Aleanca Kuq e Zi ka protestuar ditën e shtunë pranë lulishtes ku janë vëllezërit Frashëri. Ata kundërshtuan planin urbanistik të Bashkisë së Tiranës, i miratuar së fundmi nga Këshilli Bashkiak i Tiranës. Ky plan parashikon ndër të tjera që lulishtja pranë busteve të vëllezërve Frashëri të shndërrohet në një pallat shumëkatësh, e kështu me radhë disa nga sheshet më historike të kryeqytetit do të shndërrohen në pallate shumëkatëshe.
Sekretari i Urbanistikës në Aleancën Kuq e Zi, Kristi Andoni mbajti deklaratën në emër të kësaj force politike.
“’E xanun’ është identiteti i planit rregullues të sapoofruar nga ATA – miratuar po nga ATA, oponencë po ATA dhe përfituese të drejtpërdrejtë po ATA.
ATA gjenetikisht përqendrohen në skenarin më të keq. Ata përqendrohen në problemet duke mos menduar aspak për zgjidhjet e këtyre problemeve, por rigjenerimin e tyre. Ata përdorin frikën për të kapur vëmendjen e njerëzve. Ata dinë mire që frika në organizëm është e lidhur me mekanizmin e largimit. Është pjesë e mekanizmit “lufto ose largohu”, i cili aktivizohet kur qytetarët frikësohen nga abuzimi, degradimi, përvetësimi i pronës, ekonomisë, lulishtes, monumenteve, historisë, kulturës”, tha Andoni.
“Plani rregullues i sapomarketuar nga ATA ka sindromën e hartës elektorale: ose voto për ne ose prona jote kthehet në asgjë”.
“Aleanca Kuq e Zi duke kontaktuar një masë të gjerë qytetarësh dhe profesionistësh mendon se kjo është ajo që po ndodh, kur i pyesim njerëzit dhe profesionistet që t’i bashkohen pa frike agjendës tonë kundër degradimit të Tiranës, mjedisit dhe shkatërrimit të identitetit të qytetit, duke e shndërruar atë në kavie urbane. Njerëzit po ngrihen dhe po largohen sepse ATA po përdorin frikën”.
Rrofte Aleanca kuq e zi turke. marshallah aleances. arnaut berisha kaput. rrofte taipo rexhep erdogan.
E ngaterrove mbiemrin tend me duket sepse e ke Hajvan! Ty deshtaku nuk te pelqen kur flasin ekspertet dhe profesionistet, sepse e verteta qe thone te dhemb shume, te perdhunon mentalisht.
Jam i sigurt qe katnaro-demokratet e ndershem qe shkulnin floket nga “betonimizimi” i Rames, do bejne namin kunder ketij projekti pallatesh. Se jane tironas te ndershem jo per gje ?
@Hysen Hajdari,
amen vella! Vecse duhet ta ndrrosh emrin prej mazllemi, ta besh bie fjala: Janaq Dhimitraqi…
Nuke kemi c’te bejme vella,jane fuqizuar si turqit dhe keta allvanoset,do na bejne synet papute tane…mjere ne…
Fundin ka per ti nxjerre Tirones ky derdimeni i Xhelal Bashes
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/darka-e-fundit.html
Ktu nuk hyn as turqizmat ktu hyn ne loje formati i kryetarit te bashkise qe nis projetin pastaj miraton planin urbanistik. Bravo qe qe ne kto dite festash e pushimesh nuk u ndal se beri detyren e saj duke ngritur zerin dhe njerzit kunder padrejtesive mafioze te dupolitikes vertikale Berisha-Rama dhe asaj horizontale Basha-Berisha. Nu jeni e vetmja opozite ne kte vend. Urine
Bravo bravo AK jeni te vetmit qe mund te ndryshoni Shqiperine
JU JENI SHPRESA E SHQIPERISE . JU JENI SHQIPTARIA.
MJAFT PO SHIJNE LAME GREK E SERB.
RROFT AK QE DO TA NDRYSHOJ SHQIPERINE
Per nastradin zogistin
1. Parahistoria e Bankës Kombëtare të Shqipërisë
Për herë të parë Shqipëria pati një institucion të bankës qendrore në vitin 1913. Ajo u krijua si rezultat i marrëveshjes së Qeverisë së Ismail Qemalit, me Karol Pitner e Oskar Pollak, përfaqësues të Wienner Bank Verein që vepronte në emër të grupit bankar austro-hungarez si dhe me Pietro Fenolio e Guido Ansbaher përfaqësues të Banca Commerciale Italiana, që vepronte në emër të grupit bankar italian. Ky institucion nuk jetoi gjatë për vetë kushtet politike të kohës dhe për shkak të fillimit të Luftës së Parë Botërore.
Lufta e Parë Botërore i bëri të pavlefshme të gjitha vendimet, praktikat dhe projektet që ishin marrë ose hartuar më parë në lidhje me ngritjen e një banke emetimi dhe krediti në Shqipëri. Nga e kaluara mbetën të paprekura vetëm dy institucione private që ekzistonin prej shekujsh në Shqipëri: ai i sarafit (kambistit) dhe i fajdexhiut (kreditorit). Me jetën e rregullt administrative që filloi shteti shqiptar fill pas Kongresit të Lushnjës më 1920, nevoja për një bankë kombëtare emetimi dhe krediti në Shqipëri u bë më tepër e ngutshme se më parë. Kjo për arsye se nuk mund të ketë një shtet kombëtar të pavarur pa një monedhë të saj kombëtare, kurse monedha kombëtare nuk mund të emetohet pa një bankë kombëtare, e cila të jetë e pavarur nga institucionet e huaja bankare. Nga të gjitha vendimet, praktikat dhe projektet e së kaluarës, qeveria që doli nga Kongresi i Lushnjës pranoi vetëm vendimin e qeverisë së Vlorës të kryesuar nga Ismail Qemali për ta quajtur monedhën shqiptare “frang” dhe për ta përfshirë frangun shqiptar në Unionin Monetar Latin. Në këtë mënyrë, ajo e rreshtoi monedhën kombëtare të Shqipërisë në po atë sistem monetar ku bënin pjesë pavarësisht nga emërtimet e ndryshme të monedhës – ato të Francës, Italisë, Spanjës, Portugalisë, të monarkive ballkanike dhe të disa shteteve të tjera.
Në qershorin e vitit 1922, qeveria e Tiranës i drejtoi Lidhjes së Kombeve (Komitetit Financiar) në Gjenevë kërkesën që ta merrte ajo nismën për ngritjen e një banke emetimi dhe krediti në Shqipëri. Lidhja e Kombeve dërgoi në korrik 1922 ekspertin financiar nga Luksemburgu, Albert Calmes, për të studiuar gjendjen ekonomike dhe financiare të Shqipërisë. Calmes-i, pasi e studioi gjendjen në Shqipëri, në raportin që i dërgoi në shtator 1922 seksionit VIII të Komitetit Financiar të Lidhjes së Kombeve, propozoi që në Shqipëri të krijohej një bankë emetimi (pra vetëm një bankë emetimi), me kapital të përbashkët shqiptar dhe të huaj, prej 10 deri 15 milionë frangash ari, me kusht që kapitali i huaj të ishte nën 50%. Në të njëjtën kohë, propozonte dhe krijimin e një banke të dytë si bankë krediti. Veç kësaj, ai theksonte që kapitali i huaj të mos vinte nga shtete që kishin aspirata politike ndaj Shqipërisë. Ai propozonte gjithashtu që kartëmonedhat që do të emetoheshin të kishin një mbulesë thesari prej 30-40% ar, në monedha ose në shufra.
Ndërkohë, në Shqipëri vërshuan një mori projektesh nga institucione financiare të ndryshme europiane për krijimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Asnjë nga këto kërkesa nuk u mor parasysh nga qeveria shqiptare. Midis këtyre, dy qenë projektet që përmbushnin deri diku interesat e Shqipërisë, si rrjedhim, kishin shansin të miratoheshin nga qeveria e Tiranës.
Njëri prej tyre u paraqit në fillim të vitit 1924 nga ekonomisti holandez, Joan Dockes Hunger, i dërguar posaçërisht nga Komiteti Financiar i Lidhjes së Kombeve si këshilltar financiar pranë qeverisë shqiptare. Prapa projektit të tij qëndronte banka suedeze “Enskilda Bank”. Projekti i tij ishte i favorshëm për shtetin shqiptar, mbasi i jepte të drejtë qeverisë së Tiranës të merrte pjesë në administrimin e bankës dhe në ndarjen e fitimit.
Por, në shkurt 1924 projektin e Hungerit, të cilin e kishte miratuar Komiteti Financiar i Lidhjes së Kombeve, qeveria shqiptare e kryesuar nga Ahmet Zogu e hodhi poshtë. Po ashtu, edhe përpjekja që ndërmori qeveria e Nolit gjatë gjashtë muajve të saj (qershor-dhjetor 1924) për të siguruar një hua nga Lidhja e Kombeve, dështoi.
Pasi u shtyp Revolucioni i Qershorit, në fillim të vitit 1925 erdhi në Tiranë përfaqësuesi i bankës angleze “Midland Bank”. Në projektin që ai paraqiti propozonte që të krijohej një BKSh me qendër në Tiranë me një kapital të përbashkët shqiptar dhe anglez prej 500 mijë lira sterlinash (pra, 12,5 milionë franga ari), në të cilin 51% t’i rezervohej kapitalit anglez dhe 49% atij shqiptar. Grupi financiar britanik premtonte se po të merrte në koncesion bankën i siguronte qeverisë shqiptare një hua prej 2 milionë lirash sterlina (pra, 50 milionë franga ari). Nëse arrihej konventa, grupi anglez do të kishte epërsi në të gjitha koncesionet ekonomike në Shqipëri, një pjesë të mirë të të cilave ai i kishte siguruar që nga qeveritë e mëparshme shqiptare. Por, edhe projekti anglez nuk u miratua nga qeveria e Tiranës.
Si rrjedhim, deri në fillim të vitit 1925, Shqipëria mbeti pa një bankë kombëtare, pra pa një monedhë kombëtare dhe pa një hua ndërkombëtare për të cilat vendi kishte prej kohësh nevojë të ngutshme. Sipas zërave të përhapur, dështimi i projektit të Hungerit për krijimin e BKSh-së, refuzimi i kërkesës së qeverisë së Nolit për një hua ndërkombëtare dhe mospranimi i projektit të “Midland Bank” për BKSh-në, u shkaktuan nga presioni që ushtroi si në Tiranë, ashtu dhe në Gjenevë qeveria fashiste italiane. Presioni i Romës nuk ishte një fenomen i rastit. Ai kishte lidhje me interesat politike që ushqente prej kohësh Roma për ta përfshirë Shqipërinë në sferën e saj ekonomike me qëllim që një ditë, siç e treguan ngjarjet, ta pushtonte ushtarakisht truallin e saj dhe ta përdorte atë truall si kryeurë për ekspansionin e saj hëpërhë drejt Gadishullit Ballkanik, me perspektivë, për t’u shtrirë më tej drejt Lindjes.
Për Romën, rasti duket se trokiti pas shtypjes në dhjetor 1924 të Revolucionit të Qershorit. Vendosja e Zogut në Tiranë me ndihmën politike, ushtarake dhe financiare të Beogradit, e shqetësoi Romën. Kjo për arsye se Shqipëria me këtë rast mund të binte nën ndikimin e Jugosllavisë, rivale e Italisë në Adriatik dhe në Ballkan. Përveç Romës, Lidhja e Zogut me Beogradin shqetësoi në një farë shkalle edhe Londrën, për faktin se Jugosllavia ishte nën ndikimin e Francës – kjo e fundit aleate, por edhe rivale e Britanisë së Madhe në Europën Juglindore. Në këto rrethana, u luajt prapaskena që ndërtoi Roma në Gjenevë dhe në Tiranë. Në Gjenevë, përfaqësuesi i saj në Komitetin Financiar të Lidhjes së Kombeve, Mario Alberti, u vuri shkopinj rrotave të projekteve për ngritjen e BKSh-së nga grupet financiare joitaliane. Në Tiranë, diplomacia e Romës me përkrahjen e diplomacisë britanike, e bindi A. Zogun të kapitullonte përballë Grupit financiar italian, të përfaqësuar gjithashtu nga Mario Alberti.
Si rrjedhim, përballë presioneve që ushtroi Roma dhe Londra, por ca më tepër përballë ndihmave të bollshme financiare që Roma premtoi se do t’i jepte Shqipërisë – Ahmet Zogu pranoi t’i shkëpuste lidhjet me Jugosllavinë. Ai e mbylli pazarin që kishte lidhur me Beogradin, duke i dhënë Jugosllavisë Shën Naumin dhe duke marrë nga Anglia dhe Roma zotimin se do ta respektonin pavarësinë e Shqipërisë.
2. Konventa për krijimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë (15 mars 1925) ne Republiken shqiptare
Kështu, më 15 mars 1925 u nënshkrua në Tiranë konventa për krijimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë.
Nga pala shqiptare marrëveshjen e 15 marsit 1925 e nënshkroi Mufid Libohova, ministri i Financave, njëkohësisht zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, kurse në emër të grupit financiar italian, Mario Alberti, president i Bankës “Credito Italiano” dhe ministër Shteti i Italisë, njëkohësisht përfaqësues i Romës në Komitetin Financiar të Lidhjes së Kombeve. Me këtë marrëveshje, grupi financiar italian merrte në koncesion krijimin e një banke emetimi dhe krediti në Shqipëri me emrin Banka Kombëtare e Shqipërisë (BKSh).
Në bazë të marrëveshjes, banka do të kishte një kapital nominal prej 12,5 milionë frangash ari. Ky kapital do të përfaqësohej nga 595 mijë aksione. Çdo aksion mbartte me vete të drejtën e një vote. Por, vlera e tyre monetare nuk ishte e barabartë. Për nga vlera, aksionet do të ndaheshin në: aksione themeltare dhe aksione ordinere. Të parat, aksionet themeltare ishin blerë secili nga 1,25 franga ar; të dytat, aksionet ordinere secili 25 franga ar. Pra, kishte një pabarazi aksionesh, ndonëse secili aksion kishte të drejtën e një vote. Banka do ta fillonte veprimtarinë e saj financiare sapo të kishte depozituar në një nga bankat më të rëndësishme të Zvicrës nga kapitali i saj nominal një shumë prej 2,5 milionë fr. ari. Në bazë të konventës, shtetasit shqiptarë kishin të drejtë të merrnin pjesë në kapitalin e bankës deri në masën 49% të kapitalit aksioner, pra më pak se gjysma. Drejtoria Qendrore e Bankës do ta kishte selinë në Tiranë. Konventa do të ishte në fuqi 50 vjet. Do të përsëritej sipas marrëveshjes që do të bënin në mbarim të afatit të dyja palët. Banka, thuhej në konventë, do të ishte në harmoni me ligjet e shtetit shqiptar. Do të ngrinte degë si brenda ashtu dhe jashtë Shqipërisë. Banka fitonte të drejtën ekskluzive të nxjerrjes së kartëmonedhave; të kryente çdo veprim financiar e bankar; të caktonte kursin ligjor të monedhës dhe t’i siguronte asaj një vlerë të pacenueshme për pagesat në Shqipëri. Banka gëzonte të drejtën të ruante në depozitë fondet e shtetit shqiptar; të kryente shërbimin e thesarit; të hynte në bisedime për huatë qeveritare e huatë bashkiake. Banka përjashtohej nga çdo lloj pagese doganore për materialet dhe orenditë që do të sillte për nevojat e selive të saj. Në mbarim të konventës, nëse ajo nuk përsëritej materialet dhe ndërtesat e bankës do të kalonin në pronësi të shtetit shqiptar.
Drejtoria Qendrore e bankës do të përbëhej nga katër anëtarë, nga të cilët dy nënshtetas italianë dhe dy nënshtetas shqiptarë. Në krye të Drejtorisë Qendrore do të ishte gjithmonë një nga anëtarët italianë. Dy anëtarët shqiptarë do të emëroheshin nga qeveria e Tiranës. Në fillim, Drejtoria Qendrore mund të kishte vetëm dy anëtarë – një italian, një shqiptar, me kryetar anëtarin italian. Në këshillin administrativ të bankës do të kishte vetëm një anëtar dhe një komisioner shqiptar, të cilët do të caktoheshin nga Ministria e Financave. Sasia e kartëmonedhave që banka do të vinte në qarkullim duhej të kishte një mbulesë në ar ose argjend (në shufra ose në monedhë) të paktën sa 1/3 e vlerës së kartëmonedhave.
Më 15 mars 1925, së bashku me konventën mbi krijimin e BKSh-së, grupi financiar italian me mbështetjen e qeverisë së Romës, premtoi t’i jepte Shqipërisë një hua të konsiderueshme financiare prej 50 milionë frangash ari, e cila do të administrohej nga një shoqëri e krijuar posaçërisht për të – nga shoqëria SVEA (Societa per lo Sviluppo Economico dell’Albania – Shoqëria për Zhvillimin Ekonomik të Shqipërisë). Shoqëria SVEA u ngrit më 23 prill 1925 me qendër në Romë. Ajo do të administronte huanë e akorduar për ndërtime veprash publike (për ndërtime rrugësh, urash, skelash, godinash qeveritare dhe për zhvillimin e bujqësisë etj.). Ligji organik i BKSh-së u miratua nga Parlamenti shqiptar më 23 qershor 1925. Pasi u plotësua gjithë dokumentacioni ligjor, BKSh-ja u kushtetuua zyrtarisht në Romë më 2 shtator 1925, në një ceremoni të posaçme me praninë e autoriteteve të larta të shtetit italian.
Në një pjesë të historiografisë bankare është shfaqur pikëpamja se me konventën e nënshkruar më 15 mars 1925 viheshin në jetë porositë që kishte dhënë prof. Albert Calmes në raportin drejtuar në shtator 1922 Komitetit Financiar të Lidhjes së Kombeve. Kjo pikëpamje nuk është e saktë.
Prof. Calmes-i propozonte, siç u tha, që BKSh-ja të krijohej vetëm si bankë emetimi dhe jo si bankë emetimi dhe krediti; që funksionin e kreditit ta kryente një tjetër institucion bankar; që banka të krijohej me një kapital të përbashkët shqiptar dhe të huaj; që kapitali i huaj të mos u përkiste shteteve që kishin synime ndaj Shqipërisë (nënkuptohej Italia, Greqia dhe Jugosllavia); që në administrimin e BKSh-së të merrnin pjesë në mënyrë të barabartë funksionarë shqiptarë dhe të huaj; më në fund që shteti shqiptar të merrte pjesë në fitimet e BKSh-së.
Institucionin financiar që do të ngrihej, prof. Calmes e quajti “Banka Kombëtare e Shqipërisë”, mbasi ajo do t’u shërbente interesave kombëtare të Shqipërisë. E quajti “kombëtare”, mbasi ajo do të emetonte monedhën “kombëtare” shqiptare; që në kapitalin e saj themeltar diçka më tepër se gjysmën do ta kishin subjektet shqiptare; që ajo të zhvillonte një politikë monetare në dobi të ekonomisë kombëtare; që në drejtimin e saj të merrnin pjesë edhe funksionarë shqiptarë; më në fund, në fitimet e saj të kishte pjesën e tij, edhe shteti shqiptar.
Sipas prof. Calmes-it, Shqipëria kishte një pasuri të konsiderueshme monetare në ar, argjend dhe stoli të vyera, e cila arrinte nga 50 milionë deri në 100 milionë franga ari. Ai personalisht anonte nga shuma e fundit. Me një pasuri të tillë monetare, financieri i shquar kishte bindjen se shqiptarët do të kishin në duart e tyre shumicën e aksioneve të kapitalit themeltar të BKSh-së.
Në fakt, asnjë nga këto premisa nuk u respektua. Madje, fill pas nënshkrimit të konventës, të dyja palët – Grupi financiar italian, në bashkëpunim me partnerin shqiptar – i shkelën me të dyja këmbët premisat e vendosura.
Para së gjithash, u shkel porosia që ajo të ishte vetëm bankë emetimi, me fjalë të tjera, të merrej me prerjen dhe administrimin e monedhës dhe të mos shtrihej në fushën e kreditit, mbasi me kreditin do të merreshin banka të tjera, të cilat në fakt u ngritën tepër vonë. Si rrjedhim, BKSh-ja siguroi për mjaft kohë monopolin në fushën e kreditit. E dyta, në ngritjen e bankës u shkel edhe porosia tjetër që në kapitalin themeltar të bankës të mos merrnin pjesë shtete që kishin interesa politike ndaj Shqipërisë. Në kundërshtim me këtë porosi, ai që mori koncesionin e bankës formalisht ishte grupi financiar italian, prapa të cilit qëndronte qeveria fashiste e Romës, e cila nuk i fshihte synimet politike ndaj Shqipërisë. Në grupin financiar italian, të kryesuar nga Mario Alberti, merrnin pjesë tri bankat më të fuqishme të Italisë – “Credito Italiano”, “Banca Commerciale Italiana” dhe “Banca Nazionale di Credito”.
Në këtë grup u rreshtua me aksione financiare edhe Banco di Roma së bashku me katër banka të vogla italiane; po ashtu edhe firma të ndryshme financiare italiane të përfaqësuara nga Ugo Viali, Vincenzo Azzolini, Massimo Aurelio. Jashtë grupit financiar italian kishte edhe disa banka europiane – Banque Commerciale de Bale (Zvicër), Banque Belge pour l’Etranger (Belgjikë) si dhe një grup prej katër bankash jugosllave me përfaqësuesin e tyre, Lale N. Zuber. (Banka Adriatike e Danubiane, Banka Serbo-Shqiptare, Banka Serbe e Zagrebit dhe Banka Zadruga e Beogradit).
Shkelja më e rëndë u duk në mosrespektimin e vetë Konventës së 15 marsit 1925 në lidhje me shpërndarjen e aksioneve. Sipas konventës, kapitali themeltar do të ishte 12,5 milionë franga ari i ndarë, siç u tha, në 595 mijë aksione, nga të cilat pala shqiptare do të kishte 49%, kurse të huajt 51%. Po të respektohej kjo shpërndarje e paketës së aksioneve, pra që kapitali shqiptar të zotëronte 49%, epërsinë do ta kishte përsëri kapitali shqiptar ndaj kapitalit italian, mbasi ky në bazë të konventës zotëronte 31%, kurse bankat e huaja joitaliane 20%. Pikërisht për ta përmbysur këtë situatë, përfaqësuesi i grupit financiar italian, Amedeo Gambino, dhe përfaqësuesi i qeverisë shqiptare, Mufid Libohova, organizuan në mënyrë të fshehtë një skenar, i cili e ktheu kokëposhtë paketën e aksioneve.
Si pikënisje e këtij skenari shërbeu neni 3 i marrëveshjes së 15 marsit 1925 dhe një akord i fshehtë, i quajtur “Akordi ekzekutiv nr. 13”, i nënshkruar midis M. Libohovës dhe A. Gambinos. Sipas tij, në rast se deri më 15 maj 1925 aksionistët shqiptarë nuk depozitonin në një bankë kuotën në masën 2/10 e kapitalit të nënshkruar, humbnin të drejtën e aksioneve dhe këtë të drejtë e fitonin nënshtetasit italianë. Shqiptarët e gatshëm për të blerë aksione meqenëse nuk ranë në dijeni të së drejtës që u takonte, e humbën pjesëmarrjen në kapitalin themeltar të bankës. Ndërkaq, në marrëveshje të fshehtë midis ministrit të Financave dhe grupit financiar italian, u regjistruan vetëm 3 aksionistë shqiptarë. Këta ishin: Ajet bej Libohova me 40 mijë aksione (vëllai i Mufid Libohovës), Ekrem bej Vlora me 58 mijë aksione dhe Neshat Pashë Vlora me 52 mijë aksione. Duhet shënuar se ky i fundit (Neshat Pashë Vlora) ndonëse ishte shqiptar, ishte ambasadori i Iranit në Romë. Të tre këta shqiptarë zotëronin bashkërisht 150 mijë aksione, pra rreth 25% të numrit të përgjithshëm të aksioneve.
Por pasi u nënshkrua konventa, drejtuesit e Grupit financiar italian, Mario Alberti dhe Amedeo Gambino, në ujdi me kreun e qeverisë së Romës, Benito Musolinin dhe në marrëveshje të fshehtë me përfaqësuesin e Shqipërisë, Mufid Libohovën, vunë në veprim aktin e dytë të skenarit që çoi në përjashtimin e pjesëmarrjes së subjekteve shqiptare në kapitalin themeltar të bankës që atyre u takonte. Në marrëveshje thuhej se edhe subjektet shqiptare që do të siguronin paketa aksionesh në kapitalin bankar kishin të drejtë që t’ua shisnin aksionet e tyre pa asnjë pengesë titullarëve të ndryshëm. Pikërisht, në këto dy formulime u luajt drama në dëm të Shqipërisë dhe rrjedhimisht, të vetë shqiptarëve.
Shumë shpejt u kuptua se regjistrimi i tre aksionistëve shqiptarë ishte një lojë ogurzezë në dëm të interesave kombëtare të Shqipërisë. Fill pas 2 shtatorit 1925, pra fill pasi u krye kushtetutimi i BKSh-së, të tre pronarët e përmendur shqiptarë ua “shitën” aksionet pjesëtarëve të Grupit financiar italian. U kuptua se ata ishin, ashtu siç i cilësoi në atë kohë opinioni publik shqiptar, “kukulla” të kapitalit financiar italian. Përfundimi: në fund të vitit 1925 asnjë shqiptar nuk kishte më aksione në kapitalin themeltar të BKSh-së. Gjithë kapitali i saj tashmë ishte 100% në duart e grupeve financiare të huaja. Prej tyre, grupet financiare italiane zotëronin rreth 87% të aksioneve të BKSh-së. Të tjerat (13%) i zotëronin banka të ndryshme europiane.
Mungesa e aksionerëve shqiptarë në BKSh u pasqyrua edhe në përbërjen e organeve të larta administrative të saj. Kryetar i këshillit administrativ u emërua Mario Alberti; nënkryetarë: Frederico Brunner dhe De Wonters de Oplinter; këshilltarë: ing. Pietro Fonoglio, Giuseppe Biancini, Ugo Viali, Lale N. Zuber; këshilltar-sekretar: avokat Amedeo Gambino; sindikë: dr. Vincenzo Azzolini, Ajet bej Libohova, Franco Marmont; zëvendëssindikë: Giuseppe Marino, Massimo Aureli. Pra, sikurse shihet, në radhët e tyre ishte vetëm një shqiptar si sindik, Ajet Libohova, vëllai i ministrit të Financave, Mufid Libohova.
Opinioni publik shqiptar ra shumë shpejt në dijeni të lojës jo të ndershme që u luajt në krijimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë në dëm të kapitalit financiar të vendit dhe të interesave kombëtare të Shqipërisë. Si shkaktar të lojës që i la shqiptarët pa aksione në bankën e tyre kombëtare, opinioni publik paditi ministrin e Financave, Mufid Libohovën. Tronditja që pësoi opinioni publik nga mashtrimi i ministrit të Financave e detyroi Ahmet Zogun, në atë kohë President i Republikës, njëherazi dhe Kryeministër i Shqipërisë, të kërkonte nga Mufid Libohova dorëheqjen. Meqenëse ai refuzoi, A. Zogu ndryshoi më 23 shtator përbërjen e qeverisë duke lënë jashtë Mufid Libohovën. Në të njëjtën kohë hyri në veprim Parlamenti.
Parlamenti shqiptar ngriti më 24 tetor 1925 një komision hetimor, nën kryesinë e Rauf Ficos, me anëtarë Maliq Bushatin, Ndrekë Kiçin, Kasem Radovickën, Fiqri Rusin, Kristo Floqin dhe Vasil Bamihan, për të hetuar disa parregullsi për të cilat paditej ministri i Financave, Mufid Libohova. Një nga këto parregullsi ishte dhe veprimi që ai kishte kryer me përfaqësuesin e grupit financiar italian, A. Gambino gjatë zbatimit të konventës mbi Bankën Kombëtare të Shqipërisë të nënshkruar më 15 mars 1925.
Në përfundim të hetimeve, komisioni vuri në dukje ndër të tjera se ministri i Financave, Mufid Libohova, ia kishte mbajtur të fshehtë opinionit publik shqiptar afatin e nënshkrimit të aksioneve që skadonte më 5 maj 1925. Komisioni vuri gjithashtu në dukje se Mufid Libohova kishte mashtruar Parlamentin kur kishte deklaruar më 23 qershor se ai gjoja e kishte vënë me kohë në dijeni opinionin publik shqiptar se regjistrimi i aksioneve merrte fund më 5 maj 1925. Duke mbajtur të fshehtë afatin 5 maj 1925, thuhet tekstualisht në raport, pra duke mos u dhënë mundësi shtetasve shqiptarë të nënshkruanin aksionet që u takonin në bazë të konventës, “qysh në atë datë (5 maj) e drejta e nënshtetasve shqiptarë që përmban artikulli 4 i konventës (së BKSh-së) qe rrëzuar prej ish-ministrit të Financave, z. Mufid Libohova, konventë të cilën e kishte nënshkruar ai vetë. Me këtë dhe me veprime të tjera të parregullta – përfundonte komisioni hetimor – ministri i Financave, Mufid Libohova, kishte kryer veprime në dëm të interesave kombëtare të Shqipërisë” dhe se “ua kishte falur të drejtat e Shqipërisë të huajve”. (Raporti i Komisionit hetues parlamentar mbi veprimet e z. Mufid Libohova, ish-ministër i Financave dhe zv.ministër i Punëve të Jashtme, botuar nga Dhoma e Deputetëve, Tiranë, nëntor 1925, ff. 30-32).
Në bazë të padrejtësive që vinte në dukje komisioni parlamentar, Mufid Libohova duhej t’i kalonte gjyqit. Por, Presidenti i Republikës nuk e shtyu punën më tutje, mbasi me atë rast mund të anulohej dhe zbatimi i konventës së 15 marsit. Si rrjedhim, me gjithë skandalin që kishte kryer ministri i Financave, skandal i cili tronditi opinionin publik, qeveria shqiptare, e shtyrë nga disa llogari politike e respektoi konventën e lidhur me grupin financiar italian më 15 mars 1925 dhe mënyrën se ai ajo u zbatua. Ajo mori në konsideratë faktin se grupi financiar italian përfaqësonte qarqe financiare më të fuqishme se bankat e tjera që kishin paraqitur projekte për koncesionin e BKSh-së. E dyta, se grupi financiar italian i ofronte qeverisë shqiptare edhe huanë SVEA prej 50 mi treta, në atë kohë, Roma gëzonte mbështetjen e Fuqive të Mëdha perëndimore, siç ishin Britania e Madhe dhe Franca, të cilat kishin nënshkruar më 9 nëntor 1921 aktin me të cilin i lihej Italisë prioriteti në çështjen shqiptare. Më në fund, duke siguruar mbështetjen tek Italia, Ahmet Zogu ishte në gjendje t’i bënte ballë presionit që ushtronte ndaj tij Beogradi, i cili për ndihmën politike, financiare dhe ushtarake që i dha atij për shtypjen e qeverisë revolucionare të Fan Nolit, kërkonte shpërblime politike më tepër se aneksimin e Shën Naumit që Shqipëria i dha Jugosllavisë.
Roma, nga ana e saj, nuk ua vuri veshin protestave që vërshuan në Shqipëri. Me bujarinëlionë frangash ari për të cilën Tirana kishte nevojë të ngutshme. E financiare që Roma premtoi t’i jepte Shqipërisë pas koncesionit të Bankës, ajo zbuloi synimet e vërteta politike që kishte ndaj Shqipërisë. Në fakt, edhe vetë BKSh-ja në ushtrimin e veprimtarisë së saj shkeli, siç do të shihet, gurin themeltar të institucionit bankar – nuk llogariti fitimin financiar, por veproi si një institucion kryesisht politik. Pra, ajo veproi si një institucion, i cili llogariti kryesisht interesat politike të Italisë, qoftë edhe në kurriz të fitimeve të aksionistëve.
Kristo Frashëri
Ky eshte plani urbanistik me klietelist qe ka pasur Tirana. Vjen pikerisht ne keto momente vetem me nje qellim, per te favorizuar disa njerez afer pushtetit ne prag fushate. Fatkeqsisht vazhdon betonizimi pa mbarim I Tiranes… Bravo AK
sa merak qe boheni, ky ven eshte i marrum me kohe , lulishtet per cfare i doni me kullote maloket e ardhun ,po tani qe flasim kush i zhduku me qindra lulishte dhe askush nuk i ndaloi , kjo eshte demagogji e paster, politika eshte putane, pavaresisht ngjyrave qe mbart
Shqiperia do behet…
me lulishte e pa lulishte do behet, me kuqezinjte ne krye…
ju te AK jeni “kamunista”.. nuk doni “ndryshime”, nuk doni beton, doni vetem gjelberim.. pffffff, sa kot, pa lidhje.. po c’e duam gjelberimin ne ore, apo si ne komunizem, “do hame bar”.. gjelberimi asht vetem per kamunistat, si ju te AKZ-se..
po lereni ore Lulken rehat te beje pallate dhe qiellgervishtesa, te betonizoje ku te mundet, te betonizoje gjithcka, se keshtu ka lezet, jena ne demokraci, jo ne kamunizem or taj..!!! ne shyqyr qe kena betoniera, qe te bejme beton, kurse ju te AK-se dashkeni gjelberim, eh dreq o pune cna ka gjet me keta kamunistat..
rrofte Lul torta, rrofte Saleh haleja, poshte kamunistat qe duan gjelberim dhe parqe…
PS ka kohe qe uleret per kete plan rregullues dhe ju nuk ndiheni. Kaq besim ju ngjall AK??!!Keta po te jene per te miren e Shqiperise duhet te bashkohen me PS e ta largojne kete hale qe po e qelb vendin. Por keta duan vetem votat e te majteve qe tja japin Berishes.
ishalla nuk prishen lulishtet se nuk kane se ku te hajne buke maloket e sales
Zoterinj,shkenca nuk behet as me ideologji as me parti as me tifozeri as me ….Per te ditur me shume per planet rregulluese te Tiranes mund te lexoni ne nje nga numrat e nentorit ne te perjaveshmen italiane “L’espresso” nje artikull shkruar per Tiranen nga artitekti me fame boterore M.Fuksas.