasuar kur panë se ylli i zjarrtë dukej sikur ua bënte me sy.
Imazhi i bukur është realizuar më 22 dhjetor, pak pas mesnate, sapo kishte mbaruar 21 dhjetori i famshëm.
Zyrtarët e NASA-s ishin shqetësuar kaq shumë nga histeria që kishte rrethuar profecinë sa u detyruan që të realizonin dy video për të shpjeguar për botën se fundi nuk do vijë.
Shumë njerëz besonin se fundi i botës do të vinte nga një planet misterioz ose nga shpërthimet diellore.
Asnjëra prej tyre nuk ngjau.