Hillari Klinton lë spitalin dhe është gati për punë

3 Janar 2013, 15:24Politika TEMA

Me syze dielli të zeza, me flokët biondë të lidhur pas, me të bijën që e mban për krahu- Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton më në fund la spitalin. Në krah të saj ishte edhe bashkëshorti Bill Klinton, ish- president i SHBA.

Ministrja e Jashtme e palodhur e Amerikës, që ka udhëtuar në 112 vende gjatë mandatit të saj, si asnjë paraardhës i saj, dukej sërish e dobët.

Që prej të shtunës ajo ishte shtruar në spital për shkak të një mpiksje gjaku pas veshit të djathtë.

Mjekët thonë se mpiksja i është shkaktuar nga një goditje në kokë, pasi humbi ndjenjat për shkak të dehidratimit. Mësohet se dehidratimi i erdhi pas një virusi në stomak.

Shqetësimi për Hillari Klinton ishte i madh, por mjekët dhanë shpresa se ajo do të shërohet plotësisht.

E bija e Klinton, Çelsi, i ka falenderuar mjekët dhe infermieret e spitalit për trajtimin e nënës së saj.

Por Klinton nuk ka qëndruar në krevat e qetë. Ajo ka qenë shumë aktive në telefon, tha një zëdhënës i DASH.

Ajo ka biseduar me Kombet e Bashkuara për situatën në Siri. Po ashtu nga krevati i spitalit ka biseduar me kryeministrin e Katarit. Zëdhënësi i saj tha se ajo do të kthehet shumë shpejt në tryezën e punës.

Një kirurg tha për mediat amerikane se ajo do të vëzhgohet me kujdes në ditët në vazhdim.

Klinton ka edhe disa ditë në detyrë, për shkak se do të zëvendësohet nga Xhon Kerri.

Ajo është përfolur si kandidate për presidente në vitin 2016.

7 komente në “Hillari Klinton lë spitalin dhe është gati për punë”

  1. Defrimi says:

    Hallin e Hillarit kemi ne shqipetaret.

  2. Epirioti says:

    Sherim te shpejte per Hillarin.
    Shqiperia nuk i harron miqte qe i jane gjendur gjithmone ne nevoje.
    O zoti trap president. Ke pergjegjesine jo si Bujar por si president i Shqiperise te dergosh nje telegram urimi per bashkshorten e Bill Klintonit qe nisi raketat kunder serbise e i solli pavaresine Kosoves.

  3. Golda says:

    Te shkuara dhe sherim te shpejte.

  4. Kujtim Ndreka says:

    Shikojeni sa mire na ështe gjetur Amerika,kur kemi patur nevoj dhe shpresonim te ata verberisht.
    http://www.proletari.com/agim-hamiti-leter-e-hapur-drejtuar-klases-politike-te-tiranes-e-te-prishtines-dhe-ambasadorit-amerikan/html

  5. drini says:

    Ka zera qe Podesta grup,mund te na i sjelli edhe nje here perpara zgjedhjeve”Rrofte republika e bananeve”.Sherim te shpejt per te miren e satrapit Sali.

  6. Sherim te shpejte says:

    Sherim te shpejte Zonja Clinton

  7. Sori Bakerxhiu says:

    Populli shqipetare ka 22 vjet qe shpreson te amerika,dhe deri tani vetem komunistet ka ndimuar dhe punesuar ne ambasaden amerikane ne Tirane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje