PS: Kolegji u kthye në komision zgjedhjesh, që kontrollohet nga qeveria

4 Janar 2013, 14:59Politika TEMA

Partia Socialiste deklaroi se Kolegji Zgjedhor e kompromentoi veten që në vendimin e parë për zgjedhjet.

“Kolegji Zgjedhor dha një vendim haptazi në kundërshtim me ligjin zgjedhor dhe me parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve. Kolegji Zgjedhor nga arbitër u kthye edhe rregullshkrues, për interes të një partie politike duke e komprometuar veten që në vendimmarrjen e parë për zgjedhjet. Njëanshmëria e vendimmarrjes në favor vetëm të interesave politike të PD, nuk krijon besim dhe klimë për zgjedhje të ndershme dhe të gjithëpranuara, gjë që po kërkohet nga i gjithë opinioni kombëtar dhe ndërkombëtar,” deklaroi Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri.

Ai u shpreh se ndarjen e ZAZ-ve e bën KQZ.

“Ndarja e Zonave të Administrimit Zgjedhor sipas ligjit është një çështje që i takonte KQZ dhe që nuk ishte në kompetencë të Kolegjit. Për më tepër që projekti i parë i administratës së KQZ me 76 ZAZ mori dakordësinë edhe të opozitës. Ishte Partia Demokratike ajo që kërkoi shtyrjen e vendimit përtej çdo afati, pasi kërkoi shtimin e numrit të ZAZ dhe urdhëroi administratën politike të KQZ për t’i shtuar ato përtej çdo numri logjik që siguronte harmoni me kriteret e ligjit.

Shtimi i ZAZ në vetvete edhe sipas variantit KQZ-PD nuk ndikon në fatin e zgjedhjeve dhe nuk përben problem për PS, por natyra e vendimit të kolegjit krijon një precedent të rrezikshëm për besimin e palëve në arbitrin dhe rregullat që kane shkruar vetë, pasi me vendimin e djeshëm, po tentohet të hidhen në erë të gjitha ato garanci ligjore për vendime kolegjiale që lidhen me përgatitjen e zgjedhjeve, të cilat duhet të gëzojnë besimin e aktorëve politik dhe që shkruhen në KQZ. Kolegji Zgjedhor po vë në rrezik të gjitha standardet ligjore që ka arritur politika me konsensus në lidhje me vendimmarrjet e rëndësishme, duke u kthyer në një komision zgjedhjesh, i kontrolluar nga ekzekutivi,” tha Gjiknuri.

“Kolegji Zgjedhor po vazhdon praktikën e kolegjit të mëparshëm, vendimet e të cilit u konsideruan të dyshimta sipas raportit të ODIHR, duke ndikuar direkt që zgjedhjet në Shqipëri të konsiderohen jo të mira nga Bashkimi Europian apo e drejta e popullit për të vendosur me votë të vihet në dyshim sipas Departamentit të Shtetit Amerikan. Partia Socialiste do të vazhdojë të këmbëngulë në zbatimin e rregullave të vendosura me ligj dhe nevojës për vendimmarrje kolegjiale në KQZ, pavarësisht nga roli që po kërkon t’i japë kolegji vetes, si komision zgjedhor i gradës më të lartë.

Sali Berisha i zënë nga paniku i humbjes së zgjedhjeve por përdor çdo shantazh politik duke asgjësuar konsensusin në KQZ dhe duke përdorur Kolegjin Zgjedhor si një instrument partiak në shërbim të tij. Veprime të tilla provokojnë popullin, por votuesit janë të ndërgjegjshëm për rrezikun që i kërcënohet  zgjedhjeve të lira dhe do të dinë t’i dalin për zot votës së tyre, pavarësisht rolit që do të luajë drejtësia e kontrolluar nga Berisha”.

23 komente në “PS: Kolegji u kthye në komision zgjedhjesh, që kontrollohet nga qeveria”

  1. Bajraktari i Bjeshkeve te Namura says:

    hahahaha, u menduat shume qe e gjetet ? Eeehh more te zinj qe as kete rradhe nuk keni per te zene mend !

      1. Toni says:

        Kur nje i dobet po perdhunohet nga nje i fuqishem, te gjithe presin qe te pakten i dobti te bertas dhe te mundohet te luftoj me aq sa ka ne dore per mos lejimin e perdhunimit. Por kur ju sheh juve qe po ju perdhunojne por nuk reagoni, atehere nuk mund te quhet perdhunim. Madje juve dhe te bertiturat ju jane kthyer ne ofshama, dhe prisni qe te ju besoje populli?! Juve po ju pelqen dhunimi qe ju ben saliu, aq sa mund te thuhet se jeni kthyer ne nje parti perverse!

    1. ilir says:

      …Vetem atje ke bjeshket e namura do fitoj sala kete here…

      1. analiztori says:

        …shtimi i ZAZ-ve,ne vetevete edhe sipas
        variantit KQZ+ PD,nuk ndikone ne fatin e
        zgjedhjeve dhe nuk perbene problem per PS.”
        thene nga z.Gjiknuri,
        Duket si nje deklarate ku te gjithve na bene
        te jemi me te sigurte.dhe ja pse:
        1-PS bashke me koalicionet e veta,kane shume
        me teper elektorat se sa PD me te vetet.
        2-Kjo gje e bene me te lehte kontrollin,pasi
        numuri i votueseve neper ZAZ,zvogelohet.
        cka do te thote se cfardo lloji manipulimi
        nga pedeistet behet edhe me i pamundur.
        3-Ballafaqimi i Fleteve te Votimit me Votuesit,
        do te tentoje drejte nje realiteti te pashmangshem.
        4-Listat e zgjedhesve jane shume me te kontrollueshme.
        Ne keto kushte,duke bashkuar edhe ate deklaraten
        e z.Gjiknuri,bejne qe Ftorja e PS+Koalicion te
        rezultoje e garantuar.
        Ne kete plan,do te thosha se sa me shume ZAZ.
        aq me i mire do te jete procesi(gjithmone ne favor te PS,+)
        ky do te ishte nje ekuacion qe me zgjidhjen e duhur
        do jepte shume kenaqesi ne shkermoqjen e Berishes.
        ndaj nuk kemi perse ti japim rendesi retorikave;
        jo e lagu jo se lagu.Dhe sa per ta kuptuar duhet thene se
        pedeistet nga padituria ju kane bere juve te PS+
        nje favor brilant nga ana matematikore.dhe kaq.
        (te shpresojme se nuk do ta dredhin,ashtu sikunder e kane zakon)

    2. Tahip e s'ta zbres mo says:

      Luli ja ka mor doren tortes o Sale ?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/darka-e-fundit.html

    3. entoni says:

      Nuk diskutohet qe ne kete vend ku qeveria vjedh keto, vjedhja nis nga zgjedhjet. Po nuk besoj se vete qytetaret do ta lejojne PD qe te vjedhe serish. PD e ka provuar nje here zemerimin e popullit. Ben mire ta marre parasysh ate para se te beje kesisoj pehlivanlleqesh

    4. ilo says:

      Kush do fitoje keto zgjedhje????
      PD???????????
      Me Sali Berishen ne krye??????????
      Jo po hajt tia japim Manush Mytiut me mire, se ai komunist prej verteti, jo tranvestit si Sala

    5. auore says:

      Berisha do thyeje qafebn kete here, nuk ka me asnje qe e voton
      I ka dale boja dhe era e po na qelb te gjithve

    6. pandi says:

      Berisha ka per te ngrene nje dru te shendoshe keto zgjedhje, nga ato qe i japin fund karrierave te Stalinisteve si xhaxhi doktori i dokrrave…

  2. feniks says:

    Zoti Gjiknuri!!
    Ti je jurist dhe duhet te flasesh me terma juridike e jo pallavra politike!!
    Cfare bere ti,kur Berisha(KQZ-ja) e dergoi ceshtjen ne Kolegjin Zgjedhor???
    ASgje!!!
    Duhej te jepnit ALARIN e madh,por nuk e bete!!
    Pse nuk e bete??
    Sepse ju HESHTET KRIMINALISHT kur Berisha po merrte nje nga nje te gjitha institucionet kushtetuese te SHTETIT,ndersa ju merreshit me lojra fjalesh!!!
    GOMARIN PO E SHQYENTE UJKU,AI THERRISTE “ISHALLAH JAM NE ENDERR”!!!
    ASGJE NUK KENI NE DORE!!!
    HESHTJA E JUAJ QE ME PARE TREGON SE JU I KENI SHITUR ZGJEDHJET PA FILLUAR!!!
    Berisha tallet me ju,se jeni treguar te PA AFTE PER T’IU KUNDERVENE!!!
    Ju gjithnje ecni DHJETE HAPA PRAPA BERISHES dhe komentoni veprimet e tij,pa patur fare fuqi realizimi!!!
    Edhe VJEDHJET DHE KORRUPSIONIN E MADH TE BERISHES E FEMIJVE TE TIJ,JU KENI DESHTUAR,SE KENI NDALUR VETEM TEK DENONCIMI MEDIATIK E JO PENAL!!!
    HARRAM E PACI BESIMIN TONE!!!
    Ne PS paska patur PLOT KAC ISLAMA E MANJANA!!!

  3. opozitari says:

    O zoti Gjiknuri po me thuaj ti kur e ka zbatuar ligjin shpellari berisha.dhe ate nuk eshte se e ka kapur paniku,por po kujdest per fituren e rradhes .normalisht me kete opozit te fjetur e kete popull servil. Servil me te madhe servill shekullore. Nje humor i portokallise… ne jemi popull qe nuk durojm shume vetem 500 vjet kemi duruar turkun e 45-50 Enverin ,keshtu qe ka kohe Berisha. Respekt

  4. devolli says:

    Po cbeni keshtu mo te uruar, vetem ju s’e morret vesh qe ska zgjedhje te mira me Saliun. Po pse ankoeni more, a e mbajtet saliun kryeminister, ater ta mbani e ta hani te terin tani. Ti Damian ato garancite qe na the kesaj rradhe kur do na i tregosh te keqen se sikur spo shohim ndonje garanci me shume? Sa her bashkpunoni me Saliun na genjeni qe kesaj rradhe sdo u vjedhi saliu prandaj beni reforma me saliun. Por pa filluar zgjedhjet akoma oooooppp ju vjedh prape dhe ankoeni. Ku vajten reformat qe bete me Saliun? Apo i kishit sa per ti hedhur hi syve popullit dhe per te mbajtur saliun deri ne fund te mandatit. Keni marrur fund si opozite . Do zoti te fitoje opozita po ju s’keni per te marrur asnji vote se sjeni te majte por jeni zoq te saliut qe e mbajtet 8 vjet me budalleqet tuaja.

  5. Partia says:

    Perfundimisht ju skeni bythe te fitoni.

    Skeni kellqe te mbroni popullin.

    Perfundimisht edhe po te fitoni, do te beheni si keta.

    Perfundimisht jeni te paafte dhe te paaftet jane te rrezikshem, hajdute, te koruptuar, dembele, frikacake, kriminele.

    Na cate koken me keto deklarata ditore.

    1. Tirona says:

      Akoma se keni mor vesh se opozitenn e ka blere Monarku i ri i Shqiperise. Do shikoni qe ne nje dite te bukur opozita me valixhet te mbushura me leke dhurate nga Berisha do marri rrugen e mergimit ndersha Berisha do vetshpallet mbret i shqiptareve.historia e viteve 20-30 po perseritet, por me nje mbret te ri , ndersa ai princi qumeshtor Leka do betet me gisht ne goje.Populli nuk duhet te besoje opoziten se do ta haje sa krahu.

  6. xhaxhai says:

    More biri im Damian,

    Duhet ta kuptonit me pare, se Saliu nuk zbret nga posti me ligje ne

    leter, sado te shkelqyera ti kini propozuar juve, por me pushke ne lule

    te ballit.

    Sa me vone ta kuptoni kete si domosdoshmeri, aq me keq do te jete.

    Kur kjo te ndodhi pashmangesisht, Shqiperia do te jete kthyer ne nje

    toke, mbushur me tonelata plehrash te djegura ngado dhe varfanjakesh

    te larguar nga syte kembet.

  7. Ben Chicago says:

    o gjik nuri
    mos i beni llogarite me njerez por duhen per kafshe te egra

  8. tomorri says:

    Jemi shume dakord me fenixsin.Ju te PS ose beni detyren ose me mire thojani popullit nuk jemi per kete pune.More te zes si ka mundesi qe sapo filloj puna e komisjonit filluane vendimet e kundraligjshme.Si ka mundsi more te dhjere ne brek qysh ne fillim.Ai nuk duhet lene qysh ne fillim per te bere gjera te tilla ose ju jeni komprementuare me Betishen dhe jeni mashtruse.Po pse rrine ata antare te PS ne komisjon per tu bere freske kremineleve.Hiqini fare dhe filloni per se mbari se me Berishen nuk ka zgjedhje kjo dihet Jo pallavra politike o gjiknur dhe ty po te themi ose ndrti NUR ose lere kete muhabet se ky muhabet ç eshte e vertetea do koqe te medhaja..

  9. gani says:

    i ka paguar taksat ky b.. q… jurist i ps-se apo jo ? nese jo mos te dali te na caje menderin… keta duhen varur te gjithe, del ak dhe ankohet dhe dalin te gjithe prapa saj disa ps-ra, frd-ra e terc e verci… madje edhe serbi kopjoi sot idene e tyre per futbollin… kush na drejton dhe kush pretendon te vije ne pushtet… e tmerrshme

  10. Din Kruja says:

    O Damjan zgjedhjet do te behen me ligjin qe bere ti dhe te pakten ti duhet te heshtesh. Por ti je i pa turp, bashke me Ramen je pjestar grupit “Lemeria” per ta zhytur Shqiperine me keq se ne pranveren 97. Shpesh shqiptaret u kane shpetuar menxyrave me teper prej fatit, rastesive, se sa vullnetit te klases politike qe ka qene prezente. Do zoti te kemi fat edhe kesaj rradhe.
    Desh harrova, o Gjiknur o derezi, o skandaloz, ik paguaj taksat e makines tende personale. Ne nje shtet demokratik nje person te tille do ta kishin zhdukur nga jeta politike.

  11. shoku babit says:

    Damjan, po te ish gjalle Leka, yt ate deputet, si ne 1997 . do e besoja por ty e buzequmeshtit si ty qe kane mbush PS ,Berisha i xhiron sa here te doje

  12. alban4eva says:

    PS-ja duhet te gjeje nje zgjidhje dhe te parandaloje vjedhjet spektakolare te radhes nga Saleh kerma.. se vetem kallzimet nuk mjaftojne…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje