Biberaj: Nuk ndryshojmë qëndrim, jo koalicioneve me PD, PS dhe LSI

7 Janar 2013, 11:51Politika TEMA
Biberaj: Nuk ndryshojmë qëndrim, jo koalicioneve me PD, PS dhe LSI

Nënkryetari i FRD-së, Aleksandër Biberaj, ka folur për Ora News, për sfidat dhe koalicionet e FRD-së për vitin zgjedhor 2013.

Pyetjes se si ju duk ideja e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, për një konferencë në Twitter, Biberaj është përgjigjur:

“Ideja e Ramës për një konferencë në Twitter është një ide bashkëkohore, sepse jetojmë në shekullin e teknologjisë së lartë”.

Kurse pyetjes në lidhje me koalicionet e FRD-së në zgjedhjet e qershorit 2013, dhe më konkretisht thirrjes për koalicion që kryetari Partisë Socialiste i ka bërë FRD-së nëpërmjet konferencës së tij në rrjetin social Twitter duke thënë se: “FRD duhet të çlirohet nga kompleksi se bashkimi në frontin opozitar mund të shihet si tradhti. Barazlargimi ndihmon regjimin”, nënkryetari i FRD-së, Bibera, është përgjigjur:

“Partitë e vjetra kanë një model të vjetër sjelljesh. Ne nuk bëjmë asnjë koalicion me PD-në, me PS-në dhe as me LSI-në. Ky është një vendim konstant që FRD-ja e nuk e ndryshon”.

“Ne jemi të përgatitur për të dalë të vetëm në zgjedhjet e qershorit 2013, megjithatë jemi të hapur për koalicion me forcat e qendrës së djathtë. Në çfarëdolloj koalicioni të mundshëm që do të hyjmë, ne do të respektojmë vlerat dhe programet e këtyre partive dhe do ti quajmë ata partnerë”.

“Sfida kryesore e qeverisë së re do të jetë rimëkëmbja e ekonomisë dhe lufta pa kompromis kundër korrupsionit. Ne jemi në momentin që po krijojmë programin tonë elektoral. Gjatë gjithë fushatës parazgjedhore FRD-ja do të shikojë përpara dhe do të shpalosi programin e saj elektoral, pra e gjithë fushata jonë do të përqendrohet në problemet ekonomike. Sfida kryesore do të jetë ekonomia, problemet sociale, sektori shëndetësor, sektori arsimor etj”.

“Shqiptarët sot në Ballkan i kanë të gjitha shanset të jenë një faktor vendimmarrës. Koncepti nacionalizëm dhe patriotizëm është i qartë, dhe çdo shqiptar duhet të jetë patriot dhe nacionalist. Patriotizmi është mirëqenia e qytetarëve të vendit tënd”.

Pyetjes në lidhje me humbjen e statusit për në Bashkimin Europian, Aleksandër Biberaj u përgjigj:

“Vullnetin për të ndihmuar Shqipërinë e kam parë në të gjitha shtetet dhe ambasadorët europianë, pra vullneti nga BE ka qenë maksimal. Në çdo vend, për dështime të tilla, qeveria minimalisht duhet të kishte dhënë dorëheqjen. N.q.s situata në vendin tonë  është e tillë, fajin për këtë e kanë liderët e PD-së dhe PS-së”.

“Gjatë kësaj kohe ne kemi qenë në një periudhë organizimi dhe tani do të fillojmë të mendojmë edhe për emrat për në listën e zgjedhësve. Do të garojmë në të gjitha zonat pa përjashtim sepse është respekti ndaj çdo qytetari shqiptar që beson se alternativa e FRD-së është alternativa më e re dhe më e mirë për qytetarin”. 

20 komente në “Biberaj: Nuk ndryshojmë qëndrim, jo koalicioneve me PD, PS dhe LSI”

  1. TROJA says:

    E keni fituar.Do beni qeveri me Sali Berisen.Po kujtoni ju se do merni vota,edhe ca muaj dhe do tu dale kallai.Me Saliun keni qene me Saliun do jeni.Te tjerat jane demagogji.

    1. feniks says:

      E kam thene me kohe,se FeRiDe-ja e Bamir Topit eshte njelloj si AKZ-ja e Kreshnik Spahiut:TE DYJA KANE DALE NGA DHE ME URDHER TE Sali Berishes,per te percare OPOZITEN,PER TE MARRE ELEKTORAT TE PA ANSHEM dhe ne fund PER T’U BASHKUAR ME PARTINE BUCE NGA KANE DALE!!!
      Eshte kopje e skenarit te Ramiz Alise i 90-tes kur caktoi kryetaret e partive te reja!!!
      Te dy keto parti bija te KUCEDRES,asnjehere nuk kane thene se “ARMIKU KRYESOR I DEMOKRACISE NE SHQIPERI ESHTE Sali Berisha”,por kane deklaruar vazhdimisht se nuk bejne koalicion me PD-ne dhe PS-ne!!!
      Eshte skenari serb,qe ne “PAMUNDESI TE MBROJME KRIMET E BERISHES,TE PERLYEJME EDHE RAMEN”,qe populli t’i shohe njelloj,si KRIMINELI EDHE VIKTIMEN!!!
      Ne se duan fatin e SHQIPERISE,te gjithe partite opozitare duhet te bashkohen ne nje FRONT,si dikur “KONFERENCA E PEZES”,PA DALLIN FEJE,KRAHINE E IDEJE!!!
      Ne se nuk e bejne,do te DEMASKOHEN SI BASHKEPUNTORE TE PUSHTUESIT BERISHIAN!!!

    2. timo says:

      Mos vallë jeni penduar që u ndatë nga Saliu?!! Më qafë paçi veten o Z. Biberaj.

  2. katunari me toke te pa infektuar says:

    Z.Biberaj

    Nuk mund te pretendoni se vini nga stalla pa plehra.Te gjithe ju dhe antaret tuaj keni qene pjese e grazhdit te Sali Berishes,dhe kur ai filloi t’ju a pakesoi tagjine,atehere dolet ne kopeshtin e madh te Shqiperise per te deklaruar se ne do pastrojme ferrat e saj.

    Jooooo nje i infektuar dhe i pa dizinfektuar nuk mund te shendoshi nje kopesht te qelbur.Do ju thosha juve dhe kokave tuaja,se ishin kohe te tjera ato per ato lojra qe beri Ilir Meta,por sot si ju edhe kokmadhi jeni te destinuar te deshtoni,ne se qendrimi juaj ndaj te keqes do te vazhdoi te jete ky qe deklaroni.Bashkimi ben fuqine,coptimi forcon Salin.

    Cdo qendrim ndryshe ju rreshton juve ne kollonen e peste si antikombetare zoti Biberaj,megjith respektin qe ushqej per ju dhe zotin Mustafaj.

    Te fala nga katunari qe e pastron token e tij cdo perhere
    se ndryshe ferra behet strehe e ujqerve qe te cajne ne dere…

  3. fatmiri says:

    Ketu e pordhe ne Grabove, Biberaj. Ju jeni te hapur per te qeverisur ne koalicionin e djathte, dmth me Saliun! Dmth ju doni pushtet si Iliri dhe nuk doni nxjerrjen e vendit nga katrahura. Neqoftese veproni keshtu kot qe formuat parti. Megjithate, duket se ju keni ardhe ne politike per te bere para ne kurriz te populli dhe jo te administroni vendin ne sherbim te tij.

  4. matrapik says:

    Hic mos ndryshoni qendrim, harramer, skarlatina, produkte te zorres se trashe berishiane. Keta i ka nxjerre Berisha nga bytha e vet dhe jane qelbur aq sa mbajne ere se largu.

  5. soni says:

    Keto jane varkat e shpetimit qe Sala i ka nxjerre para votimeve. Biberaj, Topi, Oketa e te tjere, sjane gje tjeter vecse loje e Berishes. Ndryshe ske si te mendosh me levizjet e tyre politike.

  6. optimisti says:

    keta qe baltosin FRD jane kodoshe te shitur,FRD eshte shpresa e nje Shqiperije per se mbari, shqiptare per kete fakt ndergjegjesojuni ne doni jete me begati.

  7. mashtruesi says:

    Mos e hani sapunin per djath, me keta. Do na e fusin, mbajeni mend.

    Jane lojra te krijuara me strategji te larte.

  8. Kritiku says:

    Nuk behet Shqiperia me maloke. Biberaj nuk eshte me i mire se sa Berisha. Te dy cuba mali jane dhe pabesine e kane virtytin e tyre me te mire. Mos u besoni fjaleve te tropojaneve, si puna e ketij.
    Me mire keshtu qe te “shkojne si parti e vecante” ne zgjedhje dhe qe te marrin sa me pak vota. Vertete 23 Qershori do ta tregoje me mire se cilat jane keta “Parti te reja”. Uroj qe “te djathtet”(qe nuk jane te tille sic pretendojne” te marrin sa me pak vota te mundshme, qe te mos meke mundesi per marrin karrike ne Parlament. Kjo fare e keqe maloku duhet zhdukur!

  9. qifja says:

    O milet kush ka thone qe kom vetem 3000 euro ka rrejte ka shpif shtoi
    edhe 5 zero aq ka lali, kom fillu nje vile me kismet po e hap thesin.
    Nje burre qe martohet tre here nuk eshte normal nje shqipetar qe del me
    gruan e dyte lakuriq eshte i cmendur.

  10. VALIKO says:

    DELJA QE NDAHET NGA TUFA E HA UJKU DHE JU SI ILIR META KATER VJET ME PARE PER PAK PUSHTET DO LEPINI ATE QE PO SHANI TANI DHE DO TE BASHKOHENI ME ATE QE DO TE KETE MUNDESINE ME TE MADHE PER PUSHTETIN E RADHES DHE JU NE QOFTESE DO MERNI NDONJE DEPUTET DO TE SHFRYTEZONI KETE MUNDESI PER TE MARE 20PERQINDSHIN E RADHES

  11. tomori i beratit says:

    Neqoftese nuk ka nje ALEANC te gjere kunder regjimit dije mire o Biberaj se sala e ka gelltitur edhe frd.Ku ka parti te djathta o BIBERAj.Dashi,apo arjan starova,apo artur roshi e te tjera pjella berishjane.VETEM ALEANCA e GJITH PLITIKES SHQIPTARE mund ta rezoj bashar el berishen nga pushteti.Por ju qysh tani po tregoni se sa mbrapa kohe jeni.Nji problem ka shqiperia o TOPI.Largimi i vrassit ,hajdutit dhe antishqiptarit sali ram berisha.

  12. Pilo Lala says:

    Kete Parti te famshme e ka percaktuar Skender Gjinushi.
    Po bere parti me Tropojane si Biberaj dhe Besnik Mustafaj, nje dite u thote Saliu Mirmengjez, dhe ata kthehen perseri me te.

  13. Pilo Lala says:

    Ky do beka koalicion me qendren e djathte, dmth Noken.
    Topi eshte Presidenti kukull qe e shfrytezoi Berisha dhe e flaku si lecke.
    Keta kane lene nje vend rezerve tek Sali Berisha.

  14. astrit says:

    O biberon. Mire e ke ti ,cfare te duhet koalicioni me partite e tjera kur mund te qeverisni vete me 2% te votave qe do te fitoni ne qershor.

  15. Sum Gruda says:

    Shoku Biberaj, mos u dhomotite me PS se je qene ne Partine Komuniste me Doktorin dhe jeni treguar i paster ne cdo pikpamje me shami te kuqe ne qafe, sot qe jeni ende te gjalle doni te mbuloni vehten por “jargani” eshte i shkurter. Nuk doni koalicion me PS se jeni me te mire, jane socialista shqiptar dhe nuk jane “stalinista” si Doktori dhe Jozefina mrrude e zeze. Me ke doni te qeverisni as AKZ nuk ju pranon per koalicion, Duhet bere koalicion se Berisha perfundoj shkon ne koshin e plehrave ne burge te gjithe qe kane vjedhur, a e shef qe ka marre dheun lajmet per vjedhje te familjes se Doktorit dhe “shtepia parlament” i Jozofines faqe zeze. Sot kane ndryshuar gjerat nuk vec PS qe do ruej votat por jane nje mori front “opozitar”. A i shef AKZ qe po denon “Nazistet” e “Monarko fashiste” greke solidar me Presheve e shqipetaret nen Mal te Zi dhe Cameri.

  16. Biberaj, nuk eshte per tu habitur shume me qendrimin tuaj, sepse jeni ju bashke me Salen shkaktare te kesaj gjendje ne SHqiperi.SI ti dhe Bamka ishit shume aktive ne radhet e PD, dhe tani qe e pate se Salen e PD po i merr lumi u larguat prej tyre, por prape nuk po reflektoni si duhet dhe te tregoni se keni vene mend. Me keto mendime tuaja nuk shkohet as ne hale, jo me te fitosh e te qeverisesh vendin. Me cfare mendsh njeson PD me PS.Qenke shume i verber ose i ben me qellim keto deklarata ne emer te partise qe drejton bashke me gjumashin Topi.Po te kishit deshiren e mire ti e Topja e kishit ndryshuar me kohe situaten. GJYSHO DOMINOJA.

  17. G.Rapi says:

    PO VJEN SHANSI PER NRYSHIM.

    FRD ylli i Shqiperise
    Pa kodoshe kleptograte
    Ke shqiptare me karakter
    Si burrat edhe grate
    Pasurine me te madhe, ke
    Utresine,mencurine njerezore
    I gjithe stafi i yt
    Eshte me mendje pjellore
    Shto ketu edhe antaret
    Gjithemon kane qene te paret
    Tjeter se PS-PD i mashtroi
    I fundosi nuk i vlersoi
    Heshtjen kodosheve ju grise
    Kane njezet e dy vjet
    Qepin gojen per c’do siklet
    Na velen,na vjen te vjelle
    Kur mesojme sa kane vjedhe
    Njeri me ajdut se tjetri
    Neper bote derguan parate
    C’do muaj dy here ne nate
    Jane dhelpra te eresires
    Te mashrimit te ineresit
    Per fronin,Shqiperine shesin
    Nuk durohen e teperuan
    Per palce na vaferuan
    s’ka dite mos kercase
    Kallashi pistoleta
    Vdes shqiptari
    Si mize kali
    Tallen,me te perndjekurit
    S’ishin boll ato tortura
    Qe vdiqen gra dhe burra
    Kasap enverin ende e mbrojne
    Me shtrigen nexhmije
    Jo, nuk mund ti durojme
    Me mire vdesim se te rojme
    C’beni keshtu shqipetare
    Kur kodoshet ende votoni
    Gjakun na e kane mare
    Erdhi koha te ndryshoni
    Minotauret ti dalloni
    Jane pjella te satrapit
    Te kancerit komunist
    Jane bij te kasapit
    Seicili nje egoist
    Kostumet kane ndyshuar
    Jane per, ti perveluar
    Boll ngelem naive
    Ende jemi paloshtet
    Me drejtesine per ibret
    Vjedhim votat nder dekada
    Nje hap para pese prapa
    Si mundet te votoni
    Gjakataret e Shqiperise
    Ne Gerdec o ne Tirane
    Familjet ju futen zise
    Ne gremine po i cojne
    Ata qe mbeten gjalle
    Ne perseri ti votojme
    Sikur te jemi gomare
    JO,JO,mos mekatoni
    Ndani ujkun nga shqera
    Per “shqerat” te votojme
    Ujqit ne gremine ti cojme
    Mblithni mente shqipetare
    Ne kater vite njehere
    Shansi vjen per ndryshim
    Boll ka vojtur populli im.

  18. Mustafa prej Tropoje says:

    Dhe pse Ranizi ka vdekur skenari famshem i 1990,vazhdon………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje