Ky është vendi i punës më gallatë në mbarë botën (FOTO)

9 Janar 2013, 19:47Lifestyle TEMA
Ky është vendi i punës më gallatë në mbarë

Një firmë e njohur udhëtimesh turistike ka bërë një njoftim ku kërkon të punësojë një person për atë që mund të quhet puna më gallatë në botë.

Për 25 mijë euro në vit, një aplikant me fat do të punojë si testues i rrëshqitëseve të ujit në hotelet në mbarë botën.

Kompania First Choice thotë se që tani ka nisur sezoni i prenotimeve për pushime ndaj duhen testuar rrëshqitëset e ujit në hotelet më të mira në botë.

Nga Turqia, në Egjipt e Majorka, ajo që duhet të bëni është thjesht të rrëshqisni e të kridheni në ujë dhe më pas të jepni vlerësim.

Ka vetëm një kërkesë për aplikantët: Duhet të ndjehen mirë me rroba plazhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje