Rheinmetall prodhon armën me lazer që rrëzon avionë pa pilot

8 Janar 2013, 19:50Lifestyle TEMA

Firma Rheinmetall Defence ka bërë një demonstrim të një arme të re, që mund të rrëzojë me anë të rrezeve lazer avionët pa pilot.

Firma gjermane ka përdorur pajisjen me lazer për të rrëzuar drone-t që fluturojnë me shpejtësi të lartë në qiell.

Sistemi mund të rrëzojë dy avionë pa pilot, duke përdorur dy armë lazer.

Po ashtu kjo armë mund të ndajë në dysh një tra çeliku që ndodhet një kilometër larg.

Kompania planifikon që ta bëjë këtë armë të lëvizshme dhe të integrojë në të edhe një top automatik.

Arma përdori një radar dhe një sistem optik për të gjurmuar dy drone-t që po vinin me shpejtësi 50 metra në sekondë dhe i rrëzoi kur po arrinin sektorin e programuar për zjarr.

Kompania e ka testuar sistemin në disa kushte atmosferike.

Sipas BBC, një numër qeverish e firmash janë duke punuar për të krijuar armë me rreze lazer.

5 komente në “Rheinmetall prodhon armën me lazer që rrëzon avionë pa pilot”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Mnehet qejfi qe e kane bere gjermanet te paret se simbas teorise se spikeres se parlamentit, na do tjena te dytet, slejm ven tjeter qe te rri mbas Gjermanise e kena zone venin e dyte.

    1. lal krosi says:

      Ne fabriken e arroplanave ne Shkoder kane bo nji arroplan qe hudh pordhe ne vend te bombave edhe cikla muti me mitraloz. Ka bo ene Lek Plepi konge per kte

      1. Ky osht i lajm i mire per tan militantet, ishalla osht tu e inagure Doktori para zgjedhjeve.

  2. Goni says:

    Pse mo sjemi te paret ne? kur na i paska marre Gjermania?

  3. anticensurë says:

    fillon me:”Firma gjermane ka përdorur pajisjen me lazer për të rrëzuar drone-t që fluturojnë me shpejtësi të lartë në qiell.”
    dhe më pas pasohet me:”50 metra në sekondë”që po ta shumëzojmë me 3600 sekonda nadel 180 km/h.kjo nuk mund të quhet shpejtësi e lartë për një avion pa pilot,duke përjashtuar avionët lodra!megjithatë është një arritje e mirë,përjashtuar gabimin në shkrim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje