Kaos me listat e votuesve për zgjedhjet e 23 qershorit. Listat e publikuara online janë me parregullsi të mëdha dhe për këtë arsye Drejtoria e Gjendjes Civile u ka kërkuar minibashkive të pezullojnë afishimin e tyre.
Drejtuesit e minibashkisë nr. 5, pohojnë se në datën 3 janar, sipas Kodit Zgjedhor, listat duhet të afishoheshin në çdo gjendje civile, por është vënë re se pjesëtarët e dhjetëra familjeve janë ndarë në qendra të ndryshme votimi, raporton Vizion Plus.
Duket se Drejtoria e Gjendjes Civile, gjatë reduktimit të numrit të votuesve në një qendër nga jo më shumë se një mijë, në jo më shumë se 700, nuk ka marrë parasysh trungun familjar të votuesve.
Ndërkohë drejtuesit e minibashkive që drejtohen nga demokratët, e shohin më të zbutur problemin. Ata i kanë afishuar tashmë listat edhe pse me gabime, në pritje të abdeitimit të tyre nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.
Drejtuesit e Gjendjes Civile të kontaktuar në telefon nga Vizion Plus, deklarojnë se lista me rregullime do të dalë në ditët në vijim, pa sqaruar se përse ajo paraprake nuk u verifikua para afatit për publikimin e saj.
Shikoni njesin Nr.4
Eshte nje keas total…
Kot e kane klubi e maskarenjve. Nuk ka manipulim qe do ndaloje lumin e votave kunder antishqiptareve me te medhenj te historise.
TEMA, ju lutem më respekt per gjuhen shqipe:
“abdeitimit” eshte masaker kunder shqipes = me masakren ndaj votes qe po pergatit SRB-i. Shqip thuhet PËRDITËSIM.
Pse nje dite s’do te kishte perfundim vepra e F. Pones (“Mjeshtrit te madh” te manipulimeve zgjedhore dhe jo vetem i tyre)Nj. Kosovrastit, Telitit dhe Telave te tjere te perdredhur nga rrethet, te cilet, çuditerisht nuk po shihen me as te Klubi i Aleances Demokratike me nje…anetar-kryetar dhe ai i larguar per procka te tjera ne favor te Berishes, ne Itali, si ambasador.
PSSH-se dhe, keta VIRGJIRIANET (adaptim nga I. Kadare ne “Spiritus”)e mjerë e me preshë ne b…the, qe do ta rrezojne ujkun e STERvjeter Berishe (e lexuat, mor aman, nje ANAL-ist si Xhevat Mustafa te “Gazeta Shqiptare” sot, me te nxjerre zorret e barkut, me rajazimin argumentues te tij per avantazhet e disavantazhet e Berishes (??!) e te Edi Rames)te vetem e te ndare, per ta provuar veten (?!)po terhiqen per hundesh, drejt nje MANIPULIMI TJETER TE MADH, DREJT NJE HAJDUTERIE TE PASHOQE. Listat do t’i mbuloje pluhuri i halleve te mbijeteses se perditshme.
Edhe faktori n/k, po ben avazin e vet: po dergon keshille, sugjerime, edhe, edhe…kercenime! Dhe kujt ndaj MessiBerishes, qe do ta dorezoje (medemek rotacion) pushtetin ne nivele skandaloze ne te gjitha pikpamjet dhe, dhe me keq se ne vitin 1997.
Gazetari J. Marena a si quhet i ka bere nje pyetje J/Z te sakte sot z. Arvizu ne twiter-in e pare historik te tij, per qeveri teknike. Nqs s’do te ndodhe kjo, do te kemi nje tjeter 2005,2009, 2011, per te mos i zene ne goje vitet e meparshme se behen shume.
po emrat e kurbetllinjve cdo te behet…
Listat e votuesve perbejne thembren e Akilit ne strategjine e dr.dhjeramanit per tjetersimin e vullnetit te njerezve.
Mire do te ishte qe lajmi te saktesonte,-jo ne ditet ne vijim do te dale lista me rregullime,-por ne cilen Date do te behet e mundur qe njerzit dhe forcat politike te bejne verifikimet e domosdoshme,emer per emer,shtepi per shtepi,