AK: Konsensusi PD- PS për Kodin Zgjedhor rezultoi fatal

4 Janar 2013, 12:13Politika TEMA

Aleanca Kuq e Zi ka reaguar ndaj vendimit të djeshëm të Kolegjit Zgjedhor për shtimin e Zonave të Administrimit Zgjedhor për zgjedhjet e 23 qershorit të ardhshëm. Sekretari I Marrëdhënieve me Publikun në AK, Rezar Balla, deklaroi së zgjedhjet e ardhshme janë në rrezik si pasojë e presionit politik që partia e Berishës po kërkon të ushtrojë mbi anëtarët e Kolegjit Zgjedhor. Balla deklaroi së konsensusi PD-PS për Kodin Zgjedhor ishte fatal dhe do të ketë impakt negative në zgjedhjet e 23 qershorit.

“Partia- shtet nisi ditën e djeshme një lojë të pistë duke vënë nën presionin politik gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor, për të zbuluar se cilët janë ata gjyqtarë që do të zbatojnë ligjin dhe ata që do të zbatojnë ligjin e partisë-shtet, të etur për pushtet. Kolegji Zgjedhor mori ditën e enjte një vendim mbi shtimin e zonave të administrimit zgjedhor”.

“Kodi Zgjedhor e përcakton qartë që Kolegji Zgjedhor nuk merr asnjë vendim të prerë për çështje që lidhen me administrimin e zgjedhjeve përpara mbajtjes së tyre, e përcaktuar kjo në nenin 24 të Kodit Zgjedhor. Dje partia-shtet vuri në provë dhe presion të jashtzakonshëm anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, duke çelur kështu lojën e presionit politik mbi çdo institucion që flet, gjykon dhe administron proceset zgjedhore,” tha Balla.

“Aleanca Kuq e Zi i bën apel dhe thirrje mbarë institucioneve ndërkombëtarë në vendin tonë dhe OSBE/ODIHR të jenë të vëmendshme përballë masakrës elektorale që partia-shtet po orkestron për zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit.

Fati, qetësia dhe prosperiteti i kombit shqiptar lidhet ngushtë me mbarëvajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, pasi niveli i demokracisë jo vetëm që është i brishtë edhe pas 22 viteve pluralizëm, por dhe zhvillimi ekonomik dhe besueshmëria e investitorëve të huaj është gjithashtu në rrezik si rrjedhojë e etjes së partisë-shtet për pushtet”.

22 komente në “AK: Konsensusi PD- PS për Kodin Zgjedhor rezultoi fatal”

  1. Replikusi says:

    Edi Rama e ka shitur me kohe pushtetin. Ata jane legena qe ankohen kunder Berishes sepse vet i dhane para 6 muajsh konsensus per KQZ dhe Kolegj zgjedhor dhe tani bertasin na vjedh berisha. Edi rama e ka shit pushtetin prandaj duhet votu vetem aleanca kuq e zi

    1. joni ndreu says:

      duhet te ngrihen te gjithe nderkombtaret. mjaft ndenjen duke ngrene e duke pire. me Sequi, me Arvizu e me gjith e gjith kta. JO ! duhet ti vene fre ketij bastardi. dhe populli te beje detyren e tij. 0 vota per PD e PS. duket qarte qe po bejne lufte per te mbajtur kte gjendje terrori.. une per voto po votoj per dicka ndryshe. dua te ha, e jo te vdes per buke si gjithe kto vjet

      1. sara kelmendi says:

        jam shume dakord me ty joni ! mjaft ndenjen kokulur forcat diplomatike nderkombtare ne kte vend. per shume vjet e kane luajtur lojen e berishes. populli duhet te zere mend qe nje mandat i tret drejt partise hajdute, do i shkaterroje perfundimisht. AK eshte ne rrugen e drejte, dhe nga mbeshtjetja qe po korr duket qe e meriton kte qeverisje.. duhet perkrahur AK !

    2. marigleni says:

      FRIKACAKE !! ja cjane.. kane 22 vjet qe e mbajne pushtetin me perfrikesim dhe duke na ulur. Politika e tyre eshte nje politike inekzistente, nuk e njohim. por pa trazira nuk do e leme te shkoje kte gje. ta harroje sali berisha qe do jete ne krye te vendit edhe 4 vite te tjera.

    3. akrepi says:

      Kodi zgjedhor percakton qarte qe kolegji zgjedhor nuk merr asnje vendim te prere per ceshtje qe lidhen me admistrimin e zgjedhjeve perpara mbajtjes se tyre, e percaktuar kjo ne nenin 24 te kodit zgjedhor.Nuk e kuptoj ku eshte pergjegjesia e z.Rama ketu,qe qeveria duke shkelur ligjet qe jane miratuar me kosensus me nderhyrjet ne kolegjin zgjedhor ben qe nga kjo e fundit te merren vendime qe nuk i perkasin asaj per ti marre.Per z.Rama ka plot vrejtje e kritia per ti bere sepse po ben nje opozit te dobet e te pa qarte.Por qe shkel ligjet qeveria per te manipuluar zgjedhjet,fajin e ka qeveria,jo opozita.Fshatarit qe i vodhen lopen, bashkefshataret i thoshin ke faj se nuk e ruajte mir lopen. Po mire more une nuk e ruajta mire lopen,pohajduti qe e vodhi nuk ka faj fare? U tha fshatari.

    4. nasip hoxha says:

      ky popull po e provon ne kurriz, gjithe kte bastardim qe kane bere 22 vjet rrjesht qeveria Rama-Berisha, AK ka te drejte.cdo fjale e tyre po del, po kane te drejte. ata meritojne qeverisje njeher, jo keta qe po na grijne nga leket, po na zhysin ne varferi. Sdo haje e te pije Sali berisha me votat tona. JO ME !!

      1. nd-ih-ma says:

        o Nasip ku ka qeveris Rama 22 vjet?E ke pas vene krye familiar?Se ne te tjeret se njohim per22 vjet qeveritar.Sta paska bere qejfin.

  2. 100% Shqip says:

    Ky konsensus synon te mbaje ne pushtet shtetasin Berisha… ky eshte fataliteti me i madh i ketij vendi. Kjo nuk duhet lejuar

  3. Jona says:

    Kesaj i thone te shesesh diten per diell qeverisjen Saliut. Dhe pastaj Rama sajon skena se gjoja i vodhen votat. Ai po ja fal votat Berishes, sepse ky konsensus nuk ben gje tjeter vecse e mban ne pushtet.

  4. Jon jon says:

    Rama mbeshtet qe Berisha te mbetet ne pushtet.Kolegji Zgjedhor i vendosur nen presion kthehet keshtu ne nej kukull ne duar te pushtetit duke garantuar keshtu manipulimin e zgjedhjeve te 2013.

  5. galile murati says:

    si more, ti numeroje Berisha voten time serishT ? po edi rama eshte legen nese mendon se do marre pushtetin serish me kompromis. te gjithe mos te votojne me as PS, e as PD ! na paralajmeroi AK per kte gje qe para 1 viti, dhe i nenvleresuam. dhe ja perfundimi. jo more, nuk duhet lejuar me kjo gje.

  6. hydajet says:

    hajde mendje ,po ku asht propblemi pse u shtuan zonat e numrimit ,me thoni qte keqe ka apo vetem se numrimi do behet me shpejt .ju te aleances do jeni nje G99 asgje me teper .

    1. mihrie noku says:

      ti hydajet qe nga emri duket qe qenke me vida mangut. po ske faj ti mor qelbesire mali, se te ka mbajtur mire berisha me siguri. le te shtohen sa zona te duhen. ne fund ti dhe saliu do hani shkelmin e popullit, i cili do ju dhembe shume, me besoni

    2. tarrasi says:

      o hydo qenke i ceket problemi eshte ky.Ta shpjegon Tarrasi ty.Problemi eshte qe kolegji nuk mer vendime per zgjedhjen por gjykon ligjshemerine e vendimeve te KQz o tu mbyllte .E kuptove?
      Se me kete llogjike nese sala hummbet del kolegji dhe mer vendim qe fiton berisha .kete do ti?

  7. Begjet Paqolli says:

    BravoAK jujenime temiret dhe ju do e fitoni zgjedhjet e 23 Qershorit,vetemju do e mposhtni krokodilin sali ram berisha

    1. fiku says:

      a e kishe fjalen per sali ram(a) berisha or tej?

  8. Toni.I. says:

    Do t’jetè e fortè qè Kresshniku-Niku gjithè kèt propogandè qè
    bon tè bashkohet nè zgjedhjet e ardhshme me PD do jetè njè
    vetvrasje pèr elektoratin votues tè AKZ.

    1. Nora Klementi says:

      Ngjo ktu ti Ne per hir te integrimit euroatlantik mund te bejme dhe koalicion me Berishen per tmiren tuj.

  9. analist says:

    Ja fusin pordhes dhe keta te AK qe duan te fitojne pike dhe me absurditete.
    Ku eshte faji i Opozites dhe kompromisit te saj me PD nqs Kolegji Zgjedhor thyen ligjet dhe merr vendime te paligjshme? Te pakten ne rastin konkret nuk ka si akuzohet opozita,nderkohe qe eshte pergjegjese per shume aspekte te kompromisit qe rezultoi fatlum per Berishen.

  10. a says:

    ALEANCEN KUQ E ZI DO TA VOTOJ MASIVISHT E GJITHE POPULLI SHQIPTARE ESHTE E VETMJA FORCE QE PERFAQSON INTERESAT E GJITH POPULLIT SHQIPTAR FORCA AK.

  11. Nardi says:

    Po keta te AK deri sot thonin qe jane te gatshem ti dalin zot gjith kombit biles dolen ne mbrojtje te kufijve me dylbi ne dore dhe jane ne gjendje ti djegin token nen kembe partise naziste Agimit te arte ,pse nuk i dalin zot me Berishen por kerkojne ndihmen e nderkombetareve ik more dava ,kalamanjesh .Llafe koti nacionalizma koti qe jane shum te vjetruar kur e gjith evropa tenton heqje kufish dhe keto ,duan kufij shqiptar, te gatshem popolli Gjerman per heqjen e ngjyrave nacionaliste, ne kendojm flamurit kuq e zi, shqiperise ,kombit,etj etj.Duke njohur mire injorancen e ketije populli eshte teze e bukur kjo e nacionalizmit per zgjedhje.

  12. a says:

    Nardi”? ke keq iformacion? ose je i paguar? ..ose je antar i pd….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje