Bishat e Indisë (VIDEO)

3 Janar 2013, 21:06Politika TEMA

Kriminelët tani kanë një emër. Pesë nga gjashtë personat që rrëmbyen një studente 23 vjeçare në Indi dhe e përdhunuan, torturuan e më pas e hodhën në rrugë gjysmë të vdekur, kanë dalë përpara gjykatës me akuzën e vrasjes, përdhunimit dhe rrëmbimit.

Këta janë bishat e Indisë:

Ram Singh, 35 vjeç, i ve, ka drejtuar grupin. Ai ishte një i alkoolizuar i dhunshëm. Jetonte në një lagje të varfër në Nju Delhi, punonte si shofer autobusi. Merrte rregullisht fëmijët nga shkolla.

Mukesh Singh, 26 vjeç, vëllai i Ram Singh. Punonte ndonjëherë si shofer dhe pastronte autobusët.

Akshay Thakur, 28 vjeç, vinte nga një zonë e varfër e Indisë. Punonte me raste. Ndihmonte ndonjëherë shoferët e autobusëve.

Pawan Gupta, 19 vjeç, shiste fruta e perime. Pas arrestimit deklaroi para policisë se është fajtor dhe se duhej varur.

Vinay Sharma, 20 vjeç, trajner në një palestër. Ai u arrestua disa ditë pas ngjarjes. E mohon përdhunimin.

I dyshuari numër gjashtë është 17 vjeç dhe për këtë arsye nuk është dhënë identiteti i tij.

Madje mediat raportojnë se adoleshenti ka qenë më mizori në përdhunimin e vajzës.

Si ndodhi përdhunimi brutal?

Të gjashtë të akuzuarit e mbyllën viktimën dhe shoqëruesin e saj në një autobus. Pasi goditën mashkullin, nisën të përdhunojnë vajzën me shufra hekuri, duar e ç’të mundeshin.

Studentja bërtiste, luftonte me sa të mundej, por nuk shpëtoi dot. Ata i grisën rrobat nga trupi dhe e hodhën në rrugë gjysmë të vdekur, madje tentuan ta shtypin me autobus.

Mjekët luftuan 13 ditë, por nuk i shpëtuan jetën.

Pesë ditë pas vdekjes së saj, ka nisur gjyqi i përshpejtuar. Ekspertët kanë gjetur gjurmë gjaku dhe sperme nga të akuzuarit. Dosja e tyre është 1000 faqe. Në total janë 30 dëshmitarë. Ata rrezikojnë dënimin me varje.

Qeveria po ashtu ka deklaruar se do të përshpejtojë të gjitha gjyqet për përdhunim.

Ndërkohë, në një tjetër zhvillim, turmat kanë rrahur rëndë një politikan vendor në Indi, që akuzohej për përdhunim.

Televizionet kanë treguar pamjet e Bikram Singh Brahma nga Partia e Kongresit, duke u dhunuar nga gratë.

Një burrë raportoi se ai i kishte përdhunuar gruan e tij gjatë natës.

Turma kishte dëgjuar ulërimat e gruas dhe hyri brenda në shtëpi duke nisur të godasë politikanin.

Policia e ka ndaluar atë, ndërkohë që po mbledh prova për ngjarjen.

(VIDEO ME POSHTE E DHUNES NDAJ BIKRAM)

http://youtu.be/xg3rMTl6Qpc

16 komente në “Bishat e Indisë (VIDEO)”

  1. islami says:

    islami e ka te percaktuar me vdekje ate qe perdhunon,

    por njerzit nuk e pelqejne islamin si fe, mire po kur e provojne vete ne kurriz dhunen qe islami e denon atehere ju bjen ndermend por eshte vone…

    1. elinor says:

      O hajvan, shko e thuaja kete atyre femrave talibane te cilat detyrohen te martohen me ate qe e perdhunoi ose te hane burg!

      1. alban says:

        ik o cope injoranti, shifes i pashprese

    2. Arberor says:

      Ti siduket nuk jetoke ne kete bote! Dilni nga fantazite, dhe shikoni realitetin. Jo vetem perdhunohen, por ato qe perdhunohen, burgosen dhe detyrohen edhe te martohen me ata qe i perdhunojne. Rasti me i fresket i vazjes marokiene qe vrau edhe veten pasi e detyruan te martohej me perdhunuesin.

      http://www.huffingtonpost.com/2012/03/14/amina-filali-morocco-rape_n_1345171.html

    3. Arberor says:

      Ja tek ke tjeter ne Afganistan, ku ligjet Islame detyrojne te martohen me perdhunuesit, pasi e denuan! Boll mo na hapni barkun.

      http://atlasshrugs2000.typepad.com/atlas_shrugs/2011/12/islamic-law-rape-victim-forced-to-marry-muslim-rapist.html

  2. TANI says:

    SI I VRASIN SHEIKET E ARABIS SAUDITE KUR PERDHUNOJN SHERBETORET NGA FILIPINET IK E IK MOS NA TREGO PRRALLA TANI SE VETEM INJORANC SILLNI FEJA ESHT OPIUM PER MENDJE TE SEMURA.

  3. Zigur Qarri says:

    Tmerr.Kur mendon qe ka ndodhur ne Indi,ne vendin ku dashuria dhe rrespekti i nje burri per gruan u perjetesua me nje nga ndertimet me te bukura te te gjitha kohrave,Taxh Mahal,duket e pabesueshme.
    India ka mbi 40 milion vejusha qe nuk kan te drejte te martohen perseri.
    Deepa Mehta nje regjizore indiane qe jeton ne Kanada eshte njera nga zerat e mbytur qe lufton per te drejtat e grave ne Indi,por pa shprese.
    Mbi dy mije filma ne vit prodhon Bollivudi indian,por pa prekur pothuaj fare problemet e mprehta qe shqetesojn shoqerise indiane.
    Greket e sotem si pasardhes te indianeve(ciganeve) i kan harruar zakonet e paraardhseve te tyre,kjo fale ndikimit te kultures shqiptare(arvanite).
    E keqja eshte se nuk na dijn per nder.

    1. gjirokastriti says:

      Ti je nje idiot qe se ke shokun…. Clithje ka artikulli me greqine vetem ti e di
      Na lini te lexojme ndonje koment per se mbari.
      Se cke ti me greqine shko e gjeje po ta mbajti na lere ne te tjeret rehat

      1. Zigur Qarri says:

        Dhe gjinokastriti diskutoi per artikullin…!
        Doja te gjeja se sa peshq kultivon Janullaposi o Krap.

      2. Eri says:

        Nuk e mar vesh pse e ve emrin gjirokastriti. Me siguri je ndonje fshatar nga minoriteti.

    2. Hamdurulam says:

      I mjeri ti qe c’do gje e lidh me greket .Arvanitet e kane per turp te pranojne qe kane lidhje me ty dhe kategorine tende .Te paret e tyre ishin ” thefte qafen BABADOVLETI kurse te tute ishin DUMBABEN “.

    3. Bono says:

      O Zigur fara e dushmanit te ka bere dem 500 vjet. Po anadollaket qe i ke vellezer cfare nofke u ke vene. Ne fakt nga ata e kemi kete kulture kaq te madhe. Imagjino deri ne 1937 ishim 70% analfabete. Lum si ne per keta mendjendritur qe dalin dhe bejne si te zgjuar.

  4. lindi says:

    Jam dakort me ty Islami. Te tjeret le te bejme gam gam sa te duan….

  5. Sum Gruda says:

    Indianet jane nje Kombe qe meritojne rrespect dhe kane nje simpati si Pakistanezet me nemuz te vertete.
    Tragjedite jane per njerezimin dhe nuk perfytyrojne krejt Kombin Indiane, ligji i Indise eshte be i repte per agresoret e perllunimit
    shpresoj qe te jete nje denim i vertet civilizues.

  6. alban4eva says:

    hahahahahahahahahha, Zigur Qarri, je i madh per bese.. eshte shume e thjeshte te gjesh vemjet greke ketu ne forum… mjafton nje fjali me spec, dhe e nxjerrin koken vogelushet e Janulles.. hahahahahha…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje