Kolegji Zgjedhor merr kompetencat e KQZ, vendos për ndarjen e ZAZ-ve

3 Janar 2013, 18:24Politika TEMA

Ndarja e Zonave të Administrimit Zgjedhor sjell vendimin e parë të dyshimtë të Kolegjit Zgjedhor. Opozita thotë se po merren kompetencat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Kolegji Zgjedhor ka marrë vendimin për ndarjen e Zonave të Administrimit Zgjedhor (ZAZ), duke shkaktuar në këtë mënyrë vendimin e parë të kontestuar nga opozita, e cila pretendon se duhet të jetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ai që duhet të marrë vendim për ndarjen e ZAZ-ve.

“Kolegji vendosi pranimin e pjesshëm të padisë, shfuqizim të vendimit numër 20, miratimin e ndarjes së re të zonave të administrimit në zgjedhjet për Kuvendin në 89 zona të administrimit, sipas propozimit të KQZ-zë”, deklaroi Andi Civici, relatori i trupës gjykuese.

Ky ka qenë vendimi i Kolegjit Zgjedhor pas ankimimit të Partisë Demokratike për ndarjen e zonave të administrimit zgjedhor për zgjedhjet e 23 qershorit 2013.

Pas një seance që ka zgjatur për afro 4 orë, Kolegji ka vendosur të pranojë kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke hedhur poshtë në këtë mënyrë kërkesën e përfaqësuesve të Partisë Socialiste, të cilët pretendonin se një vendim i tillë është kompetencë e KQZ dhe se kjo trupë gjyqësore nuk mund të marrë kompetenca që nuk i takojnë, çka sipas tyre ofron një precedent të rrezikshëm për vijueshmërinë e mëtejshme të punës në këtë institucion.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, tha se propozimi i bërë nga PD ishte i bazuar në ligj dhe se kërkesa e tyre synonte përmirësimin e standardit të procesit të numërimit.

“Zgjedhjet janë pronë e gjithë shqiptarëve dhe jo e partive politike, Partia Socialiste t’i shpjegojë vetë arsyet e këtij kundërshtimi absurd”, u shpreh Bylykbashi.

Menjëherë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor ka reaguar përfaqësuesi i PS, Koli Bele i cili ka thënë: “Qëndrimi ynë është i qartë, vendimmarrja nuk është legjitime, Partia Socialiste kërkon të respektohet ligji, kjo është një lojë, Kolegji Zgjedhor nuk duhet të marrë këto lloj vendimesh”.

Përfaqësuesi i PD, Ivo Kaso, ka theksuar se nuk mund të lihen në fuqi 66 ZAZ duke shtuar se rritja e numrit të tyre do të garantojë numërim të shpejtë dhe me më shumë transparencë.

Ndërsa përfaqësuesja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Dëshira Pasko, theksoi se ndarja në 66 ZAZ është e pamjaftueshme për administrimin e procesit zgjedhor.

“Ndarja në 66 ZAZ sjell mungesë efikasiteti. Propozimi i PD nuk është i mbështetur në ligj dhe po kështu edhe propozimi i PS-së nuk ndihmon në administrimin e zgjedhjeve prandaj po bëhet trajtim i pabarabartë i zonave”, theksoi Pasko.

Ajo ka shtuar më tej se ndarja e zonave të administrimit të zgjedhjeve është në kompetencë të KQZ-së, duke shtuar se propozimi për ndarjen me 89 ZAZ është funksionale dhe ligjore.

Ndërsa përfaqësuesit e PS-së theksuan se kërkesa e Partisë Demokratike është në kundërshtim me ligjin pasi sipas tyre ndarja e ZAZ-ve duhet të bëhet në KQZ me negocim mes palëve.

“Kolegji nuk ka tagër për këtë çështje dhe nuk mund ta shqyrtojë në themel atë. Prandaj ne kërkojmë mospranimin e kërkesës së PD për ndarjen territorit zgjedhor dhe për pushimin e çështjes”, theksuan përfaqësuesit e PS-së.

28 komente në “Kolegji Zgjedhor merr kompetencat e KQZ, vendos për ndarjen e ZAZ-ve”

  1. fieraku4u says:

    OPAAAAAAAAAAA, FILLOJ EDHE PLANI PER VJEDHJE. EC ATY BERISHA.

    1. laskari says:

      U pordh edhe kjo pune!Nuk vendos as populli, as Saliu as Ps-ja dhe as te huajt!
      Ne Qershor do vendosi Kolegji Zgjedhor a iken apo rrin Saliu edhe 4 vjet! Dhe e dime deri me tani se si do vendosin.Ja veme gjithe fajin Saliut, po sa te kete keshtu zagaresh qe pak prej frikes e pak prej lekut shesin edhe non e bab, keshtu do shkojne punet andej nga ne.

      1. fl says:

        Civici? Mos ka gje lidhje me Civicin e Universitetit Privat te Cilit dhe Cileve te tjere? Me siguri qe po.

        Nejse, si thonin keta te PS-se: S’ka mundesi, nuk mund te dale kaq hapur kunder asaj qe eshte shkruar ne kod ?

    2. laskari says:

      Dhe çdo e perditshme serioze opzitare shqiptare (sugjerim per Temen) duhet te publikoje e te mbaje te publikuar fotot e çdonjerit prej antareve te Kolegjit zgjedhor, çdo dite nga tani deri ne diten e vendimarrjes finale per zgjedhjet me ndonje diçiture te tipit “Keta ketu kane ne dore fatet tuaja”. Se keshtu mos ndoshta ndodh vakia dhe ndonjeri nga keto ndergjegjesohet.

    3. laskari says:

      foto individuale te çdo antari te Kolegjit Zgjedhor, me emer mbiemer, nga sot deri ne diten e vendimit per zgjedhjet, ne çdo te perditshme e mundesisht te stampuara e vendosura ne çdo rruge.

      1. Tan_Tironci says:

        EdHe adresen e shtepise.

    4. feniks says:

      Sa me shume ZAZ,AQ ME MIRE VIDHEN VOTAT!!!
      UJKU MJEGULL DO DHE MJEGULLA ESHTE KUR SHTOHEN SA ME SHUME PIKAT E NUMERIMIT E MBUSHJES SE KUTIVE!!!
      URRAAAAAA!!!ZGJEDHJET MBARUAN-FITOI PD-ja 139 DEPUTETE DHE PS-ja 1 DEPUTET!!!
      URIME EDI RAMES PER JURISTET E ZOTE,QE KA!!!
      LESH PA ZENE DIELLI!!!
      Po qe kur PD-ja e COI CESHTJEN NE KOLEGJIN ZGJEDHOR,PS-ja DUHET TE NGRINTE POPULLIN NE KEMBE!!!
      Sic duket po marrin masa per te shkuar ne MITINGUN E PD-se per ta URUAR!!!

  2. ZGJEDHJE TE LIRA says:

    UJKU QIMEN E NDERRON POR ZAKONIN SE HARRON. DONI ZGJEDHJE TE LIRA ME BERISHEN ????? Po ju jeni te marre. Skeni kuptuar as nje gje. SUKSESE

  3. Shoku im burgaxhi says:

    Bukur.
    Keshtu te vazhdoje kolegji.
    I mencur babai i Shkerdhen bastardit, con keshilltarin e vet si perfaqsues, qe gjyqtaret te kuptojne mire mesazhin qe pretendimi eshte i tij dhe se ai e deshiron ashtu.

    Kush do guxonte ta kundershtonte?

  4. Din Kruja says:

    Ne strategjine e Ed Rames eshte qe ti shkaterroje keto zgjedhje, pasi e di qe tani rezultatin, qe PS-ja eshte e humbur. Kjo parti aktivizon si juriste persona me nivel profesional dhe shkencor me teper se medioker, totalisht te pa afte. Edhe kesaj rradhe kodi zgjedhor eshte bere ashtu sic e deshi Ed Rama, prandaj dhe duhet thene se eshte e pamoralshme te qahen. Shkurt pasi penguan ne menyren me antiatdhetare miratimin e statusit te vendit kandidat per ne BE, kerkojne ta cojne deri ne funt kalimin e Shqiperise ne situata teper te renda.
    Realisht kodi zgjedhor aktual eshte i ngarkuar me nene teper kontrakditore te cilin e bejne pothuajse te pazbatueshem. Marrezite e juristeve te PS-se i kane ngrene edhe ata te krahut tjeter, te cilet si zgjidhje do te preferojne kapercimin e tyre me arbitraritet apo me “gjyqtare te pavarur”. Nje rol negativ ne kete proces kane edhe nderkombetaret, vecanerisht gjermani i OSBE, te cilet kane dhene okejin per te gjitha veprimet e kryera ne drejtim te procesit elektoral, duke bere qe vendi yne te hyje ne ngerce te pamerituara.

  5. racionali says:

    Nuk ka se si behen zgjedhje me te shtrenguara dhe kriminale.O ju perfaqesues te PS,bojkotoni fare KQZ dhe zgjedhjet qe ti beje Sala sic din ai te “LIRA”.Akoma ju me qorrsokake Koso–vrases dhe Bylyk-Bimbashes.Bejeni me dije nderkombetarve dhe pike.Terhiquni derisa te terhiqen kriminelet e PD.Meqenese Bylyk-Bimbashi donte shpjegim per shtimin e ZAZ-ve,qe ku eshte e keqja qe te shtohen une po i them qe beji nja 5oo ZAZ,qe ti vjedhesh zgjedhjet mire,se keshtu i “numeron me shpejte”,pra i vjedh me kollaj,pa mundesi kontrolli O Koso–Vrases.Me kete qe po ben Edi Rama po na fut ne dyshim,duket sikur po luan lojen e Sales.Do bythe beteja Edi,kafshes duhet ti drejtohesh me dru e dajak,sa per shkence qe hyj ketu e dal atje,i them keshtu dhe i them ashtu nuk e rruan Sala, Edo.Keshtu qe mblidhe mendjen mire duke ja qartesuar te huajve dhe vetes.

  6. Sum Gruda says:

    Nuk ka se pse te kundershtohet, Lala Kros, Lala Kros, kur vet shkruaj e vet volose dhe kush nuk te thote se mos.
    PDja u be KQZ e saje.

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Sigurisht keshtu fitohet per te sunduar..Duke percare Shqiperine ne 100 krahina…Ky votim zgjat me shume kohen e rezultateve te zgjedhjeve..Duke mbajtur ne maksimum numrin e ZAZ-ve krijohet me shume gjullurdi dhe pergjigjja e votimeve te Tiranes do duket si seconde krahasuar me zgjedhjet e ardhshme…”Sa me shume te shtyhen datat e gjykimit te rezultatit, aq me thjesht do ta pranoj populli” – MOTOJA E GADAFIT…

    Opozita ben mire mos ta ha kete kallup…

  8. hysni dajaku says:

    Ps-ja!po tregon se edhe mbas 4 vjetesh,nga zgjedhjet e kaluara,dhe mbas dy vjetesh nga zgjedhjet locale,akoma ka lene “vrima”ne kodin zgjedhor ku Sali Berisha,ka mundesi te fusi gishtin!!dhe po arriti te fusi kishtin ,ta dini se ka per ta shqyer kutin dhe zgjedhjet!!edhe me I humburi te pyetet ne shqiperi nese”do I vjedh zgjedhiet Saliu,apo jo”pergjigja do jet. “I ka vdekur nena” ! vendosia e pushkatareve te votes se lire ne krye te” Ministrise se Brebdeshme”Arben Ristani,Flamur Noka,Ferdinant Poni,nuk le vend per diskutime!!Presidenti,Gjykata,Prokuroria e mbyllen kete ciklin e zgjidhjes ligjore me njerzit qe kan ne krye!!tani eshte njelloj si ti biesh murit me koke!!Kryeminstri betohet para te sapolindurve ne materrnitet,se do beje zgjedhje te ndershme,dhe te sapolindurit pushuan se qari se nuk u besonin vesheve qe e kishte seriozisht!!dhe sapo del nga materrniteti kryeministri ulerin se do shembi murin e opozites!!pra zgjedhjet e lira dhe te ndershme nuk behen duke kenaqur opoziten qe do ta shembi e ktheje me bythperpiet,por femijet e sapolindur!!ka zera se opozitaret po kenqin veheten duke perhapur parrulles se Saliu edhe vet nuk do te fitoje,se I ka arkat bosh pa leke,dhe nuk ka cfare ben me!!Berisha nuk pordhi qe dogji shqiperine ne 1997-en,ndaj te mos I genjej mendja se do iki lehte nga pushteti!!ne shqioeri zen me shume vend thashethemet dhe historite bajate se sa llogjika dhe mesimet nga historite reale!!Mbreti Zog iku pa zbrazur nje pushke,duke shkelur betimin qe kishte bere para nje populli te tere,mori edhe florin me vehte,e sot nderohet e respektohet si patriot!!Saliu dogji e shkretoi shqiperine pa qene nevoja e pa ja dashur pune,kur mire e bukur jepte doreheqien,ulej me opoziten ne tryeze,e nuk u jepte popullit armet ne krah te vriteshin me njeri tjetrin,dhe sot ja ku e kemi perserine krye me te njejten mendje e me te njeten sjellie,duke konsideruar opoziten si armike !!e shqiptaret shqyejen bythen me njeri tjetrin kush e kush te hiqet me antigreku me I madh sikur gjith fatkeqesit na kan ardhur pse kemi Greqine fqinje!!!mburren me patriotizem fals e me historira bajate,qe nga pasaporta falco e Ajnshtajnit e deri tek robaqepesi I Mesit qe na japin nje “krenari”aq te madhe sa nuk na ze gjumi naten nga gezimi!!dhe nga ana tjeter mungon zerii drejteperdrejt dhe I thjesht I opozites qe me shume flet me parrulla se sa shkoqur e qarte per cdo shqiptar!!opozita nuk duhet te trembet nga deklaratat per kthimin mbas te shume pasurive shteterore qe u privatizuan padrejtesisht!!eshte krijuar ideja se ne kapitalizem sheti duhet te” laj duart”nga gjith pronat dhe pasurit se private gjoja I ekonomiskerka me mire!!po,ather perse u dashka shetit!!!vetem per te vjel taksat e bere tendera!!kjo e ka cuar kapitalizmin en rruge pa krye!!pasurite dhe pronat w e shtetit kan nevoje per miremanexhim,por kjo tregon aftesin e shtetit qe ta detyroje te gjej kuadro te afte e te vendosi ligje te ashpra per ata qe abuzojne,por jo te ngreje duart perpiet e te ktandiset me ministra e drejtore e administrat qe vetem bejne xhiro e marrin dieta ,pa nivel,e pa motiv,duke degjeneruar sistemin me te paafte!!Enver Hoxha mund te bente lehte sekretar Partie,si pune e Saliut ne spital,por nuk e beri Saliun drejtor spitali,se kishte te tjere me te zote!e keshtu ne shume fusha!!nuk behet fjale ketu per tu kthyer perseri tek prona hstetore,pasi sektori I sherbimeve eshte I perkryer privatisht,por nuk ka llogjike qe uzinen e Ballshit e drejtoka me mire Taci,se shteti paska kokecarje!!po kan leke keta si pune Tacit le ti bejen uzina te reja moderrne,meqe paskan leke!!Naften na administoka me mire Albana Vokshi se sa shteti!!edhe keta qe dashkan hidrocentralet,!!po ja ta bejne ate te Kalicavit se na kan care trapin ketu e 15 vjet,lumenjte aty jan,uje ka le ti bejen me te mire e me moderrne!!ndaj mos te tremben as nga kthimi I privatizimeve e as nga marrja pse jo edhe e Albtelekomit!!private eshte I lire te ngeje ,ndertoje e konkuroje,por jo te vjedh e abuzoje me djersen e popullit!vetem pse kjo eshte bere mode ne kapitalizem!!nuk duhet te mburret shteti duke bere reforma e duke nxjerre njerzit te papune e drejtuar drejt Greqise si bageti,po duke patur prona e pasuri ku ti punesoje e tu siguroje jeten me dinjitet,pasi shqiptaret sot e quajne punesim kur ngrihen ne mengjes,marrin lopen prej dore dalin ane kanalit edhe “gezojne kapitalizmin si te vet punesuar””!!

    1. arjani says:

      Eshte ligji po eshte dhe maliqi.

  9. ana says:

    Kam nje kungullesh e ndaj 100 pjese jo 66 e pse jo 89 eshte e LSI.

  10. Perseri do ta leme te vjedhe votat ? says:

    PRANDAJ, PSIKOPATI DIKTATORI-VERIOR SAL BARBARI,
    THOTE SE ZGJEDHJET NUK JANE “KUSHT” !

  11. gjon says:

    Sa per zgjedhjet SALIU i ka garantuar qe tani.VINI RE :Ne Ministrine e brendeshme {Pushteti lokal}ka njerzit me te pa besuashem per ndershmeri si:FERDINAND PONE mjeshter i manipulimit te listave zgjedhore-ARBEN RISTANI e tregoje vehten ne zgjedhjet e kaluara.-NARD NDOKA me profesion kovac ish Minister i shendetesise vdes per tu bere edhe njehere Minister.-Kryetare e KQZse LEFTERI LLESHI sherbetore besnike e shoqes JOZEFINE e shokut SALI.ME PRESIDENT KUKELL NISHANIN. E SI DO TI FITOJE ZGJEDHJET OPOZITA???????????????? harrojeni .2013 SHQIPERJA DO BEHET ME MONARK TE RI plakun SALI.

    1. kompromis says:

      ISHALLA PO KULLOHEN NDOPAK SOCIALISTET PER LOJEN QE LUAN RAMA
      O TRIMA TE EDVIN LAKURIQIT HIQNI SHPRESAT NGA FITORJA QE PRISNI.
      JENI PREFUR KEQ QE TE FITONI KETE HERE POR NUK NDODH KJO KURREEEEE
      EVIN PALLOSHI NUK ESHTE PER POLITIKE . BERISHA E FUT NE DET DHE E QET
      PA LAG . KY POPULL DUHET TE SHPRESOJ TEK NDONJE LIDER TJETER ME TE FUQISHEM.
      EDVIN RAMA I JEP FUND KARIERES SE TIJ MBAS QERSHORIT.

      SOCIALISTET BAS KAPITULLIMIT DO TE BEHEN SI MIJUSHA TE LAGUR
      HA HA HA

  12. Toni.I. says:

    Pjesa mè e madhe SHqiptarve tè gjorè kjo Politika e sotme po i
    varfèron kjo èshtè mè se e qartè dhe mbetet shumè-shumè e
    vèshtirè qè VOTA tè jetè DEMOKRATIKE dhe e lirè pèr QYTETARIN
    edhe pèr Zgjedhjet e ardhshme,pèr mendimin tim Votat e çdo Qyteti
    tè numurohen pa ndalim dhe mundèsisht tè bohen pranè Bashkive pèr
    çdo Qytet nè prani tè pèrfajsusve tè çdo Partie me qèllim qè
    KQZ tè mos i jepet mudèsia tè ndryshimin as edhe tè 1 Vote por ti
    jepet mundèsia tè japin vetèm pèrfundimi e Zgjedhjeve qè çdo
    qytet me firmèn e pèrfaqsusve tè Partive tu jepet numri dhe fitusit e Votès pèr çdo Qytet me qèllimn qè Kqz,Prefekturè,
    Policisè dmth njerzève tè Salè komunistit tè mos i bien nè dorè
    as edhe 1 Votè .

  13. ben says:

    Tralala me bishta prasi.Nuk e kuptoj si opozita shqiptare(i gjithe spektri)gallata + tragjedia e zgjedhjeve alla shqiptare sapo ka filluar.

  14. WEB says:

    Kjo po qe eshte vjedhje ,dhe jo canta sportive e kosta barjabes

  15. vlora says:

    Hallall ti vjedhi zgjedhjet kush eshte me i zoti fiton gjithmon. Njeri me karakter nje gje qe do e ben realitet, jo bla bla bla dhe mender as mune ste han. Se po te kishte djem ky vend jo Sala po asnje mut muti ne bot sdel dot mbi popullin,po ai e di se Shqiptaret kujtohen njeher ne hya vjet per te ngritur koken dhe ateherre me shaka prandaj dhe ai ua mbeshtet gjimon e me mirre Prreshin tek vendi.

  16. ardian says:

    filluan gjykatat e psiqikut sali me zanatin e tyre keshtu fitojne keta plera duke vjedhur vetem me rivolta si ne libi pirdhet e shporret psiqiku sali se keshtu nuk e leshon kollaj ky poshtersire …

  17. SKENDER BEU I VJETER says:

    OERTI KA TE DREJTE,ESHTE I BAZUAR NE LIGJ NDARJA E ZONAVE.DO THONI NUK KA LIGJ,PO FUNDJA JOZI PSE ESHTE BEJME NJE TE RI DHE JA EKEMI LIGJIN.FUNDJA LIGJET JANE TE PD DHE KOMISIONI ESHTE I PD NE VENDIME ,SE PD ESHTE NE PUSHTET TANI.KETO ZGJEDHJE JANE PJERDHUR QE NE FILLIM KUR SALA THA KETE HERE DO BEJME ZGJEDHJE TE NDERSHME.

  18. ALpini says:

    Pershendetje Kolegjit Zgjedhor,
    Gjithnje duke shpresuar se do jipni vetem drejtesi ju pershendes per vendimin.

  19. Vjosa VL says:

    Tani qe edhe prokurori mbi prokuroret u zgjodh me miratimin e mazhorances,sigurishte me firmen e vulen e te plotfuqishmit,jo te zones e rrethit ,por te gjithe SHQIPERISE,kolegji
    zgjedhor dihet se nga e kane prejardhjen. Jane byrazeret e Shashenkes ,te Tomes,po jo ai “Flutura ne gabinen time”.Kane marre edhe bekimin e zonjes Shpresa Becajt,keshtu qe deri sa nuk u permbys bota nuk besojme se do permbyset dhe zakoni i vjedhjes se votes nga hajdutet e pasurise qe jorgan per ti mbuluar vjedhjet kane voten.Edhe
    paraja ne 1964 ndryshoi fytyren ,beri pak fundin e shkurter po vlera eshte e njejte.Edhe kolegji zgjedhor ndryshoi fytyrat,po vleresimin e kane te njellojte me ata qe zevendesuan.

  20. qytetar says:

    Të vjedhësh në këtë vend është drejtësi.

    Prandaj detyra juaj është ta ligjëroni vjedhjen.

    Përshendes Kolegjin Zgjedhor për palo-vendimin Nr.1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje