Momenti kur Obama merr lajmin më të keq të presidencës së tij (FOTO)

4 Janar 2013, 13:33Politika TEMA

Kjo foto, e publikuar të enjten nga Shtëpia e Bardhë, tregon momentin e tmerrshëm kur presidenti amerikan, Barack Obama, mëson lajmin shokues për tragjedinë në shkollën fillore Sandy Hook.

Presidenti, që e pati përshkruar këtë ditë si ditën më të keqe të presidencës së tij, shihet në foto me sytë e mbyllur, ndërkohë që zëvendëskëshilltari për sigurinë, John Brennan e informon për ngjarjen e rëndë.

Pas tragjedisë, presidenti ngarkoi zëvendësin Joe Biden që të drejtojë një task force me propozime për të rregulluar legjislacionin për kontrollin e armëve të zjarrit.

Ndërkohë, dje fëmijët e mbijetuar nga tragjedia janë kthyer në shkollë, në një tjetër godinë, të shoqëruar me masa të rrepta sigurie.

Shkolla Chalk Hill është kthyer në një ambient për mësimin e tyre. Tani ajo do të quhet shkolla Sandy Hook.

Nga sulmi mbi Sandy Hook u vranë 20 fëmijë.

27 komente në “Momenti kur Obama merr lajmin më të keq të presidencës së tij (FOTO)”

  1. Hipokriti says:

    Kot po pyes per kuriozitet,ky, ka fotograf ne cdo cast te jetes se tij apo i thane fotografit hajde bej nje foto me presidentin e pikelluar per show ?

    1. Pa emer says:

      Hipokrit,pervec kesaj, je dhe debil.Nuk do shume mendje te kuptosh qe fotografia eshte e shkeputur nga regjistrim video,ndoshta web camera.

      1. kameramani says:

        Po car lesh webcamer-e ye ajo dhome. jo por e ndjek presidentin ne cdo levizje.

        1. Pa emer says:

          Ore trap kameraman! Nuk e shikon qe lartesia eshte lartesi tavoline?
          Vrite pak mendjen!Por nk do desha te diskutoja me per kete.
          Momenti i kapur, ne cdo menyre qofte,eshte moment me permbajtje te
          thelle njerezore.

    2. nikolja says:

      Epo edhe emri qe ke vene i pershtatet shume mentalitetit tende dhe kuptohet edhe zemres tane te zeze.Gjitjkush kur e ka marre vesh kete lakme eshte ndjere keq ,kush eshte prinde dhe ka zemer edhe munde ti kishin dale pikat e lotit ….por jo Hipokritevee njerezve pa zemer.E dikush e ka mendjen te fotografet nese ishin te porositur apo ishin momentale ?????

      1. Hipokriti says:

        E mor ti ashtu them dhe une ,me shume i dhemb Obames se sa prinderve te na rroje shoku Enver pa populli pjell prape femije.

    3. Erando says:

      Cdo president amerikan ka te punesuar nje fotograf i cili ka per detyre te fokusoje momente nga thuajse cdo dite e presidentit ne detyre.

    4. Doni ALBO says:

      Me mire nuk kisha thene as une Bravo Hipokriti, ngase me te vertet cdo gje eshte SHOW atje….Thjeshta lojrat e zionistve me popullin tru lodhet amerikan.

    5. Daja says:

      Cdo raportim tek Presidenti regjistrohet me ze e figure !!!

  2. Sizmografi says:

    ORAKUJT DIKUR S’PASKAN QENE KOT.
    ^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^
    Ky cast verteton vershtiresite e te qenit lider,i cili midis shume cilesive qe e bejne te tille,paska mbi te gjitha kerkesen per te para shikuar me kohe nje mekat qe kecenon reputacionin e tij.
    Nuk dijme nga drejtusat e shteteve per nje kohe ta caktuar cilet kane qene me dobet ne parashikimet e te keqiave qe ju kane ndodhur?
    Historikisht keto caste tregojne sa supervlera marin orakujt e vertete,te sakte,si parashikonjes te faktkeqesive per nje Mbret apo lider.
    Ndersa per te arthmen,u dashka krijuar nje institucion me vete,direkt i lidhur me Presidentin,qe te luaje rolin e ORAKULLIT te koheve moderne.Kokat e ketij institucioni duhet te jene “supersizmografe” per kercenimin qe eshte duke ju afruar popullit apo shtetit.

  3. ncuk says:

    Hipokrit. Di qe c do president amerikan ka fotografin e tij qe i ngjitet pulle pas . Ky besohet se mund te regjistroje tere jeten e nje presidenti. Kur presidenti largohet nga detyra largohet dhe fotografi.
    E more vesh tani qe jo ai e thirr te beje foto por ai i ngjitet atij ti beje foto.

  4. kulltuku i shqyer says:

    ajo qe me bere pershtypje ne foto ishte qoshja e kolltukut te shqyer!!!

    eshte antike besoj se nuk ka mbetur pa para shtepia e bardhe e te rroje presindeti ne “varferi”

    1. loni says:

      nuk eshte e shqyer,,por ashtu behet prerja ne thelbin e kembeve te kulltukut,,po ti akoma ne kashte fle,,nuk ke pare ndonjehere veshje kulltuku,,akoma ne kashte fle,,sa keq..

    2. santa claus says:

      eshte modeli i preries i tille nuk eshte i shqyer, atyre nuk u shpeton gje jo nje cope kolltuk.

  5. alban4eva says:

    nese ju komentues te “shkelqyer” aty me lart thoni per Obamen hipokrit, kushedi cfare duhet thene per Saleh plehun, qe e vret popullin e vete me doren e tij..!!!

  6. Ca thu mo bur says:

    biles thojn se ate dite obama ra ene 6 kile ne 231 gram nga pesha.

    1. Pa emer says:

      Ti s’je bur(r)e !!!

  7. viktor hoti says:

    pamja eshte origjinale sepse E KA REGJSITRUAR DRTAN PRIFTI viktor hoti

  8. MOISIU says:

    Isha edhe unë atë ditë brenda dhimbjes në Sandy Hook Elementary School, Newtown, Connecticut…

    Nga Raimonda MOISIU

    Isha në Shqipëri. Më duhej edhe dy ditë të udhëtoja për në SHBA, pranë familjes në Hartford, Connecticut. Ishte ditë tejet e ftohtë dhjetori me borë e ngrica, temperaturat në – 4 gradë. Rrugët e Korçës ishin mbuluar nga akulli, dhe më krijonin ndjesinë e bezdisjes e mëdyshjes; të shkoja te “Sofra Voskopojare” për kafen e pasdites me kolegët e mij korçarë, apo të qëndroja pranë sobës ku kërciste zjarri. Preferova këtë të fundit. Ulur te divani me filxhanin e kafes në dorë bisedoja me nënën time, dhe herë pas here iu hidhja një sy lajmeve. Më kapi syri lajmin flash nga BBC-ja, se në një shkollë fillore të shtetit të Connecticut (Kenerike në slangun e vjetër, Kenektikat,-me të riun)- një njeri i armatosur kishte qëlluar dhe për momentin kishte vrarë disa fëmijë, drejtorin dhe psikologen e shkollës. Filxhani i kafesë më ra nga dora. U trondita, pësova një “shok” të vërtetë, m’u errën sytë, gjendje, që gjithkush pëson në situata të tilla. Dridhesha dhe brofa në këmbë. Ankthi, tronditja, frika, trishtimi, pikëllimi, hidhërimi, shqetësimi, moment që me të vërtetë të prek, dhe e kalon sipërfaqen e atij realiteti të dhimbshëm. Vend-Rilindja ime,-shteti i Connecticut – ishte goditur nga një ngjarje sa e rëndë e dhimbshme aq edhe tragjike. I them nënës duhet të lidhem urgjent me vajzën, se deri atë çast nuk ishte dhënë emri i shkollës. Më shkoi mëndja te nipi im Josh, që shkon në shkollë. I dërgoj urgjent vajzës sms, dhe sakaq ajo më merr në telefon. Mes dhimbjes, lotëve, fjalëve që i ngatërroheshin në gojë nga ngashërimi, me thotë se në Newtown, Sandy Elementary School, një njeri i veshur me të zeza, me jelek antiplumb i armatosur rëndë kishte hyrë në shkollë dhe hapur zjarr ndaj fëmijëve të pafajshëm. Brenda disa minutave 26 persona kishin vdekur në atë shkollë, 20 fëmijë e 6 të rritur, mes tyre drejtoresha dhe psikologja e shkollës. Brenda pak minutash ishte prishur qetësia e asaj qyteze në jug të Neë England,- Newtown. Sandy Hook Elementary School! E dija shumë mirë atë shkollë. Ka qenë fillesa ime e parë si mësuese zëvendësuese dhe asistente me parashkollorët,- vetëm 20-30 minuta larg nga Hartfordi. Që atë çast unë isha brenda dhimbjes në Sandy Hook Elementary School, ajo ishte kthyer në faltore të pikëllimit, tragjedisë, dhimbjes e marrëzisë, të mbijetesës-mes vdekjes e jetës! Dhimbjen e kujtesën e solidarizova në korridoret e asaj shkolle që gumëzhinte nga zërat fëminorë dhe klasën “time”,ku unë qëndroja me nxënësit e mij, -bëja analogjinë alegorike të krismave të armës dhe ulërimat rrënqethëse të fëmijëve dhe stafit të shkollës. Përfytyroja dollapet e raftet e tyre, emrat e fëmijëve, të cilët vendosnin sendet e tyre të shkollës, çantat me të gjitha mjetet shkollore, detyrat, projektet që ata i krijonin me duart e tyre njomëzake, fytyrat e tyre të bukura, buzëqeshjen e përqendrimin e tyre, teksa iu lexonim librat me përralla, sytë bojëqielli, të zinj apo kafe që nuk t’i shqisnin derisa mbaronte leximi. Tashmë i përfytyroja ata fëmijë të pafajshëm të mbyllur në banjat apo të shtrirë në ato rafte, pa bërë zë, me dyert e mbyllura dhe mësueset e tyre u lexonin përsëri përralla, por kësaj here për t’i qetësuar, për t’i mbrojtur e shpëtuar jetën. Më sillen ndërmend vogëlushet me flokët kaçurrela apo të shtrira, të verdha, kafe e të zeza kush të lidhura, kush mbi fytyrë që herë pas here i largonin me kalemat gjithfarëlloj ngjyrash që mbanin në duart njomëzake, topolake, të bukura, vogëlushët djema me flokët e qethura,disa prej tyre me quka në fytyrë, gjuhën e vockël e mbanin fort mes buzëve teksa shkruanin, fëmijë që vetëm qeshnin, ishin plot hare dhe të gëzuar, ndërsa atë çast ata ishin nën terrorin psikologjik, nën kërcënimin e vdekjes.
    Sillja në kujtesë përqafimet e ngrohta të tyre kur vinin në mëngjes apo iknin mbasdite dhe fjalët e ngrohta “Thank you”, “See you tomorrow”, ”Have a good afternoon”, nga prindërit e tyre, dhe më therte thellë në shpirt skena që po shihja direkt nga lajmet, mendimi se fëmijët ishin vrarë pikërisht në ato klasa…. Brenda dhimbjes time në Sandy Elementary School sillej përballja e atyre fëmijëve me atë mister të paepur, -klithmat, të qarat e prindërve, mësuesve e të fëmijëve. “Pse, Pse”, ndodhi kjo tragjedi,misterin thelbësor të saj që askush nuk mundet ta harrojë a t’i japë përgjigje! Brenda dhimbjes dhe përfytyrimit tim ishte kënga, argëtimi, mirësia, brishtësia, pafajësia, buzëqeshja, ledhatimet, dashuria, humanizmi, cdo vlerë njerëzore merrte kuptim, brenda shpirtit të bukur të atyre fëmijëve të pafajshëm që u përballën me misterin e tragjedisë-mes jetës dhe vdekjes!
    Sa mbërrita në aeroportin JFK, New York, i kërkova djalit e të dashurës së tij amerikane të më çonin direkt në Newtown. Dekoracionet e Krishtlindjeve dhe pemët tradicionale me dritat në to ndrisnin ngado, por hidhërimi, dhimbja, përballja me vdekjen makabre e tragjike të atyre njëzet e gjashtë vetave, i kishin venitur ato si kurrë ndonjëherë. Njerëz të moshave të ndryshme, fëmijë me qirinj, lule,fotot e atyre krijesave të pafajshme, Teddy Bears, shihje ngado në rrugët e qytezës, përpara shkollës, kishës, bashkisë së qytetit, njerëz që ngashërenin dhe me duart që iu dridheshin ndiznin qirinjtë. Newtown, qyteti i 27 mijë banorëve, ku të gjithë e njohin njëri tjetrin, ku jetojnë edhe shqiptarë, -ishte shëndrruar faltorja e dhimbjes, pikëllimit, hidhërimit, dashurisë dhe detit të lotëve që nuk shternin nga fytyrat e tyre! Shenjat e hidhërimit të përbashkët e atyre grave, burrave dhe fëmijëve të çdo race, paçka se ishte errësirë zbehnin flakën e qirinjve. Solidariteti me komunitetin e Newtown nuk njeh kufij!! Ata janë të gjithë së bashku, dhe ashtu do të qëndrojnë përgjithmonë, kurajozë e të guximshëm për të përballuar gjëmën që ra në qytetin e tyre! E tërë Amerika, bota mbarë janë me ta në këto ditë tragjike e të dhimbshme për ta!Edhe unë, familja ime, komuniteti shqiptaro-amerikan në Neëtoën, Hartford, në mbarë Connecticut e Amerikën, janë brenda dhimbjes në Sandy Elementary School!
    U prehshin në PAQE! (Rest in peace, dears)

    Njohja ime me nënën e vrasësit!
    Në Sandy Elementary School qëndrova vetëm për një kohë të shkurtër se më pas, do ndërroja shkollën, do kaloja në Framington, CT. Ka qenë fillim pranvere, kur një ditë vjen si zvëndësuese për disa ditë, nëna e vrasësit Nancy.Për aq kohë sa unë punova me të ajo dukej grua e mirë, e qetë dhe e përkushtuar ndaj fëmijëve parashkollorë. Ishte një grua e pashme, e zgjuar dhe energjike. Kishte pasion letërsinë dhe në orët e lira, veçmas në kohën kur flinin fëmijët në kopsht, lexonte libra. Çantën e kishte me libra për fëmijë e të rritur. Në biseda të ndryshme që kemi bërë mesa më kujtohet, mësova se nuk kishte shumë vite që ishte vendosur në Newtown, CT, kishte ardhur aty nga shteti i New Hampshire. Kishte disa vite martuar, dhe kishte dy djem, ku njërin prej tyre të voglin- siç më tha njëherë -e kishte të sëmurë me sëmundjen e autizmit. “Të dy djemtë i kam të ndryshëm nga njëri tjetri”,-m’u shpreh njëherë. Që prej asaj kohe nuk e kisha parë më Nancy-in. Vetëm krejt rastësia e solli që unë të dëgjoja në lajmet emrin e saj, të shihja përsëri fytyrën e saj. Në një bisedë telefonike me një kolegen time, të para disa ditëve enkas për Nancy-in, mësova se ajo ishte ndarë edhe nga bashkëshorti dhe po vuante shumë me sëmundjen e të birit dhe ishte në kërkim për të ndërruar qytetin, biles edhe shtetin e të gjente një qendër rehabilitimi që të mund të përballeshin me sëmundjen e të birit. Edhe këtë çast e përfytyroj e nuk arrij ta besoj ende se është pikërisht ai, djali i dytë i Nancy-it, i sëmurë autistik, që do të bënte tragjedinë më të dhimbshme e të madhe në Amerikë e botë pas asaj që ndodhi para disa viteve në Korpusin universitar të Virxhinias, por do të vriste edhe nënën e tij…

    HARTFORD CT USA,
    Dhjetor 2012

  9. kelmendasi says:

    Rajmonda Moisiut
    Me kane pylqye deri diku komentet e tua.Por vazhdimisht je mundue te tregosh se jeton ne Amerike dhe se din me shume per Ameriken politiken e ku ta di une.Nejse nuk te beje vrejtje per kete se cdo njeri dine vete kur tregohet modest apo jo.Pershtypje me ka bere fraza:DJALI ME TE DASHUREN AMERIKANE.Kjo eshte per te qeshur dhe per te qare.Amerikanet e mirfillte jane 300000 indijanet e mbetur dikund afer Las Vegasit nese nuk jam gabim te tjeret jane ardhacake.Kombi amerikan eshte nje sajim i nje kombi i perbere nga qindra kombe por qe seshte nje komb unik.Kombin nuk e percakton pasaporta as gjuha por GJAKU. Se dyti dhe me rendesishmja eshte se ty te duket krenari qe djali ka te dashuren amerikane dhe jo shqiptare.Une jetoj prej vitesh jashte dhe po ta them qe eshte fatkeqsi jo e vogel per ty dhe djalin tend qe ai ka te dashur amerikane.Nuk jemi ne vitin 1990 kur shqiptaret u krenonin me nuse apo dhenderr te huaj.
    Nje belge me thote nje here:Funderrinat jane ato femra belge qe lidhen dhe martohen me te huaj ne shumicen e rasteve.Nuk perjashtoj se ka edhe raste te mira.Martesa eshte klasore ,rracore dhe nuk eshte loje bixhozi.Femijet i mije jane rrite jashte e me pasaporte te huaj por nuk e deshirojne as qe e mendojne te ishin martue me te huaja.Kultura ,zakonet,tradita dhe rraca nuk te bejne te ndershosh.Une nuk jam rracist por trashigimnija eshte e rendesishme.Ti shkrova keto se me eshte dukur se krenohesh me te dashuren amerikane.Mire do ishte te mos e permendje se dardha ka bishtin mbrapa.Pershendetje

    1. Ben Chicago says:

      kelmendas,je gabim sepse Amerika nuk eshte as Belgjik as Europe.Ne pergjithesi femijet tane martohen me shqiptare,por me shqipatare -amerikane te lindur apo te ardhur ketu,jo prej Shqiperi sepse ndryshojne komplet kultura e te menduarut,jetuarit,mentaliteti etj,por nuk ka asnje problem qe te martohesh me amerikan( me origjina te ndryshme)..Po ben gabim qe paragjykon.
      Znj.Moisiu pershendetje dhe ju kuptoj e uroj ju e familjes suaj gjithe te mirat.

  10. Durim Satka says:

    Kelmendasi, sa qenke lodhur more i uruar te ndjekesh pas R.M.ku ajo ka shprehur ne kete shkrim te shkruar me ndjenje dhimbjen qe cdokush u trondit dhe u deshperua nga ajo tragjedi. Por mesa shoh une ti nuk beke gje tjeter vetem kalec e 1200 interneti mbete…

  11. Mjeshteri says:

    Mjaft me keto komedi mediatike . Vetem per qellimin e tij qe eshte carmatosja e qytetareve te lire dhe per te shkelur kushtetuten I punon mendja atij , te tjerat jane teater .

  12. albi says:

    o zylyfa kjo foto eshte marre nga ky erson e ka emrin ne foto ne krahu i majte poshte
    Pete Souza

  13. TANI PHOTOGRAPHER USA says:

    PER INFORMACION…
    PETE SOUZA eshte fotografi personal i Presidentit Obama, Ai jeton c’do moment te Presidentit, Ai mund te quhet nje “i padukshem” ne jeten e Presidentit sepse gjithnje eshte rreth Obames, Askush nuk e pengon gjate punes se tije. Kur ka informacione te reja dhe te vecanta qe duhet ti thuhen Presidentit, Fotografi i pare (ka nje staf fotografesh) eshte ai qe vihet ne dijeni sepse duhet te jete aty per te fiksuar ne foto reagimet e njeriut me fuqishem te botes ne momentet kritike. Pa hyre ne detaje qe jane te super njohura per publikun, Fotografi i Presidentit eshte nje dhe i pandare me te.

    http://www.pbs.org/programs/presidents-photographer/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. リアルラブドール

    ラブドール 等身 大 ダッチワイフについてのセックススペシャリストとのミーティング男性が女性の胸に惹かれる3つの理由カップルの性生活からよりインスピレーションを得るには、カジュアルなフックアップとダッチワイフのどちらが良いですか?

    Përgjigjjuni
    1. d
      doll4ever

      ラブドール 有名人とポルノスターのダッチワイフトップ10サイエンスフィクションのダッチワイフ2020トップ10の合理的なダッチワイフベストセックスダッチワイフ調査サイト2019

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje