Gerard Depardieu më në fund bëhet qytetar rus

3 Janar 2013, 18:37Lifestyle TEMA

Aktori francez Gerard Depardieu ka marrë nënshtetësinë ruse. Lajmin e bëri të ditur zyrtarisht Kremlini.

“Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret që i jep nënshtetësinë ruse Gerard Depardieu,” thuhet në mesazh.

Së fundmi aktori pati bërë të ditur se do të dorëzojë pasaportën e tij franceze pas vendimit të qeverisë për të vendosur taksa të larta për pasanikët.

Në dhjetor Putin pati bërë me dije se e mirëpret aktorin në Rusi.

Sipas BBC, në Francë lejohet të kesh dyshtetësi, por është e paligjshme që të mos kesh shtetësi.

Aktori nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me deklaratën e fundit të Kremlinit.

6 komente në “Gerard Depardieu më në fund bëhet qytetar rus”

  1. Kotropuzi Mullarek-Koki USA. says:

    RASPUTINI me ne fund e realizoi qellimin.

    1. Dalan Shapllo says:

      Gerard eshte nje aktor i shkelqyer, por autodidakt. Ne nje interviste te disa viteve me pare, ka deklaruar qe ne rinine e tij ka qene vagabond (me plot kuptimin e fjales).
      Mendoj se vajti me prane Vodkes ?
      http://fashionguests.blogspot.com/2012/12/us-army-soldiers-in-kunar-afghanistan.html

  2. Agron says:

    Normal qe e ka realizuar deshiren sepse nje aktor, nje artist, nje balerin, nje sportist nuk tatohen njelloj si nje politikan mashtrues ose si biznesmen me te ardhura te medha, nje pronar i nje nderrmarrje prodhuese. Zanatet dhe profesionet e tyre jane me moshe dhe kur i kalon mosha n.q.s. nuk kane fituar ne rini, pleqnia i thote putho me Milon.
    Prandaj kur vihen taksa duhet te jene te studjuara mire sipas fitimit dhe prodhimit e tregtise. Shume vende te zhvilluara dhe me mireqenie kane takse te perzier, te sheshte me progresive. Qeverite qe vendosin taksa te larta jo normale, taksa absurde dhe pa kritere si kjo qeveria e jone me Kryeminister Saaali Berisha dhe me Minister financash Ridvan Bode quhen qeveri parazite. Tung.

  3. LOLA says:

    cja fusin kot kush i jep keto lajme tashti i degjova lajmet dhe thone qe putini i ka bere ftese per te marre nacionalitetin po ska asnje reagim nga aktori per momentin direksioni i tij eshte ne belgjike

  4. drini gega says:

    E drejta eshte qe taksat ti paguaj gjithkush ne raport me pasurine qe ka. Dhe me duket pak e padrejte qe me nje nderrim te thjeshte shtetesie te shmangesh nga barra qe te takon per te mbajtur ne shtetin tend. Po sikur neser, p.sh, femijet e Berishes apo te tjere pasanike te Tiranes, te nderrojne shtetesi per te mos dhene asgje nga pasuria e tyre? Kjo lloj pasurie eshte vene ne kete shtet ( eshte marre nga ky popull) dhe duhet te paguhet taksa per kete shtet ( per kete popull) pavarsisht vendit ku duan te jetojne ( apo menyres se shmangies) te zotet e kesaj pasurie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje