Ç'po ndodh me rrogat e administratës?!

9 Janar 2013, 10:51Politika TEMA

Nëse në biznese të ndryshme dëgjohet se ka një muaj, dy muaj apo tre muaj pa u bërë pagesat, të njëjtin “fat” i ka ndjekur në këtë fillim viti dhe punonjësit e administratës. Në fund të vitit ata morën shpërblimin prej 9 mijë lekësh, por paga deri ditën e djeshme nuk u ka kaluar ende. Janë rreth 90 mijë punonjës të ndërmarrjeve shtetërore, listë e cila përfshin punonjës të administratës, mësues, mjekë, infermierë, profesorë, punonjës të institucioneve të arsimit të lartë, që akoma nuk e kanë marrë pagën e muajit dhjetor. Arsyeja zyrtare sipas Ministrisë së Financave është “mos hyrja ende në fuqi e buxhetit të këtij viti”.

Një urdhër i dalë nga Ministri i Financave, Ridvan Bode (thuhet se ka dalë para dy ditësh, por data në urdhër është 3 janar) duket se nuk ka kuptim, duke ju ofruar një lugë bosh për t’i mbajtur me shpresën e pagesës. Në urdhrin e tij thuhet se “Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit nëpërmjet sistemit të thesarit të kryejë pagesat e shërbimit të borxhit, pagesat për shpenzime emergjente spitalore me funksion jetësor (blerje, oksigjen, gjak, ushqim, etj), pagat e punonjësve të qeverisjes së përgjithshme dhe sigurimet shëndetësore dhe shoqërore, transfertat në institucionet e sigurimeve shoqërore për pagesat e pensioneve, pagesat e paaftësisë, ndihmës ekonomike, papunësisë si pagesat për ushqim dhe medikamente për të gjitha njësitë e qeverisjes së përgjithshme që ofrojnë një shërbim të këtij lloji”.

Por prej 3 janarit, asnjë pagë nuk është dhënë. Udhëzimi me sa duket është bërë vetëm sa për të fituar kohë dhe për të shtyrë sa më shumë të jetë e mundur pagesat deri në gjetjen e një zgjidhje, si me emetim të bonove, apo me shpresën e privatizimeve të HEC-eve, apo mbledhjen e të ardhurave nga biznesi.

http://respublica.al/artikuj/2013/01/09/cpo-ndodh-me-rrogat-e-administrates

21 komente në “Ç’po ndodh me rrogat e administratës?!”

  1. buxhetori says:

    vaj medet. Shteti po vonoi rrogat e buxhetoreve, qenka ne pike te hallit.

    Filloi kriza. Filloi mungesa. Mjer ne. Do haje njeriu njeriun tani.

    1. E hongret ju gjelin per vit t’ri? Ky i sivjetshmi ka qen gjel me pordhe qe te shijon edhe ma teper. Shtrengonja icik rrypin tashti se Doktori ka 7 vjet qi e ka qeverine ne djete e s’osht tu u ankue

    2. andi m says:

      Po çfare keni me rroga e buxhetoreve ju lexues te TemA?Une mendoja se ju jeni te papune.Ju duhet te shqetesoheni per pnsionet dhe perkrahjen sociale.

  2. Genard says:

    Gjithmone ne fillim viti vonojne pagesat qoft ne administrate ashtu edhe te privati. Une personalisht gjithmone rrogen e dhjetorit e kam marre ne mes te janarit dhe pastaj per muajt ne vazhdim stabilizohet. Kshuqe boll ngritet tymnaje!

    1. Petro says:

      Tymin ke per t’ia pare o Geni

    2. Horri i Bulevardit says:

      Ku puno ti garroqe, vetem ne shtet rrogat jane te percaktuar se kur merren, por problemi eshte diku tjeter se qeveria per te marre borxh tek banka, nga paret e shqiptareve qe kane para ne banka, i duheshte te paguaje njehere borxhin e para tre vjeteve, qe te kishte te drejte te marre prap borxh dhe ky borxh qe u mor, seshte per rrogat por per te paguar interesat ne bankat e huaja, qe po i kalon afati.

    3. popolo di Tirana says:

      Po Gernard, ke shume te drejte, por po nuk u ngrit kjo “tymnaje “, ti nuk ke shanse ta marresh rrogen as ne shkurt, or ditëzi

    4. albi says:

      @ Genard -Po cfare thu mer idiot bankat i kane dhene pagat e dhjetor qe per krishtlindje meqe njerzit kane festa, keta si jepkan dot.
      Si ndodhi vjet? po parvjet? Debil, qeka normale.

    5. Gimi says:

      Po si more Z. Genard eshte normale qe rroga e dhjetorit te merret ne fund te janarit. Edhe une sa per informacion ne privat punoj po rrogen e morrem ne fund te dhjetorit sepse te gjithe kane shpenzime ne ate kohe qe dmth kane nevoje per leke. Dhe me ne vitet e meparshme buxhetoret e kane marr rrogen ne kohe kur duhet ta merrnin.
      Po per disa Bashki te qyteteve si Permeti, Kucove, Lushnje e disa qytete te tjera qe nuk marrin rroge prej tetorit…apo dhe kjo eshte normale per ty. Kjo eshte qeveri qe pa pike turpi e ka lene popullin ne pik te hallit dhe ne vend qe te mundohet si ta rregulloj situaten flet per mirqenjen ekonomike dhe hapat galopante qe ekonomia e shqiperise po ecen…dhe mbi te gjitha ke nje kryeminister qe flet nga facebooku dhe pershendet popullin e varfer me kengen “Gangan Style” per vitin e ri…turp

  3. spartan says:

    Data 9 sot dhe skemi shonce per tu paguar dhe kete jave. Llafe qarkullojne qe do na hidhen ne javen e fundit te janarit. Ndersa rrogat e janarit do na hidhen ne fund te shkurtit, ky muhabet do vazhdoj deri per zgjedhje… Turp, turp, jemi familjare dhe per me teper kemi pasur shpenzime dhe per vitin e Ri. Qeveri e falimentuar. Qekemi dhe vendi i 4 ne bote per mireqenie… pupupu

  4. jani says:

    Me kete administrate shumica militante dhe nje pjese e frikesuar qeveria ben cfar te doje . Me nje llogari te thjeshte ne vit jepen vetem 10 paga kusuri jane tatime , vonesa etj. Ky popull keshtu e dashka veri shkelmin ne fyt dhe fol per rritje ekonomike.

  5. Gimi says:

    Po si more Z. Genard eshte normale qe rroga e dhjetorit te merret ne fund te janarit. Edhe une sa per informacion ne privat punoj po rrogen e morrem ne fund te dhjetorit sepse te gjithe kane shpenzime ne ate kohe qe dmth kane nevoje per leke. Dhe me ne vitet e meparshme buxhetoret e kane marr rrogen ne kohe kur duhet ta merrnin.
    Po per disa Bashki te qyteteve si Permeti, Kucove, Lushnje e disa qytete te tjera qe nuk marrin rroge prej tetorit…apo dhe kjo eshte normale per ty. Kjo eshte qeveri qe pa pike turpi e ka lene popullin ne pik te hallit dhe ne vend qe te mundohet si ta rregulloj situaten flet per mirqenjen ekonomike dhe hapat galopante qe ekonomia e shqiperise po ecen…dhe mbi te gjitha ke nje kryeminister qe flet nga facebooku dhe pershendet popullin e varfer me kengen “Gangan Style” per vitin e ri…turp

  6. asd says:

    Me se fundi edhe militantet duhet ta provojne majen e shtizes se flamurit te PD

  7. llogaria says:

    Prisni prisni se ska filluar e keqja akoma,do ta kuptoni dalngadale qe zhvillimi i Shqiperise varej ne nje mase te madhe nga Greqia dhe Italia.

  8. Jevgu says:

    Une per vete jam mire. Me kanocet e vitit te ri e kaloj mujin. Atyre te administrates tu merni te keqen se ata rrogat i kane per kafe.Doktori u ka siguru dhe nonje dicka tjeter per dite te keqe. Aj mo se po humb kohen me ju dhe mi marin konecet te tjeret

  9. vlonjati it says:

    administrata kryekorruptuar e albanistanit berishjan u qaka per rogat,per te marr nje certifikate ne gjendje civile do rish gjithe diten radh e lekun lek ,me keq se ne kohen e mishit me tollon.buxhetoret dumbabista,keq e mos me keq i pafsha,nuk meritojne asnje qindarke.

  10. alban4eva says:

    mos i bini ne qafe kot Genardit, sepse ai po ben detyren e tij, qe i ka ngarkuar Salehu.. tjetri punon kurse ju nk e lini rehat, i bini ne qafe.. lereni te ziun, se eshte rrogetar, merre kocken ne fund te dites kur mbaron punen..

  11. kapo says:

    Keto kambana alarmi nuk duhet te na gezojn po vetem te na japin me shume trishtim

  12. A dine kafshet te qeshin,sigurisht jo,shikojeni gojen dhe mimiken e Saliut,a ka lidhje me qeshjen e nje qenie njerzore ajo pamje,natyrisht jo,tham qe kafshet nuk qeshin dhe Sali Vicidoli eshte kafshe,dhe ajo pamje mua me duket sikur do ta kollufisi ate femren qe ka perpara.

  13. Gezimi says:

    Akoma nuk e keni marre vesh o njerz qe arka e shtetit eshte bosh, ajo mbahet me gajret, por shteti ka kohe qe ka falimentuar. Na rrofshin fjalet e bukura qe i degjojme cdo dite nga ato njerez qe duhej te ishin prapa hekurave.

  14. elvik says:

    flm per rrogat qe kaluan i shlyem gjithe borxhet sot….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje