Një australiane në rrugën e Nishanit: Ja çfarë shikon çdo ditë

7 Janar 2013, 18:28Politika TEMA

Fotoja që shikoni është bërë nga Shannon Woodcock, një historiane australiane e cila ka jetuar gjatë në Shqipëri për të studiuar historinë e këtij vendi e për të shkruar për të.

Në profilin e saj në Facebook që shoqëron këtë foto që historia-ime.com e botoi pas miratimit te saj, Shannon shkruan:

“Ditë e mrekullueshme në Tiranë- me plehra që digjen, si zakonisht: mbetje plastike, dhe gjithfarësoj që shkaktojnë re toksike aq sa ajri bëhet i padurueshëm e na detyron të rrimë me dyer e dritare të mbyllura. Dhe të mendosh që në këtë rrugë jeton Presidenti i Republikës. Sali Berisha duhet të ketë një faqe në Facebook ku tregon si vriten njerëzit nga kanceri në mushkëri”…

Shannon e diplomuar me rezultate maksimale në Queensland University of Technology dhe me PhD për Histori në Universitetin e Sidneit, tashmë një njohëse shumë e mirë e Shqipërisë. Ajo ka botuar dhjetëra shkrime akademike për gjenocidin në perspektivën historike, për feminizmin mbi të gjitha dhe për kulturën queer. Së fundmi edhe një libër me të mbijetuarit e komunizmit në Shqipëri.

20 komente në “Një australiane në rrugën e Nishanit: Ja çfarë shikon çdo ditë”

  1. roni says:

    Mrekulli te kujton Afganistanin)

    1. shqiptari says:

      Ti Roni nga Afganistani je? Te pyes se flet sikur e njeh mire (Afganistanin).

  2. Hmmm says:

    Nuk mjaftojne ankesat e Shqiptareve ore e minut, por duhen dhe te huajt tani te ankohen. Edhe keta na duheshin. Po pse ore njerez ankoheni gjithe diten e dites me ate vend te bekuar, dhe me ato mundesi qe ju dha emigrimi i mese 2,000,000 shpirtrave. Ku ka me mire. Praktikisht u zhduk kompeticioni per ju. iku gjithe ajka dhe krahu i puntorise qe ju te zini ato vende qe keni zene, dhe ju perseri ankoheni. Ikni provojeni jashte, bashke me kete queer-in Australiane te cohesh ne mengjes ora 5-6 pamvarsisht punes qe ben, e ta shikoni mire bythen e vicit, te paguani dhe taksa marramendese per ate stil jetese(apartamente) qe keni, e per cdo gje tjeter. Ju as taksa nuk doni me pagu, por nga ana tjeter edhe per standard ankoheni, per cdo gje. Rrini se jeni mire. Te tjeret ku ta gjejne te ishin ne vendin tuaj, coheni pas ores 8, rrumpalle kafene nga kater here ne dite. Epo kshu ska, edhe rrumpalle edhe ankese pse nuk behet gje. Dha miliona Amerikani i bete rrush e kumbulla, tani e ka fajin Amerikani se nuk do kalonka TAP-i ne Shqiperi, qe perseri edhe ato pak leke qe do ju sjelle prap rrush e kumbulla do i beni e do ankoheni.

    Njerez pergjithmone te pakenaq, e ket virus po ja fusni dhe te tjereve, ne vend te beni dicka konkrete vec pellisni nga mengjesi deri ne darke. Turp tju vije. Edhe kjo queer-ja spo meson historine shqiptare, historia shqiptare mesaduket paska kohe qe paska vdek, i perket si lende te kaluares jo antropologjise historike reale qe kjo kujton se po na shkruan.

    1. mbb says:

      seriozisht e ka ky palla ?????

    2. qenkekeqkuptuar says:

      Me duket se nuk e ke kuptuar sic duhet .Me te vertete ka njerez qe zgjohen ne 8 dhe me pas kesaj ore , por ka nga ata (pjesa derrmuese e skllaveve te viteve 2000) qe zgjohen qe para ores 6 .mqs ketu qenka parajsa , le i lire te vish e ta provosh .Punonjme nga 8-9 e me shume ore ne dite , kane fat ata qe kane nje dite ne jave pushim (flas gjithmone per ate qe punojne ne sektorin privat ), festat edhe po u bene , nuk ti paguan njeri , shpesh here edhe siguracionet nuk paguhen , na del shpirti ne pune dhe ne fund marrim nje rroge qe mezi te shtyjme muajin pa lukse te tepruara .Zonja mire ka bere qe eshte ankuar , se ne te na vrasin nuk ankohemi , keshtu jemi gatuar .Cdo njeri te shoh tek rrethi i aferm familjar dhe shoqeror , sa jane shtuar ata me semundje kanceroze ,dhe ky fakt e ka nje pergjigje zoteri .Nuk dime se cfare po hame , se shpqsh nuk kane data skadence , dhe po paten kush te jep siguri qe eshte e sakte ,perdorim produkte kozmetike me kimikate ,blejme mish tek kasapi dhe nuk e dime cfare ishte lope, vic ,kale me apo pa semundje , se kush i ben analiza ,furnizohemi me karburant te cilesise me katastrofike per demet ndaj ambjentit ,plus qe numeratori te shenon me teper nga cke marre realisht .Sna e mban te vemi neper spitale ,se te rrjepin nga leket , plus qe shkon me nje semundje dhe merr disa infeksione .niveli i arsimit eshte ne kufirn e minimales se po japin mesim te paaftit dhe rritja e nr te pranimit ka ulur ndjeshem cilesine e studenteve dhe interesin per shkolle .Gjykatat , policet dhe i gjithe sektori publik jane te korruptuar .Kam disa dite qe po vete me frik ne shtepi , se po me del ndonje te me grabise canten ne rruge , etj etj pra ky eshte kthyer ne nje vend te frikshem , qe te pakten me cfare thoni ju qe jetoni jashte , andej nuk eshte keshtu .Me te vertete po rrime kafeneve , dikush e tepron , flas per veten time , shkoj tek kafeneja qe ka kafen 60-70 leke(nje zot e di cfare pime) dhe rrime nja 1 ore aty , ate leke mund te blija dicka tjeter per te ngrene dhe aty aty shkoj kostoja .Pastaj ata qe thua ti qe kane dhe qe vjedhin , ata jane larg nesh popullit mjeran , nuk i morem ne ato milionat e USA apo te kujtdo tjeter , i moren ata ,qe u dalin pasurite si kerpudhat pas shiut , ndaj mos iu hakerre popullit te thjeshte .Zonja mire ka bere dhe na duhen shume ne fakt zonja dhe zoterinj qe te na ankohen ,se ne nuk kemi fuqi ta bejme .

    3. shqiptari says:

      O Hmmm, ne qe jemi ketu nuk na i lane vendet e punes. Une personalisht e kam fituar me djerse (duke u cuar ne 05:00 e duke u kthyer ne shtepi ne 19:00). Ata qe iken nuk e paten durimin qe ta ndihmojne kete vend te behet. Zgjodhen rrugen me te thjeshte (jo me te lehte).
      Keshtu qe mllefin mos na e hidh neve, por shqiptarizmit qe rrjedh ne dejet e te ikurve.
      Te pershendes nga Tirana plot stres.

    4. tyrant says:

      Kete “sallonin e pritjes” me kafe e lloto sporti duhet ca pune dhe pare me e mbajte ne kembe. Kur te ngelim pa pare do shofim ku ti gjejme te tjerat se – ujku qimen e ndrron po zakonin se harron – kafe e lloto ka per te qene per ca kohe.
      Ashtu eshte – jena llastu içik – po me thone te drejten Ju qe zgjoheni ne 5.00 AM na keni llastu me paret qe çoni per apartamentet ” na rrofshi per vere” e paret qe çoni ke “vllai pa pune”.

  3. Bubullima LU says:

    ” Eh c’ben xhelozia ,apo inati ndaj kryeministrit ! Kjo historiania, Ausraliane, dhe ju qe kini botuar theniet e saj ,i nxirni nga inati ndaj kryeministrit tone te nderuar. Asaj dhe Ju ,me qene se ne kemi dal ne vend te katert( jo ne futboll, jo! Se ne futboll do dalim te katert ne bote ,kur te ndertojme stadiumin e ri e
    kur te bejme nje kampionat me Kosoven) ,por ne rritjen e mireqenies ekonomike. E Australia eshte mbrapa nesh si ne ekonomi dhe ne ndotjen e ambjentit.Po sa do te shani,po deshet bashkohuni dhe me FILIP CAKULLIN e fiksit,na merni te keqen e mireqenies sone. Mer ushqime me liste ajo historiania Australiane? PO. Femijet e saj e ngjyejne buken me kripe?PO. E merr rrogen me te vogel se ARGITA ? PO. Ka te ne ndotje te tilla gjera ?JO .Plasni nga inati ju dhe opozita Edi Ramen.”

    1. Gole Durrsaku says:

      Po perpos plehrave, jane edhe shume plehra te tjera qe bejne roje se do na kaloje Jari, e pastaj jane me dhjetra police qe bejne sikur rregullojne trafikun, dhe te gjitha keto jane nga parate tona. Harram!

  4. ILIRET says:

    Meqenese ka shume kohe ketu, kjo historiane, duhet te kete qene edhe me 21 janar.
    Dhe duhet te kishte shkruar si titulli i atij fillmi: “A nuk i vrasin edhe kuajt keshtu ?”

  5. I Larguari says:

    Po ju moj zonje shkruani por ata qe lexojne mbajne shrese nga ju mos beni ndonje pune per ti ndaluar se ata vete ndjehen shume te pa fuqishem ndaj atyre qe nuk dine te lexojne dhe atyre qe nuk duan tu lexojne ju

  6. radikalisti says:

    Nje gje nuk kuptoj une. Mire se po marrim mundimin te komentojme, por nuk dime kujt ti drejtohemi, ke te lavderojme per shkrimin, apo dhe ta kritikojme sipas rastit. Nje shkrim qe nuk ka autor per mendimin tim le shteg per abuzime sepse mund te shkruash çfare te duash dhe askush te mos mbaje pergjegjesi. Ne krye te artikullit thuhet:”Fotoja që shikoni është bërë nga Shannon Woodcock, një historiane australiane e cila ka jetuar gjatë në Shqipëri për të studiuar historinë e këtij vendi e për të shkruar për të.” Po mire paska jetuar gjate ne shqiperi, perseri Merua ka gabuar(them Merua sepse per çdo gje qe shkruhet ne gazeten e tij nje shkrimi nuk ka autor, pergjegjesia eshte 100% e Meros)sepse nuk ka as date dhe vit kur kjo zonja ka ardhur ne shqiperi, as date dhe vit kur kjo zonje eshte larguar nga shqiperia. Si rrjedhim nqs Merua eshte nisur te godase Bashkine e drejtuar nga Lulzim Basha(kjo eshte aresyeja e vetme)perseri Merua gabohet sepse kush me bind mua si lexues qe kjo foto nuk eshte bere perpara se LB te vinte ne detyre, dhe bashkia drejtohej nga patroni i ri i Meros…..Rilindasi. çdo dite e me shume bindem qe Merua nuk eshte nje gazetar i pavarur dhe i ndershem, por eshte vegel e patroneve te tij qe i nderron sipas situatave qe paraqiten.

  7. Pilo Lala says:

    Me duket se Berisha djeg kufoma atje. Nuk ka ndryshim nga Hitleri.

  8. banija01 says:

    radikalist….

    Cfare emri kerkon ne nje lajm.
    Me kujton nje mesues qe vinte noten me opinion sado qe te mesoje ajo noten qe i ishte fiksuar do te vinte.

    Keshtu e pesove dhe ti me Meron,kerkon gjelperen ne kashte.Sido qe te shkruaj do gjeshe se ketu ka gabuar Merua .

    Ne lajm nuk mban asnjeri pergjegjesi se nuk atakon njeri,po ti do mundohesh te gjesh nje klecke se ku gaboi Merua.

  9. radikalisti says:

    Nje gje nuk kuptoj une. Mire tha Jovan Bregu “nuk kisha bere ndonjehere nga keto anonime thash ta provoj nje here”. Dha ky artikull letres se Vanit i ngjan. Futesh per te komentuar, por nuk di njeriu kujt ti drejtohet, ke te lavderosh , apo ke te kritikosh per shkrimin. Nje shkrim qe nuk ka autor per mendimin tim le shteg per abuzime sepse mund te shkruash çfare te duash dhe askush te mos mbaje pergjegjesi. Ne krye te artikullit thuhet:”Fotoja që shikoni është bërë nga Shannon Woodcock, një historiane australiane e cila ka jetuar gjatë në Shqipëri për të studiuar historinë e këtij vendi e për të shkruar për të.” Po mire ta zeme se paska jetuar gjate kjo zonja ne shqiperi,por Merua perseri ka gabuar(them Merua sepse per çdo artikull qe shkruhet ne gazeten e tij pa autor, pergjegjesia eshte 100% e Meros)sepse nuk ka as date dhe vit kur kjo zonja ka ardhur ne shqiperi, as date dhe vit kur kjo zonje eshte larguar nga shqiperia. Si rrjedhim nqs Merua eshte nisur te godase Bashkine e drejtuar nga Lulzim Basha(kjo eshte aresyeja e vetme)perseri Merua gabohet sepse kush me bind mua si lexues qe kjo foto nuk eshte bere ne kohen kur bashkia drejtohej nga patroni i ri Meros ….Rilindasi. Lexoni me vemendje sa qesherak eshte ai qe e ka shkruar artikullin. Ne titullin e saj thuhet:” Një australiane në rrugën e Nishanit: Ja çfarë shikon çdo ditë” kurse ne paragrafin e pare shkruan:
    “Fotoja që shikoni është bërë nga Shannon Woodcock, një historiane australiane e cila ka jetuar gjatë në Shqipëri”. Nga gjuha shqipe dime qe shprehja:”Ja çfarë shikon çdo ditë” eshte ne kohen e tashme, kurse ne paragrafin e pare shprehja:”Fotoja që shikoni është bërë nga Shannon Woodcock, një historiane australiane e cila ka jetuar gjatë në Shqipëri” eshte ne kohen e shkuar. Tani Mero na shpjego ka jetuar apo jeton akoma ne shqiperi kjo zonje. Jo per ndonje gje por zonja e nderuar mund te kete ikur nga shqiperia perpara se Lulzim Basha te behej kryetar i bashkise se Tiranes dhe si rrjedhoje i bie qe ke bere autogol. Hajt se nuk prish shume pune se nuk eshte autogoli i pare qe ben plaku Mere. Nuk eshte ndonje gje e madhe por kjo tregon seriozitetin dhe besueshmerine e kesaj gazete dhe pronarit te saj Mero Baze.

  10. albi says:

    Me kujton foton Gomarit ne mes te rruges me dru….Ky eshte lajmi me interesant qe kam lexuar sot hihihihi.

  11. sherifi says:

    “radikalisti”
    Po keto gazeta jane more zotni dhe me artikuj te ndryshem do i mbushin faqet e tyre. e rendesishme eshte se qendron apo nuk qendron qe ne tirane ka mbetje,papastertira,plastika qe digjen neper kazan apo jo dhe keto kur digjen vend e pa vend krijoin shume probleme ne shendetin e miletit se clirohet CO2 dhe aq me keq kur digjen mbetjet plastike qe kane edhe element helmues.

  12. sot eshte 8 janar, dhe rruget e lagjes time komuna e parisit, ende s’kane pare nje pastrues te heqe mbeturinat e festes ! megjithese cdo muaj me faturen e ujit mbahet dhe 420 lek te rinj per pastrimin !! ku shkojne keto lek ????

  13. toni says:

    Mua nuk me duket interesant,kjo eshte dite e zakonshme ne Tirane.Nuk kam shume dite qe jam kther nga Shqiperia,pamja e nje shteti modern dhe europian duket qe te dera,pra te hyrja e dalja ne kufi.Me hyrjen ne Shqiperi nga porti i Durresit fillon aventura,police qe bejne tre postoblloqe te kerkojne leke me pretekse te ndryshme,shkojne deri aty qe te detyrojne te paguash siguracion,pastaj dalja nga shqiperia ku nje police ne Rinas dyshon dhe te pasaporta Zvicerane aq sa ne fund te thote nuk je ne rregull po une po te bej nder te kalosh.Besoj se me shume se kaq nuk i duhet nje njeriu normal te kuptoje se ku jeton ai popull.Qendrimi ne Shqiperi eshte aventure ne vete,zbatimi i ligjit ne komunikacion eshte me keq se ne Afrike aq sa te kalosh nga Tirana deri ne kufirin me kosoven eshte lufte nervash.Ne nje shtet europian per policine vendosja e rregullit ne trafik eshte puna me e lehte,ne Shqiperi kjo eshte nje pune teper e veshtire pasi te gjithe jane shoke te politikaneve,aq sa ne nje rast pashe nje polic qe beri gati gjoben por kur u gjend perballe shoferit filloj te puthej me te.Ligjit ne Shqiperi i vjen era Tropoje dhe besoj deri sa te zhduket kjo ere me keq do shkoje.flm

  14. alban4eva says:

    radikalisti, ke te drejte, Meroja eshte kamunist, don me hedh balte me Salehun tuaj te madhnishem, Shqipnia asht e katerta ne bote per mire-qen-ie, edhe kjo gazetarja australiane duhet te jete kamunsite, se ska mundesi me fol ne kete menyre.
    a nk e shef kjo gazetare si asht Shqypnia jone e dashtun? mrekullia vete, “miracle of freedom”, dhe gjithe kjo fale Salplehut tuaj te dashtun-…

    ehh mor Saleh Saleh, !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje