“Kuajt e garave” që i duhen shoqërisë shqiptare

8 Janar 2013, 12:47Politika TEMA
“Kuajt e garave” që i duhen shoqërisë shqiptare

Nga Pandeli Majko

Në një libër të shkrimtarit polak Cesllav Millosh gjeta një përshkrim interesant dhe cinik të shoqërisë njerëzore. Përshkrimi ishte një paralele e njerëzve me kuajt… Ata ndahen për punë, cirk dhe gara… Masa më e madhe e shoqërisë është për punë. Një pjesë që përfshin politikën, sportin dhe botën e televizionit i përket “cirkut”. Kuajt e garës janë ata që ndërtojnë kulturën e shoqërisë.

Kush janë “kuajt e garave” të shqiptarëve? Kjo është një pyetje sa e lehtë për tu bërë aq edhe e vështirë për tu përgjigjur. Mesatarja shoqërore e llogaritur për njerëzit e kategorisë së tillë është rreth 1 për qind… Dyshoj se në postkomunizmin shqiptar ai është zvogëluar edhe më shumë nga valët emigratore.

Shoqëria shqiptare është mbërthyer nga niveli i inteligjencës së “cirkut”, të cilës nuk i intereson e vërteta, por veç pëlqen ta shpallë atë. Nga kultura marksiste vazhdon sindromi i vendosjes së ideve para njerëzve. Kjo kulturë na ka lënë joshjen, etjen dhe besimin se gjykimi final është prapa derës për një shoqëri pranë kolapsit. Shoqëria shqiptare është rrethuar nga mentaliteti i “cirkut”, i cili kultivon ndjenjën për të “çuditur” si bazë vlerësimi. Aktualisht udhëhiqemi nga njerëz egocentrikë të cilët mendojnë se rregullat e etikës nuk vlejnë për ta ose për më keq identifikojnë moralin me interesat e tyre.

Kjo predominancë e “cirkut” po ndërton identitet të lidhur me urrejtjen. Ajo shihet autentike dhe furnizuesja kryesore e identitetit politik pavarësisht se baza emocionale e saj është frika.

Në shoqërinë shqiptare kjo situatë po reflekton tek një brez i ri. Ai do të pretendojë se është duke trashëguar një botë false. Ky nuk është një fenomen vetëm shqiptar megjithatë ai po jep shenjat e një “kryengritjeje” në rritje. Fraksioni më problematik i saj është ai, i cili përpiqet që logjikën ta trajtojë si falsitet dhe vendosjen e problemeve të dukshme të njerëzve në dëm të synimeve që prodhon gjykimi i shëndoshë.

Çfarë më shqetëson? Të gjitha lëvizjet radikale edhe ato me qëllimet më të mira prodhojnë në një pikë të caktuar elementë të cilët të zhgënjyer nga ecuria e progresit mesatar të shoqërisë drejtohen nga aktet e dhunës.

Mendoj se asnjëherë më shumë se më parë shoqërisë shqiptare i nevojiten “kuajt e garave” të kulturës së saj… Ata mund të jenë zëdhënës të shpresës për ndërgjegjen kombëtare të lodhur nga mbingarkesa që vjen nga bota e privilegjuar e “cirkut” të politikës… Heshtja do të ketë pasojë. Mendoj se duhet të jemi të vetëdijshëm për rebelizmin pa kauzë që rrezikon kombin!

Shoqëria civile shqiptare ose e ashtuquajtura e tillë është në masë të madhe një koperturë biznesi. Kjo “shtresë” në mjaft raste ka shërbyer si “kapak” se sa në vetëpërcaktimin si zëdhënëse e presioneve sociale të shoqërisë. Akademia e Shkencave… Ajo është bërë e padukshme. Presioni që ajo të sillet si pjesë e administratës shtetërore është i dukshëm dhe ka goditur autoritetin e saj kaq të nevojshëm për këtë kohë. Drama e kolaboracionizmit me të keqen kombëtare është një histori shqiptare aspak e lavdishme. Me kokëulje para institucionit të dijes vërej se para megalomanisë dhe ekseseve të politikës nga akademia e shkencave po rithemelohet virtyti i “çimpenjimit” për elitën mendore në Shqipëri…

Politika aktualisht është tejmbushur me politikanë në kërkim të sensacionales. Ora e politikës duhet të “kurdiset” çdo katër vjet… Ndërsa ata që heshtin sot, janë intelektualët, për të cilët koha është një konvencion i cili nuk ekziston brenda tyre. Asnjëherë si më parë Shqipëria nuk ka nevojë për zërin e tyre.

A mund ta bëjë politika zërin e munguar të mendjes në Shqipëri? Dhimbshëm them se ky është mision i pamundur i politikanit si profesion dhe përpjekjes së tyre shpesh të dëshpëruar për të qëndruar në pararojë. Ekzema e politikës është tundimi nga dritat e skenës dhe trajtimin e sasisë si virtyt. Endrra e politikës për ta lidhur qëllimin e saj me udhëheqjen shpirtërore ka prodhuar mallkimin e vetvetes që kanë prodhuar luftërat fetare dhe ideologjitë e diktaturave.

Cili është sot raporti i politikës në raport me të menduarin?

E djathta në Shqipëri ka një arsye pak të dukshme për të pohuar krizën e saj. Kjo është paaftësia e shumicës së drejtuesve të së djathtës për tu identifikuar me grupimin e vet shoqëror. Kjo krizë shprehet me mungesën e respektit dhe pandjeshmërinë ndaj së vërtetës. Portreti i një intelektuali të djathtë i ngjason një të shtriri në gjendje kome.

E majta në Shqipëri bën jetë të dyfishtë. Ajo vuan ndarjen e historisë së ideve që e prodhuan dhe çiltërsinë deri në vetëlavdërim të pranimit të fajit për diktaturën komuniste. Esenca e mosdeklarimit etik të saj është fakti i mirëkuptuar se dallimet ekonomike dhe shoqërore janë të pashmangshme dhe nuk ja vlen të diskutosh të mirat e zhdukjes së tyre.

Sot në politikën shqiptare kanë hyrë ethet e zgjedhjeve të qershorit 2013. Ato po zbresin në terrenin social shqiptar në një marrëveshje me dhunën. Kjo e fundit nuk duhet nënvleftësuar pasi është cilësia që ka “shkruar” historinë nën tavolinë të politikës në Shqipëri. Ajo ka ngjizur me magjinë e vet momentet kryesore të historisë sonë njëshekullore shtetformuese. Jo vetëm në Shqipëri ka një simpati të hershme për njerëzit e “veprimit”. Inkurajimi dhe tolerimi i dhunës padyshim që është rrjedhojë edhe e një raporti intelektual karshi saj. Miratimi i heshtur i dhunës është shkak-pasoja e mjaft dramave historike që vendi ynë ka kaluar. Në një poezi të Odenit me titull “Spanja” ka një varg të dhimbshëm: “Pranimi me ndërgjegje i fajit për vrasjen e nevojshme”… Natyrisht Shqipëria nuk është në nivelin e luftës civile të Spanjës por marrëdhënia intelektuale me dhunën e “nevojshme” ndihet qartë në ajrin politik të vendit…Dhuna e justifikuar është mallkimi për të ardhmen e shqiptarëve.

Kuajt e “cirkut” nuk munden të flasin sot. Nga brenda çadrës së politikës pritet që të vinë ata…Kuajt e garës!

Kush janë “kuajt e garës”? Vërtet mendon se ka vlerë fjala intelektual në këtë vend? Këto janë pyetje për mentalitetin e rutinës sonë të përditshme. Përgjigja ime është e thjeshtë. Nga se e dallon një kalë gare nga të tjerët. Ato janë përbuzja ndaj stanjacionit, individualizmi dhe sensi i të bërit të gjërave pa i thënë dikush: Fol!

Unë bëj pjesë tek njerëzit që di të pres. Eshtë e pamundur që ata të mos ekzistojnë në Shqipëri!…Sigurisht!

46 komente në ““Kuajt e garave” që i duhen shoqërisë shqiptare”

  1. Agron says:

    I qarte dhe…te ben te reflektosh!

    1. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)prej Sauku says:

      i nderumi zotni Majko.
      Kulturen e shoqerise nuk e bejne kuajt e gares,sepse ju bini vete ne kundershtim kur fusni ne grupin e kuajve te cirkut politikanet,intelektualet dhe njerzit e artit dhe medias.
      Ju ose jeni naiv ose jetoni ne nje bot femijesh.
      Jane pikerisht elita e nje shoqnie keto njerez qe ju i fusni tek kuajt e cirkut.
      Kuajt e cirkut jane me te zgjuar se kuajt e gares o zotni Majko.
      Me vjen shum keq por shkrimi juaj DILITANT tregon sa i papjekur jeni.
      O Tempora o Morres.
      Shkrimi i ish Kryeministrit shqiptar,me popullaritet dhe admirim ne te gjitha trevat shqiptare.
      Ju jeni ne pritje te kuajve te gares zotni Majko????
      Cfar fatkeqsie per nje popull,cfar zhgenjimi,nderkoh qe te gjith kane shpresuar se ju jeni nje kal inteligjent si kuajt e cirkut dhe me shpirt luftarak si kuajt e garave.
      Ju jeni nje kal frikacak,sepse nuk keni guximin te flisni hapur.
      Ne mbyllje shprehni qarte ate gje per te cilen ju e keni shkruar kete artikull.
      Ju jeni i zhgenjyer nga Edi Rama,ndoshta me te drejt
      Ai nuk eshte as kalë gare,as kalë cirku.
      Edi Rama eshte kalë pune.
      Nderkoh qe Sali Berisha eshte kale pune dhe cirku.
      Qe tjua bej te qarte,per mua eshte e paturpshme ti klasifikosh njerzit ne kafshe,ate stad krahasimi e kemi lene mbrapa nesh.
      Mos mi fyej kafshet e mija te dashuna zoti Majko.
      Njeriu cilido qofte ai eshte shum larg nje kafshe.
      Njeriu eshte SHTAZA me e keqe ne bote.

      1. raimondi says:

        -E ke ngateruar njecike ti Aishe , ne pergjithesi e ke mire mendimin , por ke ngateruar dicka ne fillim

        Majko thote se ne kuajt e cirkut futen njerezit e politkes , artit dhe sportit,
        ndersa ne Kuajt e Gares futen…njerezit qe prodhojne kulture , pra Intelektualet

        Tani problemi me Majkon eshte se Majko nuk e njef Filozofine aspak , ose mund te quhet nje filozof kokebosh , Atij i mungon mendimi Konceptual filozofik ne Lidhje me dalliemt midis Politkes dhe Intelektualizmit
        dhe pse ?

        Ne fund Majko thote qe :”…..Nga brenda çadrës së politikës pritet që të vinë ata…Kuajt e garës!…”

        M e keto qe thote si permbledhje e mendimit qe Majko kerkon te percoje tek lexuesi ai tregon se ..Kuajt e g gares, pra intelektualet do te vijne nga ….”Cadra Politke “__Ky konkluzion eshte nje Gomarrlek me brire
        dhe qe si zakonisht duhet quajtur “…Gomarlek kaur”—

        Se keta t e kryqit thone thagma skandaloze qe nuk ka llogjike qe ti mbaje

        __Politka nuk prodhon intelektualizem ,, sepse ky quan kuajt e gares , ata qe prodhojne Kulture , jo politike

        Mirpo ka nje dallim esencial qe vjen qe nga Antikiteti grek ne kohen e Sokratti dhe sofisteve te famshem

        Natyrisht Majko i ka qejf shume keta greket e sotem, sidmos ata te Qipors
        , por nuk i ka lexuar asfare
        ata te ANtikitetit ndaj edhe thote kodra pas bregu,

        __Me kuaj gare duhen quajtur ata qe merren me Politike, sepse Politka eshte shkenca qe e con perpara shoqerine , eshte shkenca qe merret me adminsitrimin e pushtetit _Dhe eshte pushteti politk q eme ligjet e tij te krijon ty mundesine , te ecesh ne drejtimin me t emire per pasur progres ne ekonomi, kulture, art etj

        _-Politka hap rugen e progresit , hap shtigjet e reja –Intelektualet jane tekniciene , porse politkanet jane nejrezit qe zhvillojne parimet baze , dhe japin drjetimet ku duhet te kaloje ekonomia, kultura, arti etj etj

        –Dhe me politke merren te gjithe edhe intelektualet edhe njERzit e thjeshte ,
        edhe ai qe eshte me diplome Harwardi, por edhe ai qe nuk ka diplome fare——-PSH REGANI ishte nje aktor medioker , dhe u be presidenti me i mire i USA etj raste te tilla ka plot

        —Mjafton qe njeriu te kete ide per zhvillimin e vendit dhe ai behet pjese kryesore, fuqi motorike , driving force , e politkes se vendit

        __Pra idete qe e cojne shoqerine perpara mund te gjenden tek kushdo ….
        .ndaj edhe Demokracia qe para 2500 vjetesh kur lindi Soloni e vuri ne ligj : Qe cdo qytetar duhej patjeter te marri pjese ne disktuimet per mbarevjatjen e puneve te shtet-qytetit Athines, ne te kundert do i hiqej shtetesia ….

        __Pra Partite duhet te demokratizohen ku te lejohen njereit pavaresisht diplomave qe kane apo nuk kane , te flasine te diskutojne per te dhene idete e tyre ne lidhje me mbarevajtjen e Pozites, apo opozites …….

        ….Dhe ne keto dsikutime dmeokratike ata njerez qe do japin mendimet me te vlefeshme dhe me te dobishme per progresin , ata duhet te zgjidhen ne krye –Ky eshte regulli baze i demokracise

        –Ndaj duhen afruar te gjithe te flasin e te diskutojne ne Parti, jo vetem te afroehn ata qe marin tituj te sforcuar akademike , apo ata qe mbajne mbi shpine kryqin ( qe ne fakt eshte kryqi i turpit )

        Ne parti te opozites dhe te psuhtetit duhet te lejohen te flasin te gjithe pa perjashtim kush deshiron te japi mendime …dhe pastaj
        mbi ato qe thuhet e diskutohet, duket kush eshte me oratori, me karizmatiku, me debatuesi , me inteligjenti ne arsyetim me common sense ,
        dhe me e rendesishmja :kush ka me shume ide …..zgjidhet ne forumet drjetuese

        _-Per kete menyre demokratike per te gjetur “kuajt e Garave” ka edhe nje debat
        te shkelqyer midis Sokratit dhe sofistit me te jashtezakonshem te antikitetit , Protagoras

        –Dhe aty Protagora i thote Sokratit : Zeusi ku ju dha njerezve dhuraten e disktuimeve [per punet e shtetit dhe drejtimin e tij , nuk beri dallim , sepse Hemresi e pyeti
        e i tha : Tu jape ate dhurate vetem disave, te zgjedhurve , apo te gjitheve
        Pergjigja e Zeusit ishte demorkatike : Tu jepet te gjitheve ….

        _-Pra kuajt e Gares qe cojne shoqerine perpara jane nga te gjtiha shtresat e popullit , jo vetem intelektualet,, dhe eshte detyra e drejtuesve te partise
        te krijojne kushte per te dale njerezit me te mire mbi bazen e asaj qe thone
        ne debatet me njeri tjetrin dhe ne popull,

        Jo te zgjidhen njerezit mbi bazen e orjentimeve nga Agapimenot ,
        dhe me propzoimet e …”Kuajve te teatrit te kukllave ” se na dalin pastaj
        me canta mbushur me breke e kantjere duke ja krisur vrapit neper dyqanet e Amerikes e na nxjerin bojen

        __Nje sqarim :…”Kuajt e Teatrit te kukllave ” jane kuajt qe lojen e bejne ne skenen
        e politikes shqiptare, ndersa fijet ua mbajne qirjet ne …Athine ,

        ….E haroi Majko , kete lloj specie qe vegjeton ne PS , por e mierkuptojme,
        se nuk mund ti thote dot te gjitha me arsyetimine tij konfuz e te ceket

        _-Pra sic thashe Majko nuk ka as konceptet me elementare se si mund te gjenden njerezit e ideve qe cojne shoqerine perpara ….gje qe eshte 2500 vjet e vjeter

        Majko vuan nga semundja e grandomanise e shprehur me sofizma idiotike
        qe brenda tyre e kane arsyetimin ne gjendje akrobatike, ne vertikale –Komplet arysetim me koke poshte , do thosha

        Ato perkufizimet qe thote per te djathten dhe te majten jane komplet budalleqe te veshura me fjale te varfera qe perplasen me njera tjetren
        dhe prodhojne nje ….kataklizomo qesharake qe nuk kane asnje lidhje me realitetin ku jane dhe mendojne keto dy forca….

        Ndersa ne lidhje me dhunen, Majko ben ca arysetime pa kuptim fare per dhunen e justifikueshme

        Dhune e justifikueshme eshte dhuna e policise , ose dhuna e opozites nqs i vidhen votat,
        porse Opozita nuk mudn te beje dhune edhe nqs vidhen votat , se nuk do behet lufte …
        .
        Megjithate Majko tregohet i ulet nqs e ka per opoziten , sepse nuk duhet tja djegesg fisheket opozites qe tani –

        –Dhuna mund te lidni pas zgjedhjeve , edhe spontanisht si nje kunderpergjigje nqs vidhet vota

        Ndaj ne kete arsyetim Majko duket sikur ben rolin e kollones se 5-te brenda opozites
        duke trajtuar termin e “dhunes se justifikueshme” …

        Edhe nqs ke te drejte ne parim qe te mos behet dhune, ti si opozitar nuk
        ke te drejte morale ta trajtosh kete teme , sepse demton ne advance
        aksionin opozitar ….pavaresisht se si do veje puna

        _-Ndaj opozita socialsite duhet te pastrohet nga keta …:Kujajt e teatrit te kukllave ” se po shkateron vet veten , dhe po e le vendin pa opozite

        Keta nuk i bejne opozite pushtetit , por i bejne opozite ne menyre perfide ….opozites

        Une nuk jam tifoz i kesaj opozite, por absolutisht jam kunder konspiracive te tilla kunder opozites …..

        1. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)prej Sauku says:

          Un te pergezoj per shpjegimin tuaj zotni Raimond.
          Por un i qendroj mendimit tem.kulturen e shoqerise nuk e bojn aspak pulitikanet,Ketu jom e bindme plotsisht.
          Kulturen e nje vendi e bojn thesaret e tij si.Agolli,Qosja ,Kadare.Sokol Balla,Inva Mula,
          Politikanet jon mashtrusat dhe ginjeshtaret e shoqnis.ata po nuk i vure nen kontrroll behen te rrezikshem si Berisha dhe Meta.
          Prandaj politikanet ne fillim mashtroj popllin dhe zgjidhen ne menyr demokratike pastaj e mallkojne dhe e poshtroj demokracin.
          Raimondo vetem nji lutje kom.dhe mos me keqkupto.
          Shkruaj ma shkurt dhe permlidhi mendimet.
          Qi je djal inteligjent ket as qi e venos ne dyshim dhe meriton respekt.
          Tungjatjeta.

    2. Reformer says:

      shqetsimi eshte ulerites, por Majko nuk eshte njeriu i pershtatshem per ta zhvilluar kete teme.

      Eshte e kote te qerasesh derrat me shampanje.

      “Intelektualet” e djathte nuk jane shtrire ne koma, por po zhgerryhen ne balten e mediokritetit politik dhe e kane shkembyer intelektin e tyre te cmuar dhe te pazevendesueshem me nje llogari bankare.

      Perndryshe ata do te ishin Sokrate te uritur. Por kush do t’ju a dinte per nder ose kush do ti vleresonte?

      Nje shoeri qe nuk ka intelekt, nuk e cmon as lirine e intelektit!

    3. er-ba says:

      Zoti Majko komplimente! Kisha vertet kohe qe nuk lexoja nje artikull kaq te arrire. Njekohesisht ngushellues, inkurajues dhe meditues. Ju pergezoj vertet dhe uroj qe “kuajt e rraces”,ata te vertetet nje dite te vleresohen dhe te mos ngaterrohen me me “gomeret e maskuar” qe i gjen brenda cdo kostumi sot, sidomos ne administrate.

  2. Argita_B says:

    Intelektualet e vertete u persekutuan nga komunizmi dhe ne vend te rihabilitoheshin u ripersekutuan dhe nga post komunizmi.
    Majko ska perse te shkruaje reflektimi te tilla, pasi ato bien ne kontradikte me vepren e tij.
    Ne periudhen kur Majko ishte ktyeminister, zv Kryeminister apo minister, ne administraten shteterore nenpunesit e larte apo te mesem, biles dhe ata qe ishin thuajse te parendesishem u zevendesuan thuajse te gjithe me anetare partie.
    E njeta gje u be dhe kur ne qeveri erdhi PD-ja. Keshtu qe me kete menyre te funksionuari, nuk ka se si te formohet e te mbijetoje intelektuali.
    Ai i prish gjithemone pune te pa aftit, dhe fatkeqesisht, ne Shqiperi zot zoterojne te pa aftet.

    1. migenatresa says:

      E pabesueshme te jete ky Majkoja qe mbante fjalime patetike kur ishte kryeminister me “partizanet e Enver Hoxhes”?

      1. Argita_B says:

        Majko eshte qytetar, i kulturuar dhe do te thoja ndryshe nga shume politikane fshatare qe sot kemi ne qeveri, po kjo nuk mund te çdoganoj Majkon nga mekatet e veta, pasi eshte pjese e ketij sistemi, pra ben pjese te ata qe jo vetem e ushqejne, po e kane krijuar.

  3. dori says:

    Shumë i thellë Pandi. Po pse asnjë koment. E di çfarë mu kujtua kur nuk pashë asnjë koment: Jezusi u tha: – kush është pa mëkat le të hudhë gurin i pari. …. vetë…

    1. patrioti says:

      ti ke bere mekat se nuk je i pari

  4. coku says:

    te presim po a kemi kohe.

  5. skenderi says:

    po mire o inteligjent, qe na ke qeverisurderisa je zbardhur veten ne cfare lloj kali e fut se te flasesh per te tjere eshte kollaj po ti ku e fut veten o tunxh bir…..

  6. e verteta says:

    Pse s’behet Shqiperia?
    FRD + Ak + te gjithe te pa kenaqurit pa perjashtim TE GJITHE, te votojme se bashku kunder kucedrs 72 vjecare qe po na pi gjakun me keq se nje shushunje.

    E pate ajdut ilir meten me bythelepiresit ne TV-ion qe mbrojne nje KRYEAJDUT,
    me spiune,kryeprokurorin shtrigun e komunizmit dhe neokomunistet Shqiperia kure s’behet.

  7. ina says:

    njohurite e Majkos per Marksizmin (kultura marksiste) me kane lene te shokuar. do bente mire te gjente tjeter argumetim per efektet e mekanizmit te trashegimise ne shoqerine tone te sotme. eshte me te vertete per te ardhur keq, qe nje intelektual me gjasa i majte te kete kete kendveshtrim analitik ndaj Marksizmit.

    1. saraçineskë says:

      Po ti moj hanëme, çne këtu? Mero Bazen dikur nuk e shifje dot me sy. Çne vjen dhe i komenton tani në gazetë?

      Nuk e ka llafin tek marksizmi shkrimi që u këpute në bythë duke vënë re hiçin. E ka llafin për një frymë të fëlliqur, të ndyrë konformizmi. Që zotrote i je mbartëse.

  8. ban says:

    Shume se i sakt polaku Cesllav Millosh paralelizmi me kuajte.

    Me sa duket i ka njohur mire kuajt se eshte nje nga kafshet me te zgjuara.

    Kuajt e punes,kuajt e gares dhe kuajt e cirkut,paraleje e goditur edhe njerzit ndahen ne keto tre kategori.

    Me kuajt e punes paralelizohen njerzit qe mbajne gjithe peshen ne ekonomine dhe zvillimin e vendit:puntoret,bizesmenet e vegje ,te mesem e te medhenj, te vetpunesuarit,administrata shteterore etj.

    Ne kuajt e cirkut hyne 140-te deputetet.
    Keta jane vertet kuaj te cirkut sepse perdoren nga pronaret e cirqeve per te bere show ne politike.

    Kurse kuajt e garave jane Intelektualet e vertet te vendit qe duhet te jene ne gare per te nxjere vendin nga bataku qe ka ngelur.Keta jane kuajt qe fitojne gara,keshtu duhet te jene edhe intelektualet.

  9. Amir says:

    Lajm i mire qe Majko(moma ne gjuhen e tij vllehe ) ka filluar te lexoje libra.
    Personalisht pretendoj se kam shkolle me shume se shumekush e
    pa diskutim me shume se Pandushka(me vjen realisht keq qe tani
    qe “baxhanaku” ia mori perfundimisht zonjen, s’ka me c’te beje ky klloun
    e coku shfleton ndonje gje). Po le te me thote qifte edhe nje person i vetem
    se intelektualet na u krahasokerkan me kuajt dhe le ta
    merrte skizofreni te drejten(ne fund te fundit dhe ai njeri eshte, pavaresisht se i ka gjynahe ketij
    populli, o Zot, i ra dhe ketij per pjese!
    Do ta rekomandoja te hiqte dore nga leximi vetem i autoreve sllave(ai thote
    polak, por si bullgar me duket ai emri). Mbase do shihte se kuajt e vetem qe kemi
    ne ne Shqiperi jana pandushkat dhe shoket e tij ne politike.
    Imagjinojeni o njerez sikur dhe njehere t’i jepni ne dore ketij e monstrave si ky t’ju qeverise!
    Pervec dogmave e budallalleqeve te tij te zakonshme, do
    perpiqet te beje dhe njeriun e madh. Paste sa me pak si ky njeri bosh, qe te behet Shqiperia!

    1. Ben Chicago says:

      akeq
      pretendon qe ke shkolle me shume se shume kush,
      e pa diskutim me shume se pandushka.
      vite ne shkolle mund te kesh por jo shkolle
      pervec gabimeve ne te shkruar majko i thone sllavet momes jo vllehet
      dhe ate ” baxhanakun ” qe e permend tregon qe nuk je njeri

    2. Shqiperi-Illyria says:

      Amir, ne Shqiperi populli thote: “Shkolle bejne edhe gomaret e gomaricat”. Besoj formimi juaj intelektual ju le te kuptoni kush eshte gomari dhe kush eshte kali i garave ne kete rast.

    3. Shqiperi-Illyria says:

      Dhe dikca doja te shtoja, per ju qe vini ne dyshim prejardhjen apo aftesite e nje shkrimtari si Czslaw milosz.
      Shkrimtai i mirenjohur (i mirenjohur besoj jo per gomeret me shkolle) Czeslavv Milosz, i lindur ne Krakove te Polonise eshte laureat i cmimit Nobel per literature ne 1980. Ndaj do beni mire, perpara se te qortoni ate apo dike tjeter si z. Majko te hapnit te pakten faqen e wikipedias http://en.wikipedia.org/wiki/Czes%C5%82aw_Mi%C5%82osz e ju lutem mos shkruani herezi ne komentet tuaja, qe pervec urrejtjes se nje njeriu shume shume te vogel, nuk permban asgje me shume.

  10. Horri i Bulevardit says:

    Per te njohur kapitalizmin, duhet te njohesh komunizmin, jane e njejta teze, vetem se duhet lexuar marksizem-leninizmi nga fundi dhe kur i del ne krye e shef vehten qe je ne kapitalizem, prandaj keto dy teori kane luftuar njera tjetren, se si baze kane patur shfrytezimin, puna ka qene se me cilen genjeshter, duhet ti tregojme sklleverve, qe te na besojne.
    Po te shohesh shtete te fuqishme perendimore, duke filluar qe na SHBA e deri ne Britani e Gjermani, thone qe kane tregune e lire por te kushton shume shtrenjte te hysh ne ate treg, thone qe kane barazi tek ligji, por dil njehere ne gjyq me nje super miljoner sic me ra mua fati i keq te dal, per shkak te nje karamboli, qe per ate pasanik ishte thjesht nje bakshish kafeje, ndersa per mua ishte vete jeta ime dhe do te shohesh se cfare barazie ekziston.
    Shtetet kapitaliste sundojne me ligje komuniste, kapitalizmin e kane si pasqyre per te na treguar se jetoni te lire, por une per vete me duhet te punoj 12 ore ne dite dhe ditet e djelave, me duhet te merrem me fatura, qe ste lene qe te jetosh pa stres.
    Komunizmi per te bere zap njerezine, sundoi me dhune, dhe pikerisht kapitalizmi ka marre nga komunizmi pikerisht dhunen, kur vjen puna per te mbrojtur interesat e veta.
    Sistemi me i mire per mua sot per sot, eshte teoria e Ten Sia Pin, qe zbatohet akoma edhe sot ne Kine dhe qe i solli Kines fuqine qe kerkonte.

  11. Frojd ANNE says:

    MBAS 22 VJETESH,PANDELIU NDIHET ‘KALE’ APO MUSHKE STERILE?
    —————————————————————-
    Ky ‘njeri’ eshte aqe konfuz sa tere politika konfuze e pse jo antishqipetare e korruptuar e ketyre 22 vjeteve.
    Nje ‘mender’ kryeminister qe eshte pjese e krimit e korrupsionit shqipetar ne keto 22 vjet e qe nderi me i madh qe mund ti bente popullit te ngelur sa kokoshi nje thele edhe per faj te tij doish:NISMETAR PER TE MARRE FIRMAT E DEPUTETEVE TE NGELUR SHQIPETARE PER TU LARGUAR NGA PARLAMENTI QE SPERFAQESON POPULLIN POR KRIMIN E KORRUPSIONIN,PA TE DREJTE KANDIDIMI KUSH KA ME TEPER SE DY LEGJISLATURA E TE KALOHET URGJENT NE ZGJEDHJE.
    Ky jo vetem kete nuk arrin ta beje por flet ne gjendje deliri per ‘komunizem’ e aqe me teper Marksizem ku arrin te thote qe:’…ideja zevendeson njeriun’ te kunderten e marksizmit ku eshte materja perfshi edhe trurin qe krijon idete.si mund te shkohet ne zgjedhje me paciente psiqike salisjane?

  12. idjoti i Bathores says:

    Te pakten gazetat qe pretendojne te jene te majta le ti ‘kursejne’ shkrimet e ish ‘udheheqesve’te hartimeve e nxenesve te Dhjetorit qe nuk u poqen kurre.Me kete nivel tregon ti besh reklame sali plakut.
    Nje nxenes i shkolles fillore te ‘realizmit’ socialist do bente nje shkrim shume me me permbajtje.Justifikohet po ka probleme.

  13. banija01 says:

    Amir—

    Mund te kesh dy tre universitete si arsim po si vlera intelektuale je sa fillorja duke u bazuar me ato qe shkruan.

    Qe te hysh ne ceshtjet personale eshte gje e ulet gje qe e ben vetem nje injorant.Edhe sharjet po keta tipa i bejne dmth. injorantet.

    Nje kal eshte shume me i zgjuar nga ca njerez te niveleve te ulta.
    Duhet te jesh ritur si “Beni ecen vete”nuk njehe jeten e fshatit dhe nuk njehe kafshet dhe sidomos kuajt dhe polaku qe ty te duket bullgar i ka njohur kaq mire kuajt dhe ka dhume te drejt qe i paralelizon me njerzit se edhe njerzit ndahen ne keto tre katgori.

    Ne shkrimin tend nxjer nje mellef dhe inate, se duket se njihesh personalisht me P.Majkon,po do te jesh burre thuaja direkt me emrin e vertet.

  14. gjon says:

    Mire nje leksion per studentet,une desha te mesoje nga ju zoti MAJKO ne cilin grup KUAJSHE i perkasin SALIU E RAMA.

  15. Qytetari says:

    Majko eshte perpjekur te reflektoje dicka serioze, qe ate e mundon. A do te dalin ne skenen politike “kuajt e gares”, intelektualet e vertete, qe do ta drejtojne Shqiperine? Kaq! Kush nuk e do klikon “close”. Nuk ka provokuar, nuk eshte tallur, nu ka vene veto ne reflekset e tij. Ka qene dikur k/minister (30 vjec), por jo vetem nuk ka bere ndonje turp apo ka nxjere jashte ne mes te ngrices fukarenjte e pa strehe e me femije gjiri, sic po ben pikerisht sot kejo fytyra e neveriteshme e krejtesisht injorante, qe ka mare atributin e Majkos me dy here moshen e tij. Perkundrazi Majko, rastesisht a pa rastesisht, ka mbetur ne historine tone moderne sinje burre i madh : Kur kishin nevoje jetesore, ai nxiti krejt fisnikerisht hapjen e cdo dere shqipetari per vellezerit e tyre Kosovar.
    Por te hysh ne jeten e tij personale,e aq me rende ne ceshtje per te cilat njeriu pergjigjet vetem para vehtes te vet, sic ben pak me siper nje qelbesire “e kulturuar” nder debatuesit e respektuar, thjesht se nuk pelqen mendimet apo orientimin e tij, eshte krejtesisht nje sjellje kafsherore 1000 shkalle me poshte se klasa e kuajve real. Ne te vertet nuk ka faj! Kur kemi mbi krye nje Kryeminister qe ne vend te debatoje shan deputetin, kolegun e vet, nga nena e motra, nuk na ka mbetur gje tjeter vetem se te presim edhe pak sic thote Majko. Ose te nisemi perfundimisht drejt Europes, ose te na cojne te gjitheve ne bordellot e fiseve Muju, aty ku nuk behet dallim seksesh, por vetem kategorizim shtazesh.

  16. beso says:

    sjelljen e kafsheve e ka studjuar mire filozofisht K.Lorenz,nuk mbeti ky Milloshi polak.Ka nje diference esenciale midis kafsheve(kuajve)dhe personave,se kuajt nuk”punojne”vete,por dikush i”ve ne pune”.Edhe kuajt e cirkut”bejne pune”se edhe cirku eshte”pune”ne vetvete.biles jo vetem pune e veshtire fizike,por edhe fantazi e art se bashku.Varet si e kupton cirkun ky polaku.Krahasim me pa fantazi nuk kam pare ndonjehere,te me ndjeje autori.Tani,mesa kuptoj une ketu flitet per popull qe punon,per popull qe merret me llafe(cirk)dhe per ate te quajturen elite qe po merret me fatet e ketij soj populli.A eshte Shqiperia e pazhvilluar produkt i ketij soj populli te”cirkut”apo”punes”dhe na mbeti mendja per popull”garash”s’e di si e ka patur mendjen polaku?Apo me shume ka bere dem elita oligarkike qe merret me gare politike dhe interesa puro individuale sesa me gare modeste kontributesh per zhvillimin e vendit?Me duket kjo e dyta,qe jo vetem ka paralizuar shoqerine me beteja liliputesh,por aq me teper,e ka mbytur vendin ne krize te gjithanshme,per fajin e saj dhe papergjegjesine e saj.Fajin nuk e kane kuajt e punes dhe cirku e garat;te treja keto i ka shpikur njeriu!

  17. dritani says:

    Ahahahahahaha!
    Ta marrim me te qeshur kete lloj politike se thone qe e qeshura te zgjat jeten.

    Majko thote:
    “Unë bëj pjesë tek njerëzit që di të pres. Eshtë e pamundur që ata të mos ekzistojnë në Shqipëri!…Sigurisht!”

    Pse do te vijne t’ju luten juve kuajt e garave?! Po ju cdo beni pastaj? T’ju bini me thuper bytheve!
    Keni frike nga shkelmat prandaj rrini dhe prisni. Nuk keni bythe te mbani afer qenie te tilla.

    Ja nje shprehje qe me pelqen shume:

    Insanity is doing the same thing over and over again and expecting different results.
    Albert Einstein

  18. asd says:

    Ketu ujku ben kerdine … ky thote ja gjurmet.

  19. Shqiperi-Illyria says:

    Me ben cudi sa gomere e mushak ka Shqiperia, niveli i intelektit te te cileve nuk arrin as ate te kuajve te cirkut. Ndarja simbolike qe shkrimtari i mirenjohur i ka bere qenies njerzore duhet te perjashtoje ne menyre kategorike qenien njerzore shqipetare. Specia njerzore shqipetare mund te ndahet vetem ne gomere e mushka. Kuajt ne Shqiperi (dhe ata pak qe jane) jane te destinuar te zhduken, pasi ne Shqiperi dominon 1. injoranca; 2. urrejtja ndaj vetvetes; Shqiperia eshte vetem nje cirk me gomere e mushka! Fatekeqesisht shume pak mund te kuptojne mesazhin dhe filozofine e ketoj shkrimi te Majkos. Sa keq!

  20. Shqiperi-Illyria says:

    Me ben cudi sa gomere e mushka ka Shqiperia, niveli i intelektit te te cileve nuk arrin as ate te kuajve te cirkut! Ndarja simbolike qe shkrimtari i mirenjohur i ka bere qenies njerzore duhet te perjashtoje ne menyre kategorike qenien njerzore shqipetare. Specia njerzore shqipetare mund te ndahet vetem ne gomere e mushka. Kuajt ne Shqiperi (dhe ata pak qe jane) jane te destinuar te zhduken, pasi ne Shqiperi dominon 1. injoranca; 2. urrejtja ndaj vetvetes; Shqiperia eshte vetem nje cirk me gomere e mushka! Fatkeqesisht shume pak mund te kuptojne mesazhin dhe filozofine e ketoj shkrimi te Majkos. Sa keq!

  21. plaku says:

    Me vjen keq por ky nuk ishte shkrimi i Majkos por nje perkthim shume i keq i shkrimtarit polak Cesllav Millosh. Vetem citate nga ky liber dhe pa lidhje me njeri tjetrin.
    Me vjen keq por Majko perpiqet qe te jete nje kopjues i keq i Ben Blushit.
    Desha te pyes se kush eshte ne fakt ideologu i PS-se. Une kam mendimin se eshte Blushi.

  22. emy says:

    Gomar mbeti ky Majko gjithe jeten.

    1. Ralf says:

      Cudi Emy, duket si emer gomarice!

      1. ralf says:

        Titulli “gomaric” i takon zonjes “emy”

  23. alfredi says:

    Majko, shkrim me interes, nje mesazh per te gjithe dhe vecanerisht per inteligjencen e ketij vendi brenda dhe jashte atdheut.

  24. ok majko,sidoqofte po thu CILET jeni ju politikanet 22vjecare te NEOKOMUNIZMI, gomere te LLUM-Cirkut kriminal,
    bij te denje te klanit alia-hoxha,
    e bot’ me sukses te plote tranzicionin KATOVICIAN,
    fitut medalje nga Bolshevizmi
    dhe Imperializmi,
    tani mushkat e QERRES do ndwrrohen,
    po thua.

    Te shome c’vjen mbrapa, nje tjater Dimer a nje e vake Prandvere…
    Sigurisht.

  25. Llesh says:

    Majko, padyshim ben pjese ne ata politikan shqiptar qe flet me shpirt me shume se sa me fjale. pare ne kete kuptim, duhet pershendetur edhe per aq sa thote ne kete artikull, gjithsesi korrekt. por, Majko, ndryshe nga une e te tjere si une, per fatin e tij, ka qene e eshte ne ato pozicione politiko-partiako-shteterore, qe ka patur e ka ne dore me shume se fjalen. Kuajt e gares, padyshim e bejne diferencen, por ata s’mundet ti percaktojne rregullat e gares. ato i percaktojne te tjeret, e ne qofte se keta “kuajt” qe percaktojne rregullat e gares, pjesmarresit e, bile ne mjaft raste, edhe kush duhet te arrije finishin, siç ka ndodhur e ndodh ne Shqiperi, ne do te vazhdojme te shohin cirkun e kuajpolitikaneve tane, por jo garen e zhvillimit!

  26. dhembeli says:

    Majkua ben pjese ne figurat e pastra e te suksesshme te politikes shqiptare. po ti lexojme me kujdes theniet e tij;”Shoqeria shqiptare eshte rrethuar nga mentaliteti i” cirkut”i cili kultivon ndjenjen “per tu cuditur”si baze vleresimi,aktualisht udhehiqemi nga njeres egocentrike te cilet mendojne se rregullat e etikes nuk vlejne per ta ose per me keq,identifikojne moralin me interesat e tyre.
    Mendoj se duhet te jemi te vemendshem per rebelizimin pa kauze qe rezikon kombin!
    Endra e politikes per te lidhur qellimin e saj me udheheqjen shpirterore ka prodhuar mallkimin e vetvetes, qe kane prodhuar lufterat fetare dhe ideologji te e diktaturave?”
    Politikanet qe e vodhen e shkatruan e nxine kete vend e kane kohen e shkurter populli durroi boll e do i eleminoje me vote.
    Por po vjen nje e keqe tjeter qe per mendimin tim i sherben karieres vet ose me bindje them se eshte kollone e 5 e Saliut qqqe eshte nje figure jo bindese per vet rrugen e deritanishme.Me heqjen nga pozicioni i KLD u hodh ne kete AK qe sben gje tjeter vetem SHOU “Rebelizimin pa kauze qe rezikon kombin”
    Meret me besimet fetare per te percare .Ky eshte Kreshniku;
    Nga se e dallon nje kale gare nga te tjeret.Ato jane perbuzja ndaj stanjacionit,individualizimi dhe sensi i te berit pa i thene dikush; fol!
    Me vjen keq qe brezi i ri i pa formuar qe nuk kane mbajtur bare ne kuris si te paret e tyre , i vene nga pas kesaj kembore te prishur!

  27. Luani says:

    Te keto komente surrogato, ku anonimati gjen mexhilizin e vet, mendoj se ka shume antishqiptare, te cilet, pa miligram etike, e quajne popullin tone bashkesi gomaresh e mushkash… Ata qofshin! Nga kendveshtrimi politiko-historik, dua te nenvizoj se, me te drejte ne kemi konsiderate per Majkon per ate pak kohe qe qe kryeminister, por hapja e dyerve per kosovaret nuk mund te faturohet teresisht si kontribut i zotit Majko. Pasi çdo shqiptar, qofte edhe nje qytetar i rendomte, ate qe beri Majko do te bente. Me gjithe ate rastesia eshte mbret i domosdoshmerise

    1. gjyshi says:

      Luan. “Pasi çdo shqiptar, qofte edhe nje qytetar i rendomte, ate qe beri Majko do te bente.”
      Pajtohem plotësisht me ty, por, po të ishte dikush tjetër në vend të zotit Majko,nuk jam i sigurtë se do t’i hapte dyert siç bëri ky.

  28. amir says:

    Ndoshta ndonje nga ato cikagolleqet apo ndonje illyriakosovapres ka te njejtin problem me “baxhanakun” qe u ardhka shume keq. Mire per ta qe jane kaq liberal. Sa per shkollen mos u tregoni kaq specialiste te vleresoni ju specie te rendomta, edhe pse mund te jeni ne Chikago apo kudo tjeter. Merruni mor shqiptare te trashe me problemin dhe jo me komentuesin, edhe sikur kusherinj te Pandos te jeni. Shpresoj te kem shkruar pa gabime!

  29. Keric says:

    Po kericet si zoti majko ku futen ..?

  30. Din Kruja says:

    O “A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)prej Sauku” i ke dhene pergjigje korekte dhe te merituar Gjinos, dhenderit 14 vjeç te PS-se.
    Majko nder te tjera shkruan “…Sot në politikën shqiptare kanë hyrë ethet e zgjedhjeve të qershorit 2013. Ato po zbresin në terrenin social shqiptar në një marrëveshje me dhunën…Natyrisht Shqipëria nuk është në nivelin e luftës civile të Spanjës por marrëdhënia intelektuale me dhunën e “nevojshme” ndihet qartë në ajrin politik të vendit…Dhuna e justifikuar është mallkimi për të ardhmen e shqiptarëve…”. Ketu fle dhe lepuri. Ky ka qene edhe “halli” i tij, me kete shkrim dhe te tjera qe do ti ekspozoje ne vijim te injektoje psikozen e nje lufte civile ne Shqiperi, nje enderr e ka hershme e armiqve te ketij kombi sllave dhe greke.
    Dikur per te kam patur idene qe personaliteti pershkrohet nga naiviteti. Por me trrashjen e bemave te tij antiatdhetare, s’kemi me naivin, por nje person qe ne menyre te ndergjegjshme ja ka shitur shpirtin shejtanit. Shkrimet e Majkos pershkrohen nga antishqiptarizmi. Duket qe i vijne te gateshme nga zyra te vendeve ne rajon. Si duket i qendron besnik edhe mbiemrit te tij.
    Majko gjate kohes qe ishte kryeminister u perpoq pa sukses qe te pengonte institucionet shteterore ne ndihmen qe i jepnin strukturave te UCK-se gjate luftes ne Kosove. Eshte ministri i mbrojtjes qe me pseudo reformat e tij shkaterroi cdo gje qe kish mbetur nga tragjedia e vitit 97. Pjesa kryesore e flotes detare, asaj ajrore dhe te mjeteve te blinduar u cuan per skrap gjate mbreterimit te tij ne krye te dikasterit te mbrojtjes. Sidoqofte ai eshte pjese e nje ekipi politik te cilet prej vitesh po zhvillojne nje veprimtari te mireorganizuar per rrenimin e ketij kombi.
    Turp, turp dhe vetem turp Majko.

  31. banija01 says:

    Amir…

    Nuk eshte nevoja te pish gjithe ujin e detit per te kuptuar se eshte i kripur.

    Edhe me ty keshtu ndodh ,me ato qe shkruan vleresohesh, dhe nuk eshte e veshtir te kuptosh nivelin kulturor se universitete mund te kesh sa te duash,ke mesuar permendesh dhe mer diplloma po karakterin nuk e ndryshon.

    Qe te miresh me jeten private te njerit e tjterit eshte gje e ulet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje