Arrestohet gazetari i ATSH, i bënte shantazh një polici me video

8 Janar 2013, 10:47Politika TEMA

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar gazetarin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Bektash Zeneli, raporton Ora News.

Burime nga policia e Gjirokastrës bëjnë me dije se 50-vjeçari akuzohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas policisë, gazetari ushtronte presion tek një punonjës policie i pikës së kalimit të kontrollit kufitar në Kakavijë, duke i kërkuar 3000 euro, për të mos dhënë në media një filmin që ia kishte bërë policit para Krishtlindjeve.

Sipas policisë, arrestimi i gazetarit është bërë në një lokal afër Zogut të Zi në Tiranë në momentin kur punonjësi i policisë po i jepte shumën e kërkuar gazetarit.

Gjithashtu policia ka bërë të mundur edhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale shumën e eurove si dhe dy aparate celulari që gazetari kishte përdorur për ti bërë presion punonjësit të policisë.

7 komente në “Arrestohet gazetari i ATSH, i bënte shantazh një polici me video”

  1. webapp says:

    po video e policit?

  2. Argita_B says:

    Kur kryetari i shtetit i ben shantazh se do ti hapi dosjet kryetarit te opozites dhe anasjelltas, kane nga marrin shembull dhe gazetaret.

  3. Beni says:

    Keta duhen denuar qe te dy se njelloj jane.Bektash Zenilin nuk mund ta quash “gazetar”,por edhe polici nuk mund te beje me funksionin e policit pasi eshte i korruptuar ne se vertetohet akuza qe i ben Bektash Zeneli.

  4. gjergji says:

    ishte njëherë në gjirokastër një shish-s që i bëri presion një pedagogeje dhe i mori 4 mijë euro, për një film që i kishte bërë asaj për korrupsionin që kjo pedagogja bënte në UT-në e Gjirokastrës.
    Si përfundim, me ça di unë, e hëngri vetëm ky shish-si ndërsa ajo vazhdon e ndershme punën e saj ! Ia hëngri kokën ajo këtij !
    Dini më shumë ?

  5. Uarda says:

    Ky qenka tamam gazetar per tek Fix Fare… Ja kaloka edhe Cakallit…

  6. bukur shume says:

    po vidio e policit ku perfundoi,apo ai duhet te vazhdoi profesionin e vjedhjes si te gjithe policet e tjere…urime

  7. sadiku says:

    Mire ja bete BEKTASH ZENELIT ,e arrestuat se AI eshte socialist. PSE NUK E ARRESTUAT EDHE POLICIN ,APO SE ESHTE demokrat DHE militant I PD-se.
    KETU S’KA BARAZI,AS DREJTESI,POR VETEM DEGJENERIM.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje