Alamet trupi për moshën, ama flokët janë një tmerr (FOTO)

8 Janar 2013, 20:16Lifestyle TEMA
Alamet trupi për moshën, ama flokët janë një tmerr

Në Britaninë e Madhe raportohet për një rritje dramatike të numrit të meshkujve në moshën 50- 60 vjeçare, që kërkojnë ndërhyrje për të pasur një trup më muskulor dhe më të tonifikuar.

Një mashkull i tillë është 54- vjeçari Donovan Nelson, që i është nënshtruar liposuktomisë me lazer dhe të tjera ndërhyrjeve për të pasur trupin që do i shkonte për shtat me gruan e tij 33- vjeçare.

Donovan ka një trup të mirë në fakt, ushqehet shëndetshëm, por sërish një trup i tillë nuk arrihet kurrë vetëm me ushtrime e ushqim.

Ai i është nënshtruar një ndërhyrje të quajtur Vaser, për eliminimin e dhjamit në zona të lokalizuara të trupit. Në një fare mënyrë është sikur të gdhendësh trupin.

Donovan thotë se presioni për të qenë sa më i përshtatshëm përkrah gruas së tij, Anna, e bëri që të hynte në rrugën e operacioneve.

Tani trupi i tij duket shkëlqyeshëm, por disa thonë se ndoshta një prerje e flokësh do kishte bërë më shumë punë se pakot gjashtëshe dhe bicepsi.

Para ndërhyrjeve

Pas ndërhyrjeve

1 komente në “Alamet trupi për moshën, ama flokët janë një tmerr (FOTO)”

  1. ciksi says:

    hahahhaahhahahahaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje