A janë bankat zvicerane përpara një kthese historike?

4 Janar 2013, 21:06Politika TEMA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë një shembull në përplasjen e tyre me Zvicrën sa i përket taksave.

Banka Wegelin, më e vjetra në Zvicër, duhet të paguajë për shkak të evazionit fiskal një shumë prej 74 milion dollarësh për autoritetet amerikane. Pasi të bëjë një gjë të tillë, ajo do pushojë së ekzistuari.

Banka e themeluar në vitin 1741 u vu në qendër të hetimeve të amerikanëve pasi drejtuesit e saj u sollën veçanërisht në mënyrë agresive. Pavarësisht paralajmërimeve nga amerikanët, banka vazhdoi që të merrte para nga klientët e saj duke mos pyetur për origjinën e tyre. Sipas hetuesve, banka ka ndihmuar amerikanët që të fshehin një shumë prej 1.2 miliard dollarë.

Edhe pse shuma është shumë e vogël në krahasim me depozitat gjigande që janë në bankat zvicerane, sërish kjo ngjarje ka implikime shumë të mëdha. Në këtë mënyrë mund të vihet në diskutim ekzistenca e bankave të mëdha. Ajo që është në rrezik është fshehtësia e informacionit nga bankat, që deri më tani është mbrojtur kaq shumë nga Zvicra.

Në telashe është edhe qeveria zvicerane, së cilës i është kërkuar nga SHBA që të ofrojë emrat e atyre që bëjnë evazion fiskal.

Autoritetet amerikane po hetojnë ndërkohë edhe 11 institucione bankare zvicerane, mes tyre edhe bankat e mëdha Credit Suisse dhe Julius Baer. Kundër punonjësve të pesë sipërmarrjeve janë ngritur paditë.

Zvicra ka tentuar të negociojë me amerikanët për të arritur marrëveshje të ngjashme me ato të arritura me Gjermaninë e Britaninë, ku bankat zvicerane taksojnë klientët e huaj.

Por amerikanët kanë qenë më këmbëngulës.

Mesazhi është i qartë: ose del sekreti, ose ikën banka.

20 komente në “A janë bankat zvicerane përpara një kthese historike?”

  1. banka says:

    Excellent! Mjaft jetuan keta me parate e papastra. Kjo mund te jete edhe nje goditje per mafjen shqiptare – perfshire politikane e qeveritare.

    1. Tironsi "ZZ" says:

      Po me keta “zejtaret tane te vone”, si do behet?
      Kur biznese gjigande 100 vjecare bejne 10% evazion fiskal e gjobiten deri ne mbyllje,po keta “Elita shqiptare” u gdhine papritur miliardere
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/ilir-floriri.html
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/euromona-lsi.html

      1. Epirioti says:

        Zvicra Mendon se jet e mot do te bej pasuri do te notoj ne PARAJSE FISKALE me Milardat e Bossave te botes qe spaguajne TAKSAT ne vend te tyre, por edhe me Floririn Nazist qe ju Rrembye Hebrenjve dhe Popujve te tjere qe pasi u DEPOZITUA ne Zvicer mbeti aty. Nazistet u Zhduken Hebrenjte Gjithashtu dhe Zvicra gjith keto koh vetem Perfitoi dhe gjithashtu momentalisht Perfiton, por ja qe kan ardh Koh pak te Veshtira… Edhe Zvicres Litenshtejnit edhe ndonje vendi tjeter do tja shtrengojne rripin. Komplimente Amerikaneve, se u jane Shtuar shume Pordhet ketyre Zvicerianeve qe sprodhojne gje tjeter skane gj tjeter vec Alpe Lop dhe Cokullata Linddor.

      2. albaniac says:

        …keta plebishinjte tane i kane ne Honduras ….baj dhe uei…ju kujtohet kur erdhi presidenti i Hondurasit…. i kna embyllur nr Moldavi…Qipro etj…
        keta bythepalaret e malokut jane perzene nga Zvicra per korrupsion….
        si kueva e perzene nga bordello per imoralitet….

  2. plaku says:

    Per sqarim :
    – Banka Wegelin eshte mbyllur ( blere ) nga bankat e tjera zvicerjane.
    – Marreveshja financjare me Ameriken eshte mbyllur me kohe.
    – Marreveshja financjare me Gjermanine u ra dakord midis qeverise zvicerjane dhe gjermane por tani, si rezultat i kundershtimit te PARTISE SOCJALISTE GJERMANE ka mbetur pezull.
    – Marrevshjet financjare me Angline, Francen, Italine jane ne fazen fillestare.
    – Banka USB do ti paguaje Amerikes nje gjobe prej 1,2 miljarde dollare per paregullsi ne hapjen e kontove bankare ne Amerike.
    – Shenimi i mesiperm : “Ose del sekreti ose ikne banka” eshte i pasakte dhe nje budallallek i madh.

    1. Tironci Lugano says:

      plaku
      Nje korigjim te vogel
      Me Angline eshte mbyllur dhe kam hyre en fuqi qe me me 1 janar te ketij viti.Po kestu dhe me Austrine ka hyre tashme ne fuqi.
      Me Gjermanine ka probleme por do rregullohet.
      Eshte shum prane me Francen dhe Italine sic thua ti vete
      pershendetje

  3. AGIM ANASTASI says:

    Shteti ka te drejte te kerkoi iformacion,por bankat rrezikojne shume,pasi doli qarte ne globalizmin e sotem ato Jane istutucione spekulluse. Brenda mureve te trasha fshihet korrupsioni gjigand i politikes dhe pushtetit ,me kapitale te zeza e korruptive. Por kjo nuk mundet te vazhdoi gjate ,pasi Zvicra dhe bankat e saj marin fryme ne kete planet dhe nuk mundet te qendrojne passiv. Dita per te zbardhur te verteten ka trokitur forte,aq me shume kete po e bene Shteti,pra shoqeria. Kete trasparence po e kerkon me isistim,kreu i kapitalizmit ne globe,pikerishte USA,e bindur perfundimisht se nuk ka rruge tjeter ne nje kohe qe bankat kane vdekur. E verteta qe sa me pare duhet te dale,do te jape realisht se cilet jane aktualisht hajdutet me te medhenj te shoqerise,qe me naivitet eshte vendosur para ligjit peshku i vogel,hajdutet ordinere ,qe kane sulmuar privatin ,e jo ata qe me shitjen e prones shoqerore kane abuzuar tmersisht. Me sa duket Globalizmi do ta bej kete shekull,si rezultat i veprimit te ligjeve ekonomike,shekullin e trasparences. Lum ata qe do te rrojne e do te shikojne.

    1. Ton says:

      Shoku Agim! Ke shume te drejte!! Rrofte PPSH dhe shoku Enver!

      1. sono battuto con olio et aceto says:

        …shoku Ton,
        Proletariati dhe me forcat tona hedhim valle ne goje te ujkut…
        Rrofte klasa jone puntore dhe KQPPSH me ne krye shokun Enver….

        aghaghaghaghagahg sa kom qsh….aghaghagah vazhdoj te qesh..

      2. raimondi says:

        hahahahahahaahaha u dhivaaaaaaaaaaaa

  4. alban4eva says:

    ehh c’behet, Amerika me 300 milion banore, dhe e ben problem kur i dalin nga vendi 1.2 miliarde dollare. po ne Shqiperi me 3 milion banore, qe vetem Salehu ka nxjerre (vjedhur) nga vendi 1.3 milione EURO (te deklaruara) …??!!!!

    vetem ky fakt tregon ku jemi, ne c’fare gjendje jemi.. vazhdo more Saleh kerma, vazhdo, pse jo.. kur ke nen vete nje popull dele, pse mos te vjedhesh mor kafshe e ndyre..!!!

  5. Stef Staku says:

    ANALIZE : Besoj se 100 vite drite eshte larg Ministria e Financave e Ridvan Boles nga keto probleme.

  6. Landi- Sverige says:

    Gjithshka ka lidhje me krizen ekonomiko-financiare qe ka goditur boten qe prej vitit 2008 dha akoma nuk ka dale prej saj. Kush e mendonte qe bankat amerikane per tju shmangur kolapsit te shtetezoheshin nga shteti!!! Teoria e mbas viteve 1980 ne Europe mbi shkeputjen e shtetit nga iniciativa private me krizen e 2008 deshtoj. Kontrolli mbi te ardhurat, mbi korupsionin, per me shume transparence, levizjet e medha e “te indinjuarve” ne te gjithe boten, paniku i pergjithshem i falimentimeve deri edhe te monedhes se perbashket europiane, papunesia gjigande, masat e renda mbi kursimet, etj, jane faktoret qe po sjellin edhe ndryshimin e funksionimit te instuticioneve bankare. Ato nuk mund te bejne perjashtimin dhe nuk mund te vazhdojne te bejne miliarda ne bashkepunim me krimin dhe akoma me keq duke e fshehur ate. Denimi i kesaj banke qe eshte themeluar qe me krijimin e SHBA-se, te zemres se kapitalit boteror, eshte vertete nje kthese e rendesishme historike dhe ky eshte vetem fillimi.

  7. analist says:

    Ky rreshti i fundit eshte teper fodull:”Mesazhi është i qartë: ose del sekreti, ose ikën banka”?!?!
    Dhe si do te iki dmth si do te falimentoje banka,ose me mire te themi bankat zvicerane? Edhe deri tani amerikanet nuk kane qene dakord me praktiken zvicerane,nderkohe qe e praktikojne vete ne te ashtuquajturat oaze financiare qe jane praktikisht territore amerikane.
    Amerika ka punen e saj,zviceranet te tyren dhe nuk eshte e thene te ecin ne te njeten rruge,nderkohe qe asnjera nuk ka force te detyroje gjunjezimin e tjetrit.

    1. Ton says:

      Analo! Po tu qep Mema (United States Of America) mos e kkruaj shume, jo Zvicra po edhe kinezet qe e mbajne veten per cuba!! Me Memen deri me sot nuk ka p… sema ta krruaj!!
      Emri eshte shume i rende United States Of America!!
      Eshte peshe e madhe ta mbash mbi supe…nqs do te besh biznes ne marketin numer nje ne bote!!

  8. AGIM ANASTASI says:

    Ton! Faleminderit qe Ju me jepni te drejte,por ajo rrofte Enveri dhe PPSH,eshte e tepruar,si do ta kete kuptimin ,per “mire” apo per”keq”.Them e tepruar,pasi une vecanrisht,nuk na kam lidhje asgje me PPSH.Qe te jesh i bindur per kete,ke fatin te pyesesh,pasi sic e sheh une ne komente dale me emrin tim te plote dhe aspak me pseudonim .Ne se bej ndonje koment kritik sot, kete une e kam bere dhe “dje”,te jesh me se i bindur.Realiteti sot nuk eshte i persosur dhe kritika nuk duhet te mungoi,prandaj nuk duhet pare bardh e zi si enverist.Jo vetem bankat por i gjithe sistemi kapitaliste eshte sot ne dileme,pasi metodologjia si fuksionon,as me shume e as me pak eshte nje sistem kazhino.Per pasoj dhe diktati nuk mungon.Ne se sistemi socialiste kishte nje Enver,sot te jesh i bindur se ke miliona,te gjithe ata qe jane shefa kane kopetenca qe shtypin inisiativen dhe te drejten per te folur e punuar.Mundet te duket e pabesueshme,por realiteti eshte se nje shef sot mundet te hedhe ne rruge pa motiv dhe ligji eshte gjithje ne krah te shefit. Ne se athere futeshe ne burg po te kritikoje sistemin,sot te heqin nga puna po te kritikosh shefin.Mos haro se ne kapitalizem nuk ka denim me vdekje,por largimi nga puna eshte ekzekutimi per se gjalli.Jo vetem kaq,por sistemi “kazhino”eshte i lire per ate qe paguan,pasi demokracia eshte nje deshire qe duhet paguar.Ai qe sot shkon ne burg,te jesh i bindur ,eshte aty se nuk ka te paguaj.Pra ai qe paguan gezon demokracine.Sot shume kollaj,nje kritik i qeverise ,mundet ta shohe veten te denuar,jo si i denuar politik por nje i denuar me “gjobe”.Kohet i dashur mik kane ndryshuar,mos te raft.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Agim, mos u lodh, eshte shume e nderlikuar per Tomin c’fare ke shkruajtur…Tomi & Co inicjalet ja di mire nga “baca” me tesere..Ke bere analize shume te mire…

  9. viktor hoti says:

    alban4va eshte i pasakte sepse nga shqiperia kane dale zyrtarisht 1000 here me shume , jo 1.3 milion por 1.3 miliard . viktor hoti

  10. Edi says:

    Te gjithe jane xheloze se zvicra mbledh Pare nga gjithe bota .. Kjo eshte zotesi e tyre.hoop schwiitz

  11. tironsirefugjat says:

    Miq te dashur nuk ja them fort per ate perandori gjigande me fuqi gjigande e qe sot kontrollon fuqi dhe superfuqi globale e qe quhet BANK.dhe ka te shtrira rrenjet e saj ne cdo qeliz te trupit qe quhet ruzull toksor ! Me duket utopi te fillosh nje luft kunder nje sistemi aq te organizuar fajdexhijsh qe pijn gjak popujsh ketu e qindra vjet (qe ne kohen e Roshfildit te par) Kam pershtypjen se po gezohemi para kohe ! Jam i bindur qe do e gjejn emrusin ,se sorra sorres syt nuk ja nxjer ! Kan fituar aq pare sa edhe ate USA n do e blejn or ti mik se pa pare hajnie e hajnesh e din qe nuk mund te mbahen ! Mos haroni qe Zvicren as Hitleri nuk e preku qe hapi luft me gjith shtetet ! Po “hapen goj” ato kushedi cdo ndegjojn popujt e cfar zhgenjimi per ata qe kan qeverisur ! Mos u genjeni pra se do shikoni qe gjithcka do “mbyllet ” e asgje sdo ndryshoj se nje shtet i ter si Zvicera qe mban vendin e par ne bot per mirqenie ,pasurohet perdit me para krimi , korupsioni ,e hajdutesh politikan ! Kto desha te them me gjuhen time te thjesht se shoh komentus qe kan kultur e dijeni boll per kte sistem fajdexhijsh e ndofta din e me shum nga ne….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje