Shqipëria ka rrugë më të mira se Norvegjia? Një gazetar vjen të zbulojë të vërtetën dhe thotë: Është një mit

9 Janar 2013, 11:42Politika TEMA

Pak kohë më parë, një politikan norvegjez me bark, nga ata që josh kryeministri Sali Berisha, u kthye në Norvegji dhe deklaroi se Shqipëria ka rrugë më të mirë se Norvegjia.

Deklarata e Bard Hoksrud bëri shumë bujë dhe shumë media e raportuan duke nisur një fushatë ndaj qeverisë që ndërton avash rrugët.

Një gazetar norvegjez është nisur për në Shqipëri për të zbuluar të vërtetën e rrugëve tonë. Hakon Aurlien vjen dhe tronditet, jo se kemi rrugë më të mira se Norvegjia, por sepse ato rrugë që ndërtojmë janë aspak cilësore.

“Zbuluam dy gjëra: së pari, shqiptarët ndërtojnë shpejt. Së dyti, nuk kanë kulturën e operimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve,” thotë ai, duke zbuluar se projekti i vetëm madhor, që është Rruga e Kombit, është ndërtuar aq shpejt, sa është kthyer në një rrezik të vërtetë për përdoruesit.

Sipas gazetarit, rruga ka 12- 15 herë më shumë mundësi për aksident se rrugët në Norvegji. Ai shton se kur bëhen rrugët nuk ka asnjë studim për mjedisin.

“Shqipëria ndërton shpejt sepse planet e ndërtimit shkojnë paralelisht me ndërtimin,” thotë ai.

Në fund ai fajëson gazetarët norvegjezë që krijojnë mite.

“Më shqetëson shumë fakti që në Norvegji formohen kaq shpejt mitet, në një kohë kur kemi kaq njohuri teknologjike. Media i kontribuon krijimit të miteve dhe citon këdo, pa verifikuar. Gazetarët duhet të jenë më kritikë për të mos krijuar të vërteta që nuk janë të tilla,” thotë ai.

Gazetari nuk lë pa theksuar se ndërkohë që është ndërtuar kjo autostradë, rrugët e tjera dytësore apo tretësore janë në gjendje të mjerueshme.

17 komente në “Shqipëria ka rrugë më të mira se Norvegjia? Një gazetar vjen të zbulojë të vërtetën dhe thotë: Është një mit”

  1. fl says:

    – Do behemi superfuqi enegjitike me central berthamor
    – Korrupsion? E ben Bashkia Tiranes
    – Kemi rritje ekonomike te krahasushme me Kinen
    – Kemi rruge si Norvegjia. Po behemi nje zvicer e vogel
    – Te 4 ne bote per mirqenie ekonomike vitin qe kaloi

    Ne u tallem po nuk kishte aspak faj Rama kur bertit para 10 vjetesh:
    Ooooooo Doooktooooooor!!!!

  2. loni says:

    po pse nuk vjen dhe te jetosh ne puke bashke me familjen o gazetar kanacesh,,me gjin ne norvegji fshatra si te shqiperise o gazetar kanacesh,,po norvegjia eshte vendi i pare i europes per mireqenie mos them edhe i botes,,po cfare jane keto perradha,,nuk i han me njeri keto lloj deklaratash,,

  3. fatmiri norvegji says:

    Po eshte e vertete ketu ka shkruar nje gazete prestigjoxe dhe e kam lexuar vete shkrimin dhe shkruan qe vendi me i varfer i europes me rruge me te mira se norvegjia po e verteta eshte se ka kaq shum rruge sa cdo banor ne norvegji e ka rrugen e vet. Rruget ne shqiperi jane si ne afganistan Aq klm rrug sa i ka shqiperia ketu i ka vetem bashkia ku banoj une mos flasim mo per tekniken apo sigurin tani norvegia do te dergoj ne shqiperi nje ekspert ekonomik si ka mundesi qe shqiperi eshte me rritje kaq te madhe ekonomike suksei eshte qe nga nje lope sot i kemi bo dy e ketu ne norvegji nga nje shtepi ne po i bojme dy.

    1. bes says:

      o fatmir me qen se nga nje shtepi po ben 2 a ke naj ven pune aty te vim andej??

  4. radikalisti says:

    Keni marre ndonje lajm nga ky gazetari, se mos ka vrare veten nga tronditja e madhe. Po ça jane keto shkrime, dhe keto tituj se late nam.

    1. hamdurulam says:

      Mos ki merak ,ata tallin prapanican me ne .

  5. loshi says:

    hahah ka 5-vjet qe jetoj ne Nervogji,evertet qe shqiperia ka rruget me te mira se nervogjia,sepse nervogjia ka vetem rrug nenetoksore 9000 kilometra epara ne bot per tunele,dhe akoma vazhdon te bej,nga oslo qe banoj deri ne nje qytet tjeter qe punoj ebej me tren per 10-minuta,largesia eketi qytetit esht 36 km,nje qmenduri gazetaresh,po ktu fytesh te shkosh diku dhe harron nga erdhe,hahahhah

  6. fash says:

    Rendesi ka qe ju te temes te ngeleni te kenaqur…..

    1. shpatar says:

      Kenaqsi te tilla ne shqiptaret kemi ndier gjithmone.E dini pse !!!. Jemi aq servila ndaj te huajve sa ata me kenaqsi na mburrin pa e merituar .Pa u hapur Shqiperia na mburrnin se ishim populli me i disiplinuar.Ne shume raste shqiptaret priteshin dhe percilleshin me kenaqsi nga te huajte.Tani punet kane ndryshuar.Na njohin shume here me mire se c’e njohim ne njeritjetrin. Se kane per gje te na bejne komplimenta edhe kur nuk e meritojme.Kjo vlen per sferen pushtetare.
      Ne 93 u dynden shume te huaj dhe komplimentat ishin si rrebeshe shiu.Degjova ne nje bisede me disa italjane ,buze detit ,se Shqiperia eshte vendi me i bukur ne Evrope.Ata qe e shoqeronin ,perfaqsues te Bashkise, tundnin koken duke miratuar pershtypjet e italjanve .Kur i pyeta per se kane ardhur mu pergjigjen :Jane miqe italjane qe kane shume projekte per te zbatuar.Kur i gjukoje tani me vjen peshtire.U hapen 2 rrobaqepsi dhe brena 2 vjetesh cdo gje u shkaterrua.

  7. Zigur Qarri says:

    Rruge 4 metra gjeresi!-dhe ku pa,ne ato zona ku ne krah ke nje skarpat Mali a Kodre dhe ne krahun tjeter Kanal ose Gremine.
    Ngaqe jan te ngushta,nuk kan as ndarje(gardh),rast per sherr.
    Kur ke perball dike,duhet te ndalesh dhe te vendosesh ne limit anash,qe te kalojn me cubat.Naten esht gabim te udhetosh,edhe nje kthese apo kanal i vogel eshte rrezik per jeten.
    Investim eshte bere goxha,kualiteti dhe parametrat lene per te deshiruar.
    Autostrada Tirane-Durres qe lidh dy Qytetet kryesore esht shembull i qarte.Tabelat,daljet,rikthimet,vendndalimet,gjatesia e rruges per te marre shpejtesine,ndarja autostrades dhe vija e bardhe pothuaj ngjitur me betonin ndares vdekjeprures,urat lidhese per kalimtaret dhe automjetet,lidhja primitive me Rinasin dhe bllokimi tek rrethrrotullimet kur mbaron Autostrada,etj,etj,etj jan tregues i qarte,qe punet jan bere shkel e shko.

  8. fieraku4u says:

    HARROJ TE PERMENDE KY GAZETARI…QE 2 MUAJ PASI U NDERTUAR RRUGA E KOMBIT, U SHEMB DHE RA KOMPLET TYNELI…

  9. alban4eva says:

    mos ia prishni gezimin dhe qejfin Saleh halese, ai vete ka then se jena te katert ne bote per mire-qen-ie, dhe keshtu duhet te ngelet.. jena superfuqi.. rrofte Saleh haleja.. Saleh kerma..

  10. dymi says:

    Keta ja kane kaluar 100 fish Enverit.”Jemi populli me i lumtur ne bote”- thoshte ai.”Kemi lene mbrapa gjithe boten per mirqenie- thote Sa-lehi-na e kalon vetem Gjermania”.”Kemi rruget ne te mira se Gjermania- thote Jozefi i parlamentit.”Kemi rruget me te mira se Norvegjia”.A e merr vesh o popull se cfare nastradinesh te drejtojne? Kur do t’u thuash nje here e mire sikterr nastradineve? Si ka mundesi,qe,ka akoma ne kete vend,frymore me qeliza gomari, qe bejne opoziten e opozites ne vend qe te perdorin bisturine kunder te keqes qe na ka pllakosur.Sa-lehi eshte me doreza boksi. Te pergatitemi qe ne qershor ti japim grushtin perfundimtar per ta nxjerre nje here e mire Knock-out.

  11. Pilo Lala says:

    Ky fotografi do jete Komunist Norvegjez qe nuk do Berishen.
    Berisha po e ben Shqiperine bahce me plehra.
    Shqiperia i ka sistemuar plehrat aq mire, ate e shikon ne Qeveri, ku plehrat jane me kategori, Ministra, Zv. Ministra, Ambasadore, Police Rrugore, Bodyguarde, Police Ushtarake Tropojane, Bathore.
    Po do te shkosh me tutje, ne plehra eshte kthyer TEC qe kushtoi mbi 100 Miljon Euro ne Vlore, dhe kurre nuk ka punuar.
    Ne Shqiperi Berisha zhvilloi Gjakmarrjen, nje “mrekulli” qe nuk e ka kush ne Evrope. Berisha duhet te marri cmimin “Nobel i vrasjeve” me perhapjen e Gjakmarrjes ne Veri te Shqiperise.

  12. Kalipo says:

    Po ju tregoj experiencen time ne Norvegji ne muajin Maj 2012 dhe pashe si jane rruget dhe si behet rruga nga Oslo ne Sandefjord .
    Procesi pare sistemohet terreni me kanalizime dhe drenime te gjitha ujrat mblidhen ne tuba dhe puseta.
    Shtresa e mbushjes ka poshte nje tip plasmasi pastaj zhavor ,shtrese me gure te medhenj, shtrese tjeter e imat ,dhe 2 shtresa te tjera zhavori dhe me ne fund asfalti.
    Lartesia e shtresave ne gjithe rrugen 1.2-1.5 mt .
    Ne muajin gusht vizitova beratin :
    Gropa Gropa Gropa nga lushnja ne Berat dhe nga Berati ne Fier rruga e tmerrit te makinave.
    kush nuk beson te bej nje xhiro :
    “rrofte partia ”
    ostrenskiot

  13. mergim tari says:

    Ai gazetari tha per rruget tona MIT apo M*T
    Kush e di si e ka patur hallin gazetari.

  14. ik mer trap,,po na tregon experiencen ne norvegji

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje