Vasili: Koalicioni PD-LSI ishte parimor, jo pragmatik

4 Janar 2013, 11:30Politika TEMA

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, në një intervistë për “Ora News”, u shpreh mjaft i kënaqur në lidhje me monitorimin e çmimeve në kryeqytet për festat e fundvitit.

“Për herë të parë ne garantuam një transparencë të plotë me anë të monitorimeve të çmimeve. Situata u mbajt e gjitha nën kontroll dhe me mijëra qytetarë erdhën në Tiranë për të bërë shpenzimet e festave të fundvitit sepse çmimet në kryeqytet ishin më të lira,” u shpreh Vasili

“Unë gjej rastin që nëpërmjet televizionit tuaj të bëj apel që një aksion i tillë duhet të merret në nivel kombëtar, sepse çmimet nuk janë të larta vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë”.

Vasili tha se “Viti që kaloi ishte një vit i cili shpërdoroi mundësitë. Këtë e them në lidhje me mosdhënien e statusit kandidat për në Bashkimin Europian. Sjellja e demonstruar, vënia në paralelizëm nga opozita duke vënë votimin e tre ligjeve për statusin baras  me çështjen e Fierit ishte një shpërdorim mundësish”.

“Me humbjen e statusit Shqipëria humbi dhe një shans  ekonomik, i cili nevojitej më shumë se kurrë pasi ekonomia jonë është shumë e brishtë në këtë periudhë krize botërore që po kalojmë, prandaj unë them se duhet të nxjerrim mësime nga mosmarrja e statusit”.

Në lidhje me zgjedhjet e qershorit 2013 zëvendëskryetari  I LSI-së u shpreh se: “Zgjedhjet e 2013-ës janë një provë për politikën shqiptare. Lëvizja Socialiste për Integrim ka pasur si lejtmotviv të saj thirrjen për dialogun konstruktiv. Ky fillimviti është shumë impenjativ sepse jemi nën vëzhgimin e  europianëve, prandaj duhet të bëjmë të gjitha kompromiset e mundëshme për të arritur që të kemi zgjedhje sipas standarteve europiane”.

“LSI nuk ka kërkuar asnjë kompromis në këmbim të votave për tre ligjet, në këmbim të integrimit dhe ky është një shembull i mirë”.

“Unë mendoj”, tha Vasili “se situata politike mund të rëndohet vetëm nëqoftëse do të ketë faktorë politikë që do të duan ta rëndojnë artificialisht atë. Është momenti që tu japim fund artificializmave duke shtyrë ditët për të nxjerrë rezultatet e zgjedhjeve. Na pret një garë politike ku ne duhet të sillemi në mënyrë sa më europiane”.

“Lëvizja Socialiste për Integrim do të vazhdojë me një ritëm mjaft të fortë elektoral. Ju e keni parë edhe vetë që LSI-ja dhe vetë kryetari i saj Ilir Meta ka pasur një axhendë mjaft të ngjeshur me aktivitete, e cila ka arritur deri në 6 aktivitete në ditë”.

“Në zgjedhjet e vitit 2009 zgjedhja e LSI-së nuk ishte një zgjedhje pragmatike, por ishte zgjedhje parimore dhe këtë e provuan zgjedhjet e vitit 2011. Unë mendoj se pesha e LSI-së në politikë i ka bërë mirë vendit. Motoja jonë është të ecim me shpejt dhe kjo do të bëjë që zgjedhjet e qershorit 2013 do të jenë zgjedhje parimore për LSI-në”.

“Politika jonë është të gjithë duhet të bashkëjetojnë në politikë, por secili duhet të bëjë detyrat e veta”, kështu e mbylli intervistën e tij Petrit Vasili.

11 komente në “Vasili: Koalicioni PD-LSI ishte parimor, jo pragmatik”

  1. alb says:

    Shume parimor ishte, nuk ishte aspak pragmatik ore z Vasili. Ajde k.. me zile ajde.

    1. Popull says:

      Dakord ne unanimitet. Ja njeri nga parimet prioritare te koalicionit

      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/euromona-lsi.html

  2. lilo says:

    Ti je nipi Manush Myftiut,klysh i komunizmit.

  3. gjysho sherifi says:

    o vasil o kerme o sahanlepires

  4. Kasimati says:

    O Tit Vasili, je bo si Pipero o vlla. Nuk le dite pa dale ne tv.As grate qe flini nuk ju dun me, aq te peshtire jeni bo.

  5. alban4eva says:

    po ore pis, ashtu ishte, parimor.. dhe PARIMI ishte, vjedhja me bllok ne dore, 700-mijshja.. po s’keni faj ju kurva, kur nuk ka shtet, beni si tju doje butha me mut..

  6. banija01 says:

    Politikan si P. Vasili gjen ne bathore sa te duash,me tonelata!

    Kemi ngelur ne duart e ketij takemi politikanesh qe Shqiperia nuk ben dot perpjet,po ben njetro.

    Kur nuk harin nje politikan te kuptoje rendesine qe ka ceshtja e Fierit jo vetem per PS po per te gjithe shqiptaret athere si do ta kuptoje njeriu i thjeshte.E para se vihet ne vend drejtesia dhe ne se nuk zbatohet vendimi i vendosur nga Gjykata e Larte atehere perse na duhen ligje te tjera per Gjikaten e Larte.

    Po te kish vullnetin e mire LSI per statusin pse nuk binte dakort te zgjidhej ceshtja e Fierit qe opozita te votonte tre lidjet,po folene e kish te ndotur dhe nuk ishte ne gjendje ti kundervihet Berishes se i tremben.

    Kur LSI ne 2009-ten hyri ne kualicion me PD-en deklaroi se e bejme per integrimin e Shqiperise ne Evrope,po ne te kundert e cintegroj me korupsionin e krereve te LSI-se. Edhe 6-te muaj kane ngelur ku eshte premtimi i I. Metes per 160000 vende pune qe do hapte ne kete mandat?Te 65000 votuesit e saj te ket punesuar ngelen 95000 vende,apo ka shprese ti hapi muajt qe kane mbetur.

    Tani u kujtua LSI per dialog konstruktiv,per tre vjet e gjysem,sic thot populli nuk ishe as mish e as peshk,vetem pa pasurimin e krereve se saj.

    Po te kish ber LSI nje zgjedhje pragmatiste do kish ber me mire se zgjedhja perimore qe zgjodhi ishte parimi “vidh te vjedhim sa te jemi ne pushtet” dhe kjo nuk i beri mire vendit po e shkatroi.

    Sa per bashkejetesen ne politike u kujtua vone qe ne 2013-en nuk e shohe te kaloje pragun per ne parlament.

  7. ismeti says:

    oj shtaz rrenacaku ishte pakt i turpit i hajnis , i vrasjev , i vjedhjev

  8. Qytetari i katundit says:

    Ka te drejte! “Zgjedhjet e 2013 do te jene nje prove per politiken shqiptare”. Ne se ne keto zgjedhje populli shqiptar nuk ka nxjerre mesime, por i jep me shume se 2% kesaj force te deformuar e te shemtuar politike, eshte nje tregues teper sinjifikativ se ne, megjithese kemi 22 vjet qe perpelitemi si peshku ne zall, nuk e meritojme kete sistem. Nuk e meritojme sepse se pari nuk e kuptojme, se dyti nuk e duam edhe sikur ta kuptojme e se treti vjedhja e banditizmi per ne eshte vlere. Ne se kejo force hyn sivjet ne Parlament, vendi yne nuk hyn dot ne Europe edhe sikur neve te na dalin brire floriri. Natyrisht, gjithemone behet fjale ne se ne kete qershor Xhengiskhani i Tropojes me Kamasutren e Skraparit nuk bejne ndonje “dorxhihar” alla 96- she. Ne fakt, me keto pordhe qe perpiqet te na shese ky kreature e filmave te Hickokut, nuk eshte per te mos dyshuar se keto zgjedhje do te futen ne rekordet Gines per vjedhje “pa din e pa imam”. Pu, pu, pu.. sikur te ndodh kejo! Imagjinoni perseri kete koke te formuar ne vrap e siper ne parlamentar, apo minister. Hapu dhe e futi brenda te gjithe shqipetaret, me perjashtim te koke lopeve e turi dhive.

  9. Dardan says:

    Po, nuk ishte pragamatik por parimor, Heren tjeter kur ta dredhesh prape thuaj qe vertet nuk ishte fort parimor por ishte pragmatik sepse atdheu ka nevoje e terci e verci e terci e verci. Njerez tmerresisht te felliqur!

  10. shqipoja says:

    Leri pordhet vaso c’i di shqiptaret leshko?.Na thuaj sa te vate pasuria ? ati koke der metes sa i vate?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje